Vala e dytë e koronavirusit - Kur? - Jeta

×
Hyrja
Profili

Vala e dytë e koronavirusit - Kur?

Vala e dytë e koronavirusit - Kur?

· 4 · 522

  • Postime: 21592

ne: 26-05-2020, 12:19:56
 

Kur do të shpërthejë vala e dytë e Koronavirusit?

Fillimisht dukej sikur masat e izolimit do të zgjasnin së tepërmi, mbase deri në fund të pushimeve verore. Kështu ishte deri para rreth dy javësh. Mandej, krejt papritmas, moti ndryshoi – si në aspektin atmosferik, ashtu edhe atë metaforik. Kufizimet kanë nisur tani të hiqen në Gjermani, Spanjë, Greqi dhe gjetkë.

Edhe Mbretëria e Bashkuar, e cila ka përjetuar numrin më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve nga COVID-19 në Evropë, është duke menduar për “rihapjen e ekonomisë”, bazuar në atë që kanë kërkuar zyrtarët më të lartë gjatë ditëve të fundit.

Në fillim të muajit, India ka zgjatur masën e saj të izolimit për edhe dy javë të tjera, shkaku i shqetësimeve në rritje se nëse vendet i heqin shumë herët kufizimet, bota mund fare lehtë të përballet me një valë të dytë të infeksioneve. Vala e dytë është pak a shumë e pashmangshme. “Ky virus mund të jetë shndërruar në një tjetër virus endemik në komunitetet tona”, ka thënë mjeku Mike Ryan i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gjatë një konference për shtyp të transmetuar drejtpërsëdrejti më 13 mars.

“Ky virus mund të mos zhduket kurrë”. Ryan, drejtor ekzekutiv i OBSH-së për Programin e Emergjencave Shëndetësore, ka aluduar se viruset e tjera, si HIV-i, nuk janë zhdukur asnjëherë. Në vend të kësaj, janë zhvilluar ilaçe që e zbusin ndikimin e tyre dhe populli është mësuar që të bashkëjetojë me ta.

Vetëm pak viruse vdekjeprurëse, si ai i lisë, janë çrrënjosur tërësisht. Të tjerët jetojnë në komunitete. Disa, si tuberkulozi, rikthehen dhe historia ka treguar se vala e dytë e një pandemie mund të jetë akoma më e rëndë se e para. I tillë ishte rasti me pandeminë e gripit spanjoll të 1918-s, i cili vazhdoi të rishfaqej derisa nuk u dorëzua më 1920. Andaj, a do të duhej të ishim më të duruar? A do të duhej t’i vazhdonim izolimet?

Eksperimenti i kontrolluar i Gjermanisë?

Kur shkalla e bartshmërisë së virusit ra në shkallën prej 1 në 0.76 për qind në fund të prillit, qeveria dhe autoritetet shëndetësore gjermane u pajtuan që t’i rihapin pjesërisht shkollat për nxënësit që duhej t’u nënshtroheshin testeve, apo që po kalonin prej shkollimit fillor në atë të mesëm gjatë vjeshtës. Shkollat nisën t’i ridizajnojnë klasat dhe oborret, për t’i shndërruar ato në zona të sigurta, për të siguruar që i përmbushin kriteret e distancimit fizik dhe higjienës.

Por, para se shkollat dhe nxënësit e tyre ta kenë shansin që të rikthehen në klasa dhe t’i testojnë ad hoc këto masa të sigurisë, qeveria vendosi që t’i zbusë kufizimet edhe më shumë. Tani, edhe fëmijët më të vegjël do të rikthehen në shkolla, njëherë vetëm për një ditë. Kopshtet zoologjike dhe muzetë do të rihapen po ashtu bazuar në rregullat e reja të distancimit fizik, për të siguruar që njerëzit të qëndrojnë larg njëri prej tjetrit.

Por, nuk ka shenja të rregullave të tjera në këndet e lojërave, të cilat janë rihapur që prej 7 majit, dhe ku masa e distancimit fizik prej 1.5 metrash ndërmjet fëmijëve shumë shpejt është tkurrur në 1.5 centimetra. Por, a është ky një eksperiment i kontrolluar për sjellje më të mirë? Gjermania, mbi të gjitha, është një demokraci e “ndërtuar mbi besim”, ka thënë kancelarja Angela Merkel javën e shkuar, teksa shpalosi zbutjen e masave./lapsi.al

  • Postime: 21592

#1 ne: 26-05-2020, 12:20:27
Në një email dërguar DW, zëdhënësi i OBSH Christian Lindmeier thotë se “vala e dytë” kur i referohemi pandemisë së koronavirusit, nuk është një term teknik i caktuar.

“Termi në vetvete lidhet me shpërthimet e shpërthimeve të përtërira pas një ulje fillestare të çështjeve. E njëjta gjë, vlen të thuhet edhe për një valë “të tretë”, shprehet ai.

Sipas disa zërave, ne ndoshta jemi duke parë tashmë atë që mund të bëhet zyrtarisht një valë e dytë e Covid-19.

Ka raste të reja në Kinë, Rusi, madje dhe Korenë e Jugut, e cila është vlerësuar shumë për frenimin e valës së parë.

Në Gjermani, niveli i riprodhimit të virusit u kthye sërish mbi pragun 1.

Teksa Hemisfera Veriore i drejtohet verës, e Greqia dhe Spanja përgatiten për një sezon turistik pavarësisht virusit, vala e dytë e “e famshme” mund të mbërrijë më shpejt nga sa thuhet, siç parashikohej ne një studim të botuar në revistën mjekësore britanike The Lancet në muajin prill.”

“Pyetja është, a mund të arrijmë në pikën ku te kemi masa të forta të shëndetit publik, e ku mund të zbulojmë “re infektimesh” dhe t`i izolojmë shpejt, pa u kthyer ne modelin e zinxhirit të mëparshëm intensive të infektimeve”, thotë Ryan.

Gripi i tmerrshëm spanjoll i vitit 1918, pati tre valë të mëdha. E dyta solli një mutacion më të fortë të virusit sesa varianti parë. Tek e treta, forca e sëmundjes kishte rënë, por ajo kurrë nuk u largua plotësisht.

Disa virologë sugjerojnë se virusi e humbet fuqinë kur pëson mutacione, dhe për faktin që i duhet të qëndrojnë vazhdimisht në bartës të gjallë për t`u riprodhuar e për të mbijetuar.

Një studim i vitit 2006 tregonte se pothuajse të gjithë rastet e gripit A, që prek shpendët dhe gjitarët janë pasardhës të virusit të 1918-ës./Lapsi.al

  • Postime: 21592

#2 ne: 26-05-2020, 12:20:58
Mjeku Pëllumb Pipero nuk përjashtoi mundësinë e një rikthimi të koronavirusit në fund të vjeshtës, ndërsa tha se kryesisht infeksionet respiratore e kanë këtë karakteristikë. Megjithatë ai u shpreh, se një valë e dytë nuk do të ketë të njëjtat efekte.

“Nuk përjashtohet një mundësi në fund të vjeshtës. Nëse do kemi një rikthim nuk do ketë këto efekte. Sistemet janë më të përgatitura, një pjesë e mirë do fitojë imunitet, qytetarët janë më të ndërgjegjësuar, do kemi më shumë armë në dorë, neve mjekët. Impakti nuk do jetë ky. Besoj do mjaftohemi me një distancim fizik dhe larje duarsh. Nuk do frenohet ekonomia dhe jeta”, tha mjeku mbrëmë në Opinion.

I pyetur se përse disa vende e kaluan më lehtë dhe disa në mënyrë më traumatike, Pipero tha:
“Së pari ka teori që janë tre lloje virusesh. Së dyti u var shumë nga koha kur u morën masat. Në Kinë rastet e para u identifikuan në 21 janar. Ëuhani u mbyll në 23. Nëse do ishte mbyllur në 22, rastet dhe vdekjet do ishin 40% më pak. Iu qëndruam masave në kokë, por mbi të gjitha qytetarët i kanë respektuar ato në maksimumin e mundshëm”. /lapsi.al

  • Postime: 21592

#3 ne: 04-06-2020, 07:47:57
Franca gjatë 24 orëve ka regjistruar 83 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri. Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.

Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.

Por, Patrick Pelloux, udhëheqës i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.

“Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që banorët të vazhdojnë me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjen e maskës mbrojtëse./rd.al

Temat e fundit