×

Gjyqet - si duken në të vërtetë?

Gjyqet - si duken në të vërtetë?

· 12 · 3943

  • Postime: 929
Outime
ne: 13-04-2006, 11:05:56
Gjyqet - si duken në të vërtetë?

Filmat amerikanë të tipit Perry Mason apo Ally McBeal të japin një shëmbëlltyrë të gabuar mbi se si punët shkojnë në një sallë gjyqi.

- Njerëzit duhet të kenë dijeni mbi sesi funksionon proçesi gjyqësor. Media bëhet tepër e fuqishme nëse njerëzit nuk kanë diturinë e mjaftueshme për të gjykuar vetë atë që shkruan media mbi gjyqe të ndryshme. Gjithashtu trupat gjyqësore bëhen tepër të fuqishme nëse njerëzit nuk e dijnë në të vërtetë se me çfarë merren ato, thotë suedezi Peter Westberg, profesor në drejtësi.

Duke krahasuar në vijim gjyqet suedeze me ato amerikane ai thotë:

- Gjyqet suedeze përmbajnë theksueshëm më pak dramatikë se ato amerikane. Në Amerikë gjyqi përmban pak më tepër teatër: po përmend këtu vetëm shembullin kur ai që flet çohet më këmbë dhe sillet përqark duke folur me gjeste. Në një gjyq suedez të gjithë qëndrojnë ulur.

Në Amerikë gjykimi bëhet nga juria, e cila është e përbërë nga njerëz që nuk janë juristë. Në Suedi është juristi, gjykatësi, me merita, zëri i të cilit zë vend në marrjen e vendimit.

- Prandaj në Amerikë shohim të sillen (në gjyq) arësye që kanë të bëjnë me ndjenjat. Këto lloj arësyesh nuk pijnë shumë ujë tek juristët me përvojë, thotë Peter Westberg.

Për më tepër thirret tërë kohës "objection" (protestoj, kundërshtoj).

- Pandehet të jetë e lehtë të mashtrosh një juri duke shtruar pyetje kyçe kështu që protestohet tërë kohës. Një jurist nuk pandehet të mashtrohet kaq lehtë prandaj në Suedi nuk dëgjohet kjo lloj proteste, thotë Westberg.

Në vazhdim ai thekson se në gjyqet suedeze nuk ka shumë llafe dhe flitet vetëm mbi gjërat më të rëndësishme. Ai mendon se njerëzit duhet të shkojnë e të shohin me sytë e tyre se si funksionon një proçes gjyqësor.

Në raportimet që i bëjnë lajmet proçeseve gjyqësore mbesin shumë gjëra pa thënë.

- Ai që lexon gazetën çuditet ndonjëherë se si trupat gjyqësore mund të lirojnë ata që duket qartë se janë fajtorë pasi gjithçka flet kundër tyre. Por nëse këta njerëz do të kishin qenë të pranishëm gjatë proçesit gjyqësor dhe të kishin dëgjuar të gjitha hollësitë atëherë nuk do të gjykonin kaq lehtë të tjerët. Aty do të gjenin shpjegimet e vendimeve, thotë Peter Westberg.

Ai shpjegon se në filmat amerikanë dihet që në fillim se kush është krimineli, dhe gjithçka është tepër e thjeshtë. Por në të vërtetë nuk është kaq e thjeshtë.


Proçesi gjyqsor suedez:

Kur prokurori dorëzon fletëpadinë dhe ngren padi ndaj dikujt që dyshohet se ka shkelur ligjin, i gjithë hetimi policor bëhet akt publik. Pra cilido mund të shkojë në gjykatë dhe të lexojë gjithçka që është thënë gjatë marrjes në pyetje, të shfletojë dëshmitë dhe të shikojë fotot që ka bërë policia tek vendi i krimit. Poashtu hyrja në sallën e gjyqit është falas dhe kushdo mund të futet për të parë. Mjafton të futesh pa bërë zhurmë e të zësh vend në bankat e dëgjuesve.

Vetëm në raste të veçanta, për shembull kur janë bërë krime seksuale apo nëse ata që janë të përzier në krime janë tepër të rinj, dengut të letrave u vihet dylli dhe dyert mbyllen.

Zakonisht vizitorët e gjyqeve janë të paktë përveç se rasteve të gjyqeve mbi të cilat është folur në shtyp.

Në një gjyq marrin pjesë zakonisht një gjykatës, tre persona të jurisë (në rastet e krimeve të rënda), një prokuror dhe avokati që përfaqëson atë që dyshohet të ketë kryer krimin. Gjithashtu mund të thirren për të ndikuar me dëshminë e tyre në gjyq edhe dëshmitarë, policë dhe njohës të fushave të ndryshme. Ai që dyshohet të ketë kryer krimin quhet i pandehuri. Ai që ngren padinë dhe ndaj të cilit është bërë krim quhet paditës.

- Gjyqi fillon me fjalën e prokurorit i cili tregon se ku e ka shkelur ligjin i pandehuri. Pastaj i pandehuri merr fjalën për të thënë nëse e pranon krimin apo jo.
- Më pas prokurori lejohet të tregojë më tepër mbi sesi është kryer shkelja e ligjit dhe çfarë dëshmish ka që tregojnë se i pandehuri e ka kryer krimin.
- Pas kësaj e ka rradhën paditësi, i cili tregon se çfarë ka ndodhur dhe u përgjigjet pyetjeve që i shtrohen.
- Kur paditësi ka mbaruar, i jipet fjala të pandehurit, i cili ka të drejtë nga ana e tij të tregojë se çfarë ka ndodhur dhe t'i përgjigjet pyetjeve të shtruara
- Kur palët kanë përfunduar së treguari versionet e tyre thërriten dëshmitarët njëri pas tjetrit. Në rradhë dhe rregull ato lejohen të flasin mbi se çfarë ka ndodhur dhe t'u përgjigjen pyetjeve.
- Kur është parashtruar gjithçka që ka të bëjë me krimin trupi gjykues don të dijë mbi sjelljen e të pandehurit. Trupi gjykues kërkon të dijë nëse i pandehuri është dënuar më parë, nëse ka një vend pune dhe banimi dhe çfarë të ardhurash ka.
- Në fund të proçesit gjyqësor si prokurori ashtu edhe avokati mbrojtës bëjnë secili përmbledhjen e vet të gjërave që kanë dalur gjatë gjyqit. Këto quhen fjalime mbyllëse.
- Përpara se të mbyllet proçesi gjyqësor gjykatësi tregon se kur do të shpallet vendimi. Ndonjëherë vendimi shpallet gojarisht pas një pushimi të shkurtër. Në raste të mundimshme mund të duhet ndonjë javë për të marrë një vendim. Pas proçesit gjyqësor gjyqtari së bashku me një person të jurisë tërhiqen veças për të kuvenduar mbi vendimin që duhet marrë.


Roli i avokatit mbrojtës

Avokati suedez Peter Althin thotë se palët në një sallë gjyqi mund të flasin gjëra tepër të mençura por të cilat nuk luajnë asnjë rol nëse paraqiten në mënyrë të zymtë që asnjë të mos dënjojë t'i dëgjojë.

Ai vetë përdor disa yçkla klasike të retorikës në mënyrë që të mos jetë dërdëllisës dhe i njëtrajtshëm. P.sh. duke paraqitur vetëm tre arsye.

- Detyra e avokatit është të shesë një ide të cilën don që ta shohë trupi gjykues. Zakonisht mjaftojnë tre arësye. Nuk mund të parashtrohen njëmijë arësye sepse njerëzit përtojnë t'i dëgjojnë, sado të mira qofshin.

Ushtrimet gojore janë të rëndësishme.
- E folura është një armë më e fortë nga sa mund të mendohet nëse përdoret si duhet.

Althin thotë se është e rëndësishme të paraqiten ndjenja dhe spontanitet por jo duke e kthyer sallën e gjyqit në një të ngjashme me ato amerikanet. I duhet përmbajtur gjithnjë gjërave thelbsore.



Përgatiti Alvin Ekmekçiu
Burimi: Metro suedeze
Rruzull.net ©

  • Postime: 7404
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#1 ne: 05-09-2006, 16:36:05
Andej jashte nuk jane gje jo dhe te siguroj per kete.

Gjyqet qe behen ne Shqiperi si jane?

Nje lemsh i vertete jane, ku gjykatesi nuk e luan kurre rolin e paaneshmerise, por anon nga ana e lekut dhe presioneve. Ku avokati eshte kther ne sekser pasi nuk njihet avokati i zoti por ai qe njef gjyqtarin dhe prokurorin.

Ku procedurat behen si te kene qejf gjyqtaret dhe shkelen hapur te drejtat e njerezve te pambrojtur dhe hallexhinj.

Ku gjyqi nis me 2006 dhe mbaron me 2010 me shans se mund te vazhdoje edhe me shume  :)  

E pra kjo eshte panorama ne menyre te pergjithshme e gjyqeve ne Shqiperi dhe vertet me vjen keq per kete fakt.

  • Postime: 2287
PetritKola
#2 ne: 09-09-2006, 05:47:08
Ne Shqiperi vendi i punes haptazi trajtohet si prone private. Gjykatat nuk bejne perjashtim.

  • Postime: 7404
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 09-09-2006, 09:29:45
Nuk kane faj gjykatesit o Petrit, sepse kur jau prezantojne vendin e punes u thone: Kjo eshte zyra tende, ky eshte kompiuteri tend. ky eshte sirtari yt qe ka dy shtresa, ku shtresa e pare qe eshte me e holle eshte per dosjet dhe shtresa poshte saj qe duket si kasaforte eshte per gjerat e tua personale  ;)   dhe ne fund i thone dhe kjo eshte sekretarja qe perdore si te duash... :D :D :D :D :D :D


Nga te mos u duket atyre te shkreteve qe pastaj ajo eshte prona e tyre private.  LOL LOL LOL  Jane ne rregull ata me nocionet juridike.

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#4 ne: 11-09-2006, 22:37:42
Me 28 ketij muaj, kam nje ftese per gjyq. Pasi do mbaroj pune, do u tregoj si duken gjyqet ne Maqedoni. ;)

  • Postime: 2287
PetritKola
#5 ne: 26-09-2006, 04:20:49
Do te behem Kanibal hmmmmm: hmmmmm:

Degjoni o miqte e mi,
Një sekret pa kufi,
Do te behem kanibal,
Se kështu jetës ia dalë,
Dy punonjes SHIK-u do të ha,
Oficera për hata.
Mishin ja shqyej, ja pije gjakun,
Se kështu kenaq stomakun.
Ne Kuvend, ne Tiranë përpjetë,
Do te behem deputete,
Dhe pastaj drejtor perjete.
Pa do vjedh nja gjashtë miliona,
Nuk janë Leke, janë Eurona.
Ne Amerikë do ta le vrapin,
se atje e gjej rehatin.
Ne Shqipëri s'kam frikë te kthehem,
Dy vjet do marrë, e ne qeli do prehem.
Po ja vlen or malukat,
Të hash dy njerëz dhe te grishe parate,
Dhe te besh palle masandaj,
Ku te do qejfi, skaj me skaj.
O te keqen Liza nga Vlora,
Se pa ti do haja morra,
Ti je frymëzimi im,
Dolli do të ngri ne çdo gezim.
Kjo tjetra për drejtesine shqiptare,
Për këtë kucke, këtë zagare.
Të na rroje Sali Berisha,
Qe e ka koken tamam si pisha.
Një dolli për liliput Sollakun,
Bashke me President uturakun.

P.S Liza Hoxha ne 1997 hengri një punonjes te SHIK-ut. U be deputete, pastaj Drejtoreshe e Postave ku kerdiu 3 milion euro. Doli një xhirro nga Amerika. U kthye ne Shqipëri ku prokuroria kerkoi për te 18 muaj heqje lirie dhe gjykata vendosi për 12 muaj.
Do te behem Kanibal

Petrit Kola

pojofree@yahoo.com

  • Postime: 7404
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#6 ne: 06-12-2006, 16:28:30
po sulmohet gjithnje e me teper Gjyqesori shqiptar si i korruptuar i lidhur me krimin e lloj e soj akuzash te tjera, por problemi qendron ketu dakord qe gjyqesori eshte i korruptuar i lidhur me krimin etj etj por cfare projektesh kane qeveria apo ministria e drejtesise apo edhe KLD-ja per ta luftuar kete fenomen.  ASNJEGJE vetem fjale e brockulla. Nqs ka korrupsion ku jane te korruptuarit pse nuk vihen ne pergjegjisi penale nuk vihen sepse e gjithe ose me sakte nje pjese e mire e hierakise shterore eshte e kompromentuar dhe epaafte te luftoje kete fenomen.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 09-01-2007, 13:30:22
Sot gjygjet nuk kane te bejne fare me ate cka eshte e drejte.


Sot fiton i madhi, ai qe ka lek, ai qe ka pushtet.

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull
Sirio00
#8 ne: 23-01-2007, 14:27:43
Cili prej jush ka dhene para per te fituar nje gjyq? Ju lutem me thoni nese keni eksperienca personale pasi edhe une kam nja dy gjyqe e nuk di si te bej.

  • Postime: 2287
PetritKola
#9 ne: 23-01-2007, 20:49:20
Siri0,
Une kam edukimin por edhe praktike neper gjyqe (jo si gjyqtar). C'fare ceshtje ke, civile? Mendoje se munde te te ndihmoje bazuar ne eksperinencen time. Me thuaj ne c'shkalle e ke etj.

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#10 ne: 26-01-2007, 14:36:20
Për Gjyqet dhe Gjyqesine ne Shqipëri nuk do flas,sado qe janete manipuluara te korruptuara dhe te pavlershme.
Unë do u kisha treguar qe Gjyqet  gjithkund ne botë janë ne sherbim te shtetit e jo te drejtesise.
Unë vet para 4-5 vitesh pata një problem të madh me punedhenesin tim ne Zvicer.Meqenëse kam studjuar ca vite edhe drejtësi(por jo diplomuar)i bindur qe do të fitoj,jo vetëm para por edhe renome për tërë shqiptarët e Zvicres,e hodha kompanine ne gjyq...Dhe ç`ndodhi?
Shteti qendror ne Bern,Ministria e te jashtmeve(Bundesamt für Ausländer=BFF),Ministria e Policise dhe ajo e sigurise =EJDP  Gjyqi Shtetror = Bundes Gericht nderhyne kundër meje me metodat e tyre nentoksore dhe s^e lane lenden time te dalë para gjyqit.U mbajt vetëm një seance njoftuese dhe ballafaquese me palet e akuzat e asgjë tjetër.Nuk pranuan as nuk moren ne pyetje asnjë deshmitar,asnjë dokument timin  te shkruar nga vet kundershtari ku shihej haptas Kriminaliteti i punedhenesit ndaj meje.M`i mbyllen të gjitha rrugët për gjyq dhe ankesa dhe me shpallen te çmendur!
Shiqoni,me lirë ju kushtoi atyre t`me shpallin te çmendur dhe t`me paguajne nga 5100 Sfr ne muaj qe t`a mbyllin këtë teme dhe gojen time me dyll te kuq se sa t`me lejonin te fitoj Gjyqin e aty ne këtë gjyq te dalë një Kriminalitet shumë kilometrash me i madh se i gjyqeve shqiptare i gjyqesise se koruptuar te Zvicres ne drite. Këtu Zvicra si shtet dhe drejtësia e saj do pesonte një nokdaun. Pas shumë përpjekjeve qe t`me likuidojne fizikisht siç likuidohen shumica e politikajve ne botës demokratike... pas nderhyrjes se dytë ke ministria e puneve te jashtme Zvicerane e Ambasadorit Amerikan ne Bern i detyruar nga Familjaret dhe miqt e mij nga Amerika ,nga kampanja Zvicerane për zhdukjen time,nentoka shteterore u terhoq nga kjo ide por e gjeten zgjidhjen tjetër duke iu kethyer Likuidimit tim  intelektual.Këtu kam hequr zi si ne burgjet e Guantanamos afër dy vite. Koruptuan dhe kercenuan mbrojtejn time,te heshtete,te heqe dorë nga unë, urdheruan komisionin e tyre mjekesor t`me shpalli te sëmurë 100 % dhe t`me marrin te drejten e shkrimit ne institucione,media vendore as te huaja...anë e kend botës  si gjer me tani kundër kriminalitetit të tyre...Pra ma moren te drejten e fjales sikurse Avni Rustemit por ma falen jeten pa "goje"!
Kjo është Zvicra, kjo është Drejtesia ... e ju akuzoni Shqipërinë qe e ka marrë dreqi dhe i biri  qe 15 vjet!

Drejtesia ne botë ndahet vetëm me kompromis. Kompromisi është drejtësia ne mes te dy paleve kundershtuese te barabarta. Një vendim Gjyqesor është një bashkedyzim kimik. Nuk ka mundësi asnjëherë qe ti futesh një luge kos detit dhe ai te bëhet i bardhe... Të gjitha gjyqet botereore qe janë bërë gjer me sot nëpër botë ,qe kanë qenë me rëndësi, kanë qenë dhe janë farsa. Por është njerezimi i pa aftë te nderroj diçka ne këtë drejtim sepse "I madhi,i forti... e ha te voglin,te ligun" çdokund dhe çdohere!Drejtesine e ndane vetëm frika nga vdekja se jo dënimi me para apo burg!Gjithnjë hajni dhe plaçkitesi kanë para me shumë se i plaçkituri!

  • Postime: 23
elisabeta
#11 ne: 30-09-2007, 21:50:52
gjyqet tek ne jane ankande kush paguan me shume fiton ,gjyqtaret dhe avukatet jane batakcinjte me te medhej qe ka shqiperia ,tek ata marrte zoti hakun e njerezve qe edhe pse kane te drejte te bardhen e bejne te zeze.une jam viktima e gjyqesorit qe shume shpejt do ta beje publika problemin tim .ELONA STAVRI matrapaze e pa moralshme etjetj