Gjermani – Spanjë, protagonistët ndezin sfidën gjysëmfinale - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjermani – Spanjë, protagonistët ndezin sfidën gjysëmfinale

Gjermani – Spanjë, protagonistët ndezin sfidën gjysëmfinale

· 28 · 2232

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-07-2010, 16:43:53
Gjysëmfinalja Gjermani – Spanjë ka filluar të luhet që dy ditë përpara me deklaratat e disa prej figurave dhe protagonistëve kryesorë të këtyre dy skuadrave.

Franz Beckenbauer e cilësoi Gjermaninë si një skuadër perfekte, që është favorite kundër Spanjës dhe mund të shkojë në finale. Sipas tij, ky ekip është kryevepra e Joachim Loev.



Fituesi i Kupës së Botës tha se rrallë herë ka parë këtë mjeshtëri në lojë nga një skuadër gjermane, që di të luajë bukur dhe të fitojë. Beckenbauer beson se bashkëkombasit e tij janë pretendentë të fortë për të fituar kampionatin.

Në lidhje me Spanjën, ai u shpreh se nuk e ka shfaqur ende formën e jashtëzakonshme që pati në Euro 2008, kur fitoi titullin. “Nuk i kam parë ende të jenë bindës dhe në ndeshjen me Paraguajin e patën të vështirë të fitonin”, tha Beckenbauer për spanjollët.

Ndërsa sulmuesi spanjoll, Fernando Torres pohoi se përballja e Spanjës me Gjermaninë do të jetë si një finale, ndërkohë që shprehu besimin e përsëritjes së suksesit në Euro 2008, ku shënoi golin e vetëm në finale dhe Spanja u shpall Kampione e Europës.

Sulmuesi i Liverpool tha se nuk ndihet i habitur nga forma e paraqitur e Gjermanisë, por shtoi se Spanja ka ende për të demonstruar.

“Jam shumë krenar. Është gjysmëfinalja e parë për Spanjën pas 60 vjetësh në Kupën e Botës, që dëshmon se kjo skuadër po hyn në histori. Ndihem i lumtur dhe besoj se ekipi mund të përmirësohet dhe të japë më të mirën në ndeshjen e radhës”, tha Torres.



Mesfushori Andres Iniesta është i bindur se Spanja mund ta mposhtë Gjermaninë në gjysmëfinale, duke patur besim në vetvete.

Spanja kaloi me sukses fazën e çerekfinaleve me fitoren 1-0 ndaj Paraguajit, ndërsa Gjermania gjunjëzoi ekipin argjentinas me 4 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Mesfushori spanjoll, i cili ka luajtuar edhe në finalen e Euro 2008, ku skuadra e tij doli fitimtare nga përballja me Gjermanisë, shprehu besim se Spanja do të japë më të mirën në sfidën e radhës.

Iniesta foli për rivalët duke thënë, “Gjermania po kalon momente fantastike në Kupën e Botës dhe loja kundër tyre do të jetë emocionuese. Ndihemi shumë të motivuar, gjërat po ecin në rrugën e duhur dhe shpresojmë ta kalojmë edhe këtë pengesë”.

Gjergji Mima

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 05-07-2010, 16:45:43
Ishalla fito Germanyyy.. :D

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 06-07-2010, 15:23:05
Oktapodi Paul zgjedh Spanjën…



Protagonisti i këtij botërori, oktapodi Paul ka zgjedhur edhe këtë herë, duke alarmuar gjermanët dhe kombëtaren e tyre.

100 % i saktë ka rezultuar Paul në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë dhe këtë herë ai ka preferuar të ushqehet në vazon me flamurin spanjoll. Duhet theksuar se Paul ka arritur të gjejë edhe humbjen e Gjermanisë ndaj Serbisë.

Ndërkohë tifozët po kryqëzojnë gishtat duke shpresuar që oktapodi të ketë gabuar.

TCH

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 06-07-2010, 15:27:13
Oktapodi Paul zgjedh Spanjën…



Protagonisti i këtij botërori, oktapodi Paul ka zgjedhur edhe këtë herë, duke alarmuar gjermanët dhe kombëtaren e tyre.

100 % i saktë ka rezultuar Paul në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë dhe këtë herë ai ka preferuar të ushqehet në vazon me flamurin spanjoll. Duhet theksuar se Paul ka arritur të gjejë edhe humbjen e Gjermanisë ndaj Serbisë.

Ndërkohë tifozët po kryqëzojnë gishtat duke shpresuar që oktapodi të ketë gabuar.

TCH

ska shanse ja futi kot oktapodi LOL

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 06-07-2010, 17:16:30
Edhe oktapodin e kan fut ne hile keta Spanja sepse e dine qe sdo fitojne...oktapodi ju jep pak zemer duke ju thene do fitoni.. :D

  • Postime: 425
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 07-07-2010, 13:40:24
Germania ka nje ekip shume te fort, gjithashtu edhe spanja por serbia mundi germanin, gjithashtu do ta ben edhe spanja, si ne vitin 2008, do ta mund germanin.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 07-07-2010, 14:09:43

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 07-07-2010, 22:32:52
Go home Germany OMG... :(

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 07-07-2010, 22:52:28
 :(

  • Postime: 425
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 07-07-2010, 23:57:53
viva espana

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 08-07-2010, 00:29:49
ska shanse ja futi kot oktapodi LOL

E Shikon se doli dhe rezultati oktapodit hajde mos u merzisni se kshu e keni ju gjermant hecni sa hecni pastaj bieni ne grope, luajti shume dobet per te hyre ne finale, nuk ishin ato gjerman qe luajten kundra Anglis dhe Argjentines ishin shume ndryshe, nuk e meritonin finalen me ate loje qe ben, mua as Spanja sme pelqen po ce do futbolli i tille eshte, ishalla po e merr Hollanda Kupen.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 08-07-2010, 10:32:47
Ti Berno je ketu vetem me acaru nervat po mua sma ndi hic or tai ....

Vertet Gjermania luajti dobet dje por ka treguar qe ka futboll te mire e teknike ne fushe. Spanjollet luajten mire dje e meritonin fitoren. Arbitrimi i keq e kesaj rradhe 1 penallti ju mohua Gjermaneve mgjate prap nuk doli keq Gjermania ne kete boteror duke menduar qe la mbrapa skuadra me me emer e pretendente per kupen sic qe Brazil Argjentine Itali (ndjese paste e shkreta :D ) etj etj

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 08-07-2010, 10:36:17
E kam po surratin tat dje te nxirre dhe e mora dozen e kenaqesise per gjithe periudhen 4 vjecare deri ne kampionatin tjeter ... :P LOL LOL

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 08-07-2010, 10:37:11
E kam po surratin tat dje te nxirre dhe e mora dozen e kenaqesise per gjithe periudhen 4 vjecare deri ne kampionatin tjeter ... :P

ja ca shoku je gezohesh me "vuajtjen" e shoqes :(

faji im qe ulem me 10 tifoza spanjolle ne tavoline :P qe kane qene me Brazil e Itali me pare LOL

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 08-07-2010, 10:38:02
o sa kam qesh o sa kam qesh :P LOL

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 08-07-2010, 10:38:36
o sa kam qesh o sa kam qesh :P LOL

qesh mire kush qesh i fundit :D

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 08-07-2010, 10:41:33
Eh ketij fundit nuk i dihet po megjithate akoma po vazhdoj te qesh duke imagjinu ate surrat dje. :P LOL LOL

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 08-07-2010, 10:57:01
Une te pakten ndenja krenare e ul ne tavoline me ju jo si zotrote qe ike jashte TR me status FB mos me shqetesoni nuk pres mesazhe ngushellimi per Brazilin :d

e boll tani :(

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 08-07-2010, 10:57:35
e avash se na dhive se qesh tani LOL

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 08-07-2010, 10:59:57
kalohe ti kete faze njehere e me pas ec se folim LOL :P :P

#20 ne: 08-07-2010, 12:32:51
faji im qe ulem me 10 tifoza spanjolle ne tavoline :P qe kane qene me Brazil e Itali me pare

Gjithe lokali mbreme ishte me Spanjen, se ishin keta te perdhunuarit e boterorit qe s'dinin te cili ekip t'perplasnin koken. Hec e duroji kto goret tani... :@

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 08-07-2010, 12:37:53
Gjithe lokali mbreme ishte me Spanjen, se ishin keta te perdhunuarit e boterorit qe s'dinin te cili ekip t'perplasnin koken. Hec e duroji kto goret tani... :@

hahahaa fiks e the te perdhunuarit e boterorit LOL LOL

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 08-07-2010, 12:49:28
Gjithe lokali mbreme ishte me Spanjen, se ishin keta te perdhunuarit e boterorit qe s'dinin te cili ekip t'perplasnin koken. Hec e duroji kto goret tani... :@
ju shtove edhe ti listes te te perdhunuarve . ;)

#23 ne: 08-07-2010, 12:54:25
ju shtove edhe ti listes te te perdhunuarve . ;)

mqafsh hallin, gjermoni ashtu si sapnjolli e hollandezi qe jane ne finale, i lu tgjitha ndeshjet e boterorit, nuk iku qe me tetshet nshpi! edhe veni trete s'o keq, kshu qe shhttt!!!... :-[

  • Postime: 7517
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 08-07-2010, 14:55:19
Ku e di ti qe une isha me nje ekip qe ne tetshe, une jam me Holanden ;)

Bye Germany Bye Ales Gute :P

Temat e fundit