×
Hyrja
Profili

Shtatë orë gjumë, zvogëlojnë problemet në zemër

Shtatë orë gjumë, zvogëlojnë problemet në zemër

· 1 · 334

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-07-2011, 00:09:26
Gjumi i mjaftueshëm është top prioritet për të gjithë ne, dhe tani ekspertët tregojnë se njerëzit të cilët bëjnë shtatë orë gjumë nate, mund të zvogëlojnë rrezikun e problemeve shëndetësore.
Studimet e gjata kanë treguar se ata të cilët bëjnë më pak gjumë, dyfishojnë rrezikun e problemeve në zemër. Njerëzit të cilët bëjnë gjumë nate nga 5 orë ose më pak se kaq, ballafaqohen me 70% të rrezikut të vdekjes nga arsyet e ndryshme dhe gjithashtu, gjasat e vdekjes nga problemet kardiovaskulare janë dy herë më të mëdha! Sipas këtij studimi, mesatarja e gjumit duhet të jetë rreth shtatë orë, mirëpo një e treta e të rriturve, shpeshherë bëjnë gjumë nate nga pesë orë ose më pak.
Profesori Francesko nga Universiteti i Varvikut, shpjegon: “Zbulimet tona tregojnë se gjumi 7 orësh i natës është normal për shëndet”. Ai paralajmëron se gjumi i pamjaftueshëm shton peshën, rrit tensionin e gjakut dhe zhvillon diabetin e tipit 2. /Standard.al

Temat e fundit