Shtatzania, gjithcka mbi nenen! - 6 - Këndi i Prindërve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

Shtatzania, gjithcka mbi nenen!

· 299 · 359573

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#125 ne: 13-03-2009, 09:36:44
flm  AIDA EDHE BESIMTARE PER KTO KSHILLA UNE E SHIKOJ PER QDO DIT SEPSE DO TE BEHEM BABA HAHAHAA FLM :perqafim

Pershendetje beni 1!
Me behe qejfi qe me vemendje lexon materialet e postuara ne kete rubrike pasi me te vertete kane qene interesante... Duke qene se deri tani je i vetmi baba qe na ke shkruar une po postoj nje material qe cilin ta dedikoj vetem ty... duke shpresuar qe kjo gje te nxise dhe baballaret e tjere te jene lexues  ;)
Tashme shtatezanise se bashkeshortes tende po i vjen fundi, vetem me nje jave ua paskam kaluar une... te shohim se kush do te jete i pari qe e mban beben ne krahe  :D
Ju uroj nje bebe te shendetshem dhe me nje jete te lumtur e te gjate...
Lexim te kendshem:

Dedikuar baba Beni 1

I lumtur qe do te behem baba:
 
Babai dhe shtatezania:

Edhe pse gjate ketyre nente muajve vemendja e te gjitheve eshte e perqendruar tek nenat edhe baballaret mundohen ta jetojne ne menyre intensive kete periudhe pritjeje: disa shendoshen sa edhe nenat  :D, te tjere e shkarkojne ankthin e tyre duke blere gjithçka qe mund te jete e nevojshme per nenen e ardhshme dhe per femijen, ndersa te tjere behen shume mbrojtes ndaj partneres, madje ndonjehere edhe ne menyre te tepruar

 
Eshte e padiskutueshme qe lindja e nje femije nxit emocione dhe ankthe ne te gjithe familjen, por jo vetem kaq ajo nxit gjithashtu shqetesime kuriozitete dhe deshire per te ndare gjithçka...
 Baballaret e sotem fatmiresisht ndyshojne shume nga ata te meparshmit: keta behen pjesemaresh ne procesin e lindjes, u nderrojne pelenat femijeve te tyre etj etj. Jane baballare te cilet te emocionojne me dashurine qe shprehin gjate veprimeve te tyre po ashtu edhe me intensitetin e shikimeve... Jane baballare tek te cilet zbulohet nje butesi e cila ishte e ndaluar per ata te dikurshmit. Jane baballare te cilet deshira per te qene te tille ndonjeher i ben ne menyre te kendshme "qesharake", sidomos ne rastet kur blejne 5 teste te shtatezanise per te qene te sigurte ose kur i shikon duke lexuar çdo materia qe flet per ngjizjen etj etj... Jane baballare qe ne menyre te veçante na emocionojne ne nenave te reja te cilat kemi pasur baballare te cileve u ishte e ndaluar te na nderronin pelenat apo te na thonin nje fjale teper te embel. Jane baballare te cilet vendosin koken e tyre mbi barkur e madh per te degjuar levizjet e bebes se tyre, baballare qe te filmojne me kamera edhe pse ti ndjehesh shume e shemtuar e te cilet shfletojne me ty fjaloret e emrave per femije... Pra jane baballare te mrekullueshem protagoniste edhe gjate 9 muajve emocionues te shtatezanise.
 

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#126 ne: 13-03-2009, 12:15:32
[
« Editimi i fundit: 30-05-2012, 18:05:11 nga ßåßygiяℓ »

#127 ne: 14-03-2009, 01:34:06
po besimtare flm shume prej teje edhe aides qe na keni keshillu e na keni perkrah gjat gjith ksaj kohe,beso personalisht une edhe bashkeshortja ime e kemi lexu ket web faqe ndoshta edhe ka 4x ne dite keshillat e juaja edhe eshte shume ndihum e madhe per grat shtazana por edhe per babat qe presin femij munden me msu diqka qka nuk kan ditur me pare e kshtu ju baj apel te gjith babave qe te bajn pytje tek ju edhe ta vizitojn ma shpesh ket web faqe se eshte per te miren e tyne por edhe per femijet e tyne flm nga zemra  :perqafim

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#128 ne: 14-03-2009, 21:33:46
Aida e di qe shtatzania ime ka qene e cuditeshme zgjati 42 jave se nuk i mbushej mendja djalit tim me dal .... LOL

doktoresha me tha qe eshte normale ama kur lindi dukej sa 1 femije 2 muajsh ...  :)

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#129 ne: 15-03-2009, 16:33:43
POZICIONET E GJUMIT GJATE SHTATEZANISE

Te flesh rehatshem gjate shtatezanise duket thuaj e pamundur. Ndodh keshtu pasi te gjesh nje pozicion te rehatshem per me teper se pese minuta eshte teper e veshtire. Kjo gje behet akoma me e veshtire me kalimin e muajve te shtatezanise dhe me rritjen e barkut. Megjithate nuk mund ti humbim te gjitha shpresat pasi me nje vendosje te mire te jastekeve mund te gjesh nje menyre per te bere nje gjume te rehatshem gjate nates.

Pozicioni me i pershtatshem i cili tashme rekomandohet dhe nga shume mjeke eshte te kthehesh ne krahun e majte e me gjunje pak te perthyer. Ky pozicion konsiderohet si pozicioni me i mire pasi pengon qe pesha e bebit te bjere mbi (te shtype) organet e brendshme dhe enet e gjakut (ne menyre te veçante mbi venen qe dergon gjakun nga gjymtyret e poshtme ne zemer). Te fjeturit me kurriz per nje kohe te tejzgjatur ben qe mbi kete vene te ushtrohet nje presion nga bebi duke shkaktuar ne kete menyre marrje mendsh, frymemarrje te shpeshte e nje presion te ulet gjaku.

Pozicioni ne ane ne fillim nuk mund te jete dhe aq i rehatshem nese zakonisht je mesuar te flesh shtrire me bark ose ne shpine, por ky pozicion eshte me i pershtatshmi si per nenen ashtu edhe per femijen, pasi ne kete menyre zvogelohet presioni i ushtruar mbi melçi e veshka, duke permiresuar qarkullimin e gjakut dhe te substancave ushqyese si ne trupin e nenes ashtu edhe ne plaçente.
Te fjeturit me shpine ben qe mitra te shtype zorret, ndersa te fjeturit ne ane favorizon tretjen dhe redukton rrezikun e emoroideve. Gjithashtu te fjeturit ne ane ne fillimet e shtatezanise eshte me i rehatshem per gjirin e gjithashtu zvogelon te perzierat.
Per ato nena te cilat nuk jane mesuar te flene ne ane eshte mire te fillojne ta bejne nje gje te tille qe ne fillimet e shtatezanise ne menyre qe te ambjentohen, ne kete menyre kur te mberrijne ne tremujorin e dyte gjate te cilit ndodh nje rritje e menjehershme e barkut do ta kene me te lehte per te gjetur pozicionin e pershtatshem.
Me avancimin e shtatezanise mund te ndjehesh me rehat duke vendosur nje jastek mes kembeve, duke mundesuar nje mbeshtetje per kofshet, nje nen vithe e nje mbas shpine. Nese kjo gje ben qe bashkeshorti yt te ndjehet si i lene menjane atehere shtrihu ne ane duke mbeshtetur vithet ne ane te tij ose ne shpinen e tij... Per shume gra kjo menyre eshte e rehatshme njesoj si me jasteket :D
Mos u shqeteso nese gjate nates kthehesh me shpine pasi mungesa e rehatise do te bej qe te te dale gjumi, e ne kete rast eshte mire te kthehesh ne ane para se gjumi te te zere serish. Nese e ke teper te veshtire te flesh ne ane edhe me ndihmen e jastekeve eshte mire te diskutosh me mjekun tend duke i kerkuar te te keshilloje.


#130 ne: 16-03-2009, 14:39:35

Pershendetje besimtare,shum flm edhe ni here,vertet kur kam pas nevoj ti ke qen gjithmon sit them afer meje nuk edi si metu shpreh,sepse un jetoj vetem dhe jom vetem 19 vjeqe,familien nuk e kom afër,jom vetem me tim shoq,jetojm pra ne norvegji,dhe un gjat shtatzanis kisha shum shqetsime nganihere,sidomos kur e kalova kohen e terminit,dhe kisha nevoj te flas me dik dhe ju jeni ata qe me keni ndihmu gjithqka qe kam pas nevoj me dit ju me keni teregu,dhe tash jam nën me një djali shum simpatik shum esht i kënshëm,dhe e dua pa mas ne ket jet, ;) :engjell: engjell e kam,por tash vetem menoj dhe shpresoj qe dot behehem nën sa ma e mir,në kët bot per femin tim,dhe shpresoj qe dot tja kaloj mir,por deri më tani mir gjithqka,jeta ësht perplot surpriza ne ket jet,sepse un nuk e kisha menu qe dot behetm nën në ket kohë po ja që ndodhin por mbi të gjitha jam shum e lumtur,që e kam ni familie,per ket edhe po jetoj,un te perqafoj shum shum un nuk te ngjo por ne realitet ekam at deshiren met njft,por sido qe te jet te pershendes shum dhe ishalla kalon mir ne lindje e e puq shum bebin nihere per mue se met vertet idu shum bebet, :perqafim

#131 ne: 16-03-2009, 14:59:46
Pershendetje Aida,flm shum si gjith një ju edhe merrni koh per neve te cilëve shum na keni ndihmu,un tash e kam ni djal pra i cili esht lind 4210 gram,një djal simpatik gogja ne pesh, dhe a esht e vertet se,sa ma i madh ne pesh aq ma shum jek ne lindje,besoj qe po,se mu um ka zgjat lindja 9 orë,dhe per sa i perket gjidhënjes mir jom shum djalit po i mjafton që dot thot po e ushqej shum mir,po i majfton majft,por edhe e lexova edhe at faqe të cilen e kishe shkru shum flm,me ndihmoj shum,se skisha dit fare per kurgja persa i perket per gjidhënjes,
un  :perqafim shum te madh dhe flm shum edhe nihere ju kam xhan ty dhe besimtaren, :-*

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#132 ne: 17-03-2009, 00:49:36
Valaje, e patsh djalin me jete te gjate dhe qofshi te lumtur!  :perqafim
MashAllah sa i shendosh qenka. :D

Sa i perket peshes dhe lindjes, lindja e pare zgjat cdohere me gjate ne krahasim me lindjen e dyte, trete etj. Kohzgjatja e lindjes eshte tek cdo femer ndryshe, ka disa te cilet kane lind poashtu bebi me peshe mbi 4kg, dhe lindja ka qene per nje kohe me te shkurte. Nderkohe ka te tjera qe psh kane lind nje bebi me peshe 2800-3000 gr dhe u eshte dashur nje kohe me e gjate.

Te rubrika e prinderve kam hap temen: Gjithcka mbi femijet dhe aty do te postojme materiale rreth shendetit, ritjes dhe ushqimit te femijeve. Aty ke edhe nje dokument te bashkangjitur me materiale per lexim. Nese ke probleme ta shkarkojsh na thuaj te ajo tema.

Pervec asaj, "Shejtania" (ndroe pseudonimin ti :D) ka hap temen: Keshilla praktike per femijet tane. Kur te kesh ndonje problem apo ke nevoje per perkrahje, shkruaj ne ate teme dhe nenat tjera simbas kohes dhe mundesise do te pergjegjen. Kemi shume nena te cilet frekuentojne ketu, shpresoj se do te ndajne pak nga koha e tyre te i ndajne experiencat aty qe ju te rejat ta keni me lehte.


Beni, i uroj bashkeshortes tende lindje te lehte! Mos harroni te na shkruani kur te beheni prind. Mirepresim shkrimin tuaj. :)

Mire u lexofshim!

p.s. 'Shejtanke' edhe keta te mijte pas terminit kan lind, mund ta imagjinoj cfar halli ke pasur! LOL

#133 ne: 18-03-2009, 19:08:24
Tung,pershendetje për të gjith posaqersisht ty Valaje desha te uroj dhe përgëzoj per djalin e paq me fat dhe urime te ngrohta nga zemra,shpresoj qe thon grat e vjetra na e ke lon komën e hajrit ne tjerave,tash se shpejti osht besimtare qe pret fëmiun e saj qe e do shumë heheheh si unë pak hajgare dhe unë pak më von tash jam 33 javësh kështu qe ishalla krejtve ju shkon si është më së miri.Flm ty Aida dhe gjithashqtu besimtare,që shkruani shumë gjëra qe nënat qe presin fëmijët e par nuk din po këtu mësojn.Unë lexoj shumë gjdo dit edhe pse pak inkuadrohem.   Mirë u lexofshim!!!
e

 :perqafim

#134 ne: 20-03-2009, 11:23:51
Tung,pershendetje për të gjith posaqersisht ty Valaje desha te uroj dhe përgëzoj per djalin e paq me fat dhe urime te ngrohta nga zemra,shpresoj qe thon grat e vjetra na e ke lon komën e hajrit ne tjerave,tash se shpejti osht besimtare qe pret fëmiun e saj qe e do shumë heheheh si unë pak hajgare dhe unë pak më von tash jam 33 javësh kështu qe ishalla krejtve ju shkon si është më së miri.Flm ty Aida dhe gjithashqtu besimtare,që shkruani shumë gjëra qe nënat qe presin fëmijët e par nuk din po këtu mësojn.Unë lexoj shumë gjdo dit edhe pse pak inkuadrohem.   Mirë u lexofshim!!!
e

 :perqafim

pershendetje gone flm shum per urim,edhe ti afer koke un te uroj lindje te leht shpresoj qe do te kalosh sa ma mir ne lindje,ket jav deshiroj me zemer te gjithave femrave,qe kan me lind,un e kam krye tash ju e kini radhen shpresoj qe do te shkruash edhe me tutje ne ket faqe,te pershendes shum shum klm

#135 ne: 20-03-2009, 11:26:29
pershendetje gone flm shum per urim,edhe ti afer koke un te uroj lindje te leht shpresoj qe do te kalosh sa ma mir ne lindje,ket jav deshiroj me zemer te gjithave femrave,qe kan me lind,un e kam krye tash ju e kini radhen shpresoj qe do te shkruash edhe me tutje ne ket faqe,te pershendes shum shum klm

shpresoj qe do te shkruash ne  ket faqe masi te lindesh me na tregu se si ke kalu,

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#136 ne: 22-03-2009, 08:14:53
Thash te ju sjelli disa video, me falni skam kohe te shkruaj me gjate por do te rikthehem serisht. ;)

Video kunder abortit:




Etapat e zhvillimit





Incizim me ultraze (4 muajsh):




Animim 3D i procesit te lindjes (lindje natyrale):



Te tjeret ndonje dite tjeter... Do te mundohem te gjej edhe ndonje material shqip.

 :perqafim

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#137 ne: 23-03-2009, 00:40:08
Pershendetje Aida!

Videot e zgjedhura ishin shume shume te bukura... edhe pse me ke vjedhur idete. :)
Gjithsesi duke i pare, me nxiten te imagjinoj se si do te jete bebushi im... mezi po me pritet ta mbaj ne krahe e ta ledhatoj...
20 Marsi data e mundshme e lindjes ka kaluar dhe akoma ky qerratai do te rrije aty brenda duke shkelmuar e bere sipas qejfit pasi askush nuk arrin ti bej dot gje...  :D
Shpresoj qe shkrimi im tjeter te shoqerohet edhe me fotot e mistrecit qe mezi po e presim...
Meqe hyra kendej po e shfrytezoj rastin t'ju postoj edhe une nje dokumentar i cili ben fjale per zhvillimin e femijes ne mitren e nenes se tij...
Ne fillim materiali duhet te shkarkohet e me pas te shikohet... Eshte me te vertete nje dokumentar teper interesant pasi sqaron hap pas hapi dhe ne menyre teper te qarte fazat e zhvillimit te embrionit, dhe ajo qe do t'ju terheqe me teper eshte fakti qe çdo gje eshte ne gjuhen shqipe... keshtu nuk do tju duhet perkthyes... :)
Me poshte po vendos linket perkatese... Ju uroj shikim te kendshem dhe nje perqafim per te gjitha shtatzanat e forumit... Lindje te lehte dhe beba te shendetshem!  :perqafim :-*

MREKULLIA E KRIJIMIT TË NJERIUT



Filmi që do të shihni shpjegon si është krijuar një qenie njerëzore, si dhe fazat, nëpërmjet të cilave ajo kalon për të ardhur në ekzistencë. Ky film është për ty! Le të nisim tani një udhëtim të shkurtër në kohë dhe të kthehemi në të kaluarën! Le të studiojmë një histori mbresëlënëse e plot mrekullira!
Të shohim se ç'ka qenë dikur një qënie njerëzore!


Shkarko:

- Krijimi i njeriut - Pjesa 1  ----- MPEG ------ 24,038 KByte
- Krijimi i njeriut - Pjesa 2  ----- MPEG ------ 11,642 KByte
- Krijimi i njeriut - Pjesa 3  ----- MPEG ------ 10,050 KByte
- Krijimi i njeriut - Pjesa 4  ----- MPEG ------ 15,212 KByte
- Krijimi i njeriut - Pjesa 5  ----- MPEG ------ 5,158 KByte
- Krijimi i njeriut - Pjesa 6  ----- MPEG ------ 12,302 KByte

- Krijimi i njeriut - Full ---- ----- MPEG ------ 78,130 KByte

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer

#138 ne: 01-04-2009, 17:46:21
Pershendetje gjithve

Kjo teme pervec qe ishte teme per shkembim informacionesh dhe experiencash, u be edhe teme ku kemi nda deshperimet dhe gezimet tona.

Meqe sot me erdhi nje email nga Besimtarja, thash ta ndajme ketu edhe nje gezim.

Ajo tashme eshte be mami per here te dyte dhe informacione me te detajuara na shkruan sa te kete mundesi.
Bebushin e kishe mashAllah si top me 4440 gr. :D

Bebushit i urojme jete te gjate dhe patshi shume gezime me te!  :perqafim


Mire u lexofshim! :)

  • Postime: 18278
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#139 ne: 01-04-2009, 21:45:42
Besimtare..bebushi tu befte 100vjece..Zoti ta ruaj.. :) :lule

 :perqafim :perqafim :perqafim....per dy bebushat dhe per ty..

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#140 ne: 02-04-2009, 16:09:35
Pershendetje te gjithave!

Po çben keshtu moj Aida?! Une thash ta bej surprize, ndersa ti me vodhe ekskluzivitetin e lajmit  :D :P...
Faleminderit per urimet si Aides ashtu edhe Babygirl-it.
Ne tashme qe te dy jemi mire, e kemi mare veten pasi kemi kaluar nje moment te veshtire.
Bebi lindi ne javen e 41 e 1 dite, me operacion si pasoje e pozicionit te papershtatshem te tij per te pasur nje lindje spontane. Bebi ishte i pozicionuar me shpatull, po ashtu dhe ujerat ishin te pakta gje qe perjashtonte mundesine per nje lindje te stimuluar dhe nje nderhyrje nga jashte per kthimin e bebit ne pozicionin e duhur.
Si pasoje e gjithe kesaj bebi kaloi nje moment te veshtire gjate operacionit por e rendesishme eshte qe tani ai eshte mire.
Uuu harrova: ky bebush eshte djale. Siç e ka thene dhe Aida lindi 4440 gr edhe pse nga spitali doli me 200 gr me pak (kjo renie ne peshe eshte normale dhe u ndodh te gjithe te sapolindurve), ishte i gjate 52,5 cm.
Me e bukura qe ndodhi ne spital ishte kur me erdhen per vizite te afermit, dhe nipi im pasi shkoi te shikonte bebushin ne çerdhen e spitalit, u kthye gjithe qejf duke me thene: Halle bebi yne mbante rekord per peshe, ishte me i madhi... Ishte dhe nje tjeter 4 kg por ne vend te dyte... Dhe me e forta ishte qe edhe ai tjetri ishte shqiptar...  :D
Lindje te lehte per shtatzanat e tjera.
 :perqafim

  • Postime: 1753
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#141 ne: 02-04-2009, 17:51:50
Nuk ka gje me te mire kur gjithcka perfundon ashtu sic duhet.

besimtare , pac me jete e fat djalin e gjithe te mirat ty dhe vajzes. :perqafim :perqafim :perqafim

p.s. Aiden :puth e kemi shporte pa fund.

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#142 ne: 02-04-2009, 22:26:18
Welldone 2 U besimtare ;) :perqafim
me jete te gjate :engjell:

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#143 ne: 04-04-2009, 01:13:16
Po ju dergoj nje foto te djalit.
Ketu ka vetem nje jave jete.
Flm dream!


#144 ne: 04-04-2009, 07:11:52
BESIMTARE URIME URIME URIME PER LINDJEN E DJALIT ISHALLA JETON 200 VJET ME GJITH TE DASHURIT E TIJ EDHE ISHALLA BAHET PRESIDENT I SHTETIT :perqafim :D

#145 ne: 06-04-2009, 22:21:15
¨PËRSHËNDETJE!!!Urime,urime,urime Besimtare me jet të gjat shumë fat dhe harmoni ne jetë i uroj bebushit te bukur nga zemra,unë lexova< qe diten kur Aida dha lajmin për ty se kishe një djal po nuk mu dha mundsia me shkrujt diqka nuk ishte ne rregull me kompjuterin tim,po as tash nuk është von besoj.Tani pasi qe edhe mua po më ofrohet koha pak sikur po ndihem ne stres por e lumtur,edhe një her urime,dhe te gjitgha shtatzënave lindje sa më të leht.


 :perqafim :perqafim :perqafim

  • Postime: 159
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#146 ne: 07-04-2009, 22:47:43
BESIMTARE URIME URIME URIME PER LINDJEN E DJALIT ISHALLA JETON 200 VJET ME GJITH TE DASHURIT E TIJ EDHE ISHALLA BAHET PRESIDENT I SHTETIT :perqafim :D
Shume shume faleminderit per urimin BENI 1! Ide e mire kjo e jotja per president, te pakten do te na zgjidhte problemet  :D
¨PËRSHËNDETJE!!!Urime,urime,urime Besimtare me jet të gjat shumë fat dhe harmoni ne jetë i uroj bebushit te bukur nga zemra,unë lexova< qe diten kur Aida dha lajmin për ty se kishe një djal po nuk mu dha mundsia me shkrujt diqka nuk ishte ne rregull me kompjuterin tim,po as tash nuk është von besoj.Tani pasi qe edhe mua po më ofrohet koha pak sikur po ndihem ne stres por e lumtur,edhe një her urime,dhe te gjitgha shtatzënave lindje sa më të leht.
Shume flm Gone, asnjehere nuk eshte vone per te derguar nje urim.
Eshte mese normale kjo qe ndjen ti ne keto jave te fundit te shtatezanise tende. Kjo per arsye se je plotesishte e panjohur me ate qe mund te ndodhe. Por une te keshilloj te jesh e qete dhe te mendosh qe pas çdo gjeje ti do te mbash ne krahe bebin tend, dhe ky eshte momenti qe ti mezi e ke pritur. Mundohu te jesh sa me e qete edhe kur te te fillojne dhimbjet e para te lindjes. Une mbaj mend qe kur me lindi vajza kam shkuar ne maternitet duke qeshur dhe kam dale duke qeshur me çupken ne krahe, dhe me dukej e pabesueshme qe isha bere mami. Te njejten gje te uroj edhe ty. Lere menjane stresin dhe mendo qe pas gjithçkaje do te jesh mami me i lutur ne bote, dhe do te kesh ne krahe bebken me te bukur ne bote. :X
Zoti ju ndihmofte dhe ua lehtesofte lindjen te gjithave!  :perqafim
 

#147 ne: 10-04-2009, 19:35:28
Tung te gjithve!lus Besimtaren ose Aiden të më tregojn  ngase jam ne merak dhe edi se ato ja ne dieni më tepër për këto gjëra,unë tash i kam 36 javn dhe dje isha ne kontroll te mjeku dhe pas kontrolles diku ne mbrëmje vrejta diqka te kaft qe rrjedhi nga unë diqka shumë pak sa mezi  e vrejta dhe tani sod prap pak dhe jam shumë ne merak pasi qe tash jam ne muajin e 9 ju lus të më ndihmoni,mirë u lexofshim... :perqafim

#148 ne: 12-04-2009, 14:27:56
Hei,Besimtare ooooooooooo sa i bukur djali yt si loqk u rrit me shum luturi ne jet e jet te gjat,mashallah bukur shum koka,e puq ni here per mu se shum po kam qef me puq ni here, :perqafim :perqafim :perqafim

#149 ne: 15-04-2009, 15:08:00
pershendetje edhe un jam 6 muaj shtatzene per me kan then se mardhenjet e shpeshta rrezikojn shtatzanin sepse mund te plas cipa e femijes sa eshte e vertete kjo dhe qka mund te bej un per te parandaluar dhimbjet e medha ne lindje sepese kjo eshte frika ime me e madhe ju pershendes  ciao)

Temat e fundit