×
Hyrja
Profili

Demenca - Parkinsoni, Alchaimer - Sëmundjet e trurit

Demenca - Parkinsoni, Alchaimer - Sëmundjet e trurit

· 5 · 2791

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-10-2011, 22:53:27
Parkinsoni, sëmundje jo vetëm e moshës së tretë

Parkinsoni, një prej sëmundjeve më të përhapura neurologjike në botë, u vendos në qendër të vëmendjes së emisionit të Pasdites në “Top Channel”, ku në studio ishte i ftuar neurologu Agron Islamaj. Një sëmundje që nuk bën dallim midis njerëzve të famshëm e të zakonshëm, parkinsoni shfaqet çdo vit në 50 mijë persona, ndërsa më shumë se një milionë të tjerë duhet të jetojnë me këtë vuajtje çdo ditë.

“Dietat e këqija, goditjet në kokë, hemoragjitë dhe preparatet mjekësore, si aloperidoli, mund të jenë të gjitha arsye të shfaqjes së sëmundjes në një moshë të re. Megjithatë, është e qartë që shumica e këtyre rasteve regjistrohen në moshën e ashtuquajtur të tretë, për shkaqe vetëm fiziologike. Nëse në moshën e re kemi 400 mijë qeliza në bërthamën e trurit, në moshën 60-vjeçare numri është reduktuar në 25 mijë. Parkinsoni është një reduktim i mëtejshëm i lëndës së quajtur dopaminë”, shpjegon Islamaj.

Duke renditur arsyet që çojnë në krijimin e parkinsonit, neurologu shton: “Traumat në kokë, infeksione të sistemit nervor, madje edhe ndonjë grip që na duket i padëmshëm mund të favorizojnë kushtet që çojnë në krijimin e sëmundjes. Kjo është një sëmundje që shfaqet dy herë më shumë tek meshkujt. Alkooli, duhani dhe punët më të rënda fizike që karakterizojnë seksin mashkull janë arsyet kryesore për këtë ndryshim”.

Një sëmundje që shoqërohet me depresion dhe halucionacione, turbullime nervore dhe fizike, ajo është e pakurueshme, por mund të stabilizohet dhe të vendoset në kontroll. “Parkinsoni është një sëmundje që ka tre faza. E zbuluar në fazën e parë, ajo mund të kontrollohet lehtësisht nëpërmjet ilaçeve. I sëmuri mund të stabilizohet dhe madje edhe të përmirësohet, ndryshe nga sa u shpreh edhe Zonja në sekuencë”, tregoi mjeku, duke iu referuar Zonjës Sadete Shkodra, e cila dëshmoi vuajtjen e saj në një prej klipeve të emisionit. “Edhe në fazën e mesme është një sëmundje që mund të trajtohet, ndërsa në atë të rëndën është shumë më e vështirë pastaj”. /top channel

The most common type of dementia is Alzheimer's disease, which makes up 50% to 70% of cases.[2][3] Other common types include vascular dementia (25%), dementia with Lewy bodies (15%), and frontotemporal dementia.[2][3] Less common causes include normal pressure hydrocephalus, Parkinson's disease dementia, syphilis, HIV, and Creutzfeldt–Jakob disease.[12] More than one type of dementia may exist in the same person.[2] A small proportion of cases run in families.[13] In the DSM-5, dementia was reclassified as a neurocognitive disorder, with various degrees of severity.[14] Diagnosis is usually based on history of the illness and cognitive testing with medical imaging and blood tests used to rule out other possible causes.[4] The mini mental state examination is one commonly used cognitive test.[3] Efforts to prevent dementia include trying to decrease risk factors such as high blood pressure, smoking, diabetes, and obesity.[2] Screening the general population for the disorder is not recommended.
« Editimi i fundit: 06-10-2019, 21:37:49 nga M A X »

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 26-10-2011, 22:54:48
Parkinsoni midis njerëzve të famshëm



Në një ditë të vetme jeta mund të përmbyset si me katapultë. Edhe fiziku më shëndet-plot, befas i lëshohet pushtetit të një force të dytë brenda vetes, që nuk ruan kontroll.

Kjo është sëmundja e parkinsonit. Simptomat e një patologjie që shfaqen beftas një ditë, por që avancojnë me kohën, deri në zotërimin total të komandave të trupit. Ai prek nervat e trurit deri në hipotalamus, çka shkakton kaos total në veprimtarinë dhe memorien e personit të prekur.

Parkinsoni është sëmundje e të gjitha shtresave: të pasurve dhe të varfërve, prek meshkujt dhe femrat, madje edhe pse konsiderohet patologji e moshës së tretë, mund të shfaqet më herët. E konsideruar ndryshe, paralizë e lëvizshme, ajo eshte sot një ndër sëmundjet neurologjike më të përhapura.

Të gjithë e kemi parasysh transformimin e boksierit amerikan Muhammad Ali prej kësaj sëmundjeje. 69-vjeçari, një nga figurat më legjendare të sportit në botë, i shquar vecanërisht për fizikun e tij, sot vuan nga një çrregullim i madh trupor e që e bën të mos ketë më nën kontroll lëvizjet e tij, por jo vetëm.

Nën të njëjtat simptoma jeton edhe atleti i famshëm nga Zejlanda e Re, Johny Walker.
Akoma më i ri në moshë, por jo më pak i famshëm, aktori Hollivudian Michael J. Fox është prekur nga parkinsoni. 50- vjeçari vuan prej kësaj sëmundjeje që në vitin 1991 dhe përparimi i saj e ka bërë që të ndërpresë në mes karrierën në vitin 2000.

Papa Gjon Pali II, i ndarë nga jeta 6 vjet më parë, vitet e fundit të jetës i ka kaluar nën lëngatën e parkinsonit. Madje në daljet e tij publike, të gjithë e kemi në kujtesë vështirësinë me të cilin ai artikulonte, jo për shkak të moshës, sa të çrregullimit parkinsonik. ( 1920 - 2005)

Mes personaliteteve që sot nuk jetojnë më, Salvador Dalí, artisti i famshëm i pikturave surreale ka qenë prekur nga parkinsoni. (1904-1989) Të njëjtin fat ka pasur edhe aktorja britanike, e lakuar veçanërisht për bukurinë e saj Deborah Kerr (1921-2007). Ish-presidenti palestinez, Yasser Arafat gjithashtu vuante nga këto çrregullime. (1929–2004). Por kujt mund t’ia merrte mendja se edhe Adolf Hitleri, njeriu që me ngulm tentoi të pushtojë botën u zaptua prej kësaj sëmundjeje. (1889 - 1945).

Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që iu dorëzua pushtimit të një çrregullimi nervor, që nis me kufizime në lëvizje dhe artikulim, e përfundon me shkatërrimin total të trurit. Sipas te dhënave numri i njerëzve në botë me Parkinson shkon afërsisht 1 milion të prekur. Ku çdo vit diagnostikohen rreth 50 mijë raste të reja. /top channel

Parkinsoni midis njerëzve të famshëm - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 26-10-2011, 22:55:27
Met Bega, në betejën kundër parkinsonit

Një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega, është përfshirë në betejën më të vështirë të jetës së tij, atë kundër parkinsonit. Një betejë që e përjeton gjithsesi me optimizëm, ashtu si të gjithë jetën e tij të deritanishme.

Në një intervistë eksluzive për emisionin e Pasdites, ndonëse e ka të vështirë të artikulojë, Bega arrin gjithsesi të shfaqet i gjallë dhe pavarësisht problemeve të shfaqura dhjetë vjet më parë, vazhdon të bëjë plane.

“Dua të bëj edhe një film pa zë, ashtu si Ben Hilli”, thotë aktori i merituar. “Njerëzit vazhdojnë të më duan dhe sa herë që dal në rrugë më përqafojnë, bëjnë foto dhe shprehin keqardhjen për gjendjen time. Kaloj ditët duke parë videokasetat e mia dhe më bëjnë të qaj”.

Ndërkohë, në studio, vajza e aktorit, Matilda Bega dhe njëkohësisht edhe një organizatore në programin “Fiks Fare”, dëshmoi se si preku gradualisht sëmundja babain e saj.

“Simptomat e para i ka patur rreth vitit 2000. Në fillim iu bllokua njëri krah dhe menduam se ishte diçka e kraut ose kockave, nuk e kuptonin nga i vinte. Më pas i kapëm që ishin simptomat e para të parkinsonit. U befasuam pasi nuk e kishim në trashëgimi, por diagnoza dola e njëjtë në të gjithë vendet që shkuam, Meti vuante nga parkinsoni”.

Megjithatë, sëmundja nuk mundi dot ta vendoste përfund artistin. “Në fillim ishte optimist, nuk e njihnim shumë si sëmundje dhe ato që lexoja nuk ia thoja. Në kohët e para vazhdoi të dilte në skenë, dorën e mbante në xhep, nuk kuptohej fare. Bëri Met Bega shoë, variete  në pallatin e kongreseve dhe ishte dalja e fundit në publik, më tej u rëndua edhe më shumë”, rrëfen e bija.

“Në 10-11 vjet, sëmundja ka ecur dhe në 3-4 vitet e fundit është rënduar shumë. Flet me vështirësi dhe duhet kohë ta kuptosh. Në fillim dilte, takonte miqtë, më pas jeta ecën, miqtë kanë problemet e tyre, sëmundja sëmundje, të jep problem me të folurin dhe nuk kuptohet kur flet. Megjithatë, e mban vetëm optimizmi, thotë çdo ditë s’kam asgjë, jam shumë mirë. Dhe pavarësisht sëmundjes, mbetet aktiv, del çdo ditë dhe bën plane të ndryshme”.  /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 06-10-2019, 21:39:14
Rënia e funksioneve te trurit është një fenomen që njehsohet shumë me plakjen. Njerëzit e konsiderojnë pjesë të pashmangshme të imit në moshë, e që con drejt demencës, por nuk është patjetër kështu.

Tek mjaft njerëz, nuk lidhet patjetër me vitet qe mbajnë mbi shpine.

Studimet klinike që kanë ndjekur individë të caktuar përgjatë vitesh të tëra dalin në përfundimin se presioni i ulët kronik i gjakut e shton ndjeshëm rrezikun e demencës.

Një hulumtim i publikuar në 2017 ndoqi më shumë se 24,000 njerëz deri në 27 vjet. Studimi tregoi se tensioni I ulet është praktikisht një parashikues i rënies konjitive dhe probabilitetit te zhvillimit të demencës.

Kjo ndodhte pavarësisht moshës, gjinisë, peshës, statusit kardiovaskular, gjendjes së veshkave apo diabetit. Ky lloj tensioni shoqërohet me ulje të rrjedhës së gjakut në tru kur një individ është ulur apo qëndron në këmbë.

Shumë studiues besojnë se rrjedhja e pamjaftueshme e gjakut në tru luan një rol kritik në zhvillimin e demencës, Alzheimerit dhe ndoshta edhe sëmundjes së Parkinsonit. Disa madje thonë se mund të luajë rolin kryesor.

Top Channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 04-02-2020, 23:59:22
 

Studiuesit kanë zbuluar një lidhje mes ushqimit dhe pijeve të pasura në flavanol dhe luftimit të demencës. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim i ri i publikuar në “Neurologjia”, revistën mjekësore të Akademisë Amerikane të Neurologjisë.

Specifikisht, studiuesit analizuan flavonolet antioksidante, që janë përbërje fitokimikale të gjendura në pigmentet e bimëve dhe janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore. Ata zbuluan se “personat që hanë apo pijnë më shumë ushqime me flavonole antioksidante, që gjendet në pothuajse të gjitha frutat dhe perimet si dhe në çaj, mund të kenë më pak gjasa për të zhvilluar demencën e sëmundjes së Alzheimerit vite më vonë.

“Janë të nevojshme dhe më shumë studime për të konfirmuar këto rezultate, por këto janë gjetje shumë premtuese. Ngrënia e më shumë frutave dhe perimeve dhe pirja e më shumë çaji, mund të jenë mënyra të lehta dhe të lira ne mënyrë që njerëzit të luftojnë demencën e Alzheimerit.

Me rritjen e shpejtësisë së plakjes së popullsisë në të gjithë botën, çdo ulje e numrit të njerëzve me këtë sëmundje, apo dhe vetëm vonimi i saj për disa vite, mund të ketë një efekt shumë të madh pozitiv në shëndetin publik,” u shpreh autori i studimit, dr. Thomas M. Holland, nga Universiteti i Çikagos.

Studimi filloi me një grup prej 921 njerëzish, me një moshë mesatare 81 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk kishin Alzheimer apo demencë në fillim të studimit. Çdo vit pjesmarrësit plotësuan një pyetësor me pyetje rreth shpeshtësisë me të cilën hanin ushqime të caktuara. Pyetje të tjera ishin rreth aktivitetit fizik dhe aktiviteteve angazhuese mendore, si leximi apo lojërat.

Çdo vit, pjesmarrësit në studim u testuan për të kontrolluar për demencën e Alzheimerit. Për 6 vite, 220 nga pjesmarrësit e kishin zhvilluar këtë problem shëndetësor.
Studiuesit determinuan se sa flavonol kishte në dietën e secilit person dhe i ndau pjesmarrësit në pesë grupe, bazuar në sasinë që konsumonin.

Sipas Akademisë:
Studimi zbuloi se personat në grupin me sasi më të lartë kishin 48% më pak gjasa që të zhvillonin demencën e shkaktuar nga Alzheimeri, krahasuar me personat në grupin me sasinë më të vogël. Kjo dhe pasi u përjashtuan faktorët demografikë, gjenetikë dhe mënyra e jetesës.

Nga 186 personat në grupin me sasinë më të madhe të marrjes së flavonolit, 28 prej tyre, apo 15% zhvilluan demencë të Alzheimerit, krahasuar me 54 persona, apo 30%, nga 182 personat në grupin me sasinë më të ulët.

Studiuesit morën në konsideratë dhe faktorë të tjerë risk si diabeti, ataket kardiake të mëparshme, goditjet cerebrale dhe tensionin e lartë të gjakut, por rezultatet mbetën të njëjtat.

Për studimin, u panë katër përbërës të ndryshëm të flavonolit:
Ushqimet që përmbanin isorhamnetinë:
Dardhat
Vaji i ullirit
Vera
Salca e domates

Ushqimet që përmbanin kaempferol:
Lakër jeshile
Fasule
Çaj
Spinaq
Brokoli

Ushqimet që përmbanin lyricetinë:
Çaj
Verë
Lakër jeshile
Portokalle
Domate

Pjesmarrësit që merrnin më shumë isorhamnetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencëne e Alzheimerit. Ata me më shumë kaempferol kishin 51% më pak gjasa për të zhvilluar demencë dhe ata me më shumë myricetinë kishin 38% më pak gjasa për të zhvilluar demencë. Përbërësi i katërt ishtë quercetina, për të cilin nuk u gjetën lidhje me një risk më të ulët për zhvillimin e demencës. rd.al