×

Pijet dhe ushqimet Detox

Pijet dhe ushqimet Detox

· 5 · 3122

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-06-2019, 21:39:16
Pija magjike që largon toksinat e trupit
 

Mënyra e keqe e jetesës dhe konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme shpijnë në akumulimin e panevojshëm të shumë helmeve në trup.

Këto toksina padyshim se janë të dëmshme për neve dhe i pengojnë proceset normale të trupit.
Megjithatë, ekspertët tregojnë se ka mënyra natyrale se si mund t’i largoni këto toksina nga trupi dhe të përfitoni shumë.

Disa prej përfitimeve që i keni nga largimi i toksinave nga trupi janë:
– Rritja e disponimit
– Zvogëlimi i rrezikut të kancerit në zorrë

– Lirimi nga gazi, dhimbjet dhe fryrja e barkut
– Ndihmon në humbje të peshës
– E forcon sistemin e imunitetit

– I rritë nivelet e energjisë
Më poshtë e keni një recetë për pastrimin e zorrëve.

Përbërësit:
– Gjysmë gote ujë
– Gjysmë luge çaji kripë deti
– Një lugë gjelle lëng xhenxhefili

– Një gotë lëng molle
– Dy lugë gjelle lëng limoni

Instruksionet:
Në një pjatë, përzieni të gjithë përbërësit (përveç kripës) dhe i nxehni. Kur fillojnë të dalin fluska, largojeni nga nxehja dhe vendoseni në një gotë.

Shtojani kripën dhe përziejeni prapë.
Pijeni një gotë të këtij ilaçi çdo mëngjes në stomak të zbrazët dhe sigurohuni që gjatë ditës të pini mjaftueshëm ujë.

VËREJTJE: Para se të konsumoni çfarëdo recete të mjekësisë alternative, është e rekomandueshme të konsultoheni me doktorin paraprakisht. /rd.al
« Editimi i fundit: 12-11-2019, 23:37:22 nga M A X »

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#1 ne: 10-06-2019, 21:59:49
Ginger is the best

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 28-06-2019, 21:54:36
 


Mëlçia është organi më i madh në trup. Ndihmon trupin të tret ushqimin, ruan energjinë dhe eliminon toksinat. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të kujdesesh për të. Sot ne do të zbulojmë recetat për 5 pije që duhen konsumuar në mbrëmje për të pastruar mëlçinë nga toksina dhe për të humbur peshë natyrisht.

Çaj kamomili: i njohur edhe si kamomil, është një nga pijet më të mira për natën. Ai gjithashtu ka veti qetësuese për kontrollin e sistemit nervor, heq stresin dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Për ta përgatitur atë ju duhet një lugë gjelle lule kamomili dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

Ujë me limon: është një pije me veti diuretike dhe pastruese, e cila mbështet funksionin e mëlçisë për shëndet më të mirë. Përdorni vetëm një limon dhe gjysmë gote me ujë të nxehtë.

Xhenxhefil dhe limon: xhenxhefili dhe limon janë kombinimi perfekt për të humbur peshë dhe për të përmirësuar shëndetin. Të dy përbërësit përmbajnë sasi të konsiderueshme të vitaminës C dhe antioksidantë të tjerë që parandalojnë sëmundje të ndryshme dhe përmirësojnë metabolizmin.

Çaj mente: çaji i mentes është një pije e shëndetshme me vlera që përmirësojnë tretjen, sidomos pas vakteve të rënda. Vajrat esencialë të mentes rritin aftësinë e trupit për të eliminuar mbetjet e produkteve, të cilat në rast të kundërt do të akumuloheshin në mëlçi dhe zorrë të trashë. Përgatiteni duke përdorur 20 gram nenexhik dhe një gotë me ujë të ngrohtë.

Ujë tërshëre: përmban sasi të konsiderueshme të fibrave, vitaminave dhe mineraleve, të cilat përmirësojnë tretjen gjatë pastrimit të mëlçisë dhe zorrëve. Ai gjithashtu ka një efekt zbutës që rrit ndjenjën e mirëqenies në gjumë dhe ju ndihmon të humbni peshën duke fjetur. /Revista Psikologjia/

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 12-11-2019, 23:39:47
 

Një trup në formë, ushqyerja e shëndetshme dhe shëndeti i mirë janë ndër prioritetet që secili duhet të ketë parasysh kur vjen puna tek mirëqenia e organizmit.

Prioritete që shpesh herë dhe pa dashur i lëmë edhe pas dore. Hapi i parë drejt përmbushjes së këtyre objektivave është pastrimi i organizmit në brendësi të tij, një proces që njihet si detoksifikim. Trupi vetë mund të vëjë mekanizmat e tij në punë për t’u vetëpastruar, megjithatë ndonjëherë ka nevojë për ndihmë.

Këtu hyjnë në lojë ushqimet, ato të shëndetshme që janë të pasura me vitamina dhe minerale. Në këtë artikull do të mësoni më shumë për ushqimet që ju vijnë në ndihmë për pastrimin efikas të organizmit.

Barishtet E Egra

Barishtet e ndryshme, kryesisht ato me shije të hidhur janë efikase kundër gurëve të tëmthit, problemeve me mëlçinë dhe veshkat. Për shembull, lulerradhiqja është e fuqishme kundër plakjes së parakohshme. Ajo përmirëson tretjen dhe zgjidh problemet me konstipacionin. Barishtet e egra përmbajnë taraksinë, një substancë që forcon imunitetin, rregullon ekuilibrat hormonalë dhe përshpejton rënien në peshë. Këto barishte janë të pasura me fibër, magnez dhe ujë të cilat janë të domosdoshme për detoksifikimin.

Panxhari

Panxhari i jep trupit energji. Ai pastron gjakun dhe sidomos mëlçinë. Panxhari është shumë efikas kundër gripit dhe të ftohurës, ndaj rekomandohet gjërësisht në stinën e ftohtë. Por panxhari nuk është i vetmi që ju duhet për pastrimin e organizmit. Bashkë me karrotat dhe kungujt, ato ofrojnë shumë kalium, fibër, mangan dhe folat. Këto substanca shmangin lodhjen, eliminojnë toksinat dhe përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

Frutat e Pyllit

Frutat e pyllit veçanërisht ato Acai dhe Goji janë shumë të pasura me antioksidantë. Konsumi i tyre rekomandohet krahas boronicave dhe manaferrave për të ushqyer organizmin në nivel qelizor. Frutat e lartpërmendura stimulojnë rënien në peshë, përmirësojnë tretjen dhe i japin trupit gjallëri.

Kopra

Kopra ka efekt qetësues për sistemin tretës. Ajo është e pasur me vitaminë C, fibër dhe antioksidantë. Kopra zgjidh problemet me fryrjen e stomakut, kontraktimet e tij dhe përmirëson imunitetin.

Lëngu I Kockave

Lëngu i kockave i pasuruar me barishte, erëza e perime lufton inflamacionin. Ai e furnizon organizmin me vitamina, minerale, elektrolite dhe kolagjen./AgroWeb

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 26-01-2020, 14:49:58
 

Kur është koha e duhur për detoksifikim do ta kuptoni lehtësisht sepse trupi juaj do të dërgojë sinjale të qarta që ka nevojë për pastrim e ushqyerje të shëndetshme!

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).

Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.

Mëso se si mund të shpejtosh tretjen dhe të inkurajosh pastrimin natyral të trupit për brenda dhe jashtë.

Detoksifikim natyral i mëlçisë
Të ushqyerit me produkte organike nga natyra është çelësi për jetesë të shëndoshë. Për pastrim natyral e efektiv të mëlçisë, ne rekomandojmë integrimin e fitoterapisë në protokolet tuaja detox – tinktura me smilarin, artiçokë dhe luleradhiqe.

Silmarina rikthen qelizat dhe stimulon rritjen e tyre, ndërkaq kurkumi dhe shafrani Indian (mundësisht në formë paste) janë superushqime me veti të shkëlqyera për organizëm. Për një dietë ditore sa më efektive, provoni supën miso dhe çajin jeshil i cili përmban katekinën e përbërësve të fuqishëm detoksikë.

Nxitja e tretjes dhe shpejtimi i metabolizmit
Për një tretje të përmirësuar dhe metabolizëm më të shpejtë, ushqimet organike dhe aktiviteti fizik janë trajtimet e duhura.

Pini më shumë ujë dhe çaja bimorë të pasheqerosur. Hani më shumë perime të gatuara, perime me kokrra të plota dhe bishtajore me shtimin e farave të lirit, vajrave me presion të ftohtë dhe erëza të tilla si xhenxhefili. Stimulimi i tretjes do të jetë më i lehtë me tinkturat bimore të hithit ose luleradhiqes.

Sa i përket aktivitetit fizik, rekomandohet të ecni, të bëni biçikletë dhe të shijoni çdo lloj aktiviteti fizik çdo ditë për të paktën gjysmë ore.

Pastrim natyral i zorrëve
Si të pastrojmë organizmin në mënyrë natyrale? Me një fjalë – fibrat.
Ju këshillojmë që për smoothie e pije të preferuara, të përdorni bishtajore të plota, më shumë fara, e sidomos luspat e psylliumit gjenial.

Psyllium është stimulant i fortë i detoksit të zorrëve, duke ju ndihmuar në probleme të tretjes. Rekomandohet që këto pije të pihen menjëherë për shije e eksperiencë më të këndshme.

Shtesë e përsosur diete për Turbo Detox
Chlorella – kjo algë e fuqishme jeshile blu është një super pastrues që duhet të konsumohet çdo ditë për rezultate pozitive për detoks.

Probiotikët janë zgjedhje e mençur për të mbështetur sistemin e tretjes, në veçanti nëse jeni nën regjimin Detox Candida. Trajtojeni organizmin tuaj me probiotikë natyral dhe me ushqime të fermentuara sikurse: miso, daikon dhe qiqra.

Trupi juaj ka nevojë për pastrim dhe pushim nga ushqimet e pijet e tepërta, lodhja dhe toksinat në përgjithësi për të paktën 4 javë. Kujdesuni për trupin tuaj dhe lërini organet vitale sikurse mëlçia, veshkat e organet e tretjes, të detoksifikohen e të kthehen në formën e tyre më të mirë.
rd.al