Vezët e pulave që kullosin në terren kanë dyfishin e vitaminës A, E, dhe acideve - Jeta

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vezët e pulave që kullosin në terren kanë dyfishin e vitaminës A, E, dhe acideve

Vezët e pulave që kullosin në terren kanë dyfishin e vitaminës A, E, dhe acideve

· 1 · 1542

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-07-2010, 10:36:59
Një studim i Universitetit shtetëror të Pensilvanisë udhëhequr nga profesoresha Heather Karsten thekson se nëse pulat lihen të lira, jo vetëm shpendët jetojnë mirë, por prodhojnë vezë me cilësi më të lartë.



Ekipi i Profesor Karsten ka kryer analiza mbi 125 pula, të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë (75 pula) të cilat ushqeheshin lirisht me jonxhë, tërfil të kuq dhe të bardhë ose një përzierje bimësh tipike të sezonit, prodhonin vezë shumë më të shëndetshme se ato të grupit të dytë (50 pula) që mbaheshin nëpër kafaze dhe ushqeheshin me ushqim industrial .

Testet kanë treguar se vezët e grupit të parë ishin shumë më të pajisur me elementë të shëndetshme se grupi i dytë.

Karsten thotë : "Në krahasim me vezët e pulave komerciale, vezët nga pulat që ushqeheshin të lira kishin dy herë më shumë prezencën e vitaminës E dhe acideve yndyrore, rreth dyfishin e totalit të acideve yndyrore të omega-3, ndërsa përqendrimi i vitaminës A ishte 38% më i lartë. Nga studimi doli se pulat jo komerciale prodhonin vezë më të lehta (14% më pak)”.

Sipas studiuesve përmbajtja e ndryshme e vezëve është rezultat i ushqimeve të ndryshme.

a.e./NOA

Temat e fundit