×

Shytat mund te cojne ne sterilitet

Shytat mund te cojne ne sterilitet

· 4 · 3580

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
ne: 19-08-2007, 13:13:14
Shytat mund te cojne ne sterilitet



Më të rrezikuar për të shfaqur të tilla ndërlikime janë meshkujt pas moshës 12 vjeç dhe moshat e rritura. Në një intervistë mjeku androlog, Evi Dani, shpjegon se përse parotiti (shytat) ndikojnë në infertilitet:


Doktor, është e vërtetë se shytat mund të çojnë në infertilitet?


Po. Nëse bazohemi në statistikat botërore shihet se parotiti epidemik, api si njihet shytat, në 12-16 % të rasteve çon në infertilitet dhe kjo sëmundje zë vendin e dytë si shkak për infertilitet. Shkak për këtë është orkiti (inflamacioni i testeve) që është bashkëshoqëruese e kësaj sëmundjeje.
Dua të theksoj se orkiti nga parotiti epidemik nuk është komplikacion, është bashkëshoqëruese e sëmundjes dhe ka afinitet nga vetë virusi. Në rastin kur shfaqet orkiti, përveç shenjave klinike të shytave (të sëmundjes bazë), shfaqet dhe ënjtje, skuqje, dhimbje në prekje e testeve, temperatura mund të rritet në shifra më të larta. Kjo gjendje mund të vijë disa ditë pasi është shfaqur sëmundja bazë. Prekja mund të jetë e njëanshme, por mund të jetë dhe më e rëndë (e dyanshme).


Të gjithë meshkujt mund të shfaqin një ndërlikim të tillë, nëse kalojnë shytat?


Për fat të mirë nuk i kap të gjithë. Gati 20-25% e meshkujve që kalojnë shytat mund të shfaqin orkit.
Kush rrezikon më tepër të shfaqë ndërlikime të tilla?
Kjo patologji është shumë problematike kur shfaqet në një moshë "të rritur" që përfshin moshën e pubertetit dhe mbi këtë moshë. Kjo pasi në këtë moshë, që përkon me ndryshimet hormonale, që shoqërohen me rritje të indit testikular që çon pikërisht në një ndërlikim që përbën orkitin. Ky i fundit sjell ndërlikime dhe prek tubat e prodhimit të spermatozoideve dëmtohen dhe sjellin probleme në riprodhim. Kjo bën që në një moshë më të rritur, kjo të bëhet problematike dhe të dëmtojë aftësinë fekonduese në kohë e riprodhimit. Por nëse e kap parotit nën moshën 12 vjeç nuk ka asnjëherë orkit, si bashkëshoqëruese në këtë rast fëmija e kalon pa problem, duhet që ta kalojë para kësaj moshe.



Si mund të arrihet që fëmija ta kalojë parotitin para moshës 12 vjeç??

Shpesh rekomandohet që nëse fëmija mashkull nuk i kalon shytat para moshës 12 vjeç, duhet "të vaksinohet" para kësaj moshe. Kjo do të thotë se nëse nuk e ka kaluar duhet të afrohet me persona që janë prekur nga shytat. Kjo bëhet për ta mbrojtur që ta kalojë lehtë dhe pa pasoja, pasi nëse e kalon në moshë të vogël, nuk shfaq ndërlikime.
Po në rast se shfaqet, çfarë rekomandohet për trajtim?
Rekomandohet që sëmundja të mos trajtohet me antibiotikë, sepse ky nuk arrin të trajtojë sëmundjet virusale. Nëse merren antibiotikë nuk bëhet gjë tjetër veçse zgjatet dekursi i sëmundjes dhe krijohen mundësi për shfaqjen e orkitit që sjell dhe ndërlikime të mëvonshme. Në rastin e parotitit rekomandohen anti-iflamatorë steroidë (kortizonikë) dhe vitaminoterapi në mënyrë që të qetësohen dhimbjet. Në rast se ndiqen kura e duhur trajtimi shkon mirë dhe i sëmuri shpëton pa shfaqur probleme dhe mund të shërohen plotësisht.

  • Postime: 3
xhola
#1 ne: 10-12-2007, 03:23:08
jam e interesume ta di mua me pengon lekura ime sa ka pika kshtu te kuqrremta qka mund te perdor diqka si ma thjesht me ma spjegu ndonje ilaq popullor apo diqka tjeter vetem piket me pengojn shum shkaku i tyreun tani po perdor pudra e sherke qe po ma prishin edh ema shum lekuren por spo kam qare se dukem palidhje kur nuk vnoj asgje ju lutem te me tregoni ket problem e kam moti ne zemer me ndihmoni  vetem nga ju po shpresoj

  • Postime: 3
xhola
#2 ne: 10-12-2007, 03:26:30
ktu e shkruva textin se spo e di ku mund tju pys me falni a pres nje pergjigjje ng aju faliminderit shumm
sanie o
#3 ne: 16-04-2009, 11:15:42
ku mund ta gjej ne androlog me adres
ne kosov