×

Obeziteti / Mbipesha

Obeziteti / Mbipesha

· 14 · 3251

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-12-2009, 10:49:58
Obeziteti, “mik” i semundjeve kardiaovaskulare

Shendeti i tepert eshte nje nder shkaktaret kryesore te vdekjeve per shkak te kompkimeve kardiovaskulare.

Obeziteti tek njerezit eshte nje armik i betuar pasi sipas nje studimi holandez, 1 nder 3 viktimat e semundjeve kardiovaskulare shkaktohen nga mbipesha.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, BMC eshte pesha e trupit ne proporcion me gjatesine dhe nese normat kane ne kufijte 18.5-24-9, atehere njerezit kane nje trup normal, por nese BMC eshte 25-29.9 ata jane mbipeshe. Ne rastet kur BMC kalon shifren 30 atehere behet fjale per obezitet.

Top Channel
« Editimi i fundit: 24-09-2011, 00:15:27 nga M A X »

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-08-2011, 23:55:50
Obeziteti kërcënon shoqërinë

Obeziteteti është shndërruar në një problem mbarë botëror tashmë dhe për këtë ekspertët japin alarmin për masa më të forta nga të gjitha qeveritë.
Një grup ndërkombëtar kërkuesisht të cilët publikuan një sërë artikujsh mbi problemin në fjalë, thotë se asnjë vend nuk është imun ndaj obezitetit.

Problematike mbeten vende si Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe. Parashikimet thonë se deri në vitin 2030, 40 përqind e popullsisë britanike do të jetë obezë.

Ata paralajmërojnë rritjen me shifra alarmante të personave që vuajnë nga mbipesha dhe për këtë thonë se nevojitet një koordinim për të aplikuar një sërë taksash shtesë për ushqimet që përmbajnë kalori në sasi të mëdha.

Sipas studimit të tyre, miliona persona vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera që rrjedhin nga obeziteti dhe nëse vazhdohet me këto ritme, sipas tyre, situata do të përkeqësohet edhe më tej. /top channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 06-09-2011, 00:20:14
OBSH: Një i rritur në dhjetë është mbipeshë

Më shumë se një i rritur në dhjetë është mbipeshë. Alarmi është dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shqetësimi është aq serioz sa për herë të dytë në historinë e saj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të mblidhet në Nju Jork më 19-20 shtator për të folur për këtë temë.

Objektivi është ai i përgatitjes së një dokumenti të shpërndarë se bashku me axhendën e aksioneve globale për gjeneratën e ardhshme.

Hera e fundit që në OKB është folur për një temë shëndetësie ka qenë për SIDA-n.  /top channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 24-09-2011, 00:16:01
Dikur dreka për ne shqiptarët ka qenë një vakt i plotë e i shëndetshëm. Sot, ndryshimi i regjimit të punës, jetës plot dinamikë dhe lëvizjet e shumta e kanë zbehur këtë traditë. Në shumë raste, sallata, supa, perimet e zarzavatet zëvendësohen nga sufllaqet.

E kjo mënyrë e re ushqyerje, e zgjedhur apo e kushtëzuar, ka ndikuar shumë në formësimin e një brezi ndryshe: obezët janë shtuar në masë. Studimet e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se shqiptarët e sotëm janë 3 herë më shumë obezë karahasuar me brezin e viteve ’80. Më shqetësuese shifrat vijnë për fëmijët, të cilët shënojnë 10 herë rritje të obezitetit krahasuar me fëmijët e viteve ’70. Ata përbëjnë 13% të të prekurve nga kjo sëmundje. Ushqimi, është faktori më ndikues i kësaj situate alarmante. Shumë njerëz duket se e kanë të pamundur të shmangin zgjedhjet shumë-kalorike, vecanërisht për shkak të jetës intensive dhe punës me orare të zgjatura. Në të vërtetë, nuk është kaq e pamundur.

“Shumë mirë mund të përgatisim në shtëpi një sanduiç me bukë të zezë me perime e zarzavate. Mjafton vetëm pak proshutë në mënyrë që të kemi vetëm gjysmën e kalorive që ka një sufllaqe apo diçka tjetër e gatshme”, shprehet dietologia Enkelejda Ferrollari.

Për fat të keq obeziteti sot po shndërrohet në epideminë më të re që po pushton pandalur planetin. Më shumë se 1 miliard njërëz në botë, vuajnë mbipeshën, prej të cilëve 300 milionw janë të dhjamosur rëndë. Edhe më dramatik është fakti se obeziteti është shkaktari kryesor i hipertensionit arterial për rreth 600 milionw njerëz, i diabetit për 177 milionw të sëmurë. Ndër të tjerë edhe 20 milion njerëz të prekur nga kanceri dhe 20 milion të tjerë me zemër, janë obezë. Për këtë arsye, një nga reformat më radikale që Amerika po kryen është ndryshimi i piramidës ushqimore, që sot është kthyer në një pjatë shumë modeste ushimi e me kalori të reduktuara.

Por, nuk janë vetëm zgjedhjet e këqia ushqimore arsye për shëndoshje. Ju kujtohen ato kohë të arta kur lëviznim me këmbë kudo dhe vetëm për udhëtime në distanca të largëta merrnim autobuz? Sot makina ka zëvendësuar këmbët tona. Shtëpi-makinë-punë-makinë-kafe dhe kilet shtohen.

Statistikat tregojnë se numri i automjeteve në Shqipëri është 121 për 1000 banorë, i rritur ky raport me 126 % krahasuar me 10 vite më parë. Bum-i i automjeteve ka ndikuar në uljen e lëvizjeve me këmbë dhe për distanca të shkurtra. Ndërkohë që specialitët thonë se për të mbajtur trupin në formë, njeriu duhet të kryejë mesatarisht 10 mijë hapa në ditë, të përkthyera këto me 3-5 kilometra.

Njerëzit japin arsye nga më të shumta për të justifikuar jetën sedentare. Më të shpeshtat janë “palestra është e shtrenjtë”, “nuk kam kohë të bëj ushtrime”, “nuk kam vend ku të bëj ecje apo vrap në lagjen time”.

“Njerëzit mund të dalin në Liqenin Artificial dhe të bëjnë shumë ushtrime sepse është një vend i rehatshëm dhe mund të ushtrohet falas për më tepër”, shprehet Moza Mevlani.

Cdo ditë bombardohemi nga risi informacionesh dhe prurje të teknologjisë, të cilat na joshin për të ruajtur pa shumë sforco formën trupore. Në fakt, jo për të qenë tradicionalë, por mënyra më e efektshme dhe e shëndetshme për mirëqenien fizike, mbeten ushqyerja e mirë dhe aktiviteti i pareshtur. /Top channel

Epoka e mbipeshës - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 23-10-2011, 19:58:38
Mbipesha mund të parandalohet!

Në kohën tonë, problemi i mbipeshës po merr karakter epidemik. Shkaqet e dhjamosjes janë të shumta, por vendin e parë e zë ngrënia e tepërt. Lind kësisoj një problem tjetër për shkencën: Çfarë i detyron njerëzit të hanë më shumë nga ç'duhet!
Një grup shkencëtarësh të Universitetit të Jelit në SHBA kanë arritur në një përfundim paradoksal dhe me kuptim të dyfishtë: Njerëzit detyrohen të hanë shumë të shtyrë nga radikalet e lira që "paraqiten" në qelizat e gjalla si forma të oksigjenit reaktiv. Ato janë produkt anësor i lirë i reaksioneve kimike biologjike të marrjes së energjisë dhe përfaqësojnë për organizmin një rrezik esencial.
Radikalet e lira të oksigjenit janë shumë agresive, disponojnë një aftësi të madhe oksidimi dhe mund të dëmtojnë biomolekulat. "Sulmet" e tyre kundër ADN-së mund të sjellin si pasojë mutacionin dhe shkatërrimin e proceseve normale të funksionimit të qelizave. Mendohet se radikalet e lira kanë në dorë plakjen e organizmit dhe kjo ndodh në këtë mënyrë: Dëmtimet graduale të qelizave i nxjerrin ato jashtë funksionit të vet dhe me kalimin e moshës, ato nuk zëvendësohen, humbja e tyre nuk plotësohet. Qelizat kanë një sistem special, i cili merret me "kapjen" c radikaleve të oksigjenit, ndër të tjera edhe të peroksisomeve (disa flluska membranore speciale që mbeten pas fermentimit). Pikërisht ato luftojnë molekulat e rrezikshme. Sipas këtyre shkencëtarëve, shtimi i numrit të peroksisomeve në qelizat e hipotalamusit i detyron njerëzit të hanë më shumë dhe kjo ndodh në këtë mënyrë: Disa neurone të posaçme përgjigjen për ndjenjën e ngopjes. Sinjalin e ngopjes apo të urisë ato e marrin nga hermoni leptin, që sintetizohet në qelizat dhjamore dhe nga glukoza. Duke dëgjuar sinjalet e këtij hermoni, neuronet e kuptojnë se organizmi ka marrë lëndë të mjaftueshme ushqimore, mirëpo kur në këto neurone ka një numër të lartë peroksisomesh, që s 'janë gjë tjetër veçse "leqe" radikalesh të lira, atëherë qeniet e gjalla vazhdojnë të hanë ...
Gjatë eksperimenteve me minj, shkencëtarët kanë vënë re se disa prej tyre ruajnë sasi të konsiderueshme të hormonit të oreksit, neuropeptidit, sekrecioni i të cilit zakonisht ulet si kundërpërgjigje e ngritjes në gjak të nivelit të glukozës dhe të leptinës. Peroksisomet kanë nënshtruar veprimtarinë e neutroneve që kontrollojnë apetitin dhe kjo sjell si pasojë mbingrënien ... Disa detaje të këtij mekanizmi nuk janë zbuluar ende, por është e qartë se derisa radikalet e lira duan dhe përpiqen ta plakin organizmin tonë, neve na takon të ruhemi nga mbipesha dhe ta kontrollojnë vetë sasinë e ushqimeve që hamë. /Telegrafi/

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 25-11-2011, 16:19:42
Obeziteti është shndërruar në një problem botëror, ndërsa rritja e standartit të jetesës ka shndërruar sëmundjet kardiovaskulare në shkakun kryesor të vdekjeve në vendet e zhvilluara në shekullin XXI.

Megjithatë, ka një kryeqytet europian të obezitetit, i cili quhet Londër. Britania e Madhe, në tërësinë e saj, është shteti që vuan më shumë nga dhjami i tepërt.

Një studim për parametrat shëndetësore të qytetarëve të Bashkimit Europian zbuloi se 24% e femrave britanike mbi 18 vjeç janë obeze, ndërsa përsa i përket seksit tjetër, 22% e meshkujve e vendosin vendin në pozicionin e dytë midis 27 vendeve antare.

Me tetë milion banorë, kryeqyteti britanik është strehë e pothuajse dy milion obezëve, më shumë se kudo tjetër në Europë dhe një parajsë e vërtetë për të gjithë rrjetet ndërkombëtare të restoranteve.

Në Gjermani, rreth 15% e popullsisë konsiderohet obeze, shifër që vjen duke u reduktuar në 12,7% në Francë dhe 9,3% në Itali. Ish-Republikat Sovjetike të Letonisë dhe Estonisë janë shtetet e tjera pas Britanisë që kanë probleme serioze me dhjamin.

Rumania është shteti antar me më pak probleme të mbipeshës, duke i figuruar në vendin e fundit si për meshkujt dhe për femrat obeze.

Renditja e obezitetit në BE tek femrat
Britania e Madhe    23,9% e popullsisë
Malta                    21,1%
Letonia                 20,9%
…………………
Bullgaria               11,3%
Italia                      9,3%
Rumania                   8%

Renditja e obezitetit në BE tek meshkujt
Malta                    24,7%
Britania e Madhe    22,1%
Hungaria               21,4%
………………….
Bullgaria               11,6%
Italia                    11,3%
Rumania                 7,6%

top channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 04-01-2012, 18:46:28
 Një raport i ri mjekësor paralajmëron gratë se obeziteti, konsumimi i alkoolit, ekspozimi ndaj rrezeve X dhe trajtimet hormonale gjatë menopauzës mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

Autorët e raportit “Kanceri i Gjirit dhe Mjedisi” bënë me dije se mjedisi është më përcaktues se ç’mendojnë njerëzit. Ata thonë se në lidhje me rreziqet e kancerit, gratë nuk duhet të shqetësohen më shumë për ndotjen e ajrit apo ujin e pijshëm.

Por kritikët thonë se raporti nuk ka theksuar faktorët që ndikojnë në krijimin e kancerit të gjirit- si kimikatet industriale dhe ndotja e ambjentit- faktorë që ata besojnë se mund të paraqesin rreziqe më të mëdha për kancerin e gjirit tek gratë se sa mënyra e jetesës.

(er.nu/Voa/BalkanWeb)

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 11-01-2012, 16:39:27
Studimi më i fundit i Institutit të Shëndetit Publik thotë se niveli i fëmijëve obezë në Shqipëri ka arritur në nivelin 4%.

Kohët e fundit obeziteti dhe mbipesha tek fëmijët po kthehen në një nga problemet më shqetësuese për mjekët pediatër.

Numri i rasteve të fëmijëve me probleme mbipeshe që paraqiten në QSUT shkon nga 150-200 në muaj.

Kryesisht fenomeni është i përqendruar në zonat më të pasura siç janë Tirana, Durrësi apo Elbasani. Numri është shumë i lartë për mjekët, duke pasur parasysh edhe faktin që fenomeni po vjen gjithmonë duke u rritur.
(el.me/GSH/BalkanWeb)

  • Postime: 6902
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 30-04-2012, 14:30:25
-Mungesa e aktivitetit fizik, por edhe rritja e mirëqenies në familjet shqiptare, ka bërë që të dhënat për personat mbipeshë dhe obezë të kapin shifra alarmante. Sipas studimit demografik dhe shëndetësor në Shqipëri, rezulton se vetëm 46% e meshkujve dhe 58% e femrave kanë treguesit e masës trupore brenda normës së lejuar, ndërkohë që pjesa tjetër paraqesin probleme. Në studim u përfshinë meshkujt dhe femrat e moshës 15-49 vjeç dhe u mblodh informacion mbi gjatësinë dhe peshën e tyre, ndërkohë që pas përpunimit të të dhënave u bënë klasifikime sipas vendbanimit, rajonit, arsimit dhe indeksit të pasurisë. Pas përpunimit të tyre rezultoi se 39% e femrave në moshën 15-49 vjeç në vendin tonë janë mbipeshë ose obeze, ndërkohë që, ajo që vërehet është se femrat më problematike janë ato që kanë mbaruar arsimin bazë. Nga të dhënat e studimit rezulton gjithashtu se femrat që jetojnë në rajonin bregdetar paraqesin shifrat më të larta të obezitetit, me 44.5%. Në studim u përfshinë edhe meshkujt dhe nga përpunimi i të dhënave rezultoi se 53,3 % e meshkujve në moshën 15-49 vjeç janë mbipeshë ose obezë. Për sa i përket grupmoshës, moshat 30-39 vjeç paraqisnin të dhënat më problematike, me 69 %.
Rrezikshmëria
Organizata Botërore e Shëndetit insiston se aktiviteti fizik është i pazëvendësueshëm, sidomos tek ata individë që kanë nivel të lartë jetese. Sipas të dhënave, inaktiviteti fizik është faktori i katërt i riskut për sëmundje kronike në shkallë botërore, por shkon deri në 6,6% në vendet me të ardhura të mesme apo 7,7% në vendet me të ardhura të larta. Ndërkohë që në vendin tonë inaktiviteti fizik është përgjegjës për 6% të shkaqeve të sëmundjeve kronike. Ndërkohë që, ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka cilësuar aktivitetin fizik dhe mënyrën e të ushqyerit dy elemente esenciale për shëndetin tonë. Ai ka bërë thirrje për kujdesin që duhet të kemi në mënyrën tonë të të jetuarit, pasi jeta sedentare dhe reduktimi i aktivitetit fizik tashmë dihet që përbëjnë rrezik për shëndetin tonë.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

  • Postime: 6902
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 14-05-2012, 10:26:25
 
 
 
Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit, shëndoshja fillon 3 orë pas ngrënies së një vakti të bollshëm dhe ngrënia sërish pas një kohe të shkurtër do të bëjë që tulet rreth belit të “rriten” edhe më shumë.

Gjithashtu, siç publikohet nga ‘Daily Mail’, duhet të bëjnë kujdes ata që pëlqejnë të hanë një darkë të mirë sepse vakti që konsumohet në orët e vona të natës ka më shumë mundësi për t'u “magazinuar” në ije.

Ky studim është kontradiktor me mendimin se shëndeti vihet pak e nga pak. Mendohej se yndyra nga ushqimi transportohej në gjak nga ku përdorej nga muskujt sipas nevojës. Më pas, yndyra e papërdorur transportohet në bark, bel dhe këmbë.

Por, kërkuesit e Oksfordit mendojnë se procesi i shëndoshjes është shumë më i shpejtë dhe më kompleks.

“Nëse do të hani shumë, kaloritë dhe yndyrnat nuk përdoren. Ato vetëm sa do të grumbullohen dhe nis menjëherë shtimi në peshë”, thekson professor Karpe.
« Editimi i fundit: 25-09-2019, 21:01:07 nga M A X »

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#11 ne: 25-09-2019, 21:00:24
Studimi anglez, obeziteti nuk vjen nga mungesa e vullnetit

 


Një grup ekspertësh anglezë të fushës së psikologjisë kanë arritur në përfundimin se të qenit mbipeshë nuk është mungesë vullneti.

Nga vitit 2005 e deri në 2017, personat mbipeshë janë rritur me 18% në Britaninë e Madhe, dhe kjo rritje nuk shpjegohet thjesht me rënien e motivimit apo mungesën e vullnetit.

Njerëzit që rrezkohen më shumë nga obeziteti janë ata që e kanë të trashëguar gjenin, dhe që gjithashtu kanë punën, rrethanat shoqërore apo shkollore që i detyrojnë të jenë inaktivë fizikisht, sipas studimit.

Sidomos njerëzit që jetojnë në zona më të varfra, me më pak mundësi, përballen me më shumë stres. Me kushtet e këqija ekonomike, edhe mundësitë për ushqim të shëndetshëm e për veprimtari fizike janë të kifizuara.

Sipas raportit, përvoja psikologjike luan gjithashtu një rol të madh. Gjysma e të rriturve që janë obezë, kanë përjetuar vështirësi në fëmijëri.

Ndërsa stresi që krijohet gna turpi i të qenit të shëndoshë bën që këta njerëz të hanë më shumë e të shëndoshen më shumë.

Psikologët thonë se gjuha me të cilën u drejtohen personave të shëndoshë gjithashtu duhet të ndryshojë. Në vend që të quhen persona obezë, duhet të quhen persona me obezitet.

Top Channel

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 26-01-2020, 14:16:56
Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është një çekuilibër i energjisë mes kalorive të konsumuara dhe kalorive të shpenzuara.

Në mungesë të kritereve të përcaktuara që përkufizojnë obezitetin në fëmijëri në bazë të përmbajtjes dhjamore të gjithë trupit dhe marrëdhënien e saj me rezultatet shëndetësore, në përgjithësi janë përdorur vlerat kufi (limit) në bazë të shpërndarjeve të matjeve antropometrike (p.sh., pesha dhe treguesi i masës trupore-BMI).

Disa ekspertë dhe grupe këshilluese kanë rekomanduar BMI si masë të preferuar për vlerësimin e obezitetit mes fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 2 deri në 19 vjeç. BMI shpreh marrëdhënien peshë-përgjatësi si një raport, që është pesha (në kg) / [gjatësi (në metra)] 2 .

Ekspertët rekomandojnë BMI, sepse ajo mund të matet lehtë, është e lidhur fort me përqindjen e yndyrës trupore (sidomos nivelet ekstreme të BMI), është e lidhur dobët me lartësinë (gjatësinë), dhe identifikon individët e dhjamur (obezë) në mënyrë të saktë, me një saktësi të pranueshme në limitin e sipërm të shpërndarjes (p.sh., 85 apo 95 percentile për moshë dhe gjini).

Implikimet në moshën e rritur për fëmijët mbipeshë dhe obezë
Analizat sistematike konfirmojnë vazhdimësinë e obezitetit nga fëmijëria në moshë të rritur. Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri dhe adoleshencë shoqërohen me rezultate negative socio-ekonomike, rritje të risqeve shëndetësore dhe sëmundshmërisë, si dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë në moshë të rritur.

Në veçanti fëmijët janë sot në risk për obezitet. Mbipesha konsiderohet sot si çrregullimi më i zakonshëm i kësaj moshe në rajonet evropiane të OBSH-së, duke marrë parasysh që 20% e fëmijëve sot janë mbipeshë dhe rreth 1/3 e tyre janë obezë. Pjesa më e madhe e fëmijëve mbipeshë apo obezë jetojnë në vendet në zhvillim, ku shkalla e rritjes ka qenë më shumë se 30% më e lartë se ajo e vendeve të zhvilluara.

Në rajonin e vendeve të Afrikës anëtare të OBSH-së, numri i fëmijëve mbipeshë apo obezë është rritur nga 4 deri në 9 milionë gjatë të njëjtës periudhë. Pa ndërhyrje, foshnjat dhe fëmijët e vegjël obezë ka të ngjarë të vazhdojnë të jenë obezë gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës madhore.

Obeziteti në fëmijëri është i lidhur me një gamë të gjerë të komplikimeve të rënda shëndetësore dhe një rritje të riskut të shfaqjes së parakohshme të sëmundjeve, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Ushqyerja ekskluzive me gji nga lindja deri në moshën 6 muajshe është një mënyrë e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e foshnjave për tu bërë mbipeshë apo obezë më vonë.

Çdo aspekt i mjedisit në të cilën fëmijët janë konceptuar, lindur dhe rritur mund të kontribuojnë në riskun e tyre për t’u bërë mbipeshë apo obezë.

Zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme për fëmijët është kritike për shkak se preferencat ushqimore formohen që në jetën e hershme. Ushqyerja e tyre me ushqime me përmbajtje të lartë në energji, yndyrnë, sheqerna dhe kripë është një kontribues i rëndësishëm për obezitetin në fëmijëri.

Bota gjithnjë e më shumë e urbanizuar dhe dixhitalizuar ofron pak mundësi për aktivitet fizik nëpërmjet lojës së shëndetshme. Duke qenë mbipeshë apo obezë tejzvogëlohen mundësitë e fëmijëve për të marrë pjesë në aktivitete fizike në grup.

Ata pastaj mund të bëhen edhe më pak fizikisht aktiv, me gjasë të bëhen më shumë mbipeshë me kalimin e kohës. Nëse trendet aktuale do të vazhdojnë, numri i fëmijëve mbipeshë apo i obezë në nivel global do të rritet në 70 milion deri në vitin 2025, që do të thotë më i predispozuar për të zhvilluar diabet të tipit 2, hipertension dhe pagjumësi, çrregullime psikologjike dhe sociale.

Zakonet e përftuara në fëmijëri, lidhur me dietën dhe aktivitetin fizik nuk ndryshojnë lehtësisht gjatë jetës. Prandaj parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit në moshën fëminore dhe në atë në zhvillim paraqet sot një sfidë për shëndetin publik.

Shkaqet e obezitetit
Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është një çekuilibër i energjisë mes kalorive të konsumuara dhe kalorive të shpenzuara. Globalisht, ka pasur: një marrje të rritur të ushqimeve të pasura në energji dhe me përmbajtje të lartë në yndyrë; dhe një rritje të pasivitetit fizik për shkak të natyrës gjithnjë e më sedentare të shumë proceseve të punës, duke ndryshuar mënyrat e transportit, dhe rritjen e urbanizimit.

Ndryshimet në modelet e dietës dhe aktivitetit fizik janë shpesh rezultat i ndryshimeve mjedisore dhe shoqërore të lidhura me zhvillimin dhe mungesën e politikave mbështetëse në sektorë të tillë si shëndetësia, bujqësia, transporti, planifikimi urban, mjedisi, përpunimi i ushqimit, shpërndarja, marketingu dhe arsimi.

Shkaqet e epidemisë së obezitetit janë komplekse. Struktura e shoqërisë sot, politikat dhe zhvillimi socio-ekonomik kanë kontribuar në krijimin e një “ambienti obezogen”që inkurajon sjelljet me risk drejt obezitetit.

Në thuajse të gjitha vendet e rajonit obeziteti është më i përhapur midis kategorive të ulëta sociale, atyre që kanë më pak të ardhura, nivel më të ulët arsimor si dhe më shumë vështirësi për tu trajtuar dhe mjekuar. Të dhënat tregojnë që në vendet e varfra, por me një zhvillim të shpejtë, po ndeshet një rritje e shpejtë e obezitetit.

Një shkak tjetër i dukshëm i rritjes së obezitetit është edhe moskryerja e mjaftueshme e një aktiviteti fizik dhe situata vazhdon të përkeqësohet. Mjedisi ku jetohet (shtëpi, shkollë, punë, etj.) shpesh dekurajon aktivitetin fizik.

Kështu, edhe distanca nën 5 km që mund të përshkohen me këmbë ose biçikletë, preferohen të bëhen me makinë duke reduktuar ndjeshëm mundësitë e një aktiviteti fizik të vlefshëm për një jetë të shëndetshme.

Sipas OBSH-së, një i rritur duhet të bëjë të paktën 30 minuta/ditë aktivitet fizik të moderuar ndërsa fëmijët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik/ditë. Një nivel i tillë aktiviteti rrit gjatësinë e jetës së njeriut nga 3-5 vjet.

Obeziteti ka disa shkaqe që ndërlidhen me njëri-tjetrin:
Gjenetika dhe epigjenetika. Megjithëse shumica e rasteve të obezitetit nuk buron nga një gjen i vetëm, sërish ndikimet gjenetike duket se janë të pranishme.

Mjedisi. Me normat e obezitetit në rritje dhe grupin e gjeneve që mbetet relativisht i pandryshuar, mjedisi gjithashtu ndikon tek obeziteti. Obeziteti pasqyron ndërveprimin midis gjeneve dhe mjedisit. Gjatë katër dekadave të shkuara, kërkesa për aktivitet fizik është ulur ndërsa bollëku i ushqimit është rritur.

Marrëdhëniet sociale. Mund të ndikojnë tek obeziteti. Mundësia që një person të bëhet obez rritet nëse një mik, vëlla, ose bashkëshort bëhet obez.

Mbingrënia. Jetojmë në një mjedis që na ekspozon në një bollëk ushqimesh me shumë kalori dhe shumë yndyrna, dhe që janë të disponueshme, relativisht të lira, shumë të reklamuara dhe mjaft të shijshme.

Ushqimi është i disponueshëm kudo, gjatë gjithë kohës—kryesisht falë fast-food-eve. Edhe më alarmante janë porcionet jashtëzakonisht të mëdha dhe ushqimet e gatshme që ofrojnë kombinime të tilla. Për fat të keq, ushqimet me densitet të ulët energjie zakonisht janë më të shtrenjta dhe më pak të volitshme se ushqimi me densitet të lartë energjie.

Pasiviteti fizik. Mjedisi ynë gjithashtu nxit pasivitetin fizik. Jeta kërkon pak përpjekje—përdorim ashensorët për të ngjitur shkallët, automobilët për të lëvizur në qytet, pulsantët ulin xhamat e dritareve dhe telekomanda ndërron kanalet televizive nga larg.

Teknologjia moderne ka zëvendësuar aktivitetin fizik në shtëpi, punë dhe transport. Pasiviteti ndikon në shtimin e peshës dhe në një shëndet të dobët. Ndjekja e televizionit, lojërat elektronike dhe përdorimi i kompjuterit ndikojnë shumë në pasivitetin fizik.

Situata e obezitetit dhe mbipeshës në nivel global
Gjatë tre dekadave të fundit prevalenca e obezitetit dhe mbipeshës është rritur ndjeshëm. Globalisht, rreth 170 milionë fëmijë (të moshës nën 18 vjet) janë vlerësuar të jenë mbipeshë.

Prevalenca më e lartë e mbipeshës në fëmijëri është në vendet me të ardhura mesatare dhe të larta, dhe, kur të merren si një grup, vendet me të ardhura të ulëta kanë nivelin më të ulët të prevalencës.

Edhe në Europë obeziteti ka arritur përmasa epidemike. Prevalenca e mbipeshës është trefishuar në 30 vitet e fundit. Përsa u përket fëmijëve të moshës shkollore 6-9.9 vjeç, Iniciativa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vlerësimin e obez itetit në moshën fëminore, së fundi ka filluar të ndjekë nivelet e obezitetit tek fëmijët në rreth 15 vende, duke përdorur standardet e rritjes së fëmijëve të OBSH-së.

Analiza e parë, bazuar në të dhënat e viteve 2007-2008 të 13 shteteve, nxori në pah se 24 për qind e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç janë mbipeshë, duke u hasur në një interval nga 19% në 49% mes djemve dhe nga 18% në 43% mes vajzave, dhe një interval obeziteti nga 6% to 26.6% mes djemve dhe nga 5% në 17% mes vajzave. Prevalenca më e lartë e mbipeshës u vu re në Itali, Portugali dhe Slloveni (bazuar në referencat e rritjes së fëmijëve të OBSH-së, 2007).

Një fazë e dytë e mbledhjes së të dhënave është kryer në vitin 2010 me përfshirjen e 17 shteteve. Në vazhdim, katër shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria, u është bashkuar shteteve pjesëmarrëse në fazën e tretë të mbledhjes së të dhënave për vitin shkollor 2012- 2013 dhe në fazën e katërt që është në zbatim në periudhën 2015-2016.

Situata e mbipeshës dhe e obezitetit fëminor në Shqipëri
Në Shqipëri, mbipesha dhe obeziteti janë një faktor risku i rëndësishëm për shëndetin, veçanërisht për sëmundjet jo të transmetueshme. Ky faktor risku vepron që në moshën e fëmijërisë. Situata e tanishme tregon se në Shqipëri ekzistojnë njëkohësisht të dy format e kequshqyerjes: nënushqyerja dhe mbiushqyerja.

Të dhënat e ADHS-së, 2008-2009, nxorën në pah se rreth 22 për qind e fëmijëve të moshës nën pesë vjeç janë mbipeshë ose obezë, ndërkohë që mes të rriturve mbi 15 vjeç, 53% e meshkujve 15-49 vjeç ishin mbipeshë (prej të cilëve 9% obezë) dhe 39% e grave të së njëjtës grup-moshë rezultuan mbipeshë (prej të cilave 10% obezë).

Të dhënat e studimit të ISHP-së të kryer në vitin 2013 (bazuar në shpërndarjen e masës trupore të fëmijëve (BMI) sipas vlerave kufi të OBSH-së tregojnë se 22.4% e fëmijëve të moshës 8-8.9 vjec në nivel kombëtar ishin mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin), prej të cilëve 7.9 % obezë.

Vetëm 1.5% e fëmijëve ishin të dobët. Referuar vlerësimit sipas IOTF-së, po në këtë studim të dhënat treguan se 14.4% e fëmijëve në nivel kombëtar ishin mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin), prej të cilëve 3.3% obezë.

Vetëm 1.6% e fëmijëve ishin të dobët. Lidhur me adoleshentët (grup-mosha 15-19 vjeç) sipas ADHS 2008-2009, prevalenca e mbipeshës ishte më e lartë midis djemve (20.5%) se sa midis vajzave (7.9%). Përqindja e djemve dhe e vajzave 15-19 vjeç obezë ishte respektivisht 1.3% dhe 1.4%.

Efektet shëndetësore të obezitetit në fëmijëri
Prevalenca e lartë e mbipeshës dhe obezitetit ka dhe pasoja të rënda shëndetësore. Rritja e indeksit të masës trupore (BMI) është një faktor i madh risku për sëmundje të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe shumë kancere (përfshirë, për shembull, kancerin kolorektal, kancerin në veshka dhe kancerin esophageal). Këto sëmundje shkaktojnë jo vetëm vdekjen e parakohshme, por edhe sëmundshmëri afatgjatë.

Përveç kësaj, mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët janë të lidhur me ulje të konsiderueshme të cilësisë së jetës dhe një risk më të madh të ngacmimit, fyerjeve dhe izolimit social.
Për shkak të rritjes së shpejtë të prevalencës obezitetit dhe pasojave të rënda në shëndet publik, obeziteti konsiderohet zakonisht si një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në fillim të shekullit të 21-të. Mbipesha dhe obeziteti, si dhe sëmundjet e lidhura me to janë kryesisht të parandalueshme.

Mjediset mbështetëse dhe komunitetet janë themelore në formësimin e zgjedhje të njerëzve, duke i bërë zgjedhjen e shëndetshme të ushqimeve dhe aktivitetin e rregullt fizik si zgjedhjet më e lehta (të arritshme, të disponueshme dhe të përballueshme), në parandalimin e obezitetit.
Rd.al

  • Postime: 23158
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 26-01-2020, 14:41:37
 

Një studim i ri ka sugjeruar se gjenetika nuk është përcaktuesi kryesor kur bëhet fjalë për shanset që të shtoni peshë.

Për vite të tëra, amerikanët dhe shumë njerëz tjerë kanë besuar se ADN-ja e tyre e bën të pashmangshme për ta që të bëhen mbipeshë.

Por studimi i ri tregon se stili i përditshëm i jetesës – pra jo gjenetika – e luan rolin më të madh në këtë aspekt.

Pas analizimit të të dhënave të mijëra amerikanëve, hulumtuesit kanë zbuluar se stili i jetesës është parashikues më i mirë sesa gjenetika në atë se çfarë do të ndodh me indeksin e masës trupore (BMI-në) përgjatë viteve.

Sipas tyre, gjenetika qartazi se ka ndikim, por faktorët tjerë janë më të fortë. rd.al
 

Obeziteti dhe diabeti, dy epidemi moderne

Nisur nga M A X

Postimi i fundit 14-09-2011, 16:05:44
nga M A X