×

Ndalimi i Torturës dhe Dënimeve

Ndalimi i Torturës dhe Dënimeve

· 4 · 2741

  • Postime: 929
Outime
ne: 09-04-2006, 07:18:03
Ndalimi i Torturës dhe Dënimeve ose Trajtimeve të Tjera jo-Njerëzore dhe Poshtëruese
 

I.  Pikëpamje Historike dhe Përkufizime

Të kuptosh të drejtat e njeriut është e rëndësishme për shkak të ndikimit që ato kanë në jetën e përditshme.  çështja e të drejtave të njeriut është trajtuar nga shumë filozofë dhe akademikë të shquar.  Njëri prej tyre, Jacques Maritain, ka argumentuar në mënyrë të suksesshme që të drejtat e njeriut nuk janë as të blera dhe as të krijuara nga ndonjë mardhënie kontraktore. Në ditët e sotme, është pranuar në mënyrë të përgjithshme, që të drejtat e njeriut i përkasin atij për faktin e thjeshtë që ai është një qënie njerëzore. Gjithashtu, është pranuar se njeriu i gëzon këto të drejta edhe në qoftë se ligjet e vendit të tij nuk i njohin apo mbrojnë ato.

Një nga të drejtat më themelore të njeriut është e drejta e mos torturimit. Të gjitha dokumentet e të drejtave të njeriut theksojnë që njeriu ka të drejtën të mos torturohet apo nënshtrohet trajtimeve dhe dënimeve jo-njerëzore dhe poshtëëruese. Këto dokumenta e ngrenë në një nivel domosdoshmërie për shtetet, nevojën e ndalimit të këtyre veprimeve. Logjikisht, dalin shumë çështje dhe probleme që duhen zgjidhur si p.sh: njohja dhe zbatimi i dispozitave të dokumentave ndërkombëtarë nga legjislacioni kombëtar; niveli i njohjes dhe zbatimit të tyre; (a duhet të përfshihen këto dispozita në ligjin themelor të një shteti,d.m.th në kushtetutë dhe nëse po deri në ç'masë); interpretimi i kuptimit të përdorura nga këto dispozita; dhe nevoja e krijimit të një mekanizmi për ndalimin e abuzimeve etj.

Eshtë e rëndësishme të japim një përkufizim të fjalëve të përdorura nga dokumentat mbi të drejtat e njeriut.  Në këtë mënyrë, trajtimi dhe kuptimi i çështjeve të tjera bëhet më i thjesht.  Përkufizimet e dhëna më poshtë, janë ato të pranuar nga dokumentat dhe organizatat ndërkombëtare.

Tortura  është përkufizuar si një veprim i kryer me qëllim, ose me urdhër, apo pëlqim të  një zyrtari publik, apo personi që vepron me kapacitetin e një personi të tillë, dhe që shkakton dhimbje apo vuajtje të rënda, fizike ose mendore, mbi një person, në mënyrë që:
- të marrë një informacion ose një rrëfim
- të dënojë
- të friksojë ose shtrëngojë
- të përdoret për çdo qëllim tjetër që bazohet mbi diskriminimin.

Tortura është forma më e rëndë e trajtimit ose dënimit jo-njerëzor dhe poshtëërues.

Një Dënim Mizor është ai që synon të shkaktojë vuajtje të panevojshme. Përkufizimi i tij varet nga një sërë rrethanash.  Për shembull, një veprim që synon t'i heqë një personi mundësin e përdorimit të shqisave të natyrës si shikimin, dëgjimin apo orientimin për kohën do të konsiderohet një dënim mizor.  I tillë mund të konsiderohet edhe heqja e kombësisë së një personi.

Trajtimi ose Dënimi jo-njerëzor duhet të arrijë një nivel minimal ndëshkimi në mënyrë që të konsiderohet i tillë.  Për shembull një veprim që synon shkaktimin e një stresi të rëndë fizik ose mendor, siç është izolimi ose mbajtja pa gjumë për një kohë të gjatë.

Trajtimi poshtëërues është një trajtim që poshtëëron rëndë ose detyron një individ që të veprojë në kundërshtim me vullnetin dhe ndërgjegjen e tij.  Nuk është e domosdoshme që një veprim i tillë të jetë fizik apo publik. Për të poshtëëruar dikë, është e mjaftueshme që një veprim i tillë thjesht të kryhet në praninë e tij.  Për shembull, rrahja me kamxhik nuk poshtëëron vetëm personin ndaj të cilit kryhet kjo gjë, por në të njëjtën kohë ajo poshtëëron edhe të tjerët që shikojnë apo marrin pjesë në kryerjen e këtij veprimi.

  • Postime: 929
Outime
#1 ne: 09-04-2006, 07:19:23
I.  ç'lidhje kam unë me këtë?

Secili prej nesh - në një mënyrë apo tjetër - mund të bëhet objekt apo të ndjehet i lidhur me veprime të tilla si tortura dhe trajtimet apo dënimet jo-njerëzore dhe poshtëëruese. Ndikimi i këtyre veprimeve është real edhe pse mund të mos jemi ne ata që i kryejnë apo vuajnë direkt pasojat e tyre. Mund të jepen shumë shembuj nga jeta e përditshme për ta vërtetuar një gjë të tillë:

Për shembull, kur bëhet një arrestim, njerëzit mund të përballen me hetime apo pyetsorë të kryer nga ana e policisë.  Ndonjëherë, ky hetim mund ti kalojë caqet. Ka pasur raste kur njerëz të pafajshëm kanë rrëfyer dhe pranuar të kenë kryer krime, vetëm për shkak të një hetimi të rëndë apo të torturave të ushtruara ndaj tyre. Në asnjë mënyrë nuk mund të detyrohet një person  për të bërë një rrëfim. Ka patur raste kur ndoshta secili prej nesh, ka menduar se një hetim i ashpër mund të jetë e vetmja mënyrë për të zbuluar të vërtetën apo krime të tjera.  A është ndonjëherë e justifikueshme shkelja e të drejtës njerëzore për të mos u torturuar?  

Marrim për shembull rastin e një të akuzuari;  Asnjë njeri nuk mund të quhet fajtor pa marrjen e një vendimi gjykate. I akuzuari -sipas ligjit- është një person i pafajshëm deri sa ti provohet fajësia. Rrjedhimisht, asnjë person -fajtor ose jo- nuk mund të torturohet.

Tortura apo veprime të tjera të ngjashme po përdoren gjithmonë e më shumë në ditët e sotme kundër grave, fëmijve ashtu si dhe burrave.  Ndërkohë që më shumë gra angazhohen në jetën shoqërore të vendeve të tyre, ato bëhen objekt i torturave apo veprimeve të tjera të ngjashme.  Këto veprime mund të jenë në formën e përdhunimeve, apo të ngacmimeve seksuale nga ana e zyrtarëve të tyre. Objekt i këtyre veprimeve mund të bëhen gjithashtu edhe studentët, të cilët konsiderohen nga qeveri të ndryshme si shumë aktivë në jetën shoqërore të vendeve të tyre. Disa herë ndodh që edhe fëmijët të detyrohen të shikojn prindërit e tyre ndërkohë që ato torturohen.

çdo veprim ose ndëshkim që shkel standartet bazë të të drejtave të njeriut është i papranueshëm dhe i pajustifikueshëm.  Eshtë e rëndësishme, dhe diçka që pritet nga të gjitha shoqëritë demokratike, marrja e masave për ndalimin e veprimeve të tilla, dhe garantimin e të drejtave njerëzore bazë për qytetarët e tyre.

  • Postime: 929
Outime
#2 ne: 09-04-2006, 07:25:27
III.  Si mund të realizohet ndalimi i torturës dhe trajtimeve apo dënimeve të tjera jo-njerëzore dhe poshtëruese?

Ka një numër vështirësish për të provuar shkeljen e të drejtës së njeriut për të mos u torturuar. Njëra prej tyre mund të jetë fakti që zakonisht nuk ka asnjë dëshmitar, apo që viktima ka frikë nga ndëshkime të ndryshme që mund ti bëhen atij apo anëtarëve të familjes së tij.  Mund të jetë edhe nga mungesa e dëshirës së autoriteteve për të pranuar shkeljen e ligjit nga ana e agjensive të tyre, apo për të organizuar kryerjen e një hetimi për këtë çështje.  Fakti që tortura apo trajtimi ose dënimi jo-njerëzor dhe poshtëërues nuk ka lënë asnjë gjurmë të dukshme, mund të jetë një tjetër vështirësi për të provuar shkeljen e një të drejtë të tillë.

Hapi i parë për ndalimin e këtyre veprimeve është futja e të drejtave themelore të njeriut, në legjislacionin kombëtar. Parashikimi i tyre në një nga kapitujt e Kushtetutës, do të thotë që të ndryshosh apo shtosh të gjithë legjislacionin kombëtar në përputhje me këtë dokument. Megjithatë, thjesht futja e kësaj të drejtë në ligjet e vendit, nuk është e mjaftueshme për të realizuar parandalimin e trajtimeve apo ndëshkimeve të tilla. Shteti duhet të sigurojë një mbrojtje efektive, nëpërmjet një mekanizmi kontrolli.  Dokumentat dhe organizatat ndërkombëtare kanë rekomanduar një sërë masash dhe sugjerimesh për të bërë realitet ndalimin e torturës dhe të shkeljeve të tjera të ngjashme.  Disa prej tyre janë:

Ndalimi i torturës me ligj duke e konsideruar atë një vepër penale, Ndjekje penale për të gjithë torturuesit, Dhënia e udhëzimeve zyrtarëve dhe nëpunësve, për të refuzuar një urdhër që u është dhënë për të torturuar dikë, Mospërdorimi i deklaratave të nxjerra përmes torturës, Kryerje të hetimeve të pavarura për raportimet e bëra në lidhje me torturën, Kufizime për kryerjen e arrestimeve të pakomunikuara, etj.



IV.  Përfundime

E drejta për të mos u torturuar është një nga të drejtat themelore të njeriut. Ajo është një e drejtë e PATJETERSUESHME dhe nuk mund të pezullohet për asnjë lloj arsye. Ndalimi i torturës dhe trajtimeve ose dënimeve jo-njerëzore dhe poshtëëruese është një çështje delikate dhe një proçes i ndërlikuar. Parashikimi i kësaj të drejtë nga legjislacioni kombëtar, është vetëm hapi i parë dhe nuk mund të mjaftojë për të ndaluar trajtime të tilla. Eshtë e nevojshme marrja e masave të mëtejshme, siç është për shembull krijimi i një mekanizmi kontrolli.


Punuar nga Shkëlzen Zeneli

  • Postime: 1
ndeshkuesi
#3 ne: 27-11-2007, 16:29:41
tirane nentor 2007 gjykata e shkalles se pare
para nje gjykatese dalin 4 djem me shenja te dukshme keq trajtimi nga ana e policise
avokati mbrojtes kerkon marrjen parasysh te keqtajtimit te klienteve te tij....
gjykatesja : eshte puna e policise ...i referohet dhunes, tortures
shyqyr zotiti duhet gjykatesit duhet te jene asnjeanes
nuk do hyjme kurre ne evrope...