×

Tensioni larte - Si mposhtet hipertensioni me ushqime

Tensioni larte - Si mposhtet hipertensioni me ushqime

· 1 · 330

  • Postime: 23731
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-09-2011, 23:03:53
 Gati dy nga tre persona të moshuar me diabet kanë edhe hipertension (shtypja e lartë e gjakut). Që të dy këto gjendje rrisin rrezikun për sulm në zemër, goditjen në tru, sëmundje të syve dhe veshkave. Sikur sheqeri në gjak, ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatë ditës. Shtypja normale e gjakut është 120/80 mmHg. Rezultatet nën 120/80 mmHg konsiderohen normale, por një rezultat përmbi të nuk duhet të konsiderohet shkak për të krijuar panik. Kemi të bëjmë me hipertension, atëherë kur kemi dy apo më shumë lexime të rezultatit mbi 140/90. Sidoqoftë, njerëzit me diabet kanë cak më të ulët të shtypjes së gjakut sesa të tjerët. Kjo është për shkak të rritjes së rrezikut të sëmundjes së zemrës që vjen nga diabeti. Mjekët anembanë rekomandojnë, që njerëzit me diabet duhet të mbajnë shtypjen e gjakut ndër 130/80. Nëse shtypja e gjakut ngrihet mjeku sigurisht do t'ju rekomandojë ndryshime në mënyrën e të jetuarit, para se të përshkruajë barna. Për këtë keni disa këshilla që ia vlen të ndiqen, ke apo nuk ke hipertension.
Ato janë më poshtë:
Kujdes!
Shkurto sasinë e kripës. Nuk është për t'u çuditur që kripa rrit shtypjen e gjakut. Një studim i ri i publikuar në gusht të vitit 2008 në "American Journal of Clinical Nutrition" e konfirmon këtë. Studimi i më shumë se 11 000 njerëzve ka zbuluar se dieta (të ushqyerit) me sasi të lartë sodiumi ishte drejtpërdrejt e lidhur me shtypjen e lartë të gjakut.
Stresi
Një shqyrtim i 107 studimeve të bëra për eknikat e zvogëlimit të stresit dhe shtypjen gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i enaxhimit të stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin që të gjitha efektive në uljen e shtypjes së gjakut. Gjithashtu, një studim tjetër i prezantuar gjatë majit 2008-të në mbledhjen vjetore të "American Society of Hypertension (Shoqatës Amerikane për Hipertension) ka zbuluar se dëgjimi i muzikës qetësuese për 30 minuta në ditë zvogëlon shtypjen e gjakut.
Qumësht
Ushqimet e pasura me kalcium siç është qumështi, kanë treguar gjithashtu se zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut. Sasia e kalciumit që rekomandohet në ditë është 1000-1200 mg, sasi që gjendet në dy apo tri gota qumësht të zakonshëm. Burime tjera të kalciumit janë: kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.
Patate
Hani një patate të vogël, sepse jo vetëm që janë të pasura me potas por gjithashtu përmbajnë përzierje të uljes së shtypjes se lartë të gjakut, që quhen kukoamine, substancë që më parë është gjetur vetëm në butë të enëve të gjakut dhe kështu zvogëlohet tensioni i lartë i gjakut.
Arra
Ato janë të pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon, që shtypja e gjakut të zvogëlohet. Arrat me të mira janë ato angleze, sepse kanë ALA më shumë se tjerat. Ju gjithashtu mund t`i merrni këto dobi edhe nga farat e lirit dhe soja.
Erëzat
Erëzat, jo vetëm që ndihmojnë për t`u dhënë shije të mirë ushqimeve, por ato shtypjes së lartë të gjakut sa edhe disa medikamente të zakonshme. Hulumtuesit australianë kanë theksuar se doza prej 600 deri 900 mg, që përdoret në shumicën e studimeve, përmban rreth 3,6 deri 5,4 mg të alicinit, përbërësi aktiv në hudhër. Thelbi i hudhrës përmban nga 5 deri 9 mg të alicinit.
Spinaq
Ushqimet e pasura me folate, siç është spinaqi, janë të lidhura me uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Një studim i publikuarmë 2005 në "Journal of the American Medical Association" ka zbuluar se gratë, të cilat konsumonin së paku 1000 mikrogramë të folates në ditë, përmes ushqimit apo përmes suplementëve (zëvendësuesve), kanë arritur të zvogëlojnë rrezikun për hipertension, krahasuar me ato të cilat konsumonin 200 mikrogramë në ditë. Burime të tjera me folate janë perimet me gjethe të gjelbra, bimët bishtajore.
(m.a/s.pages/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 05-02-2020, 00:03:03 nga M A X »
 

Rama, luhatje tensioni gjatë takimit në Burrel

Nisur nga InfoZRubrika Lajmet e Fundit

Postimi i fundit 13-02-2013, 14:50:03
nga InfoZ
Hipertensioni - Tensioni larte

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 27-05-2019, 17:37:33
nga M A X
Tensioni në shtatzani

Nisur nga ßåßy ღRubrika Familja

Postimi i fundit 26-03-2011, 22:09:21
nga ßåßy ღ
Sanxhaku një vatër e re tensioni në Ballkan

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 29-09-2010, 14:05:06
nga M A X
Tensioni i larte dhe tensioni i ulet

Nisur nga BelinaaRubrika Jeta

Postimi i fundit 21-09-2019, 09:28:50
nga M A X