Atletico Madrid, fitues i Superkupës së Evropës 2010 - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Atletico Madrid, fitues i Superkupës së Evropës 2010

Atletico Madrid, fitues i Superkupës së Evropës 2010

· 1 · 438

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-08-2010, 00:07:48
Skuadra spanjolle, Atletico Madrid, është fitues i Superkupës së Evropës. Ky është trofeu i dytë për Atleticon pas trofeut të Europa League. Atletico në finalen e cila është zhvilluar në Monaco mposhti me shifra 2:0 Interin nga Milani i Italisë.



Interi më në fund iu ndalë hovi, pas katër trofeve të njëpasnjëshme (Kupës së Italisë, Superkupës së Italisë, Champions League dhe titullit të Kampionit të Serie A). Për trajnerin e ri të Interit, Rafa Benitez ka qenë ndeshja e dytë pas Superkupës së Italisë, por këtë herë është gjunjëzuar. Atletico Madridi në pjesën e dytë ka dëshmuar lojë shumë më të mirë se skuadra e Interit. Në minutën e 59-të të ndeshjes njëri nga rastet më të mira të ndeshjes, kur futbollisti i Atleticos, Reyes, nga një pozitë shumë e pastër gjuajti për mrekulli, por portieri i Interit, Cesar, me mund të madh e dëboi në korrne. Pas tre minutave lojë përkatësisht në minutën e 62-të Atletico udhëheq me rezultat 1:0. Një veprim i rrjedhshëm i skuadrës spanjolle, për bukuri gjendet në 16-sh Reyes, i cili nga një pozitë paksa anash, por me gjuajtje sa të fortë aq edhe mjeshtërore mposhti portierin Cesar. Në minutën e 83-të Aguero edhe vulosi fatin e ndeshjes, duke shënuar nga afërsia për rezultatin 2:0.

Në minutën e 89-të Garsia shkaktoi penallti, duke e rrëzuar Pandevin dhe penallti për Interin. Milito nga penalltia dështoi, pasi portieri i Atleticos, De Gea e mbrojti me sukses.

Atletico në krye me Forlanin e fuqishëm e Reyesin arritën që të stolisen me trofeun e parë për edicionin e ri.

Kemajl Goca, BOTA SOT

Temat e fundit