Brazil - Holland, ne Cerekfinale - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Brazil - Holland, ne Cerekfinale

Brazil - Holland, ne Cerekfinale

· 2 · 522

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-06-2010, 00:43:06
Holanda ka mundur lehtësisht Sllovakinë duke kaluar kështu në çerekfinalen e botërorit Afrika e Jugut. Tulipanët kanë kaluar në avantazh në minutën e 18-të me anë të Robben, i aktivizuar që në minutat e para të takimit pas dëmtimit që e kishte detyruar të mos luante në disa ndeshje të botërorit.

Ndërkohë që ka qenë Sneijder i cili në minutën e 84 i ka dhënë golin e qetësisë holandezëve.

Për skuadrën sllovake goli i nderit është shënuar në minutën e katër shtesë me 11 metërsh nga Vittek.

Asnjë surprizë në ndeshjen mes Brazilit dhe Kilit të vlefshme për fazën e 1/8 të Botërorit afrikan. Pesë herë kampionët e botës zhvilluan një lojë racionale në fushë dhe siguruan fitoren e pastër 3-0.

Ndeshja nisi me Kilin më kërkuese dhe Brazilin që tregohej i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Por pikërisht në minutën e 35-të, kur Kili po luante më mirë, brazilianët i ndëshkojnë me një gol të shënuar nga mbrojtësi Huan i cili i harruar nga mbrojtja kiliane shënon me kokë pas ekzekutimit të një goditje kendi prej Maikon.

Tre minuta më vonë skuadra e Kilit tronditet sërish teksa zihet në befasi prej një kundërsulmi brazilian. Disa kombinime të sakta mes Robinjos dhe Kakasë nxjerrin Luis Fabianon përballë portierit Klaudio Bravo. Sulmuesi brazilian shmang edhe mbrojtësin ekstrem të Kilit dhe me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për skuadrën e Dungës.

Fraksioni i dytë nis me Kilin në kërkim të golit që do t’i hapte shpresat për një kualifikim të mundshëm, por muri brazilian në mbrojtje i formuar prej Lusios dhe Huanit është i pakalueshëm. Në minutën e 59 Robinjo, pas një topi të marrë prej mesfushorit Ramires, i cili në këtë takim la në stol Felipe Melon, bën gjithçka mirë dhe shënon golin e tretë duke hipotekuar kualifikimin.

Në pjesën e mbetur të lojës kilianët përpiqen të reagojnë me disa tentativa të rrezikshme nga distanca, që gjithësesi nuk sollën ndryshim rezultati. Brazili fiton 3-0 dhe përgatitet tashmë për supertakimin e fazës çerekfinale ndaj Holandës që mundi Sllovakinë 2-1.

TCH

  • Postime: 4267
  • Karma: +73/-57

#1 ne: 30-06-2010, 15:01:37
Kam qef Hollanda por Brazili fiton :D

Temat e fundit