Kuzhe shpall anti-Suedinë, rikthehet në kombëtare Altin Haxhi - Futbolli

×
Hyrja
Profili

Kuzhe shpall anti-Suedinë, rikthehet në kombëtare Altin Haxhi

Kuzhe shpall anti-Suedinë, rikthehet në kombëtare Altin Haxhi

· 2 · 1115

  • Postime: 822
  • Gjinia: Femer

ne: 30-09-2009, 22:49:29
Altin Haxhi është rikthyer në kombëtare, pasi trajneri kuqezi, Josip Kuzhe, e ka ftuar atë për ndeshjen e fundit kualifikuese në Grupin 1, e vlefshme për “Botërorin 2010”, që do të luhet më 14 tetor 2009 me Suedinë, në fushën e kësaj të fundit. Një thirrje kjo, e diktuar nga nevojat alarmante të kombëtares për mbrojtës në krahun e majtë, kur dihet se Vangjeli është i dëmtuar dhe Agolli i pezulluar. Këta dy lojtarët e fundit janë thuajse të vetmit, që “ta mbushin syrin” për të luajtur në këtë krah. Në një situatë të tillë, është thirrur për emergjencë veterani kuqezi, Altin Haxhi. Gjirokastriti kuqezi nuk vinte në kombëtare prej disa ndeshjesh, cka linte të kuptohej se i kishte thënë “lamtumirë” asaj, ose më saktë, nuk bënte më pjesë në planet e trajnerit Kuzhe, por edhe të paraardhësit të kroatit, Ari Han. Sidoqoftë, nevojat e ekipit kombëtar e kanë bashkuar sërish atë me ngjyrat kuqezi, pikërisht për ndeshjen me Suedinë. Bashkë me Haxhin, janë 21, lojtarët që ka thirrur trajneri Josip Kuzhe për ndeshjen me Suedinë. Janë të gjithë lojtarët pjesëmarrës edhe në ndeshjen e fundit, të barazuar 1-1 me Danimarkën në Tiranë. Kujtojmë se kombëtarja kuqezi do t’i zhvillojë përgatitjet për këtë ndeshje në Frankfurt të Gjermanisë, prej nga do të udhëtojë një ditë para ndeshjes me Suedinë drejt vendit që mban edhe presidencën e Këshillit të Europës aktualisht. Më poshtë, ja edhe lista e lojtarëve të thirrur nga Kuzhe për ndeshjen e 14 tetorit 2009 me Suedinë.   

1.Isli Hidi

2.Samir Ujkani

3.Armend Dallku

4.Andi Lila

5.Franc Veliu

6.Debatik Curri

7.Altin Haxhi

8.Elvin Beqiri

9.Lorik Cana

10.Ervin Bulku

11.Jetmir Sefa

12.Jahmir Hyka

13.Emiliano Vila

14.Gilman Lika

15.Ervin Skela

16.Klodian Duro

17.Hamdi Salihi

18.Erjon Bogdani

19.Edmond Kapllani

20.Besart Berisha

21.Elis Bakaj


  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 09-10-2009, 14:41:08
Kuzhe ndaj Suedisë, besnik i 4-2-3-1

Haxhi gjen vend në të majtë të mbrojtjes

Altin Manallari

Sfida e së mërkurës së ardhshme në shtëpinë e Suedisë do të jetë jo pak e rëndësishme për Shqipërinë, edhe pse Kombëtarja kuqezi ka dalë jashtë objektivave për sa i përket klasifikimit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2001. Përfaqësueses sonë i duhet të marrë një rezultat pozitiv në duelin ndaj Ibrahimoviç&Co., për të shpresuar të mos pësojë humbjen e vazos së katërt, ku pozicionohemi të fundit. Kërcënimi i Qipros ndihet shumë pranë, pasi ishullorët e Mesdheut pozicionohen të parët në vazon e pestë. Prandaj kuqezinjtë e dinë mirë se duhet të japin maksimumin në një ndeshje, e cila konsiderohet shumë e vështirë, pasi kundërshtari është jo vetëm një emër i madh, por edhe e konsideron këtë takim "për jetë a vdekja" në lidhje me kualifikimin për në Botërorin 2010. Prandaj gjatë kësaj kohe trajneri Josip Kuzhe i ka kushtuar vëmendjen maksimale përgatitjes së kësaj ndeshjeje. Burime të besueshme pranë teknikut kroat të përfaqësueses sonë kanë pohuar se tashmë e ka të qartë në kokën e tij se cila do të jetë vendosja e skuadrës në përballjen ndaj suedezëve të mërkurën në orën 20:45 në stadiumin "Rasunda". Trajneri, i pavendosur t‘i qëndrojë besnik modulit 4-2-3-1. Tashmë ai i beson këtij moduli, të cilin e ka provuar në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja jonë ka zhvilluar deri tani, që kur mori drejtimin e Shqipërisë, pas shkarkimit me kompromis të holandezit Ari Han. Kjo vendosje taktike funksionon, pasi i përshtatet lojës së Shqipërisë. Ajo nuk ka zhgënjyer, katër ndeshjet të drejtuara nga Kuzhe (Shqipëri-Portugali 1-2, Shqipëri-Gjeorgji 1-1, Shqipëri-Danimarkë, 1-1 dhe Shqipëri-Qipro 6-1) dhe shënon gjithmonë gola. Edhe këtë herë duket se portieri i ri, Samir Ujkani, do të fitojë duelin për vendin mes dy shtyllave me portierin Isli Hidi, i cili duket se ka humbur besimin e Kuzhesë. Tekniku kroat mendon se me vendosjen e Canës dhe Currit në qendër të mbrojtjes dhe Dalkun në të djathtë e të rikthyerin Haxhi në të majtë, mbrojtja e Shqipërisë do të jetë më e sigurt. E pandryshueshme mbetet vendosja e Duros dhe Bulkut. I pari mësohet të ketë marrë urdhër të pozicionohet para mbrojtjes dhe daljet e tij në manovrat sulmuese janë thuajse të ndaluara. Ndërkohë, pak më i avancuar në krah të tij do të jetë Bulku, i cili ka për të detyrë të mbështesë sulmin në aksionet drejt portës kundërshtare. Përpara tyre do të jetë Skela në rolin e regjisorit, ndërsa në krahun e majtë të tij janë ende në balotazh Hyka dhe Lika. Në të djathtë, në rolin e gjysmë sulmuesit do të vendoset Salihi, ndërsa Bogdani do të luajë si sulmuesi i vetëm i avancuar. Për sa u përket alternativave të gatshme nga pankina, Kuzhe ka eksperimentuar dje në miqësoren me modestët e Haslosh të fituar 2-0 me golat e Duros (12‘) dhe Berishës (45‘).

G.Shqip

Temat e fundit