×
Hyrja
Profili

Rreziku nga infarkti: Vraponi dhe ecni shpejt

Rreziku nga infarkti: Vraponi dhe ecni shpejt

· 1 · 483

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-05-2011, 16:26:06
Të ecësh shpejt, gati gati të vraposh, për gjysmë ore, katër apo pesë herë në javë lufton rrezikun e një infarkti të ri, për të gjithë ata që e kanë përjetuar një krizë të tillë, madje madje ashtu siç e kurojnë ilaçet.

Sipas mjekëve kardiologë të ecurit shpejt e lufton gati 25 përqind rënien e infarktit kardiak.

Madje sipas mjekëve përtej marrjes së ilaçeve për zemrën një program i tillë ushtrimi fizik mund të parashikojë pikërisht uljen e rrezikut të infarktit.

Ushtrimi fizik i të ecurit sportiv ul ndjeshëm rrezikun e infarkteve të reja, pasi zvogëlon luhatjet e rrahjeve të zemrës duke rritur njëherësh fuqinë dhe duke forcuar zemrën.

Po kështu ecja e shpejtë zvogëlon ndjeshëm edhe yndyrnat në gjak, ka efekte kundër rritjes së tensionit në gjak, por është gjithashtu edhe një ilaç i shkëlqyer natyror kundër depresionit.

mit/NOA

Temat e fundit