×

Noti - Fakte rreth notit

Noti - Fakte rreth notit

· 3 · 16

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-01-2020, 21:23:21
 

Perveçse perben nje sport te sigurt ne forcimin e zemres, muskujve dhe rritjen e fleksibilitetit, te notuarit eshte nje tjeter alternative ne rritjen e cilesise se jetes.

Ndryshe nga sportet e tjera noti ka me shume aventure, fitnes dhe argetim duke thyer keshtu rutinen e dites suaj. Por cilat jane disa nga arsyet perse duhet te notojme?

Te notuarit eshte nje nder aktivitetet qe ndihmon dhe forcon zemren, pasi perben nje nder sportet me te pasura me levizje dhe teknike ndryshe nga vrapi apo çiklizmi. Noti perben sportin me gjitheperfshires, duke bere te mundur venien ne levizje te te gjithe trupit. Efektet me te dukshme jane ne qarkullimin e gjakut dhe tensionin e arterieve, sidomos per ata qe vuajne nga tensioni i larte. Ne saje te levizjes te te gjitha gjymtyreve te trupit, pas nje senace noti do te ndiheshit me aktiv dhe energjik.

Noti ofron diçka qe asnje ushtrim tjeter aerobik nuk mund ta ofroje: mundesine te levizni çdo pjese te trupit dhe te mos krijoni presion ne sistemin skeletor! Gjate notit nuk krijoni presion ne nyje siç ndodh me sporte te tjera. Kur trupi eshte i zhytur ne uje deri ne bel, ju bartni vetem 50% te peshes suaj, kur trupi eshte i zhytur deri ne gjoks ju bartni vetem 25-35% te peshes, ndersa kur eshte i zhytur deri ne koke, ju bartni vetem 10% te peshes suaj.

Kjo do te thote qe noti eshte ideal per ata qe kane probleme me ngurtesine e muskujve dhe nyjet qe dhembin. Por perfitimet qe sjell noti ne aspektin shendetesor jane te shumta. Nese notoni 3 here ne jave nga 30 minuta, rreziku per krijimin e diabetit do te reduktohet ne 10%. Po ashtu, nese jeni te semure nga diabeti i tipit 1, notimi do t’ju ndihmoje jashtezakonisht, sepse do te rrise ndjeshmerine e trupit ndaj insulines.

Te notuarit eshte vertet i rendesishem, sidomos ne ndertimin e muskujve, si dhe forcimin e tyre. Madje noti ndihmon ne zgjatjen e trupit, sidomos midis moshes 14-18 vjeç. Noti eshte sporti me perfekt qe te ve ne funksion teresor gjithe muskujt e trupit duke amortizuar lodhjen ne saje te presionit te ushtruar nga uji. Ne rregullimin dhe forcimin e muskujve behet i mundur gjithashtu edhe rregullimi i metabolizmit, duke mundesuar keshtu djegien e kalorive me shpejt se ne kushte te tjera.

Te ushtruarit e notit, qofte edhe ne nje pishine te ngrohte, ben te mundur tendosjen e muskujve, duke rritur fleksibilitetin. Gjithashtu edhe pas nje vrapi te lehte noti do te sugjerohej ne te njejten menyre. Pak not do te ndihmonte ne çlirimin e energjise negative, apo edhe çlirimin e toksinave trupore qe pengojne tendosjen muskulare. Noti u keshillohet femijeve per nje zhvillim te shendetshem dhe harmonik te trupit, por edhe te moshuarve e sidomos atyre qe vuajne nga ndonje handikap.

Njerezit te cilet notojne shume deri sa ndiejne lodhje e duket se po u “mbaron” fryma, ne fakt kane humbur kalori dhe peshe njekohesisht. Çelesi kryesor eshte vetem t’i japesh vetes pak force. Keshtu me pak vullnet sporti i notit do te ndihmonte ne menyren me efikase ne reduktimin e kileve te teperta. Ekspertet thone se gjate notit shpenzohen rreth 1200 kalori, ne nje seance e cila mund te zgjase 30 ose 40 minuta ne dite.

Mjafton te shikoni kampione si Majkell Felps, Federika Pelegrini apo Lor Manudu per tu dashuruar me sportin e notit. https://faktoman.com/2017/09/10/fakte-rreth-notit/

  • Postime: 577
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#1 ne: 25-01-2020, 15:48:25
Ne te vertete noti eshte aktiviteti fizik numer 1️⃣ qe ve te gjithe muskujt ne levizje.

  • Postime: 6902
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 26-01-2020, 08:42:49
Më mungon deti shumë 😔
Pishinat si në vere e dimër i kemi non-stop, por ahhh fare nuk më kënaqin.