Gjermania shkaterron Angline - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjermania shkaterron Angline

Gjermania shkaterron Angline

· 7 · 557

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-06-2010, 18:00:44
Përfaqësuesja e Gjermanisë është treguar skuadër shumë më e fuqishme përballë Anglisë duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 4-1, për të siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010.

Gjatë një pjesë të parë fantastike, Gjermania ishte ekip dukshëm më i mirë se Anglia. Me të filluar takimi, Mesut Ozil u gjend para portës angleze, mirëpo dështoi të shënojë për shkak të vendosjes së mirë të portierit David James.

Ndeshja vazhdoi me temp të lartë, ndërsa goli erdhi në një moment shpërqendrimi të mbrojtjes angleze. Pas një degazhimi fenomenal të portierit gjerman Manuel Neuer dhe një reagimi amatoresk të John Terryt, Miroslav Klose u lirua bukur nga Matheë Upson, me ç’rast shënoi për epërsinë e parë të gjermanëve (20’).

Një bashkëpunim i jashtëzakonshëm mes Kloses dhe Mullerit, që e gjetën të vetmuar Lukas Podolskin që nuk e pati problem të shënojë me të majtën në portën angleze për rezultatin 2-0 (32’).

Anglia arriti ta ngushtojë rezultatin pas një krosimi nga këndi, të cilin e shfrytëzoi në mënyrë të shkëlqyer Steven Gerrard, që me një harkim në zonë arriti ta shërbejë Mathew Upson, i cili shënoi për rezultatin 2-1 (37’).

Në fraksionin e dytë vetëm sa u sqaruan gjërat. Anglia e nisi me dominim pjesën e dytë, por ishin gjermanët ata që u treguan konkretë dhe shfrytëzuan gabimet e mbrojtjes së dobët angleze.

Dy kundërsulme të Gjermanisë ishin vrasëse për Anglinë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Bastian Shweinsteiger gjeti të vetmuar Thomas Mullerin që nuk e pati të vështirë të shënonte për golin e tretë të gjermanëve (67’), ndërsa pas një kundërsulmi tjetër identik, Mesut Ozil tejkaloi mbrojtjen angleze, ndërsa më pas e shërbeu Thomas Mullerin që shënoi golin e tij të dytë në këtë takim (70’) dhe të katërtin për Gjermaninë.

Në çerekfinale gjasat janë shumë të mëdha që të kemi edhe një “finale” tjetër, kur kihet parasysh se kundërshtar i Gjermanisë mund të jetë Argjentina, mirëpo njëherë duhet të presim për duelin e të dielës mbrëma që skuadra e Maradonas e zhvillon kundër Meksikës. /Telegrafi/

  • Postime: 328
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 27-06-2010, 18:06:14
loja ka qen perfekte :D 1 gol nuk e verejten referat per skuadren angleze megjithat perseri pjesen e dyt rezultati kaloi ne te miren e Gjermanis 4-1 me dy golat e shenuar nga Mulleri

  • Postime: 1530
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 27-06-2010, 18:13:18
me erdhi keq per anglezet, por merituan fitoren gjermanet

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 27-06-2010, 18:32:22
Gjermani po surprizon. Here duket si e pathyeshme here zhgenjen. Te shohim cfare na sjellin ndeshjet e radhes!

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 27-06-2010, 18:36:22
Shikoni cfare artikulli qe beri Bild.de menjehere pas ndeshjes http://www.bild.de/BILD/sport/fussball-wm-2010-suedafrika/wm-spielberichte/2010/06/27/deutschland-england/spielbericht-danke-jungs-unglaublich.html

"Faleminderit Djema! Kjo (fitore) qe e pabesueshme"

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 27-06-2010, 18:48:12
Anglia u rraf prej albitrit, te kishte qene loja 2 me 2 sdo ishin bere 2 gola ne pjese te dyt nga Gjermanet, Anglia luajti e gjitha ne sulm dhe golat u shenuan nga gjermanet me kundersulm, nuk e mohoj luajten dhe mire po fajin me te madh e pati albitri, ndersa per anglin RUNI qe deshtim per kete boteror, nuk beri asgje ne 4 ndeshje qe luajten Anglezet.

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#6 ne: 27-06-2010, 18:49:58
Hallall ekip i forte me mbrojtje me kundersulm,thjeshte perfekt ishte.

Temat e fundit