Loja e dhunshme që ka fiksuar fëmijët - Këndi i Prindërve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Loja e dhunshme që ka fiksuar fëmijët

Loja e dhunshme që ka fiksuar fëmijët

· 25 · 3621

  • Postime: 2417
  • Karma: +6/-1
  • Gjinia: Femer

ne: 03-06-2008, 22:10:46
Sipas prindërve fëmijët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës në internet. Psikologët japin alarmin


Disha: Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore

Lojëra të frikshme, të dhunshme dhe me ngarkesë negative mbi psikologjinë e fëmijëve. E megjithatë sapo mbarojnë shkollën të gjithë i drejtohen qendrave të internetit për të luajtur pikërisht këto lojëra që nuk sjellin as një dobi për ta. Bëhet fjalë për lojërat tashmë tepër të njohura për të gjithë fëmijët e moshave dhjetë deri në pesëmbëdhjetë vjeç, Counter Strike. Kjo është një lojë e shpejtë, me aksione, e cila është përhapur në masë kohët e fundit tek fëmijët shqiptarë. Për këtë arsye, prindërit dhe psikologët shqiptarë shfaqin shqetësimin e tyre dhe flasin për ndikimet negative në formimin e karakterit fëminor. Kështu, gazeta ka mbledhur dëshmi të fëmijëve, prindërve dhe psikologëve për këto lojëra shumë të përhapura, por aspak të dobishme. Ndërkohë, psikologia Miranda Disha tregon të gjitha pasojat negative që luajnë këto lojëra mbi psikologjinë e fëmijëve.

Shqetësimi

Mjafton të shkosh në qendrat e internetit dhe sytë të shohin shumë fëmijë, kryesisht 10-15- vjeçarë të përqendruar mbi ekranet e kompjuterëve. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Selim Duka, prindër i Endrit dymbëdhjetë vjeçar, shprehet i shqetësuar për djalin e tij tek i kërkon vazhdimisht lekë gjatë ditës për të kaluar disa orë mbi këtë lojë. "Jemi në merak për djalin tonë dhe kjo jo vetëm nga shuma e lekëve që na kërkon çdo ditë, por edhe për pasojat që mund të sjellë kjo lojë mbi personalitetin e djalit tonë. Kjo lojë përmban shumë dhunë dhe nuk e dimë nëse e bën më të dhunshëm karakterin e fëmijëve", pohon Selim Dujka. Ndërsa djali i tij, Endri,shprehet se i pëlqen shumë të vrasë terroristët e lojës, që në rastin konkret janë shokët e tij në përditshmëri. "Unë luaj çdo ditë rreth tre orë me shokët e mi dhe më pëlqen kur ndahemi në dy grupe e zgjedhim vetë armët me të cilat duam të luftojmë",- thotë ai. Ndërsa Bukurie Selimi tregon se djali i saj 13-të vjeçar është bërë i varur nga interneti. "Më tregon se shkon aty për të luajtur edhe pse unë nuk e di se ç'lojë është, merakosem, pasi ka ditë që vjen në shtëpi pak para mesnate",-pohon Bukuria, mamaja e Albit.

Psikologia

Një sqarim më të detajuar mbi pasojat e lojës tek fëmijët e bën për gazetën "Shekulli"psikologia Miranda Disha. Ajo pohon se fëmijët në këto lojëra përfshihenemocional isht në atë mënyrë si të ishin në jetën reale. "Ka efekte negative mbi fëmijët. Përfshirja e tyre në lojë krijon varësi psikologjike dhe kohore. Ka raste tek fëmijë të veçantë që mund të ndikojë në jetën reale, kjo varet edhe nga karakteri, energjia, personaliteti dhe impulsiviteti i fëmijëve", thekson Disha, duke shtuar seproblem tjetër është se nëse kjo lojë po u merr pak orë fëmijëve nesër, po kjo lojë do të kërkojë më shumë kohë, pasi është e ngjashme si me varësinë e të rriturve ndaj cigares. Kështu, sa më shumë kohë të qëndrojnë përpara kompjuterit fëmijët, sipas saj, aq më shumë do të lënë pas dore librat, sportin e aktivitete të tjetra më të rëndësishme. "Sa për dhunën dhe gjakun në lojë, këto në jetën e përditshme ngelen në nivelin e simbolit, pasi është predispozita gjenetike dhe sociale ajo që ndikon më shumë tek karakteri i fëmijëve",- pohon Disha, duke shtuar se prindërit duhet të tregohen më shumë të kujdesshëm kundrejt fëmijëve të tyre, pasi të tilla lojëra krijojnë agresivitet ndër ta dhe ndikojnë negativisht.

Sa shpenzojnë fëmijët për këto lojëra

Të shkosh në një qendër interneti të duhet të paguash dhe për këtë fëmijët janë koshientë. Në këto qendra çmimet variojnë nga 80 lekë deri në 100 lekë të reja për 1 orë.Fiksimi "Counter Strike" i detyron fëmijët të harxhojnë shumë herë më shumë se kaq, pasi ata luajnë me këto lojëra më gjatë se një apo dy orë në ditë. Kështu fëmijët sakrifikojnë lekët që ndoshta prindërit ua japin për shpenzimet ditore të shkollës apo për gjëra të tjera më të nevojshme për ta. "Harxhoj rreth dymijë lekë në ditë"-shprehet Endri. Ka ditë që e kalon këtë shumë dhe kjo ndodh të shtunave dhe të dielave, kur e kam pushim në shkollë dhe luajmë më shumë se ditët e tjera",- pohon ai.

Ja si është loja

Lojtarët ndahen në dy grupe: Terrorist dhe polic, ku këta të fundit kanë për detyrë të eliminojnë të parët. Vrasje, gjak dhe agresivitet. Këto janë cilësitë që karakterizojnë lojën, ndaj prindërit e fëmijëve shprehen të shqetësuar për orarin e zgjatur që fëmijët i dedikojnë internetit, botës virtuale që të largon nga realiteti. Kjo lojë është tejet popullore në të gjithë botën dhe veç pasojave që shfaqen në shikim nga ngujimi i fëmijëve para kompjuterit psikologët flasin edhe për ndikime negative në formimin e karakterit fëminor.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 30-10-2008, 10:35:02
Shumë artikull i vlefshem.
Nuk jane te pakte ata  prinder qe  janë te gatshëm  tu blejne fëmijëve te tilla lojra. thjesht për te permbushur dëshirat e tyre dhe nuk marin aspak parasysh "efektin"

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#2 ne: 14-05-2012, 16:45:41
Shumë artikull i vlefshem.
Nuk jane te pakte ata  prinder qe  janë te gatshëm  tu blejne fëmijëve te tilla lojra. thjesht për te permbushur dëshirat e tyre dhe nuk marin aspak parasysh "efektin"

nje nga to jam e une....por duhet te kesh djale ate qe kam une qe te me kuptosh.
sa here i blej kaseta Playstation me lojra per moshen e  tij  as i ze me dore dhe hp laptopin e luan aty...Counter Strike apo GTA e ku di une c'lojra....

  • Postime: 1445
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 22-02-2013, 15:32:36
Une as pistoleta loder s'i kam blere kurre djalit tim .Te vetmet lojra qe ai luan jane zberthimi i makinave , eshte kurioz ta zbuloje se si levizin  si jane ndertuar .Gjysem ore ne dite luan me kompjuter  the ate kur t'ia hap une .Luan ne oborr me biciklete  etj dhe eshte shume i lumtur .

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-02-2013, 17:03:59
Edhe nje arsye tjeter pse sot i kam inat femite....
Kudo qe shikon, kemi te bejm me nje kulture ku adhurohen femite e vegjel, po udhero shpirti mami, cfare deshiron ti, Play Station, dhe McDonalds ?
Pffff.....keto jane gjeneratat e plehrave, dhe  te shemtuarve.... Kur te rriten keta femije te llastuar, 1. nuk do e falsin me me ju. 2. Do ju len fajin per cdo deshtim ne jeten e tyre, dhe 3.  nuk do kene ndonje vlere domethenese ne shoqeri dhe civilizm...

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 23-02-2013, 18:52:28
Ja ke.fut pordhes vlla

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 23-02-2013, 18:56:40
ok, lol :-), prit kur te rriten ata dhe me trego atehere...
ndoshta ja kam fut edhe kot, se e di sa e zhvilluar eshte shqiperia dhe njerzit aje...kshu qe nuk e di se cfare qellimi ke ti per jeten... :-)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#7 ne: 23-02-2013, 19:01:15
Ja fute kot twice.
Eshte muhabet i gjate dhe me shume pika.
Por po te them dicka...asgje nga ato qe the ti jane arsye qe femijet e llastuar perfundojne te tille.
Nese i referohesh ndonje rasti konkret?
Kiss kur te te vij mosha per prind do te zhduket ndjesia e egoizmit dhe do te zevemdesohet me ate te deshires per te qene baba

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 23-02-2013, 19:07:32
Edhe nje arsye tjeter pse sot i kam inat femite....
Kudo qe shikon, kemi te bejm me nje kulture ku adhurohen femite e vegjel, po udhero shpirti mami, cfare deshiron ti, Play Station, dhe McDonalds ?
Pffff.....keto jane gjeneratat e plehrave, dhe  te shemtuarve.... Kur te rriten keta femije te llastuar, 1. nuk do e falsin me me ju. 2. Do ju len fajin per cdo deshtim ne jeten e tyre, dhe 3.  nuk do kene ndonje vlere domethenese ne shoqeri dhe civilizm...
kur te behesh me kalamaj hajd shkruj ktu.kam idene qe ti cunit per 5 vjetor do i blesh tomson prej verteti dhe jo loder

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 23-02-2013, 20:33:08
Ose do i coj nai braziliere ne kuti me fjongo

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 24-02-2013, 11:55:46
nje nga to jam e une....por duhet te kesh djale ate qe kam une qe te me kuptosh.
sa here i blej kaseta Playstation me lojra per moshen e  tij  as i ze me dore dhe hp laptopin e luan aty...Counter Strike apo GTA e ku di une c'lojra....


E me mire ben por te luaj me orar te kufizuar te pakten :d

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 24-02-2013, 11:57:47
Ose do i coj nai braziliere ne kuti me fjongo

jo de deri aty  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 25-02-2013, 12:01:09

E me mire ben por te luaj me orar te kufizuar te pakten :d


kufizimi vjen vetem ne orarin e mesimeve....te tjera kufizime skemi...

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 26-02-2013, 23:15:09
une femijeve tuaj te dashur, do ju rekomandoja kete lojen..
ish konflikti ushtarak i irakut, dhe si te vdesesh per 3 sekonda.... :-)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#14 ne: 26-02-2013, 23:32:34
Rrofsh po leji kalamojr tane shif kur te bosh te tut cdo i sugjerosh

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 26-02-2013, 23:42:43
une nuk do bej kalamoj lale.... :-) s'esht per mua kjo pune...une deshiroj te jem pjese a njerezeve beqar qe paten influencen me te madhe ne historine e botes, sic ishin Jezusi, Isaac Newton, Kolombi, etj... :-)
ja, mjaftojn ata qe keni beri ju te tjeret, edhe per ne qe s'deshirojm te kemi...  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 27-02-2013, 07:16:14
Pa ofese te qesh pak hahahahahaha

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 27-02-2013, 21:33:23
Kush eshte kjo porn star qe ke ne foto ? Si e ka emrin ?

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#18 ne: 27-02-2013, 21:34:06
Porn star? Se njoh

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 02-03-2013, 18:59:07
une nuk do bej kalamoj lale.... :-) s'esht per mua kjo pune..

Cne qe ke arritur ne perfundimin t'i mohosh vetes te qenit prind??

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 05-03-2013, 23:09:25
Cne qe ke arritur ne perfundimin t'i mohosh vetes te qenit prind??

jam shume i vogel per tu bere prind, dje mbusha plot 10 vjec.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 06-03-2013, 14:15:35
Cne qe ke arritur ne perfundimin t'i mohosh vetes te qenit prind??

nuk eshte rrit akoma djali dreamm
jam i vogel babi im sjam ne moshe te behem prind


Jam ne moshe

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#22 ne: 06-03-2013, 15:45:01
nuk eshte rrit akoma djali dreamm
jam i vogel babi im sjam ne moshe te behem prind


Jam ne moshe



po nuk them kot qe kemi ne mendje....pikerisht kete kenge do i postoja edhe une..po ti e paske bo pare meje..,..mendohem ky Rezarti (kshu me duket e ka pas emrin ky tipi) u rrit ky apo ngeli ne moshe te vogel ende :P

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 06-03-2013, 16:06:14
ky rezarti eshte bere taci oil pa lesh ne koke :P

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#24 ne: 06-03-2013, 16:43:14
Mos ja fut kot hahahaha

Temat e fundit