×

Pse fëmija i dytë është më i padisiplinuar se i pari?

· 1 · 3

Pse fëmija i dytë është më i padisiplinuar se i pari?

· 1 · 3

  • Postime: 22550
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 01-10-2019, 12:48:29
Arsyet pse fëmija i dytë është më i padisiplinuar se i pari

 


Me siguri e keni vënë re se fëmija i dytë në familje është më rebel se ai i pari. Studimet e fundit kanë konfirmuar mitin se fëmija i dytë ka tendencë të jetë më i vështirë për t’u disiplinuar, veçanërisht nëse është djalë. Bright Side na tregon më shumë rreth këtij zbulimi dhe ju ndihmon se si të parandaloni që fëmija i dytë të mos bëhet problematik.

Një grup studiuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Los Angeles, të udhëhequr nga Dr. E. Black publikuan një studim, rezultatet e të cilit ishin të papritura: fëmijët e dytë ishin më pak të suksesshëm në shkollë dhe punë sesa vëllezërit ose motrat e tyre më të mëdha.

Zbulimi ishte mjaft i çuditshëm sepse fëmijët që ishin analizuar vinin nga familje në të cilat prindërit u dhanë mundësi të barabarta arsimore fëmijëve të tyre. Por gjithçka u bë e qartë falë studimit nga ekonomistët e Institutit të Teknologjisë të Massachusett-it (MIT). Dr. Doyle dhe ekipi i tij zbuluan se fëmijët e lindur më pas kishin 40% më shumë gjasa që të kishin probleme me ligjin se vëllezërit dhe motrat e tyre më të mëdha.

Megjithatë, arsyeja nuk kishte të bënte me problemet shëndetësore ose me nivel më të ulët arsimor. Sapo fëmija i dytë arrin në familje, prindërit tashmë kanë pasur eksperiencë me të parin dhe e ulin paksa rolin e tyre disiplinues. Fëmijët e parë kanë si shembull prindërit, ndërsa fëmijët e dytë kanë fëmijën e parë, pra vëllanë ose motrën.

Ajo çfarë rekomandohet është: t’i kushtoni më shumë vëmendje fëmijëve të dytë dhe madje të kontrollohen veprimet e fëmijës së parë, në mënyrë që ata të mos japin një shembull të keq tek të vegjlit.

 

Burimi / telegrafi.com