Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 30-04-2020, 22:51:39 »

 

Ulcera shfaqet në shtresën e brendshme të stomakut.
Ajo ndodh kur acidi i stomakut irriton shtresën e lartpërmendur.
Shkaktarët e ulcerës janë infeksioni bakterial por edhe përdorimi afatgjatë i medikamenteve si ibuprofeni apo aspirina. Ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulcerë por e përkeqësojnë, atë sepse rrisin prodhimin e acidit.

Mënyrat për të larguar dhimbjen e ulcerës në stomak.

Probiotikët
Probiotikët janë organizma të gjallë që rikthejnë ekuilibrat e baktereve në aparatin tretës.
Ato ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë ulcerë, përshpejtojnë shërimin dhe përmirësojnë disa prej simptomave.
Probiotikët gjenden tek kosi, ushqimet e fermentuara dhe suplementët.

Xhenxhefili
Xhenxhefili përdoret gjerësisht kundër problemeve me tretjen siç është konstipacioni, fryrjet, gastriti etj.
Sipas disa studimeve, konsumi i xhenxhefilit ndihmon në kurimin e ulcerës gastrite dhe asaj të shkaktuar nga medikamentet.

Frutat shumëngjyrëshe
Frutat plot ngjyra përmbajnë flavonoidë të cilët ndihmojnë kundër ulcerës në stomak por edhe problemeve të tjera me tretjen.
Flavonoidët gjenden tek mollët, boronicat, qershitë, agrumet dhe arrorët.

Mjalti
Mjalti lufton mikrobet dhe bakteret, ndaj është i dobishëm kundër ulcerës në stomak.
Njerëzit e përdorin mjaltin për të përshpejtuar shërimin e lëndimeve në lëkurë, të djegurave dhe plagëve.

Hudhra
Hudhra është efikase kundër ulcerës.
Ajo e parandalon zhvillimin e saj dhe përshpejton shërimin
Sipas disa studimeve, ngrënia e dy thelpinjve hudhër gjatë dy vakteve në ditë shkatërron bakteret përgjegjëse për ulcerën.
Hudhrën mund ta përzieni me mjaltë për më shumë shije dhe vlera.

Kamomili
Çaji i kamomilit përdoret kundër ankthit, kontraktimeve të zorrëve dhe inflamacionit.
Disa studime të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se ekstraktet e kamomilit pengojnë zhvillimin e ulcerës dhe përshpejtojnë shërimin.
Postuar nga: M A X
« ne: 23-11-2011, 15:16:07 »

Ulcera, si hetohet puçrra e stomakut dhe ushqimet e rekomanduara
Nga Gazeta Standard

Ulcerozët duhet të bëjnë kontrolle të rregullta te mjeku, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund të arrijnë shërimin e tyre. Ulcera është sëmundje që mund të shërohet, me kusht që i sëmuri të zbatojë me përpikëri këshillat mjekësore, të përdorë ilaçe, veçanërisht dietën. Gabim të madh bëjnë ata që vuajnë nga sëmundja ulceroze, kur nuk i japin rëndësi sëmundjes.
 Afro 100 vite më parë është përshkruar për të parën herë në stomak një plagë e veçantë, zhvillimi i së cilës shoqërohet me një sërë shenjash të caktuara. Sipas të dhënave të fundit, rezulton se ulcera ose puçrra e stomakut është një nga sëmundjet më të shpeshta. Në të vërtetë, sëmundja e ulcerës fillon shumë më përpara se shfaqja e puçrrës në stomak. Kur u zbulua për herë të parë, lëngu acid i stomakut dhe kur u vu në dukje fuqia tretëse e këtij acidi jashtë organizmit, shkencëtarët mbetën të habitur.
Sëmundja
Të sëmurët ulcerozë kanë shenja më të shumta se të sëmurët me gastrite dhe shpeshherë dhembja është shenja kryesore. Kjo dhembje zakonisht shumë e fortë është e lidhur me kohën e marrjes së ushqimit. Dhembja e stomakut mund të shfaqet edhe në formë të ndjenjës së shtypjes ose të shtrënguarit në regjionin e lukthit. Dhembjet kanë karakter të ndryshëm, ato mund të jenë shpuese. Këto dhembje mund të vazhdojnë me orë të tëra, ditë , javë dhe muaj të tërë. Dhembjet kanë karakter stinor, shfaqen zakonisht në pranverë dhe në vjeshtë dhe me sa duket, kjo lidhet në pranverë dhe vjeshtë dhe me sa duket lidhet edhe me ndryshimin e ushqimit.
Ngacmimi kimik i shkaktuar nga acidi, inflamacion lokal dhe tkurrjet e forta të stomakut njihen me të drejtë si shkaku i dhembjes. Veç dhembjes, ulcera e stomakut ka edhe shenja të tjera, si ndryshimet e shijes, gromësirat, djegiet prapa gjoksit dhe të vjellat. Ndonëse këto të fundit nuk janë konstante dhe zakonisht janë të lidhura me zakonin që kanë të sëmurët për ti provokuar vetë për t’u qetësuar. Ka edhe të vjella që paralajmërojnë ndonjë pasojë. Këto të vjella mund të jenë të lidhur edhe me ndonjë plasje të stomakut ose me ndonjë pengesë që është krijuar në rrugën e zbrazjes normale të stomakut. Shfaqja e të vjellave që mund të shoqërohen me dhembje më të forta se zakonisht dhe shfaqja e një gjendjeje të keqe, janë shenja alarmuese për të cilat duhet të kërkojmë menjëherë ndihmën e mjekut. Ulcerozët duhet të bëjnë kontrolle të rregullta te mjeku, sepse vetëm në këtë mënyrë ata mund të arrijnë shërimin e tyre. Ulcera është sëmundje që mund të shërohet, me kusht që i sëmuri të zbatojë me përpikmëri këshillat mjekësore, të përdorë ilaçe, veçanërisht dietën. Gabim të madh bëjnë ata që vuajnë nga sëmundja ulceroze, kur nuk i japin rëndësi sëmundjes.
Shenjat
Shenjat e sëmundjes ulceroze janë të shumta dhe shfaqen që në fillim. Në raste të rralla, sëmundja ulceroze mund të zhvillohet pa shenja, por të shfaqet menjëherë me pasojën e saj, siç është dalja e gjakut me të vjella dhe me fekale apo plasja e stomakut. Duhet theksuar se edhe në këto raste ekzistojnë shenja paralajmëruese, por ato janë aq të pakta, saqë i sëmuri nuk i merr parasysh. Mosmarrja në konsideratë e shenjave më të lehta, mund të çojë në pasoja shumë të papëlqyeshme dhe në vend që i sëmuri t’i nënshtrohet një kontrolli të thjeshtë mjekësor, ai detyrohet të shtrohet për një kohë të gjatë në spital dhe ndoshta t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike. Diagnoza e ulcerës mund të vihet mjaft lehët me anën e kontrollit radiologjik, është i nevojshëm dhe studimi i lëngut të stomakut për vendosjen e diagnozës dhe veçanërisht për taktikën e mjekimit që duhet ndjekur. Ulcera ka prirje të përmirësohet kur kalon stina e saj e preferuar, pranvera ose vjeshta dhe pakësohen shenjat. Të sëmurët me ulcerë mund të kenë pasoja nëse e lënë në fatin e saj. Në disa vazhdojnë edhe abuzimet ku të sëmurët me ulcerë pinë alkool, madje thyejnë edhe rregullat ushqimore.
Ndërlikimet
Pasojat e ulcerës janë tejet të rënda, si hemorragjia dhe plasja e stomakut e cila vjen papritur, kurse stenoza do një kohë të gjatë që të formohet. Stenoza është rezultat i një cikatrizimi të keq të plagës ulceroze që ndodhet në fqinjësi me pilorin. Hemorragjia ose plasja e stomakut vijnë papritur, intensiteti i shenjave varet nga rezistenca e organizmit dhe nga mundësia e tij për ti përballuar. Disa hemorragji ndalojnë vetvetiu, disa ndalojnë pas një mjekimi këmbëngulës, kurse për disa hemorragji është e nevojshme të bëhet ndërhyrja kirurgjikale urgjente. Ulcera nuk është sëmundje fatale zhvillimi i saj mund të kontrollohet kurse shërimi arrihet me mjete më të thjeshta. Për çdo të sëmurë duhet të qëndrojë në plan të parë dëshira për t’u shëruar. Gjithashtu shumë e rëndësishme është edhe regjimi i të ushqyerit pasi zë një vend të veçantë në mjekimin e sëmundjeve të stomakut.
Ushqimet
Qumështi i zakonshëm ose qumësht kutie, qumësht i përzier me çaj, me kamomil, kafe elbi, ujëra minerale, lëng frutash të ëmbla, pelte të përgatitura me qumësht. Këto duhet të pihen në temperaturën e dhomës. Buka duhet të jetë e bardhë, e ftohtë, e blerë një ditë përpara. Oriz dhe miell orizi, makarona taljatela si dhe makarona të zakonshme. M miellrat që duhet të përdori i sëmuri duhet të jenë të mira, të gatuhen me qumësht ose lëng zarzavatesh. Mishi duhet të jetë i dobët, lope, viçi, zogu ose mish derri i dobët, ky i fundit i zier ose i grirë. Po kështu edhe peshku lejohet të jetë krap, ton dhe i zier. Djathërat, kryesisht nga gjiza e ëmbël pa kripë dhe i njomë. Vezët duhet të jenë të ziera, omëletë, të përgatitura me avull ose të bardhë veze të rrahur. Vezën e rrahur mund ta përziejmë me pure zarzavatesh, me djathë të njomë, mish të grirë. Ndërsa perimet mund të jenë kungujt, karotat, patatet, bizelet e njoma duhet të kalohen para përdorimit të tyre në kullesa, që të pengojnë kalimin e lëkurës, që përmban celulozë. Yndyrat mund të jenë gjalpë të freskët, vaj ulliri. Ky i fundit mund të përdoret edhe i padjegur, por të ziejë bashkë me gjellën. Supat me oriz, me makarona fidhe, me vezë e lëng mishi. Ëmbëlsirat mund të jenë kremrat e përgatitur me niseshte, qumësht e lëng frutash. Xhelatinë me lëng frutash. Ëmbëlsirë të përgatitura me vezë, gjizë pa kripë dhe buding. Sheqeri në ëmbëlsirat të jetë më masë. Lejohet përdorimi i mjaltit komposto kripa të përdoret me masë. Vanilja të përdoret shumë pak, po ashtu edhe lëngu i limonit dhe rigoni.