×

Zbulohet vitamina që parandalon kancerin

Zbulohet vitamina që parandalon kancerin

· 1 · 1651

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 25-07-2010, 21:07:35
Dr. Cees Vermer, njëri nga top-hulumtuesit e vitaminës K, diskuton rëndësinë e kësaj vitamine shpesh të harruar e të injoruar. Vitamina K, ashtu sikur edhe vitamina D, janë thelbësore në parandalimin e kancerit, osteoporozës, sëmundjes së zemrës dhe se gati secili prej nesh ka mangësi të saj. Vitamina K mund të jetë “Vitamina D e ardhshme” nëse hulumtimet vazhdojnë të ndriçojnë të mirat shëndetësore të kësaj vitamine në shëndetin e njeriut. Dr. Cees Vermer, njëri nga top-hulumtuesit në fushën e Vitaminës K, ka themeluar grupin e hulumtimit të vitaminës K në vitin 1975, grup i cili tash është nga më të mëdhenjtë që hulumton këtë fushë të shkencës së të ushqyerit. Sipas doktorit, njerëzit që kanë sasi adekuate të vitaminës K janë rreth zero, sipas Dr. Vermer dhe ekspertëve tjerë në këtë fushë.

Shumica e njerëzve arrin të marrin mjaft sasi të vitaminës K përmes të ushqyerit për të mbajtur në nivel mpiksjen e gjakut, por jo aq sa duhet për të ofruar mbrojtje kundër problemeve shëndetësore në vijim dhe lista e këtyre problemeve sa vjen e rritet: kanceri prostatës, kanceri i mushkërive, kanceri i mëlçisë dhe leucemia. Kalcifikimi arterial, sëmundje kardiovaskulare dhe venat varikoze si dhe osteoporoza. Problemet e shëndetit të trurit, duke përfshirë këtu edhe çmendurin, specifikat e të cilave akoma janë duke u studiuar.

Vitamina K vjen në dy forma dhe është me rëndësi të kuptohet ndryshimi në mes tyre para se të planifikoni planin tuaj ushqyes. Kështu, vitamina K ka dy lloje bazë, vitamina K mund të klasifikohet si K1 apo K2, ku vitamina K1 gjendet në perime, K1 shkon drejt në mëlçi dhe ndihmon në mbajtjen e sistemit të shëndetshëm të mpiksjes së gjakut, ky është lloji i vitaminës K që foshnjat kanë nevojë për të parandaluar çrregullimet serioze të gjakderdhjes. Po ashtu është vitamina K ajo e cila ndihmon enët e gjakut të mos kalcifikohen e gjithashtu ndihmon që eshtrat e tua të mbajnë kalciumin dhe zhvillojnë strukturën e duhur.

Vitamina K2

Bakteret prodhojnë këtë lloj të vitaminës K. Është prezente në sasi të madhe në të brendshmet (zorrët) por, fatkeqësisht, nuk absorbohet nga aty dhe kështu shumica e saj nxirret jashtë me jashtëqitje. K2, përveç mëlçisë, shkon drejtë në muret e enëve, eshtrave dhe indeve. Është prezent në ushqimet e fermentuara, veçanërisht në djathë dhe në ushqimin japonez të quajtur Natto, i cili është nga burimet më të pasura me vitaminë K.

Vitamina K2 mund të konvertohet në K1 në trupin tuaj.

Si zëvendësues (suplement), K1 është më e lirë, kjo është arsyeja pse kjo është forma që përdoret për neonates. Studimet e vitaminës K janë mbresëlënëse. Në 2008, një grup studiuesish gjermanë zbuluan se vitamina K2 ofron mbrojtje substanciale kundër kancerit të prostatës. Sipas Dr. Vermer, njerëzit që arrinin të merrnin sasinë më të larë të vitaminës K2, për 50 për qind kishin më pak kancer të prostatës. Rezultatet e studimeve janë po aq inkurajuese kur bëhet fjalë për dobitë shëndetësore të vitaminës K në shëndetin kardiovaskular.

Në vitin 2004, studimi “Rotterdam”, një studim nga të parët që demonstronte dobitë e vitaminës K, tregon se ata të cilët konsumonin 45 mcg të vitaminës K2 në ditë jetonin për 7 vite më shumë sesa ata të cilët konsumonin 12 mcg në ditë. Hulumtimet tjera tregojnë se vitamina K ndihmon edhe kundër sëmurjes së trurit. Sidoqoftë, është akoma herë të flasim se çfarë lloji të dëmtimit në tru parandalon kjo vitaminë dhe si e parandalon.

Konsumimi

Të hash sa më shumë perime të gjelbra (jeshile) shton sasinë e konsumit të vitaminës K1. Ato janë spinaqi, brokoli, lakra jeshile dhe lakrat e Brukselit. Për Vitaminën K2, djathi dhe veçanërisht gjiza (djathë gjizë) është burim i shkëlqyeshëm i vitaminës K2. Kështu që nëse hani 100 gramë të këtij djathi në ditë, ju konsumoni 45 mcg të vitaminës K2, që do të ulte rrezikun tuaj të sulmit në zemër për 50 për qind, sipas studimeve ekzistuese. Ju mund të arrini të gjithë sasinë e duhur të konsumimit të vitaminës K2 (rreth 200 mikrogramë) duke ngrënë 15 gramë të natto në ditë.

Është sasi shumë e vogël dhe shumë e lirë. Dhe mos u brengos nëse mendon se po e kalon dozën e rekomanduar ditore, sepse disave u është dhënë mijëra herë më shumë sesa rekomandohet për një periudhë 3-vjeçare dhe se asnjëri prej tyre nuk ka treguar ndonjë efekt të dëmshëm. Edhe pse doza e saktë është diçka që duhet të përcaktohet, dr. Vermer rekomandon nga 45 mcg deri 185 mcg në ditë për të rritur. Duhet të keni kujdes në doza të larta, nëse përdorni antikoagulant, por nëse je i shëndetshëm në përgjithësi dhe nuk je duke marrë medikamente të tilla, atëherë sugjerohen 150 mcg në ditë.

Gazeta Standard