Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 22-05-2020, 00:35:32 »

 

Gjumi është një proces që ndikohet nga shumë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Kafeina është një prej këtyre faktorëve. Të dhënat shkencore thonë se sasia ditore e kafeinës ka një rol të rëndësishëm në sasinë dhe cilësinë e gjumit të natës dhe në përgjumjen e beftë gjatë ditës.


Efektet e kafeinës në shkurtimin e periudhës së gjumit dhe përkeqësimin e cilësisë së tij janë të dokumentuara. Për më tepër, kafeina e prish gjumin duke e nxitur njeriun të zgjohet disa herë brenda natës. Ndikimi i kafeinës tek gjumi varet jo vetëm në sasinë e kafeinës që merret në mbrëmje por edhe në sasinë që është marrë gjatë ditës. Ndjeshmëria njerëzore ndaj kafeinës ndryshon në varësi të njeriut dhe faktorëve të tjerë siç është mosha.

Ciklet e gjumit
Gjumi ndahet në dy cikle: Lëvizja Jo e Shpeshtë e Syve dhe Lëvizja e Shpeshtë e Syve . Cikli i parë njihet si gjumi aktiv dhe zgjat nga 80 deri në 100 minuta gjithësej. Cikli i dytë është pasiv dhe gjatë kësaj kohe, muskujt e duarve dhe këmbëve qetësohen totalisht. Gjatë këtij cikli ndodhin shumë prej ëndrrave dhe kjo qetësi gati si ‘paralizë’ është mburoja neurologjike për të parandaluar çdo veprim të nxitur nga ëndrrat. Gjatë natës, njeriu kalon nga një cikël gjumi tek tjetri për të rimëkëmbur trupin dhe trurin.

Ndikimi i kafeinës tek ciklet e gjumit
Studimet kanë konfirmuar se kafeina çakordon orën e trupit dhe pakëson kohëzgjatjen e çdo cikli. Efektet janë më të mëdha nëse ju konsumoni kafeinë pasdite ose në mbrëmje. Sipas të dhënave nëse konsumoni kafeinë 6 orë përpara se të bini për të fjetur, kohëzgjatja e gjumit shkurtohet me një orë. Truri përdor një substancë kimike të njohur si adenosine për t’u qetësuar dhe për të mirëpritur gjumin.

Kafeina e prish këtë rrugëtim. Në fazat e para të gjumit, trupi dhe truri nisin të qetësohen. Frymëmarrja ngadalësohet, temperatura e trupit ulet. Organizmi nis të rimëkëmbet në çdo qelizë. Nëse trupi ka shumë kafeinë në sistem, e gjithë rimëkëmbja që duhet të ndodhë në fazat e gjumit është e vakët dhe e cunguar.

Tek disa njerëz ndodh e kundërta
Megjithatë, kafeina nuk ka të njëjtin ndikim tek të gjithë. Shumë prej amvisave në Shqipëri nuk e imagjinojnë dot jetën pa një kafe pasdite. Pavarësisht kësaj, ato e bëjnë gjumin top. Në këto raste, hyjnë në lojë genet. Metabolizmi i disa njerëzve e përpunon kafeinën më ngadalë dhe i disa të tjerëve me shpejt. Konsumojneni kafenë me kujdes dhe mos harroni që prishja e cikleve të rëndësishme të gjumit shkakton probleme serioze me zemrën./AgroWeb
Postuar nga: M A X
« ne: 27-09-2011, 23:43:21 »

Kafeja parandalon stresin dhe depresionin
 

Gratë që konsumojnë dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë janë më pak të prirura të stresohen apo të bien pre e depresionit.

Kështu thotë një studim i kryer së fundmi. Ende nuk është e qartë përse mund të shkaktohet ky efekt, por autorët besojnë se kafeina në kafe mund të alternojë metabolizmin e trurit.

Kafeja e dekafeinuar nuk ka të njëjtin efekt. Zbulimi, i publikuar në Arkivën e Mjekësisë së Brendshme në SHBA, ka ardhur pas një studimi të kryer mbi 50 mijë gra amerikane, të cilat punojnë si infermiere.

Ekspertët tani po punojnë më shumë për të zbuluar këtë lidhje dhe shprehen të sigurtë që shumë shpejt do të provojnë që gratë që konsumojnë më shumë kafe janë në humor më të mirë.

Ekipi nga Shkolla e Mjekësisë në Harvard kontrolloi gjendjen shëndetësore të grave për një dekadë, nga viti 1996 në 2006 dhe e bazon rekomandimin e tij tek pyetësori që u është dhënë atyre mbi konsumimin e kafesë.

Vetëm rreth 2600 nga gratë e testuara shfaqnin shenja stresi dhe depresioni gjatë kësaj periudhe. Shumica e tyre preferonin të mos ishin kafepirëse, sesa ta konsumonin atë në mënyrë të shpeshtë.

Krahasuar me gratë që punë një kafe të kafeinuar ose më pak në javë, ato që konsumojnë dy ose tre filxhanë kafe në ditë kishin 15% më pak rrezik që të stresoheshin. Ato që pinë katër filxhanë e sipër gjasat që të rrezikonin ishin 20 për qind më pak.  /top channel
Postuar nga: M A X
« ne: 09-07-2011, 12:58:17 »

Sekreti pse kafeja na ben te ndihemi mirë

Kafeja redukton rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2, nuk provokon tek konsumatorët e shpeshtë rritje të tensioni apo një rrezik të patologjive kardiovaskulare dhe stimulon tretjen.
Konsumi i kafes, me pak fjalë, nuk bën keq.
E rëndësishme është që mos të ekzagjerojmë me diçka të tillë.
Duke pasur parasysh se kafeina është e pranishme dhe tek çaji, në çokollatë dhe tek kola, në një person të shëndetshëm, nuk duhet ti kalojë 300 mg në ditë, të barasvlershme më 4 mg për kilogramë, në peshë.
“Kafeina është një alkaloid, një substancë psikostimuluese, por që nuk krijon varësi. Madje ekziston një tolerancë, ku në konsumatorët e përditshëm efektet janë të “shprehura” më pak se tek konsumatorët e rrallë”, – shpjegon Marcello Tiça, një docent i lirë i Shkencave në Universitetin e Romës.
Në këtë mënyrë, kush nuk ka patologji të veçanta, mund të konsumojë deri në katër filxhanë kafeje në ditë, ndërsa në të kundërt këshillohet që persona që vuajnë nga sëmundje si, ulçra gastriti akut apo sëmundje kronike në veshka, të evitojnë sa më shumë kafen. /standard.al
Postuar nga: M A X
« ne: 09-03-2011, 01:01:15 »

Ekzistojnë pesë arsye përse përdorimi i kafes është i dobishëm për shëndetin e njeriut. Revista amerikane “Eatwell Magazine” ofroi sot shpjegimet përse është mirë të përdorësh kafen, por gjithmonë në doza të moderuara.

1. Ul riskun për infarkt. Pirësit e moderuar të kafesë, ata që konsumojnë nga një deri në tre kafe në ditë, kanë risk më të ulët për t’u prekur nga infarkti se sa ata që nuk e konsumojnë kafenë. Antioksiduesit që përmban kafja e bëjnë atë të dobishme për zemrën.

2. Lufton diabetin. Antioksiduesit që përmban substanca janë në gjendje të rrisin ndjeshmërinë e qelizave të trupit ndaj insulinës, duke bërë trupin më në gjendje të vetërregullojë nivelin e sheqerit në gjak. Një studim tregon se ata që pinë katër ose më shumë kafe në ditë kanë më pak risk për t’u prekur prej diabetit të llojit të dytë.

3. I bën mirë mëlçisë. Ndonëse në këtë fushë studimet nuk janë shumë të thelluara, ka një statistikë që tregon se përdoruesit e kafesë janë më pak të prekur prej çirozës se sa ata që nuk e përdorin atë.

4. Rrit kapacitetin e trurit. Pirja e një deri në pesë kafe (ndonëse nuk rekomandohet m shumë se tre), shërben për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundja e alzaimerit dhe parkinsonit. Përbërësit e kafes ndihmojnë neurotransmetuesit të funksionojnë më mirë.

5. Qetëson dhembjet. Dihet se mos moskonsumimi i dozës ditore të kafes shkakton dhembje koke, por studimet tregojnë se kafeina e ndodhur në 200 miligramë kafe është në gjendje të qetësojë dhembjet trupore, përfshi atë të migrenës. /top channel