×
Hyrja
Profili

Projektohet Juventus e sezonit ’07-’08

Projektohet Juventus e sezonit ’07-’08

· 1 · 645

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-01-2007, 13:56:52
Juventus e sezonit ’07-’08 do të jetë një superskuadër e denjë për t’u kthyer menjëherë në krye të futbollit jo vetëm italian, por edhe evropian. Lajmin e bënë të ditur vetë drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Alesio Seko. Sipas tij, në skuadër do të qëndrojnë yjet e tanishëm dhe do të afrohen katër-pesë futbollistë shumë cilësorë. “Në merkaton e janarit nuk kemi ndërmend të shpenzojmë. Do të merremi më shumë me rinovimet e kontratave. Kështu në rast se do të qëndrojë Bufon, besoj se nuk do të largohet askush. Ndërsa më vonë kemi synimet tona konkrete, të cilat na çojnë tek futbollistë si Grigera, Barzali, Metzelder, Samuel e Klose”, ka thënë Seko në një intervistë për të përditshmen italiane, “Gazetta dello Sport”. Ndërkohë që Alesio Seko ka mohuar të ketë kontaktuar me drejtuesit e Real Madridit për blerjen e kartonit të Antonio Kasanos.


Temat e fundit