×
Hyrja
Profili

Zbardhja e dhembeve

Zbardhja e dhembeve

· 3 · 300

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 08-01-2020, 08:51:26
 

Larja e dhembeve me furce dhe pastrimi me fill interdentar eshte menyra e perditshme per ti mbajtur dhembet e shendetshem, rrezatues dhe te bardhe. Megjithate nese mendoni qe dhembeve tuaj u mungon shkelqimi ose jane pak me te verdhe nga ckane qene me pare, nuk jeni i vetmi.
Sipas anketimeve te ndryshme qe jane bere nga shoqatat e dentisteve: Nese pyeten pacientet se cfare duan te ndryshojne nga buzeqeshje e tyre , rreth 90% e tyre duan dhembe me te bardhe.

Po mendoni per ti zbardhur dhembet?
Lexoni faktet e meposhtme me pare. 5 pyetjet me te shpeshta rreth procesit te zbardhjes jane:

1. Pse dhembet e mia kane ndryshuar ngjyre?

Me kalimin e kohes, dhembet mund te ndryshojne ngjyre duke humbur shkelqimin per nje sere arsyesh, si per shembull:

Ushqimi dhe pijet
Kafeja, caji dhe vera e kuqe jane ngjyrosesit me te shpeshte. Cfare kane te perbashket keto ushqime? Pigmente ngjyre intens te quajtur kromogjen qe ngjiten tek pjesa e bardhe e dhembit (zmalti).

Duhani
Dy kimikate qe gjendet tek duhani shkaktojne njolla te veshtira per tu hequr. Katrani dhe Nikotina. Katrani eshte i erret ne menyre natyrale. Nikotina eshte pa ngjyre derisa nuk perzihet me oksigjenin. Me pas ajo ngjyros siperfaqen e dhembeve me nje ngjyre te verdhe.

Mosha
Nen shtresen siperfaqesore te dhembit (zmaltit) ndodhet nje shtrese tjeter me e bute e quajtur dentine e cila ka ngjyre me te erret. Me kalimin e viteve zmalti konsumohet per shkak te larjes me furce dhe shtresa e verdhe e dentines behet me e dukshme. Per kete arsye keshillohet perdorimi i fucave te buta dhe larja te mos behet me force.

Traumat
Nese keni marre goditje ne ndonje prej dhembeve, ai mund te ndryshoje ngjyre sepse reagon nga traumes duke depozituar me shume dentine. Ose ne rastet kur trauma eshte me e forte, goditja mund te shkaktoje keputje te sistemit neurovascular te dhembit. Si rrjedhoje nga hemorragjia e krijuar leshohet hemoglobine e cila oksidohet duke i dhene dhembit ngjyre shume te erret deri ne te kafenjte.

Medikamentet
Erresimi i dhembeve mund te jete gjithashtu nje efekt anesor i disa anti-histaminikeve, anti-psikotikeve apo medikamenteve per uljen e presionit te gjakut. Femijet e vegjel te cilet kane perdorur antibiotike si tetraciklinia apo doksiciklina gjate kohes qe formohen dhembet (qe ne miter apo kur jane shume te vegjel) mund te kene dhembe te erret kur te rriten. Kemioterapia apo rrezatimi i kokes gjithashtu mund te erresoje dhembet.

2. Si funksionon zbardhja e dhembeve?

Zbardhja e dhembeve eshte nje proces i thjeshte. Produktet e zbardhjes permbajne nje ose dy zbardhues (peroksid hidrogjeni ose peroksid karbamidi). Keto zbardhues i copetojne njollat ne pjeseza me te vogla duke e bere ngjyren e erret me pak te perqendruar si rrjedhoje i bejne dhembet me te shndritshem.

3. A funksionon zbardhja per te gjithe?
JO per te gjithe. Prandaj eshte e rendesishme te flisni me dentistin tuaj perpara se te beni zbardhjen, sepse zbardhuesit nuk mund te rregullojne cdo lloj cngjyrosjeje. Per shembull, dhembet e verdhe zbardhen shume mire, dhembet kaf nuk pergjigjen edhe aq mire ndersa dhembet gri mund te mos zbardhen fare. Zbardhja nuk funksionon mbi kellefet, fasetat apo mbushjet. Gjithashtu zbardhja mund te mos jete shume efektive nese eshte e shkaktuar nga medikamentet apo traumat.

4. Cilat jane mundesite per te bere zbardhjen?
Flisni gjithnje me dentistin perpara se te filloni. Nese jeni kandidat per zbardhjen, ka 3 menyra per te rikthyer shkelqimin e buzeqeshjes tuaj.

Pastat zbardhuese
Te gjitha pastat ndihmojne per te hequr njollat e siperfaqes me ane te veprimit te elementeve abraziv qe pastrojne siperfaqen. Mund te kerkoni per vulen ADA per pastat e sigurta te cilat kane kimikate special dhe agjent llustrues qe ju japin efektivitet me te madh ne heqjen e njollave. Ndryshe nga zbardhuesit, keto pasta nuk e ndryshojne ngjyren e dhembit sepse ato heqin vetem njollat e siperfaqes.

Zbardhues ne klinike
Kjo procedure zakonisht behet ne nje seance tek dentisti. Mjeku do te aplikoje nje xhel mbrojtes ose nje mbrojtese gome per te rujtur mishrat. Me pas aplikohet zbardhuesi mbi dhemb qe ne varesi te llojit vendoset per 15 deri ne 45 minuta. Mund te perdoret nje drite ose lazer per te rritur veprimin e agjentit zbardhues.

Zbardhues ne shtepi
Zbardhuesit qe permbajne perokside mund ta zbardhin zmaltin e dhembit. Zakonisht shiten ne forme xheli i cili vendosen ne maskerine plastike te pershtatshme per dhembet tuaj. Keto maskerina shiten te parapergatitura me setin e zbardhjes ose behen tek dentist. Mund te perdorni gjithashtu ngjitese zbardhuese qe qendrojne per disa ore ne dhembet tuaj. Perqendrimi i agjentit zbardhues ne to eshte me e vogel se sa ai qe perdoret nga dentisti ne klinike si rrjedhoje koha e perdorimit eshte me e gjate.

5. A ka efekte anesore zbardhja e dhembeve?
Disa njerez qe perdorin zbardhues per dhembet mund te kene rritje te ndjeshmerise. Kjo ndodh kur peroksidi i zbardhuesit kalon pertej zmaltit deri tek shtresa e dentines dhe irriton nervin e dhembit. Ne shumicen e rasteve ndjeshmeria eshte e perkohshme. Nese ndodh kjo gjate trajtimit, mund ta nderprisni ate dhe ta vazhdoni pas disa javesh.
Nese i perdorni zbardhuesit me teper sec duhet ju mund te demtoni zmaltin e dhembeve dhe gingivat prandaj sigurohuni te ndiqni keshillat dhe te flisni me dentistin tuaj. Lajmetshqip.com

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 05-02-2020, 20:41:27
Për shumë njerëz ëndrra më e madhe është të kenë dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur, por vetëm ata të guximshmit i nënshtrohen zbardhimit kimik.
 

Po ju zbulojmë disa veprime të thjeshta të cilët mund t’i bëni në shtëpi, nuk do të dëmtojnë smaltin tuaj dhe nuk do të shkaktojnë lëndime. Natyrisht, këto këshilla nuk janë zëvendësim i kontrolleve të rregullta te dentisti. Por nëse i praktikoni me rregull, do të vëreni se dhëmbët janë zbardhur për disa nuanca, kurse edhe mishrat e dhëmbëve do të jenë më të shëndetshëm.

PASTË SHTËPIAKE PËR ZBARDHIMIN E DHËMBËVE
Përzieni 1 lugë kurkumë apo shafran indie (Curcuma) me sasi të njejtë të vajit të kokosit dhe 2-3 pika vaj mente. Përdoreni këtë përzierje sikur që përdorni pastën tuaj të zakonshme për dhëmbë – kjo pastë do të kujdeset për smaltin tuaj, zbardhon dhëmbët dhe freskon erën e gojës.

VAJ I BIMËS SË ÇAJIT (melaleuca alternifolia)
Nëse tretni 5 pika vaj të bimës së çajit 100% në gjysmë gote ujë dhe e shpëlani gojën me këtë tretje çdo ditë pas larjes së dhëmbëve, do t’i shihni rezultatet në vetëm disa javë. Që efekti të jetë mahnitës, dy herë në javë (jo më shumë) vendosni një pikë vaj të pemës së çajit në brushë dhe fërkoni dhëmbët.

PASTË ME DREDHËZA
Shtrydhni disa dredhëza të freskëta me pirun. Përzieni me kripë deti të imët, vendoseni pastën në brushë dhe fërkoni ngadalë dhëmbët për disa minuta. Pastaj lajeni gojën mirë. Që të mbroni smaltin e dhëmbëve bëjeni këtë një herë në dy javë.

VAJI I KOKOSIT
Aplikoni pak vaj në dhëmbë para se t’i fërkoni me brushë, e leni vajin të ndikojë për 15-20 minuta, pastaj i fërkoni mirë me pastën e dhëmbëve. Përsëriteni këtë 2 apo 3 herë në javë.

THËNGJILLI AKTIV
Përzieni thëngjillin e bluar me ujë. Duhet të fitoni masë të dendur, dhe pastaj e aplikoni me kujdes në dhëmbë. E leni për 2 minuta, pastaj e shpëlani gojën. Pas kësaj i lani dhëmbët. Përsëriteni këtë një apo dy herë në javë.

LËVORE E BANANES
Lëvorja e bananes përmbanë vitamina të cilët e tretin gurin e dhëmbëve dhe ndihmojnë në ruajtjen e ngjyrës perfekte të dhëmbëve. Fërkojeni pjesën e brëndshme të lëvores në të dy anët e dhëmbëve, i leni rreth pesë minuta dhe pastaj i lani dhëmbët dhe gojën. Përsëriteni sa herë që të doni.

LIMON PËR SHPËLARJEN E GOJËS
Ky ujë natyral për shpëlarje të gojës ju ndihmon në zbardhje graduale të dhëmbëve dhe ruajtjen e erës së gojës të freskët. Shtrydhni lëngun e një limoni e gjysëm dhe shtoni një lugë të madhe kripë të imët. Përzieni bashkë dhe shpëlajeni gojën pas larjes së dhëmbëve. Përdoreni këtë metodë 2 apo 3 herë në javë.

Kujdes: mos e përdorni këtë lëng nëse keni ndonjë inflamacion në gojë.

GJETHE BORZILOKU
Imtësoni gjethet e borzilokut dhe bëni pire. Këtë pastë mund ta përdorni në vend të pastës së zakonshme për zbardhjen dhe shëndetin e dhëmbëve. Gjithashtu mund ta aplikoni nëpër dhëmbë 5-10 minuta para larjes.

ALOE VERA
Që vërtetë të merrni buzëqeshjen hollywood-iane, përdorni lëng aloe vera të freskët apo bleni xhel natyral të bërë nga kjo bimë. Shtrijeni xhelin në dhëmbë, fërkoni dhëmbët me brushë dhe lajini. Këtë mund ta praktikoni pas çdo larje, dhe pas disa javësh buzëqeshja juaj do të jetë më e ndritshme, më e shëndoshë dhe e bardhë shkëlqyese.

kosovarja.ch

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 20-05-2020, 23:35:55
Si të zbardhni dhëmbët në shtëpi sipas ekspertëve
 

 Për disa persona, gjëja e parë që do bëjnë kur të kthehen përsëri në normalitet është një takim me dentistin.

Nuk interesohen për manikyrin dhe prerjet e flokëve. Kur bëhet fjalë për pamjen, disa persona mendojnë se dhëmbët janë ata që bëjnë diferencën.

Para se të vendosni për këtë, është me të vërtetë e rëndësishme të kuptoni rreziqet që vijnë së bashku me zbardhjen e dhëmbëve. Ekspertët këshillojnë që zbardhja e dhëmbëve duhet të bëhet gjithnjë në një ambient klinik ose zbardhja në shtëpi të bëhet pas një konsultimi të plotë me dentistin. “Në përgjithësi, nëse procesi nuk kryhet nga një dentist, ai mund të ketë rezultate të kufizuara ose të jetë plotësisht i paefektshëm,” thotë Mark Hughes, një dentist kozmetik.

Ai tregon gjërat që duhet t’i bëni nëse keni vendosur ta provoni procesin në shtëpi:

Bëjeni: Mendoni për ushqimin

Këshilla kryesore për mbajtjen e dhëmbëve tuaj të bardhë gjatë këtyre kohëve nga dentistët janë thjesht të keni në që ju hani. “Këshilla ime kryesore është të shmangni, sa më shumë të jetë e mundur, çdo ushqim dhe pije që mund të njollos dhëmbët,” thotë Krystyna Wilczynski, dentiste kozmetike. Po, kjo përfshin kafe, verë të kuqe, lëngje frutash, manaferra dhe kërri.

Bëjeni: Pastroni mirë
Në thelb, tani për tani, mënyra më e mirë dhe më efektive për t’i mbajtur dhëmbët të bardhë është thjesht të mbani higjenën. “Këshillat e mia gjatë karantinës janë t’i mbani dhëmbët tuaj të pastër duke i larë dy herë në ditë. Kjo ndihmon në uljen e njollave dhe mban mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, “thotë Hughes. RD.al