9 hapa per te qene te mbrojtur nga Koronavirus! - Jeta

×
Hyrja
Profili

9 hapa per te qene te mbrojtur nga Koronavirus!

9 hapa per te qene te mbrojtur nga Koronavirus!

· 4 · 3107

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-02-2020, 00:23:18
 

Disa te keshilla te arta si te ruhemi nga koronavirus dhe cdo virus tjeter, te dhena nga Laurie Garrett, nje autore dhe gazetare e temave shkencore, dhe fituese e cmimit Pulitzer per gazetari shpjeguese.

1. Kur dilni nga shtepia vishni dorashka. Dorashka normale nga ato qe perdoren ne dimer dhe jo dorashka sanitare. Dhe mbajini ato te veshura ne ambjente publike dhe ngado ku ka shume njerez.

2. Nese vjen situata qe duhet t'i hiqni dorashkat dhe te perdorni duart pa to, mos prekni ne asnje menyre fytyren. Sapo te mundni lajini duart mire me sapun dhe uje te ngrohte dhe pastaj vini perseri dorashkat.

3. Nderroini ose lajini dorashkat cdo dite. Dorashkat e perdorura duhen lare mire e mire perpara se te perdoren perseri.

4. Maskat e fytyres jane gati te pavlera. Madje mund te jene dhe te rrezikshme nese perdoren te njejtat dite pas dite. Me se miri, qendroni larg grupeve te njerezve, mbani distance te pakten gjysem metri nga cdo individ dhe mos i jepni njeriu doren dhe mos u perqafoni.

5. Ne shtepi mbani pershqire te vecante per secilin anetar te familjes, psh me emrin e secilit te shenuar per te mos u ngaterruar dhe secili duhet te perdore rigorozisht vetem peshqirin e tij personal. Lajini peshqiret te pakten 2 here ne jave.

6. Beni kujdes nga bravat e dyerve. Nese nje dere mund te hapet pa perdorur direkt doren, psh me brryl ose ndonje menyre tjeter, atehere mos e perdorni doren. Kini parasysh keshillen e pare: perdorni dorashka. Nese hapja e nje dere me dore eshte domosdoshmeri, lajini duart pastaj menjehere. Nese dikush ne shtepi eshte semure, lajini bravat e dyerve rregullisht.
Perdorimi i cdo objekti (tastiera, celulare, butona, celesa, ashensore etj etj), qe kerkon prekjen me dore dhe qe nuk ju perket juve, perben rrezik. Pra lajini duart nese i prekni ato, ose perdorni dorashka.

7. Mos hani ushqime qe serviren ne ene te perbashketa, ku mund te fuse secili duart, psh neper menca apo restorante me vetesherbim.

8. Ajerosni mire ambjentet ku jetoni e punoni. Viruset nuk mund te jetojne gjate ne ambjente me ajer te frekset e te paster.

9. Nese do duhet te kujdeseni per dike qe eshte i semure dhe me temperature perdorni gjithmone maske dhe dorashka sanitare. Pasi dorashkat dhe maska te jene te paperdorshme, futini ne nje qeske, izolojeni mire dhe hidhini ne nje kosh te posacem. Mbani veshur bluza me menge te gjata dhe qe mbulojne mire trupin, ne menyre qe te trupi juaj te mos preke siperfaqe apo objekte te infektuara. Lajini mire te gjitha ato qe personi i semure prek dhe mban veshur. Nese eshte e mundur izolojeni personin e semure ne nje dhome te vecante dhe ajeroseni rregullisht kete hapesire.

Burimi: https://foreignpolicy.com/2020/01/25/wuhan-coronavirus-safety-china/
« Editimi i fundit: 26-02-2020, 13:06:14 nga M A X »

  • Postime: 26710
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 24-02-2020, 00:50:36
Tema te tjera per koronavirus:

E keni marre vesh virusin misterioz qe ka shperthyer ne Kine dhe qe mund te perhapet kudo ne bote? https://www.zerion.net/diskutime/coronavirus-semundja-qe-i-ka-futur-friken-njerezimit/

Pas shperthimit te papritur te koronavirusit ne Italine fqinje, nuk vonoi shume dhe paniku e frika ka perfshire dhe Shqiperine dhe kjo https://www.zerion.net/aktualitet/shqiperia-ne-panik!/

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 24-02-2020, 10:15:53
Aq shume gjera shkruajn dhe akoma vazhdon te perhapet.

Eshte qeshtje kohe, kur dhe ne Shqiperi do jete problem e lere me ne Maqedoni.

  • Postime: 21592

#3 ne: 10-07-2020, 11:40:53
Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi të enjten udhëzime të reja për transmetimin e koronavirusit, në të cilat pranohet mundësia që virusi të përhapet me anë të ajrit, siç janë shprehur shumë shkencëtarë amerikanë, por pa e konfirmuar këtë plotësisht.

Në udhëzimet e saj OBSH pranon se nga disa raporte për shpërthimin e virusit që lidhen me mjedise të mbyllura dhe me shumë njerëz, del mundësia që virusi të transmetohet edhe nga ajri, siç janë praktikat e koreve, restorantet ose klasat e fizkulturës.

Se sa shpesh koronavirusi mund të përhapet nga ajri, në krahasim me transmetimin me anë të piklave nga kolla dhe teshtimat, kjo nuk është e qartë.

Por OBSH thotë se është nevojë e ngutshme të bëhen më shumë kërkime për raste të tilla dhe të përcaktohet rëndësia e tyre në transmetimin e COVID-19.

Bazuar në studimin e provave aktuale, OBSH thotë se koronavirusi që shkakton COVID-19 përhapet mes njerëzve nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me sipërfaqe të kontaminuara ose nga kontakti i ngushtë me njerëz të infektuar që e përhapin virusin përmes pështymës, sekrecioneve të frymëmarrjes ose piklave që dalin nga një person i infektuar kur kollitet, teshtin, flet ose këndon.

Raporti vjen pas një letre të hapur të 239 shkencëtarëve nga 32 vende, të cilët i bënë thirrje OBSH-së të përditësojë udhëzimet.

Vetëm një numër shumë i vogël i sëmundjesh besohet se përhapen përmes grimcave të vogla në ajër ose aerosoleve. Ato përfshijnë fruthin dhe tuberkulozin, dy sëmundje tepër ngjitëse që kërkojnë masa ekstreme për të shmangur përhapjen.

Çdo ndryshim në vlerësimet e OBSH-së për rrezikun e transmetimit mund të ndikojë në udhëzimet aktuale për mbajtjen e distancës fizike prej 1 metri mes njerëzve.

Në këtë rast, qeveritë, të cilat mbështeten te kjo agjenci për udhëzime, mund të duhet të ndryshojnë masat që synojnë frenimin e virusit. /VOA

Temat e fundit