Tremujori i dyte
Java 13Nuk e ndjen akoma, por bebi jot eshte I gjalleruar, ka filluar te levize. Deri ne mbarim te tremujorit te pare, te gjitha organet e tij jane komplet te formuara. Zemra I rreh shpejt, dy here me shpejt sesa nji njeriu te rritur. Lekuren e ka te kuqe, te tejdukshme, pa dhjam.
Lajmi I mire per ty eshte qe tani shpeton nga te perzjerat e mengjesit nga java ne vazhdim. Fatkeqesisht mund te shfaqen probleme te tjera: disa femra kane probleme me “daljen jashte” gjate kesaj periudhe te shtatzanise. Keshillohet konsumimi I sa me shume frutave dhe perimeve dhe te pish 2 liter uje pa gaz cdo dite.
Java 14Ne tremujorin e dyte, shumica e femrave ndihen me mire. Placenta tani kujdeset per ushqimin dhe prodhimin e hormoneve, keshtu qe ti do shpetosh nga te perzjerat dhe pse jo do ndihesh me me energji.
Trupi jot peson ndryshime: lekura erresohet dhe nji vije ne ngjyre te mbyllur (vija nigra) zbret mes barkut.
Bebi tani pergjigjet ngacmimeve si zhurma, drita, prekje edhe sepse ti nuk e ndjen akoma te levize.
Java 15Bebi jot tani eshte 10 cm I gjate. Pas cdo dite I qartesohen syte, veshet, buzet dhe hunda. I rriten qerpiket. Fillon te kete refleksin e thithjes.
Ti ndihesh me mire! Lekura jote eshte e ndjeshme ndaj diellit. Mund te shfaqen pika kafe si quka te cilat do zhduken pas lindjes.
Kockat e bebit fillojne te forcohen, dhe dhembet zhvillohen ne brendesi te mishrave te dhembeve, prandaj eshte e rendesishme te kesh diete me shume kalcium, per mos u konsumuar rezervat e tua..
Java 16Gjymtyret e bebit jane formuar, tani bebi ka thonj dhe vetulla. Mund te thith gishtin e madh te kembes.
Ndjen levizjet e para-shume fine, si disa buleza gazi. Tani mund te shkosh per kontrollin e dyte tek mjeku, gjate se cilit do te te behet ekografi. Ekografia e pare eshte per te caktuar diten e lindjes, ndersa te tjerat ne vazhdim per te pare zhvillimin e bebit dhe pozicionin e tij.
Ti ke shtuar goxha ne peshe, sidomos ne vithe, kofshe dhe bark.
Java 17Barku eshte gjithmone e me I dukshem. Per arsyet te sasise se rritur te gjakut hundet e ke te zena dhe mund te kesh rrjedhje gjaku nga hundet. Floket behen me yndyre shume me shpejt se zakonisht.
Bebi tani eshte me I rende sesa placenta; eshte I gjate I dobet, ne kete periudhe lekura e gishtave ka marre rrudha dhe bebi ka shenja gishtash.
Java 18Trupi jot vazhdon te rritet; ke shtuar afersisht 2 deri ne 6 kilogram dhe ndonjehere ke dhimbje ne vithe nga zgjatja e ligamenteve. Nuk fle dot mire, keshtu qe kthehu ne nje ane, e mbeshtetur ne jasteke. Sekrecionet vaginale jane me te shumta tani.
Je plot energji dhe mund te mendodh per te ndjekur kurse paralindjes.
Ushtrimet e frymemarrjes dhe te forcimit te muskujve do te jene shume te nevojshme gjate lindjes.
Bebi eshte 20 cm I gjate dhe thith lengun amniotik ne mushkeri (ndihmon ne zhvillimin e mushkerive)
Java 19Me zmadhimin e barkut, kerthiza zgjerohet. Je ne gjysmen e rruges. Mund te kesh dhimbje kurrrizi sepse mitra eshte zmadhuar dhe zhvendos qendren e rendeses. Shplodhu me kembet e ngritura dhe mundohu mos te ngresh pesha.
Bebi leviz shume dhe mund te ndjesh goditjen e pare.
Java 20Bebi jot rritet me shpejtesi: tani ai peshon 260 de gram, dhe eshte 25 cm i gjate. Muskujt po marrin po ndjekin zhvillimin normal, ti e ndjen kur ai zgjatet ne bark, ai kthehet sa ne nje ane ne tjetren dhe ben akrobaci te vogla.
Per shkak te zmadhimit te barkut, mund te kesh djegje te stomakut dhe probleme me tretjen. Perdor qumesht dhe caj mente. Duhet te hash shpesh dhe nga pak, duke u pertypur ngadale, kjo do te beje te ndihesh me mire.
Java 21Lekura e barkut eshte zgjeruar shume dhe prandaj eshte e thate dhe te kruhet. Duhet te lyhesh sa me shpesh me krem hidratant ose vaj per beba dhe bezdisja do kaloje. Kujdes nese kruarja eshte ne te gjithe trupin duhet te shkosh tek mjeku.
Bebi peshon tani 450 gram dhe ka akoma vend te levize lirshem. I zhvillohet degjimi dhe mund ti pergjigjet muzikes.Trupi I mbulohet nga nji substance e bardhe e cila prodhohet nga gjendrat dhjamore per ti mbrojtur lekuren.
Java 22Bebi jot eshte I shkathet ne levizje dhe ti e ndjen kete. Qe ne kete moment mund ti kendosh ninulla. Shkencetaret kane vertetuar se veshet e bebit jane formuar komplet ne kete periudhe dhe mund te degjoje zhurmat e jashtme. Gjithashtu mos hezito ti flasesh sa me shume, sepse bebi tashme ta njeh zerin.
Ti do vesh re ne fytyre ene gjaku te zmadhuara ndersa mishrat e dhembeve jane te enjtur.
Java 23Bebi tani eshte si kukull. Mund ti dallosh pjeset e trupit nepermjet prekjes se barkut tend.
Bebi reagon ndaj zhurmave te forta, muzikes dhe zerave me te cilet eshte familjarizuar.
Ti ke shtuar ne peshe 4,5 deri ne 7 kilogram. Kembet I ke te fryra dhe mund te kesh plsje te venave, ndonjehere ndjen nji dhimbje ne pjesen e poshtme te barkut, jane muskujt te cilet zgjaten. Dhimbja kalon nese shplodhesh..
Java 24Fillon te ndjesh kontaktimet Braxton Hicks. Keto jane kontraktime fiziologjike te cilat pompojne gjakun ne miter gjate shtazanise dhe ndihmojne trupin gjate lindjes.
Bebi eshte 33 cm I gjate dhe peshon 550 grame. I zhvillohen muskujt. Mushkerite e bebit jane te zhvilluara mjaftueshem qe bebi te “marre fryme” vete.
Nese do ta lindje tani, mundesia per te mbijetuar eshte e ulet.
Java 25Bebi tani ka arritur peshen 700 gram. Ka periudha gjumi dhe zgjuarje. Mitra eshte bere sa nji top futbolli dhe ka filluar te peshoje mbi fshikzen e urines prandaj do urinosh gjithmone e me shpesh.
Java 26Bebi rritet me ritm te shpejte. Godet fuqishem dhe ne te shumten e rasteve ndodh atehere kur ti shplodhesh. Kycet e kembeve dhe fytyra te fryhen sepse trupi jot mban uje.
Lekura, nga shendoshja shfaqen te cara ne gjoks, bark dhe kofshe. Eshte koha te perdoresh nje krem special per te hidratuar lekuren.
Java 27Bebi shendoshet, formon depozita dhjami. Per here te pare do hapi syte, qepallat nuk jane me te ngjitura.
Ti mund te besh lehte infeksione urinare ne kete periudhe, keshtu qe duhet te pish shume uje.
Mund te ndjesh tension ne gjoks I cili mund te te bezdise.
Java 28Nga kjo jave dhe deri 72 ore pas lindjes gjoksi jot do prodhoje kolostru. Ky permban faktor imunitar te cilet mbrojne bebin sidomos ne kete periudhe kur sistemi I tij imunitar eshte I pazhvilluar.
Mjeku jot do te therrase per kontroll cdo dy jave dhe do te mase me shume kujdes tensionin e gjakut. Mund te kesh nxehtesi pas lodhjes fizike.
Truri I bebit rritet si permasa dhe behet me kompleks. Ai mund te ndjej shije, mund te dalloje midis te embles dhe te thartes dhe mund te kete edhe preferenca.
Zemra I rreh me fort kur ti flet; te njeh zerin.