Si funksionojne vaksinat? - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si funksionojne vaksinat?

Si funksionojne vaksinat?

· 1 · 384

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-02-2021, 13:35:09
 

Studimet e tregojne shume qarte, aty ku behen vaksinat bie dukshem vdekshmeria ndaj semundjeve ndaj te cilat vepron vaksina ne fjale. Psh qekur ekzistojne vaksina per shume semundje te femijeve, vdekshmeria te femijet eshte ulur ne menyre drastike. Njerezit jane te rrethuar nga mijera viruse e baktere, por vetem nje numer i vogel prej tyre eshte i rrezikshem per shendetin tone dhe vetem ndaj ketyre patogjenve te rrezikshem jane bere vaksina. Psh ne krizen e sotme te Covid-18 jane mbi 180 ekipe kerkimore mjekesh dhe ekspertesh anembane globit ne kerkim te nje vaksine. Disa prej tyre ia kane arritur qellimit, disa jane ne fazat perfundimtare dhe disa kane ende rruge per te bere.

Zakonishte eshte vete trupi i njeriut qe krijon makanizma mbrojtes ndaj patogjeneve agresive, por ne rastet kur del nje tip i ri, si ne rastin e koronavirusit, trupi duke mos e njohur nuk ka dhe makanizmat e duhur mbrojtes, sepse ai vjen nga nje ekosistem qe nuk i pergjigjet atij me te cilin trupi eshte mesuar.

Sistemi imunitar i njeriut eshte nje mekanizem shume kompleks, i cili mund te krahasohet psh me nje ushtri, dhe ashtu si nje ushtri edhe sistemi imunitar ka batalione te ndryshme qe kane funksione te ndryshme ne luften ndaj viruseve dhe baktereve agresive. Keshtu imuniteti ka psh ato qe quhen Makrophage, te cilet jane pergjegjes per identifikimin e trupave te huaja e te panjohur mepare. Pastaj vijne T-Lymphozyten te cilet kontaktojne te ashtuquajturat Qeliza-B qe jane pergjegjese per prodhimin e antitrupave (te quajtur edhe Immunglobuline. Per komunikimin mes ketyre batalioneve per te fituar luften jane pergjegjes ato qe quhen Cytokine. Pastaj vijne qelizat qe sherbejne si memoriezues te "armiqve" ne menyre qe heren tjeter kur trupi te bjere ne kontakt me to ta dine se per ke behet fjale dhe te neutralizohen menjehere.

Qellimi dhe funksioni i vaksinave eshte pikerisht ky: t'i jape sistemit imunitar informacionet e duhura qe te njohe "armikun" ne menyre qe kur te permballet me te te jete i pregatitur.

Ka dy lloje menyrash per te prodhuar vaksinat.
Njera menyre ishte prodhimi i patogjeneve te manipuluar dhe modifikuar ne ate menyre qe te mos jene me te rrezikshem per trupin e njeriut. Ka edhe menyra te tjera moderne qe perdorin procese komplekse biomelekulare per t'i bere patogjenet te parrezikshem. Por pandemia aktuale ka bere te mundur qe te zhvillohen metoda te panjohura mepare- dhe kjo eshte menyra e dyte. Keshtu kemi tani metoden vaksinuese mRNA. RNA eshte nje molekule polimerike shume e rendesishme per kodimin, c'kodimin, rregullimin dhe shprehjen e informacioneve te geneve. Keshtu ndryshe nga metodat e deritanishme, vaksinat mRNA dergojne ne trupin e njerit vetem pjese te informacionin te virusit dhe jo te gjithe virusin. Ne kete menyre eshte bere vaksina e Biontech/Pfizer.

Temat e fundit