×
Hyrja
Profili

Përse disa njerëz hanë çfarë të duan dhe nuk shtojnë peshë?

Përse disa njerëz hanë çfarë të duan dhe nuk shtojnë peshë?

· 2 · 277

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-09-2019, 16:12:33
 


Të jesh i hajthëm është e shkruar në ADN-në tuaj dhe shumica e njerëzve mund të qëndrojnë të hajthëm gjatë gjithë jetës pa përpjekje dhe pa vetëmohim

Shkencëtarët e Universitetit Cambridge kanë bërë studimin në pothuajse 14.000 njerëz të peshave të ndryshme, me fokusimin në ADN-në e tyre.

Thonë se ekzistojnë gjene të cilat përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në djegien e shpejtë të dhjamit, apo ushqimin nuk e bëjnë joshës. Pikërisht gjene të tilla kanë gjetur te më shumë se 1.600 persona të shëndetshëm të intervistuar.

Te shumica e tyre gjenet kanë meritën për shkak që ushqimi nuk u intereson tepër dhe hanë pikërisht vetëm për shkak që janë të detyruar.

Nga ana tjetër, rreth 40 për qind e njerëzve të hajthëm nga hulumtimi kanë thënë që e duan ushqimin dhe hanë çfarëdo që dëshirojnë dhe në sasi të cilat u përgjigjen, pa ngurrim.
Shkencëtarëve tani u intereson se çfarë ndodh në trupat e tyre kur stërngopen. /Rd.al

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-09-2019, 23:19:41
Se ja u han dreqi ne bark ... 😁😁😁

Temat e fundit