“Çmenduria”, 198 lëvizje në Superiore - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Çmenduria”, 198 lëvizje në Superiore

“Çmenduria”, 198 lëvizje në Superiore

· 1 · 916

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-08-2010, 22:19:10
12 skuadrat elitare në Shqipëri kanë blerë 105 lojtarë, ndërsa 93 janë larguar

Ashtu si ndodh në çdo verë, merkato e futbollistëve në Shqipëri vazhdon të japë shifra të “çmendura”. Përpara startit të sezonit të ri, skuadrat ndryshojnë me themele, duke regjistruar shifra rekord për sa u takon afrimeve dhe largimeve të futbollistëve. Kur kanë mbetur diçka më shumë se dy javë nga mbyllja e afatit të transferimeve dhe vetëm shtatë nga java e parë e Kategorisë Superiore (skuadrat zbresin në fushë në datën 21 gusht), elitaret vazhdojnë të jenë kantier punimesh. Deri më tani, 12 ekipet që do të luajnë në aktivitetin më të rëndësishëm kanë qenë protagoniste të 198 lëvizjeve në merkato, ku pjesa më e madhe e tyre janë blerje të reja. Me llogari të thjeshta, klubet kanë ndryshuar mesatarisht 16,5 lojtarë (duke i afruar ose duke i larguar si të panevojshëm): pra më tepër se gjysmën e kontingjentit, që një ekip ka në dispozicion për një sezon futbollistik. Deri në këtë pikë të merkatos, në ekipet e Superiores janë afruar 105 lojtarë, duke blerë mesatarisht 8,7 lojtarë, ndërkohë që numri i të larguarve shkon në 93 lojtarë, për një mesatare 7,7 lojtarë për çdo ekip. Shifra që duken të destinuara të rriten në ditët në vazhdim, pasi të paktën 9 skuadra vazhdojnë të presin përforcime.

“Kampionia” e merkatos është Skënderbeu. Pasi skuadra rrezikoi rënien nga kategoria gjatë sezonit të kaluar, drejtuesit e korçarëve vendosën të bëjnë ndryshime radikale. Ata emëruan në krye të stolit trajnerin Shkëlqim Muça, ndërsa deri më tani kanë afruar 13 lojtarë të rinj. Emrat janë ndër më të rëndësishmit të kampionatit shqiptar (mjafton të përmenden Vrapi, Shehi apo Shkëmbi), ndërsa priten afrime të tjera për të “blinduar” repartin ofensiv. Blerjet e shumta kanë bërë që nga Skënderbeu të largohen 8 futbollistë, të cilat mbrojtën ngjyrat e skuadrës një sezon më parë. Mes klubeve më aktive në merkato, pas jug-lindorëve ndodhet Besa. Kavajasit kanë pësuar ndryshime të jashtëzakonshme ndërsa u detyruan të ndërrojnë thuajse të gjithë formacionin titullar, pas largimeve të 11 elementëve që i dhuruan verdhezinjve Kupën e Shqipërisë. Presidenti Nexhat Bizhdili ka ndërhyrë në merkato, duke afruar 12 elementë të rinj. Dështimi gjatë sezonit të kaluar ka sjellë ndërhyrje të konsiderueshme edhe në kontingjentin e Tiranës, ku deri më tani janë afruar 11 lojtarë, duke përfshirë këtu edhe Silagailis, i cili ka marrë “ok” nga stafi teknik, por ende s’ka firmosur, ndërsa janë larguar 9. Shkumbini pozicionohet në vendin e katërt të këtij klasifikimi, me 10 elementë të blerë dhe 7 të larguar, ndërsa pas peqinasve vijnë Teuta (9 blerje dhe 11 largime) e Kastrioti (9 blerje dhe 8 largime). Edhe pse fitoi titullin kampion, madje duke mos e vënë asnjëherë në dyshim triumfin, me ardhjen e trajnerit argjentinas, Luis Blanko, Dinamo ka blerë 7 lojtarë të rinj (presin edhe një përgjigje nga Bylykbashi), ndërsa 5 elementë janë larguar. Në të njëjtën kuotë afrimesh ndodhen edhe Laçi (me 11 të larguar), Vllaznia (me 8 të larguar), por shkodranët presin edhe një sulmues dhe Elbasani e Bylis, dy skuadrat e rikthyera në Kategorinë Superiore. Skuadra që ka ndryshuar më pak në krahasim me sezonin e kaluar është Flamurtari, që ka blerë vetëm 6 futbollistë, ndërsa 5 janë larguar nga vlonjatët.

Shqip

Temat e fundit