Riza Lushta, futbollisti shqiptar që shkroi historinë e Juventusit - Futbolli

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Riza Lushta, futbollisti shqiptar që shkroi historinë e Juventusit

Riza Lushta, futbollisti shqiptar që shkroi historinë e Juventusit

· 1 · 1200

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-07-2010, 15:01:03
Të shkruash historinë e një prej klubeve më të njohura në Europë është një arritje shumë e madhe për çdo futbollist. Të gjithë ëndërrojnë të jenë idhuj në zemrat e tifozëve të skuadrës. Secili do të ketë emrin e tij të gdhendur në historinë e klubit ku ka dhënë shumë nga vetja.



Një rekordmen i futbollit shqiptar dhe italian është edhe kosovari shtatshkurtër Riza Lushta. Një shqiptar nga Mitrovica, i rritur në Shqipëri, i cili është ndër goleadorët e mëdhenj të bardhezinjve të Juventusit.

Riza Lushta ishte ai që do të shkruante historinë e futbollit shqiptar në Seria A, në kampionatin më të bukur dhe më të lakmueshëm në botë. Pas shkëlqimit me ekipin e Tiranës dhe fitimit të disa trofeve, si kupën e parë të Shqipërisë dhe kampionatin e parë, në kohën e binjakëzimit të shteteve, Shqipërisë dhe Italisë, vendos të shkojë në Itali për të vazhduar karrierën e tij. Edhe pse në një kampionat më të vështirin, por edhe më të bukurin në botë, ai u bë i famshëm duke hyrë në historinë e klubit të Juventusit.

Te torinezët e Juves do të mbërrinte një shqiptar shumë i aftë dhe po aq simpatik, Riza Lushta. Nuk ishte një qendërsulmues, por një mesfushor që shënonte shumë gola. Në kohën që ai luajti me Juven, ka pa dyshim peshën më të madhe të golave më vendimtarë që i sollën jo pak trofe Juventusit dhe që suksesi mban vulën e Riza Lushtës.

Ambientimi i shqiptarit në radhët e bardhezinjve ishte i shpejtë dhe i kënaqshëm. Edhe pse larg vendit të tij të lindjes, ai shpërngulet në Tiranë, ku do të frekuentonte deri në vitin e katërt shkollën bujqësore, por pasioni për futbollin qëndronte mbi çdo gjë për këtë sportist që po rritej dhe po formohej çdo ditë.

Lushta diti të shkrihej me ambientin instiktivisht dhe diti, mbi të gjitha, të konservonte personalitetin e tij natyral, atë të goleadorëve të mëdhenj. Luajti vetëm tre sezone të bardhezinjtë, por fitoi simpatinë e pakufishme dhe të pakushtëzuar të tifozëve. Ishte baraz, si lojtar klasi, me të tjerë shokë të repartit, që quheshin Bo, Borel II, Gabetto e Colaussi.

Në sezonin e tij të parë, Lushta realizoi vetëm nëntë gola, por në sezonin 1941-1942 do të shënonte plot 16 gola dhe në atë pasardhës do të realizonte 17, mes të tjerash, duke pasur nderin të luajë përkrah dy kampionëve të mëdhenj, si Borel e Meazza.

Ishte viti 1940 kur Riza Lushta u thirr për stërvitje nga Kombëtarja Italiane, asokohe dy herë Kampione e Botës. Në sezonin '41-'42 do të ishte edhe sezoni më i mirë për Riza Lushtën, ku do të shënonte 16 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë i ekipit të Juventusit.

Kalimin te Juvja, Lushta e kishte fituar pasi në ndeshjen e viti 1940 mundi të shënojë gol kundër Juves, duke spikatur shumë me talentin dhe aftësitë që zotëronte. Loja e mirë që shfaqi, bëri që menaxheri i Juves ta blinte në ekipin torinez.

Me Juven arriti të fitonte edhe Kupën e Italisë 1942, duke rezultuar pikërisht njeriu i ndeshjes i finales së madhe kundër Milanit. Kuqezinjtë do të mundeshin me rezultatin 4-1 dhe Lushta do të realizonte tre gola të mrekullueshëm.

Riza Lushta ka luajtur 95 ndeshje me bluzën e Juventusit, duke shënuar plot 55 gola. Ai është pjesë e rëndësishme e Juventusit, që me golat e shënuar shkruan një pjesë të historisë së këtij ekipi.

Gjergji Mima

Temat e fundit