Shafrani (Safran/Saffron/Zafferano) - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shafrani (Safran/Saffron/Zafferano)

Shafrani (Safran/Saffron/Zafferano)

· 5 · 489

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-05-2019, 18:13:08

 

(nga arabisht/persisht زعفران, DMG zaʿfarān, „verdhesia“, „Safran“),
Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit.

Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit, por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.

Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin, si antiseptik dhe si antipezmatues natyral.

Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane dhe, posa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.

Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje, duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë.

Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin. Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj.

Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.

Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e limonit dhe shafranit, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë. /rd.al
« Editimi i fundit: 13-10-2019, 19:35:43 nga M A X »

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-05-2019, 11:33:07
Di gje njeri kujt i thone 'Shafran' ne shqip? Mos eshte fjala per Zafferano? Se ne foto nuk shoh te kete ate qe ne italisht i thone Zafferano.

  • Postime: 2649
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-05-2019, 12:16:38
Di gje njeri kujt i thone 'Shafran' ne shqip? Mos eshte fjala per Zafferano? Se ne foto nuk shoh te kete ate qe ne italisht i thone Zafferano.

Shafrani (safrani) eshte nje lule tek te cilat perdoren vetem theket e saje per ushqim. Konsumohet is caj ose  metoda tjera.
Ne Kosove ka disa qe e kutivojne koheve te fundit, por eshte goxha probem per mledhje.




Nese poflasim per te njejten bime..  :)

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 15-05-2019, 15:59:12
Ai qe po thoja une qenka. Shafrani me sa di une prodhohet ne Iran me se shumti. Por eshte e vertete se kerkohet hapesire shume e madhe toke per te nxjerre pak kg nga ky produkt. I bie te jete me i shtrenjte se ari per nga cmimj.
Perdorim kryesor ka ne kuzhine, ku perdoret ne pergjithesi per Risotto e Pasta. Personalisht nuk ia pelqej shijen se nga aroma me kujton penecilinen dhe spitalin. :D

  • Postime: 2649
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 18-05-2019, 12:42:39
Une nje here e kame provu si çaj, kah fundi i filgjanit tek sa po pinim,  ai qe na sherbeu na tha kujdes se eshte afrodiziak goxha i forte 😂😂 , po pse s'na tregove ne fillim o pis..😂. po s'eshte qe verejta dicka te veqante.. :P

Temat e fundit