×

Nëse femija juaj.....

Nëse femija juaj.....

· 18 · 5335

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 24-05-2007, 05:15:19
Bota e femijes është e madhe, e padjellezuar e çiltër sa nuk ka.... femija thesari, jeta ( dhe me te vërtetë janë)
Por, por  nuk mungojnë dhe shrehjet.."femija ta sjell ne maje te hundës".
 Pse????
Tekat e fëmijëve janë të ndryshme e te pafundme..shpesh paplotesimi i tyre sjell inat e merzi tek ata por ashtu edhe tek prindi.

Nëse femija juaj..do ju kërkonte diçka ne supermarket P.sh., një akullore, ju nuk ja blini se e ruani nga ftohja, pra thoni JO!
Femija fillon uleret, perplas kembet, shtrihet ne dysheme...njerëz ka plot verdalle.
Ju si do të vepronit për te zbutur inatin e femijes tuaj...
 - Do te plotesoni teken e saj?
« Editimi i fundit: 08-06-2007, 21:56:03 nga erlehta »

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer
kengaime
#1 ne: 24-05-2007, 05:45:19
Une sdo ia plotesoja asnje deshire , nese kerkohet me te qajtur.
Femiut duhet dhene shume dashuri, por edhe edukate. Pra edhe duhet treguar kufinjte, deri ku ben dhe ku kalohet kufiri. Prinderit jane ata qe kane kete pergjegjesi.
Femiu nuk eshte ne gjendje te gjykoj si duhet, andaj  jane prinderit qe ti tregojne se cila eshte e drejta.
Prindi me dashurine  e tij dhe me biseda te shumta, mund te arrij te femiu i tij qe ai ta kuptoj.

  • Postime: 5949
SmiLey
#2 ne: 24-05-2007, 09:26:08
Nëse femija juaj..do ju kërkonte diçka ne supermarket P.sh., një akullore, ju nuk ja blini se e ruani nga ftohja, pra thoni JO!
Femija fillon uleret, perplas kembet, shtrihet ne dysheme...njerëz ka plot verdalle.
Ju si do të vepronit për te zbutur inatin e femijes tuaj...
 - Do te plotesoni teken e saj?

e di cfare kam vene re keto vite te jetuara ketu... qe vetem femijet shqiptar tregohen kaq te perkedhelur e kokeforte ne plotesimin e deshirave te tyre ;)
si moj moter, s'pashe iher te qaj e uleras ne ndonje dyqan cokollatash apo supermarket ndonje te huaj... vetem femijet e ndonje familje shqiptare qe bertet degjon atje, neper stacione treni, neper dyqane lodrash etj. Ketu i thone stop it, dhe ata degjojne e ndalojne ne vend, moj ne vend! As nuk belbezojne me... ndersa shqiptarit thuaj po deshe jo... se fillon e ve kunjen me fort e me keq :S Ndoshta e kemi ne gjak gjaknxehtesine, a ndoshta me te vertete ne i llastojme me shume se c'duhet femijet e vegjel... se ndryshe nuk di si ta shpjegoj kete dukuri (?)

Persa i perket femijve qe do kem, do mundohem t'iu plotesoj cdo deshire qe me duket e arsyeshme per moshen e tyre... dhe jo kot kaprico! Jojo: Do t'i mesoj me rregull e disipline, sikurse me mesuan mua prinderit. Edukata iu jepet sa jane te vegjel qe ne familje, e duhet punuar forte per kete... se nese e anashkalon qofte dhe nje fjale te piset qe thone, se gjoja s'e kupton kur e perdor... apo he ta leme se eshte i vogel... neser do te jete SHUME VONE per t'ia ndryshuar sjelljen qofte dhe fjalorin ;)
Capkenja
#3 ne: 25-05-2007, 08:57:51
Nje dacke ne prapanica sdo ishte keq... LOL LOL

  • Postime: 1580
sorelina
#4 ne: 26-05-2007, 18:37:46
E moj capkene e do qe ne mengjes ai ate :D
Capkenja
#5 ne: 28-05-2007, 13:34:55
Po qe ne mengjes do ia jap,une jam dakort me dackat prapa prapanices.Nuk e gjen gje atje se tul i gjalle eshte :D

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#6 ne: 30-05-2007, 17:31:36
zgjidhja me e lehte:
mos e merr ne supermarket :P

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 01-06-2007, 22:43:06
zgjidhja me e lehtë:
mos e merr ne supermarket :P


Po ndodh ndonjehere qe duhet ta maresh, pasi nuk ke me ke ta lesh :D

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#8 ne: 08-06-2007, 19:54:26
e di çfarë kam vënë re këto vite te jetuara këtu... qe vetëm fëmijët shqiptar tregohen kaq te perkedhelur e kokeforte ne plotesimin e deshirave të tyre ;)
si moj motër, s'pashë iher te qaj e uleras ne ndonjë dyqan cokollatash apo supermarket ndonjë të huaj... vetëm fëmijët e ndonjë familje shqiptare qe bertet degjon atje, nëpër stacione treni, nëpër dyqane lodrash etj. Këtu i thonë stop it, dhe ata degjojne e ndalojnë në vend, moj në vend! As nuk belbezojne me... ndërsa shqiptarit thuaj po deshe jo... se fillon e ve kunjen me fort e me keq :S Ndoshta e kemi ne gjak gjaknxehtesine, a ndoshta me te vërtetë ne i llastojme me shumë se c'duhet fëmijët e vegjel... se ndryshe nuk di si ta shpjegoj këtë dukuri (?)

Përsa i përket femijve qe do kem, do mundohem t'iu plotesoj çdo dëshirë qe me duket e arsyeshme për moshen e tyre... dhe jo kot kaprico! Jojo: Do t'i mesoj me rregull e disipline, sikurse me mesuan mua prindërit. Edukata iu jepet sa janë te vegjel qe ne familje, e duhet punuar fortë për këtë... se nëse e anashkalon qoftë dhe një fjale te piset qe thonë, se gjoja s'e kupton kur e perdor... apo he ta lemë se është i vogël... nesër do të jetë SHUME VONE për t'ia ndryshuar sjelljen qoftë dhe fjalorin ;)
Smiley,me kete qe ke thene ti bie dakord me disa pika,por nuk bie dakord me disa te tjera.  :)
Nuk eshte e vertete qe vetem femijet e shqiptareve ata qe mund te shperthejne ne lot dhe te bertitura ne nje supermarket apo ne nje vend publik. Ne fakt une kam studiuar dhe kam lexuar shume per kete dukuri,qe quhet Temper Tantrum e cila,sipas studimeve te bera,ndodh ne 80% te femijeve e sidomos atyre midis midis moshave 2-5. Gjithashtu mesa shoh ti Smiley kete dukuri e sheh si dicka negative,por kjo eshte nje pjese normale e zhvillimit te femijes,sepse eshte e ditur qe femija nuk ka te njejtat aftesi per te kontrolluar acarimin ashtu si nje i rritur.Femijet ne rritje jane ne gjendje te kuptojne me shume sec jane ne gjendje te shprehin. Duke qene qe shpeshhere femijet mund te mos jene ne gjendje te shprehin ate qe duan apo kerkojne,mund te kalojne ne acarim apo ne zemerim. Gjithashtu femijet kerkojne vemendje,dhe sadopak pavaresi per gjera te vogla,me nje fjale do ju pelqente te benin zgjidhjet e tyre(Jo nuk e dua makinen loder por dua motorin loder). Kur kjo mundesi zgjidhjeje nuk i ofrohet,atehere femija mund te kaloje ne Teper Tantrum, e cila eshte nje menyre se si femija e shpreh zemerimin,si kerkon vemendjen apo pavaresine. Te tilla raste mund te shoqerohen me te qara,te bertitura me goditje apo hedhje te objekteve te ndryshme,me perplasje kembesh ne toke apo edhe me marrje fryme.Mendoj se nje prind i mire dhe i pergatitur nuk duhet te shqetesohet nese femija perjeton nje nga keto momente te veshtira,por perfiton nga ky rast per ta perdorur si nje menyre te mire per edukim. Pra mendoj se keto raste jane nje pjese konstruktive e zhvillimit te femijes( kuptohet,nese femija i perket dy prinderve qe vertet dine si te kujdesen per te.)
Per te reduktuar temper tantrumet eshte mire qe prinderit te shmangin stuhite emocionale te forta qe vijne nga lodhja,uria,parehatshmeria te cilat shpesh here jane faktore qe stimulojne kete dukuri.

Bie shume dakord me: Përsa i përket femijve qe do kem, do mundohem t'iu plotesoj çdo dëshirë qe me duket e arsyeshme për moshen e tyre... dhe jo kot kaprico!  Do t'i mesoj me rregull e disipline, sikurse me mesuan mua prindërit. Edukata iu jepet sa janë te vegjel qe ne familje, e duhet punuar fortë për këtë...

Mendoj se duhen injoruar situatat e shumta kur femija kerkon vemendje te tepruar,dhe femija duhet mesuar te jetoje permes rregullit dhe disiplines. Ja pra,pikerisht dukuria e siperpermendur eshte nje mundesi e mire per ta futur femijen ne boten e rregullave.  :)

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer
kengaime
#9 ne: 11-06-2007, 10:24:35
Mu aty qendron fshehtesia, se si t'i edukojme femijet qe te kuptojne se cdo deshire dhe kerkese e tyre nuk eshte e mundur te plotesohet. Si dhe, a eshte e mundur qe cdo prind te dij se ku eshte kufiri??
Si mund ta dij nje prind se do veproj drejte apo jo?
Nje gje e dij, se secili prind e do me te miren per femiun e tij.

  • Postime: 6973
  • Gjinia: Femer
erlehta
#10 ne: 12-06-2007, 22:06:20
Per ate cfare ke shkruar kengaime.. eshte edhe nje shprehje...

"Nga trendafili del ferra dhe nga ferra trendafili"

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#11 ne: 13-06-2007, 06:27:35
Bota e femijes është e madhe, e padjellezuar e çiltër sa nuk ka.... femija thesari, jeta ( dhe me te vërtetë janë)
Por, por  nuk mungojnë dhe shrehjet.."femija ta sjell ne maje te hundës".
 Pse????
Tekat e fëmijëve janë të ndryshme e te pafundme..shpesh paplotesimi i tyre sjell inat e merzi tek ata por ashtu edhe tek prindi.

Nëse femija juaj..do ju kërkonte diçka ne supermarket P.sh., një akullore, ju nuk ja blini se e ruani nga ftohja, pra thoni JO!
Femija fillon uleret, perplas kembet, shtrihet ne dysheme...njerëz ka plot verdalle.
Ju si do të vepronit për te zbutur inatin e femijes tuaj...
 - Do te plotesoni teken e saj?

Shumë teme e mirë dhe e ke shtruar shumë bukur, Erlehte, sidomos ajo fjalia e pare. Ja, edhe mendimi im për temën:

Nuk jam bërë nene akoma kështu s'e di sesa objektive apo subjektive do të jem ne përgjigjen time, por unë do të thosha qe femijes do t'ja plotesoja ndonjë teke te momentit, megjithatë do të alternoja: herë do ja bëja qejfin e herë do ja prishja qejfin. Unë e kuptoj qe femija e vogël nuk ka llogjiken e një adulti. Femijet e vegjel me këto kapricot dhe tekat e tyre mendojnë se mund "t'i mbajnë prindërit peng" derisa prindërit te bien ne gracken e tyre dhe ata të mos shfryhen me, të mos betasin, të mos perplasin kembet, etj. Por nëse gjithnjë femijes ja kthen me te keq, nëse gjithnjë i thua Jo, mua me duket sikur e injoron, sikur nuk e respekton fare atë dëshirën e tij/saj, nuk e degjon se ç'ka për te thënë, etj. Si rrjedhimisht kjo mund te çoje ne shumë me tepër sesa një inat te momentit për femijen. Ai mund t'ju filloje t'ju marrë inat për fare dhe me vonë ky inat mund te kaloje ne urrejtje - një gjë qe është shumë e keqe dhe larg qoftë!

Një fëmijë qe gjithnjë i është thënë "JO" sidomos nëse i është thënë kështu duke i bertitur, duke i gjuajtur pas byceve, etj. mund te ndjehet i shkeputur dhe jo shumë i dashur nga prindërit e vet dhe si rrjedhim do i duket sikur prindërit nuk e duan ngaqë s'ja plotesojne dëshirat, etj. Sigurisht, kjo nuk është e vërtetë se edhe ata prinder qe menjehere u thonë fëmijëve jo apo nuk u'a blejne atë gjene qe duan ne moment, e duan shumë femijen e tyre dhe po mundohen ta edukojne e disiplinojne sa me mirë. Kuptohet këtu po flas për prindërit e vërtetë, për prindërit e mirë. Po nga ana tjetër, kjo ndikon keq ne psikolgjine dhe mentalitetin e femijes, aq me shumë qe është ne rritje e sipër.

Unë mendoj se sekreti qëndron tek balancimi dhe karari. Nuk me pëlqen qe femija te perkedhelet pa fund, aq sa edhe kur arrin adoleshencen, madje kur bëhet adult do të jetë dikush plot naze e teka, dikush qe do prese t'i bëhet gjithnjë e saja apo e tija, dikush jo edhe aq i/e pavarur, dikush qe mërzitet shpesh nëse s'i plotesohen dëshirat, pra pak a shumë një individ jo shumë i shkathet, i dobishem dhe indipendent. Një person i tillë do të prese gjithnjë te serviret me pjatance te arte. Por nga ana tjetër, nëse femijes i themi JO gjithmonë, nëse asnjëherë s'ja degjojme fjalën, ose te paktën dëshirat qe kanë e t'i pyesim pse i kanë këto dëshira, pse duan ato qe duan, ç'farë po u mesojme fëmijëve tanë kështu, valle?!  hmmmmm:

Unë mendoj se nëse femijes i qëndron shumë pranë qëkur është disa ditë bebe deri ne moshen 7-8 vjeç sidomos, pra sa te piqet sadopak karakteri i tij, dhe nëse i tregon shumë dashuri dhe kujdes te veçantë sidomos ne ato moshat qe është kolopuc, ne vitet para-shkollore dhe derisa ai arrin ne klasen e dytë sidomos (mosha delikate shumë, këto), ai ka për ta ndjere këtë gjë dhe nëse 2-3 herët e para qe ti i thua "Jo!" apo ja kthen negativisht, ai mund te mërzitet, herët e tjera, ai do e kuptoje se pse.



P.S. Me pëlqeu veçanërisht shuuuuuume postimi i Lepurushes Korcare. Sa shkrim me mend për një vajzë aq te vogël - një aryse me shumë qe me krenon te them qe e kam nga qyteti im. :)



P.P.S. Përshëndetje Erlehta me temën kaq te mirë dhe bashke-kohore dhe Faleminderit Shumë qe më shkruan dhe nuk me harron asnjëherë. Muuuuuuuaaaaaaaazzz zzzzzz te Puc. :puth për Erlehten, Lepurushen dhe SmiLey-n.

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
#12 ne: 14-06-2007, 23:01:39
Pas gjith kësaj kohe behem e gjallë edhe unë ne këtë forum! :P

Përshëndetje një herë gjithëve!

Erlehte teme shumë e bukur dhe e qëlluar.
Ne rradhë të parë dua ti kundershtoj Smiley, e dashur jo vetëm fëmijët e shqiptareve janë te perkdhelur dhe kokforte siç i përshkruan ti. Tek fëmijët nga mosha 3-6 vjeçe zhvillohet një faze qe Gjermanet e quajne "Trotzphase" qe d.t.th. "Faze Inati". Ne këtë periudhe fëmijët i testojne kufijte d.m.th. mundohen te shohin ku është kufiri i tolerances tek prindi dhe se me cfar metodash ata mund tia arrijnë qëllimit tyre. Tash puna është se sa bëhen prindërit viktime e kësaj "gracke". Këtë faze e kam kaluar edhe unë me mistrecen time dhe ju siguroj qe metevertet duhet të kesh durim të madh. Pastaj çdo fëmijë e ka temperamentin e vete, dikush me inatcor e tjetri me i qete. Unë qahesha nga voglushja ime por kur e krahasoja me fëmijët tjerë përsëri them është me e qete dhe kupton me mirë kur ia sqaron gjërat.
Kam pare këtu fëmijë qe nuk janë shqiptar por qe te cmendin. Ne fillim unë deshta te vazhdoj pedagogjine për Edukatore, tash them shyqyr qe nuk e zgjodha atë profesion se metevertet duhet të kesh nerva te forta e te plasish koken me fëmijët e qerdhes LOL

- Prindi duhet ti percaktoje kufijte. Një "JO" duhet te mbetet "JO" dhe jo te shenderrohet ne "PO" edhe në rast se femija ia fillon te qaje. Fillimi çdoherë është i rëndë por shpejte mesojne fëmijët kufirin!
Me rëndësi është qe për çdo "JO" ti jepet një spjegim se pse është kjo ndalese. Femiju nuk e kupton "Pse-ne" vetëm me "JO", femijut i nevojitet spjegim i gjerave edhe atë mundesisht te jenë te thjeshta qe ta kuptoje me intelligjencen e vete.
Unë e praktikoja qe kur nuk funkciononte ndalesa, e "denoja" voglushen time me heshtje dhe ignorim. Nuk jam lodh ti bertas rrugës ose ne shitore, i them "JO" ja jap një sqarim dhe kur nuk bëri pare as sqarimi e shiqoja me vetulla te shtrembuara një herë, pastaj kthehesha dhe thjeshtë e ignorojsha! Ilaq i mirë doli! :D
- Si e dyta te dy prindërit duhet te jenë te kujdesshem qe për ndalesat e fëmijëve te komunikojne pa prezencen e tyre, dhe nëse nuk kanë kendveshtrime të njëjta, fëmijët këtë gjë nuk duhet ta verejne e as te ja ndiejne eren se ju morri dreqi!
Ndalesat duhet te jenë si nga babi ashtu edhe nga nëna. Natyrisht mund te bëhen rrallë perjashtime por jo te mbetet si tabijat. Ne p.sh. i kemi ndajt rolet, unë jam me e rrepte ndërsa babi me i bute. Ka raste kur ai bëhet me i rrepte dhe unë leshoj pakëz.
- Femijet kërkojnë kujdes, me këtë nenkuptoj qe te marrësh kohe për ta, te luajsh bashke me ta dhe ti ndegjosh kur flasin. Si zakonisht fëmijët te cilët ndiejne munges te perkushtimit nga ana e prinderve i plotesojne këta deficite me dëshirat e tyre me te qajtura etj.
E kam verejte se p.sh. kur disa ditë me rradhë skam patur kohe për te ajo athere fillon te beje kerkesa dhe te beje inat. Sa ulem dhe ri me te nja dy ore bashke qetesohet shpirterisht dhe ndegjon me mirë.
- Femijes duhet ti ofrojsh alternativa, siç e ceki edhe Eleganca se fëmijët qe çdoherë iu bën ndalesa e ndiejne vehten më pak te dashur tek prindet. Prandaj duhet ti ofrosh alternative. Unë p.sh. kur ia ndaloj akulloren i them qe do ta bëjmë se bashku një shetitje diku ose do ta shiqojme se bashku një film vizatimor kur te kthehemi ne shtepi.

Unë problem kam pasur me familjen, ka gjëra qe unë p.sh. ja ndaloj por gjyshja, axha apo daja ia lejojne. :S
Tani e kemi gjetur një rrugë te mesme, e din se gjyshja e lazderon dhe se i ka disa gjëra te lejuara atje (por me kufij natyrisht) por ne shtepi jo. Ne si prinder për ca gjëra jemi toleranta se themi familja duhet ta llastoje pakëz, por nuk na pëlqen kur teprohen gjërat, athere edhe e themi me ze qe te kihet kujdes.
Jam tepër e kënaqur, dhe krenohem pa masë kur ndegjoj se pasi ia bëjnë oferten për diçka ajo përgjigjet: "Jo mami ka thënë jo!Faleminderit!" :)



Me pelqyen shkrimet e Lepurushes dhe Elegances, urime!

Kengaime, askush s'është i përsosur, edhe prindet bëjnë gabime, e kanë bërë prindet tanë, do ta bëjmë na dhe do ta bëjnë edhe fëmijët tanë. Unë them ilaqi me i mirë është komunikimi i ndersjelle. Prindet dhe fëmijët duhet te kenë një lidhje perplot dashuri dhe tolerance, te kenë besim tek njeri tjetri dhe te jenë ne gjendje te flasin haptazi për problemet e jetës. Duhet te jemi ne gjendje ti akceptojme gabimet e njëri-tjetrit dhe te falim. :)


Bajkoooo ku ta gjej një babysitter qe mos ta marr ne supermarket?! LOL
Hajde Ibro hajde, pritja ndonjë këshillë me te mirë nga ti si babi qe je! :P


Përshëndetje dhe me falni qe e zgjata...

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull
* ~ Xha Milo ~ *
#13 ne: 15-06-2007, 16:28:52
Bota e femijes është e madhe, e padjellezuar e çiltër sa nuk ka.... femija thesari, jeta ( dhe me te vërtetë janë)
Por, por  nuk mungojnë dhe shrehjet.."femija ta sjell ne maje te hundës".
 Pse????
Tekat e fëmijëve janë të ndryshme e te pafundme..shpesh paplotesimi i tyre sjell inat e merzi tek ata por ashtu edhe tek prindi.

Nëse femija juaj..do ju kërkonte diçka ne supermarket P.sh., një akullore, ju nuk ja blini se e ruani nga ftohja, pra thoni JO!
Femija fillon uleret, perplas kembet, shtrihet ne dysheme...njerëz ka plot verdalle.
Ju si do të vepronit për te zbutur inatin e femijes tuaj...
 - Do te plotesoni teken e saj?



Mbeska imeee, po ty te ka thene mamaja si ke qene e vogel?, sa mistrece, dhe sa qaje kur dilje me mua dhe doje akullore dhe kukulla, prandaj e hape kete te uruar teme. 2 fjale do i them sateme :D.

Mbeske do i pergjigjem pyetjes tendi i tani.
Para se te zbus inatin e femijes, ne fillim dua te zbus inatin tim, se kur qan femija e shtrihet ne toke, vjen shitesja dhe ulet qe ta ngre femijen (ka ndodhur njehere dhe me ty mi mbeske), edhe shitesja mban dekoltera apo kemisha te hapura, dhe duket.... keshtu qe une ja plotesoj femijes deshiren nqs blej dhe shitesen bashke me akulloren.

Je e kenaqur me pergjigjen time moj mbeske.

Te puth xhaxhai te faqja se e ka mare malli per mbesken camaroke, pisevenge, qaramane, qe s'lije dy cuna bashke kur ishe ne cerdhe dhe ne kopesht, sepse i rrihje ata.

  • Postime: 6970
  • Gjinia: Femer
kengaime
#14 ne: 17-06-2007, 15:08:56
Sqarim shume i mire Aida, me pelqeu. Verehet qe ke pervoje, dhe me pelqen menyra jote si e edukon femiun tend. Gjithe te mirat edhe me tutje  :)
mishel
#15 ne: 20-06-2007, 11:48:38
Pershendetje ne rradhe te pare...Sa shume kam per te thene une ne lidhje me kete teme, por po me konfondohen mendimet, helbete ma ka bere mendjen corap Misheli.

Te tere ke thene shume, Aida dicka me shume per nga ana praktike , mosha ne te cilen ndodhet djali im eshte mosha e pse-ve? dhe mosha e kembnguljes...do me cdo kusht te arrij ate qe kerkon, arrin deri aty sa nga acarimi i nervave ( ti ben tel dmth) i thua merr ca te dush vec mu zhduk sysh. hahahaha

Nuk eshte problemi jane apo nuk jane te perkedhelur (edhe pse kjo ndikon dhe shume), por ajo qe eshte me e rendesishme eshte fakti se femijet sot jane shume me te zgjuar dhe shume me te gjalle.
T'ju tregoj se c'me thote ai telendari im ju iken mendja,
Por persa i perket edukimit duhet liro dhe shtrengo. Une kur e marr ne supermarket i jap mundesine te zgjedhi cfare deshiron ai...dmth akullore , cokollata, kindera e ku di uen gjera te kesaj kategorie, dhe i them do i hapim ne shtepi...kuptohet ne shtepi e komandoj une pastaj se ne supermarket nuk do le nam une duke uleritur. Megjithate nuk eshte femi kaq problematik por qe edhe une jam nje cike me shume se c'duhet e eger (kur duhet)...Djali tim mori shoqe frike me ka mua e as ja ndien per njeri tjeter, kur s'jam une ben sallore ne shpi e kur jam une rri si qingj.
Zgjidhja me e mire per te gjithe eshte kopshti!!!

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer
Aida
#16 ne: 20-06-2007, 19:58:32
Përshëndetje Mishel  :perqafim
 
Të diskutojmë tani ne dy krushqit pakëz! :P
 
Citim
..do me çdo kusht te arrij atë qe kërkon, arrin deri aty sa nga acarimi i nervave ( ti bën tel d.m.th.) i thua merr ca te dush veç mu zhduk sysh. hahahaha

Sa qesha tash me këtë! Kisha edhe unë faza qe thjesht e humbja durimin dhe thoja njëjtë si ti. S'është lehtë të bëhesh prind, tani shpesh më kujtohet nëna ime dhe sa rëndë ja kam bërë unë asaj. Më ka thënë nëna një herë kur ishim atje ne vizite "Zoti shperblen, s'ke qenë me e mirë se kjo!" LOL
 

Citim
Unë kur e marr ne supermarket i jap mundësinë te zgjedhi çfarë deshiron ai...d.m.th. akullore , cokollata, kindera e ku di uen gjëra te kësaj kategorie, dhe i them do i hapim ne shtepi...kuptohet ne shtepi e komandoj unë pastaj se ne supermarket nuk do le nam unë duke uleritur.

Kjo ne një anë është mirë sepse ju iken bertimave, por ne anën tjetër te kundershtoj sepse nuk duhet çdo herë te ja plotesosh dëshirat se çka don ai. Pastaj ëmbëlsirat e tepruara ja risin hyperaktivitetin dhe i bëjnë me shumë dem se sa dobi, këtë e din vete e s'ka nevojë te ta them unë. :) Edhe nëse i ke vetëm ne shtepi dhe nuk  ja jep gjithat pernjehere, përsëri aty i rin mendja se e din se janë diku te fshehur dhe don ti haje. (Flas nga pervoja! :D)
Siq thash me lartë për te ju ik bertimave efekt kanë edhe alternativat. Premtoja një vizite ne librari, atje bleja një libër dhe librin le ta zgjedh ai vetë. Premtoji qe ne mbrëmje do ulesh me te dhe do lexoni bashke, ose ndonjë loje interesante te luani bashke.
Provo një herë kur të shkosh ne supermarket ti thuash ta zgjedhe vetëm NJE! :D
Ne fillim kemi luftuar edhe ne ndërsa tani funkcionon pa problem.


A mund ai te zgjedhe GJITHAT qe don apo ke aty ca kufij?
Po ndodhi te qaje çka bën athere? Si e qeteson? E mban gjatë hidherimin çuni?

 
Citim
Djali tim mori shoqe frikë më ka mua e as ja ndien për njeri tjetër, kur s'jam unë bën sallore ne shpi e kur jam unë rri si qingj.

Djali me kend rin ne shtepi me shumë?
 
Citim
Zgjidhja me e mirë për te gjithë është kopshti!!!

Ka filluar Misheli me kopesht?
 

Për këtë te fundit te jap shumë te drejtë. Voglushja ime ka filluar nga mosha 2,5 vjeç te shkoje ne kopesht. Isha e detyruar ta coja për shkak te punës/shkolles dhe se gjyshen se kemi çdoherë këtu. Tash them ka qenë zgjidhja me e mirë.
Kur e krahasoj voglushen time me kusherinken e saj, janë ne te njëjtën moshe por ajo nuk ka shkuar ne kopesht, shihen menjehere dallimet. Ne rradhë të parë problem me të madh kanë fëmijët këtu gjatë integrimit ta mesojne gjuhën e vendit (problem qe se keni ju ne Shqipëri). Përveç asaj kur janë fëmijë te vetëm pa motër ose vëlla (si ne rastin tonë) kanë probleme me "sjellje sociale", te ndajne lojrat, te luajnë ne bashkesi dhe te bëjnë kompromise. Kusherinka p.sh. kur luajnë bashke po nuk loze si thotë ajo ti hedh gjithat mbi kokë. LOL Është tip shumë kokforte dhe nuk është kurrë e gatshme te beje kompromise.
Kjo e imja poashtu kishte faza te tilla por me kalimin e kohës u qetesuar.
Edukatoret metevertete bëjnë pune te mrekullueshme. Ata e kanë distancen e duhur me fëmijët sepse e kanë profesion, prandaj për shumë gjëra me mirë i mesojne fëmijët kufijte ne kopesht se sa ne shtepi.Ata e stimulojne qe femija te bëhet i pamvarur. Ne shtepi nenat p.sh. femijut 2-5 vjeç e marren për dorë dhe e çojnë ne banjo ti laje duarte, ia veshin kepucet dhe teshat, e ushqejne me luge etj etj. Ne kopesht kur femiju nuk han sa duhet e lënë, pas ca kohësh ndjen uri lodhet gjatë lojes dhe dreken e han pastaj vet, ndërsa ne nenat vrapojme me lugen pas femijut e lutim dhe e qortojme vetëm qe te haje, por kjo është edhe gabim.
Ne kopesht e mesojne qe këta dhe shumë gjëra tjera femiju ti beje vete.
Pervec asaj i mesojne fëmijët se pas lojes duhet ti mbledhin gjërat dhe ti lënë në vend. Ia mesoj edhe unë ne shtepi por ndonjëherë me kthehet: "Uhhh sa jam lodh, bane ti mami!" lol Si nene qe jam natyrisht më vjen keq dhe i bëj pastaj unë, por me këtë unë nuk i bëj sherbim asaj, përkundrazi e bëj pertace.
 

Nejse, siç the ti Mishel për këtë teme ka shumë për tu shkruar, unë e le me kaq për një herë e do të postoj edhe herave tjera kendej.
 
Kengaime, te falenderoj e dashur, gjithashtu te uroj fat dhe suksese ne jetë kudo qofsh.
 

Krushke, perqafime për ty dhe mistrecin! :perqafim
Mirë u lexofshim!

  • Postime: 5949
SmiLey
#17 ne: 22-06-2007, 20:26:46
Na keni kënaqur me këto histori qe na keni treguar ju mamakat :D Ju flm shumë qe i ndate me ne, duket qe jeni mamaka me eksperiencë ne këtë fushe :P :perqafim
Lepurushe, te flm për postin e detajuar, ishte vërtetë interesante :)
Deshiroja te sqaroja diçka, unë ato qe shpreha i kisha thjesht nga eksperienca e deri tanishme këtu (me sa kam pare), nuk është se kam bërë studime apo vezhgime te detajuara për te kuptuar pse ndosh kjo e cilët janë shkaktaret (?)


p.s..: Aide, ke këshilla me mjaft sens, dhe me pëlqen approach-i qe ndjek me vajzen tende :engjell: