×

Mushkonjat - Mjekët: Kujdes sjellin sëmundje

Mushkonjat - Mjekët: Kujdes sjellin sëmundje

· 2 · 397

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
ne: 27-07-2012, 08:32:07
TIRANË- Sëmundjet dhe shqetësimet që shkaktohen nga insektet, rreziku prej të cilave është më i madh gjatë stinës së verës, përbëjnë një problem të rëndësishëm për shëndetin publik. Insektet transmetojnë sëmundje të ndryshme tek njerëzit, ndaj mjekët apelojnë që të bëhet kujdes gjatë sezonit veror.

Mjekët dermatologë këshillojnë njerëzit të mbrohen sa më shumë nga mushkonjat, pasi janë shkaktare të infeksioneve të lëkurës. Nga ana tjetër, kujdes duhet të tregohet edhe ndaj të gjithë insekteve të tjera, pasi jo vetëm mushkonja është trasmetuese infeksionesh.

Për të evituar futjen e mushkonjave në mjediset e brendshme, njerëzit duhet të vendosin rrjeta në dritare dhe dyer nëpër banesa, hotele, mjedise publike, shkolla, kopështe, çerdhe, spitale, institucione publike, etj. Reduktimi i aktivitetit në mjediset e jashtme, sidomos për fëmijët në orët e pikut të aktivitetit të mushkonjave, mëngjes dhe mbrëmje, mund të ndihmojë gjithashtu në shmangien e pickimeve prej tyre.

Specialistët e shëndetit publik vënë theksin tek eliminimi i ujrave të ndenjura në banesa, bodrume dhe përreth tyre, por dhe i pjatave e vazove të luleve, ndërsa është i nevojshëm pastrimi i shpeshtë i pusetave dhe i zonave të shkarkimit të ujrave të tyre. Shatërvanët dhe akuariumet dekorative në mjediset publike dhe shtëpiake duhet të mbahen të pastra, ndërsa kujdes duhet të tregohet në eliminimin e pellgjeve e gropave me ujë, që krijohen gjatë punimeve të ndërtimit të godinave në zonat urbane, ose trajtimi i tyre me larvicid, nga ana e firmave të ndërtimit.
Ata që parapëlqejnë qëndrimin e gjatë në natyrë, sikurse shëtitjet në pyll, mal, plazh, etj, duhet të jenë të kujdesshëm nga pickimet e mushkonjave, akrepat, rriqnat, etj, ndërsa është i këshillueshëm përdimi i kremrave, apo substanca që i largojnë ato.
(e.m/atsh/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 25-09-2019, 07:33:13 nga M A X »

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-09-2019, 00:48:27
 


Mushkonjat mund të prishin çdo festë, veçanërisht nëse ju keni shije tepër të ëmbël!
Ajo për të cilën na vjen më shumë inat është se mushkonjat, në vend që të na thithin dhjamin, yndyrën që të dobësohemi, ato na thithin gjakun.

Hulumtimet kanë provuar se mushkonjat mund të mësojnë dhe të kujtojnë më shpejt erën e bujtinarëve dhe kjo është ajo që i bën disa njerëz më të preferuar se të tjerët.

Në këtë artikull, ju do të gjeni disa mënyra të natyrshme për të mbrojtur veten nga mushkonjat pa përdorur ilaçe të ndryshme kundër tyre.

Ne gjetëm 6 mënyra të natyrshme për të mbajtur mushkonjat larg trupit tuaj.

Bimët natyrore
Ilaçet e ndryshme kimike kundër insekteve nuk janë agjentët e vetëm efektivë që pengojnë mushkonjat – bimët e ndryshme natyrore gjithashtu mund të shërbejnë për mirë. Ju mund të zbukuroni oborrin ose kopshtin tuaj me disa nga këto bimë të dobishme. Në këtë mënyrë ju do të mbroni veten dhe kafshët tuaja nga mushkonjat në të njëjtën kohë.

Pra cilat janë bimët që mund të na ndihmojnë për t’i shmangur këto mushkonja të pakëndshme? Ka lloje të ndryshme që ju mund të përdorni sipas shijes tuaj: mente, borsiloku, rozmarina, hudhra, catnip, livando apo kumaku.

Mushkonjat e urrejnë livandon. Ju mund të bëni një spraj për trupin me vaj esencial ose thjesht aplikoni disa pika në lëkurën tuaj. Ky ilaç është gjithashtu shumë i shëndetshëm për trupin tuaj dhe duke përjashtuar kremrat kimike mund të ndihmojë lëkurën tuaj për të shmangur acarimin dhe alergjitë. Dhe ky është një bonus i madh për adhuruesit e livandos!

Qirinj Citronella

Nëse ju nuk mund të keni ilape bimore në shtëpi ose jeni alergjik ndaj tyre, qirinjtë e citronelës mund të jenë një zgjidhje e shkëlqyer. Citronella është një ilaç i njohur natyral insektesh që është aprovuar nga hulumtimi.

Nuk ka efekte anësore, shtëpia juaj do ketë erë të freskët dhe nuk do të shqetësoheni nga asnjë insekt. Për ata që i pëlqejnë sendet e punuar me dorë, mund të bëni qirinj të citronelës me vaj vetë.

Uthull molle

Është e pabesueshme se sa e dobishme mund të jetë uthulla e mollës. Kështu që nëse vendi juaj sulmohet papritmas nga mushkonjat, bëni sprajn tuaj me uthull. Ju gjithashtu mund të shtoni pak vaj citronelle për një efekt shtesë. Aplikojeni atë në vende ku insektet zakonisht mblidhen dhe prisni rezultatet.

Ujë me sapun

Nëse kaloni shumë kohë në oborrin tuaj me darka familjare ose thjesht duke lexuar libra, vendosni një pjatë me ujë dhe sapun aty pranë. Pas disa kohësh do të shihni se mushkonjat do të tërhiqen nga uji dhe do të bllokohen brenda.

Hudhra

Sipas disa studimeve, konsumimi i hudhrave ndihmon për të mbajtur mushkonjat larg. Ky ilaç është një lajm i mirë për adhuruesit e hudhrave, por nëse i urreni vërtet, nuk ka nevojë të hani në sasi të mëdha. Vetëm vlojeni dhe spërkatni përzierjen në vendet ku mblidhen mushkonjat. /supershendeti.com