Si të shmangim të ngrënit kur jemi të mërzitur - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si të shmangim të ngrënit kur jemi të mërzitur

Si të shmangim të ngrënit kur jemi të mërzitur

· 4 · 859

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

ne: 27-07-2012, 08:29:55
TIRANE - Ndiheni vërtet i uritur? Apo jeni vetëm i mërzitur? Shpesh na ndodh të hamë sepse nuk kemi se çfarë të bëjmë tjetër. Ose të paktën kështu mendojmë. Shumë prej nesh e bëjmë pa u menduar. Njihuni me disa këshilla sesi të krijoni një rutinë të re, më të favorshme, brenda disa rregullave të reja. Rregulla të cilat do t’ju ndihmonin në shmangien e ushqimit atëherë kur jeni të mërzitur.
1. Përpiloni një ditar ushqimi. Kështu listoni ushqimet tuaja të përditshme. Mos harroni të përfshini një listë të duhur kalorish që duhet t’i merrni.
2. Njihuni me sjellje të ndryshme të të ngrënit. A stimulojnë ato mërzitjen tuaj? Cila është pjesa e ditës në të cilën ndiheni më të mërzitur. Është e rëndësishme të përballeni me realitetin tuaj.
3. Duhet të mësoni nëse jeni vërtet i uritur. Pyesni veten në një shkallë nga njëshi te dhjeta sesa i uritur jeni. Nëse përgjigja është shtatë ose më shumë, ju duhet të hani diçka. Ndryshe tërhiquni në mënyrë që të fitoni gjendjen tuaj normale të të ngrënit.
4. Kënaqeni veten duke përmbushur interesa të tjera. Gjeni kënaqësi të tjera të cilat ju kënaqin po njëlloj. Si për shembull të argëtuarit me miqtë, dalja në vende të ndryshme apo edhe një shëtitje buzë detit.
5. Merruni me një aktivitet të ri. Diçka që do t’ju argëtonte vërtet. Kështu do të zëvendësonit dëshirën tuaj për të ngrënë me gjëra të tjera më interesante.
6. Merruni me diçka që t’ju zërë duart. Si për shembull të bërit e manikyrit, qepje apo përdorimin e kompjuterit. Nuk mund të merreni më shumë se me dy gjëra në të njëjtën kohë.
. Përqendrohuni në atë që po bëni. Kjo është vërtet e rëndësishme. Sforcohuni derisa dëshira e të ngrënit t’ju largohet vetvetiu.
8. Bëni një shëtitje. Kjo me siguri do t’ju largonte nga kuzhina. Nëse mjedisi do të ndryshojë atëherë edhe dëshira për të ngrënë do të venitet.
9. Shmangni blerjen e disa ushqimeve tipike. Identifikoni ushqimet që përdorni më shpesh dhe përpiquni t’i shmangni ato.
10. Shmangni të ngrënit në dhomën e gjumit. Është mirë të hani vetëm në dhomën e ngrënies. Vaktet midis mund të bëhen vërtet një shkak tundues për të ngrënë sa më tepër.
11. Zgjidhni ushqimin e shëndetshëm. Që do të thotë sa më shumë vitamina dhe perime. Sepse ushqime të tilla janë ato që ndihmojnë në reduktimin e stresit dhe mërzitjes në këto lloj rastesh.
12. Përdorni sa më shumë fruta të tipit pjepër ose pjeshkë. Në përmbajtjen e tyre ka më shumë ujë, jo shumë kalori, që ndihmojnë sidomos në shuarjen e etjes. Përtypja e frutave të tilla do t’ju ndihmonte të merrnit jo shumë kalori.
13. Pi një gotë të mbushur me ujë. Uji ju mbush dhe për më tepër mund t’ju kënaqë edhe për një kohë të gjatë.
14. Nuk duhet të harroni që edhe përtypja e një çamçakëzi do të bënte punë. Është freskues dhe i pakët në kalori. Mund t’ju ndihmonte të reduktonit oreksin si dhe të digjni jo shumë kalori.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

#1 ne: 27-07-2012, 16:30:44
josh the fat bastard

I eat because i'm unhappy and i'm unhappy because i eat. It's a viscious cycle.

  • Postime: 3780
  • Karma: +319/-212
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-07-2012, 19:14:51
Mendoj se mund ti shmangim deri ne pjese te caktuar te dites, por ky akt mund te shoqerohet me pasoja te tipit qe ne fund te dites ti te hash sa per 5 vakte se te ka marre shume uria ose sepse psikologjikisht kur i thua vetes mos ha, te haet me shume :D

Pastaj edhe nuk perqendrohesh dot,kur ke uri apo deshiron te hash!

 Shkurt muhabetit hani kur tju haet, thjesht mos e teproni!! ;)

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 29-07-2012, 21:30:48
Une personalisht e kam kete te keqe :-[ :(..kur merzitem ha c'te me zene syte neper kuzhine... ^o)

Temat e fundit