×

Ledina Celo

Ledina Celo

· 11 · 3721

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 07-12-2005, 18:27:52


Ledina çelo ka lind më 9 shkurt 1977 në Tiranë dhe u rrit në një familje artistësh. Babai i saj ishte këngëtar. Është 178 cm e gjatë dhe ka një peshë prej vetëm 60 kg.Hobi i saj është udhëtimi. Mësimet e para ajo i kreu për violinë, çka i ndihmoi shumë në studimet e mëvonshme për muzikën. Që nga fëmijëria ajo dëgjonte këngë klasike - opera. Karrierën muzikore e filloi kur në moshën 13 vjeçare. Ledina për herë të parë doli në skenë në Pallatin e Pinonierëve në Tiranë. Nga shkollimi i lartë, ajo ka mbaruar Akademinë e Lartë të Arteve në Tiranë.
« Editimi i fundit: 22-05-2007, 07:59:48 nga Berni »

  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#1 ne: 12-07-2006, 12:57:45
Nder kenget qe kendon une do vecoja kengen me Sabri Fejzullahun,kenge mjaft e pelqyer per te gjithe.

  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#2 ne: 12-07-2006, 13:02:48
.

  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#3 ne: 24-07-2006, 11:34:19
.

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 23-02-2007, 22:25:08


Sa herë që shfaqet Ledina Çelo, shkakton zhurmë. Këtë herë zhurma që ajo ka ndjellë ka qenë edhe më e fortë. Sepse është shfaqur më provokative se kurrë
ndonjëherë. Me një klip ku fantazia e një këngëtareje dhe femre si ajo vjen krejt e shfrenuar. Me një këngë ku ofshamat e një skene të nxehtë, të imagjinuar erotike ngacmojnë jo pak. Ky nuk është aspak një hamendësim, por një fakt. Që u duk qartë në natën e Shën Valentinit, në skenën e vogël të “Venue”, kur adrenalina e të
pranishëmve do të ngrihej në maksimum, ndërsa Ledina Çelo do të shfaqej në skenë duke performuar si kurrë
ndonjëherë me këngën “Fantazi”

E veshur e tëra në të zeza, Ledina Çelo është ngjitur në skenë në mbrëmjen e Shën Valentinit për të promovuar këngën e saj më të re, titulluar “Fantazi”. Në fillim ishin vetëm ofshamat që përcilleshin nga kënga tek bokset e fonisë anekënd sallës që do të çorodisnin të pranishmit. Pak më pas, po aq çoroditëse do të ishin dhe imazhet që po përcilleshin nga klipi… ku të gjithë mund të shikonin një femër shumë sensuale, të zhveshur në zhartierë, që luan me veten e saj e shtrirë në divan a kudo gjetkë. E si të mos mjaftonte kaq Ledina do të provokonte edhe më, aty drejtpërdrejt në skenën e “Venue” me performancën e saj e cila siç duket edhe nga këto fotografitë që ka realizuar paparaci ynë ka qenë krejt e shfrenuar. Siç është dhe kënga apo dhe klipi. Duket qartë që këtë herë Çelo nuk i ka vënë asnjë limit fantazisë së saj. Thuhet se dhe muzikën e ka ndjellë vetë të jetë e tillë, ndryshe nga gjithë herët e tjera. Pse jo dhe me rënkimet e dashurisë. Në fakt, këto të fundit nuk është se i ka dashur dhe aq të jenë të pranishme, por i thanë se kështu kënga është më e realizuar. Dhe ajo u bind edhe pse e dinte mirë se komentet e shqiptarëve do të ishin nga më të ndryshmet.
Komentet kanë ditë që kanë nisur, edhe pse klipi nuk është shfaqur ende në ekranet televizive. Janë vërtet nga më të ndryshmet por që gjithsesi të gjitha të çojnë në të njëjtin përfundim: është një këngë dhe një klip shumë interesant. Imazhi i Ledinës (i kuruar nga Joni Peçi) është i bukur. Skenat provokuese janë nuk kanë shkuar deri në teprim, kanë ardhur bukur aq sa mund të lejojë një krijim artistik.
Ajo që i ka çuditur paksa njerëzit është fakti pse Ledina realizoi një klip të tillë kaq provokues? Për të bërë zhurmën e radhës. Do të ishte përgjigjja më e saktë që mund të jepej në rastin e saj. Pas atij prezantimit me një baladë të shtruar në festivalin “Kënga Magjike”, Ledina si duket ka menduar të bëjë një tjetër thyerje të fortë. Duke u shfaqur me një format kryekëput kundër me atë të “Këngës Magjike”. Dhe ia arriti vërtet qëllimit, duke u bërë dhe një herë personazhi më i komentuar i këtyre ditëve
Bluetooth

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 21-05-2007, 14:52:46


Dëshira e saj ishte të vinte ndryshe, bëri maksimumin që ta arrinte këtë dhe e realizoi. E ndan vetëm një fije e hollë drejt formës ekstravagante provokuese dhe klasikes. E tillë është video e këngës së fundit, që mban titullin “Fantazia” e këngëtares Ledina Çelo. Ndoshta, e “velur” nga këngët dhe klipet e tjera që ka realizuar deri para pak kohësh, Ledina synoi të arrinte diçka të pakrijuar më parë nga ndonjë këngëtare shqiptare, duke qenë më pranë modernes në hite dhe stil komportimi. Duhet theksuar se klipi është komentuar dhe “paragjykuar” mjaft nga mbarë publiku, por duket se për këngëtaren kjo është një pjesë që ka fare pak rëndësi. “Jam shumë e kënaqur që arrita të sjell diçka krejt ndryshe. Nuk ndihem aspak e paragjykuar, nuk më interesojnë fjalët. Njerëzit flasin si për mirë ashtu edhe për keq, e rëndësishme është që flasin. Është një këngë ‘house’, një ritëm muzikor i kohës që pëlqehet shumë. Me këtë rrymë e kisha dhe mjaft të lehtë të ndërtoja imazhin viziv timin, për të cilin jam vlerësuar jo pak”, - shprehet Ledina. Sipas saj, kënga “Fantazi”, me tekst të Timo Fllokos, kompozim të Darko Dimitrov, e transmetuar në kanalin televiziv kanadez, MTV ka pasur shumë sukses, ku ka marrë vlerësime nga kritikët atje, duke pasur parasysh faktin si një risi muzikore të ardhur nga Ballkani, ky i fundit i dalluar për shije orientale. Së fundi Ledina po përgatitet për një tjetër këngë, të shoqëruar sërish me një klip, por që për momentin gjithçka mbetet surprizë. Ndoshta në mbërritje është një tjetër video ekstravagante dhe provokuese.
Imazhi
Preferon së fundmi të përdorë zhartierët, copat tejet të tejdukshme, fundet shumë të shkurtër dhe bustet. Ndoshta ngaqë sitilisti që kujdeset për të, ka menduar të nxjerrë dukshëm linjat interesante trupore të Ledinës. Veshje të stilit rock, jo për një femër të thjeshtë, por agresive dhe ekstravagante. Një kombinim i shfrenuar i dantellave transparente me materialet e lëkurës. E tillë ka qenë dhe paraqitja në sfilatën e organizuar tek “Piramida”, pak ditë më parë, një fund që derdhej vetëm pak centimetra poshtë vitheve, në të cilin bashkëngjitej copa prej dantelle e zezë.
Synimet
Nuk është kënaqur të cilësohet thjesht si një këngëtare me vokal të mirë. Dëshiron që nga të gjitha anët të jetë e kompletuar. Aktualisht Ledina po punon për një master në Londër, një master kantoje që do ta bënte atë të fitonte reflekset e një show-girli të vërtetë. Ajo po trajnohet për kanto dhe kërcim. “Të jesh në rrugën e një këngëtareje që synon për më lartë, jashtë kufijve duhet me patjetër të jesh e kompletuar dhe ky ka qenë gjithmonë qëllimi im. Aktualisht po marr edhe leksione kërcimi, një komponent kryesor ky, që ndërthur këngën”, - tregon ajo.
Dashuria
Kjo është një temë për të cilën Ledina nuk preferon aspak të shprehet, duke dashur që të mbetet mister. Nga shumë burime mësohet se vajza sapo është ndarë nga një lidhje sentimentale, ndërkohë që në jetën e saj për momentin nuk është asnjë mashkull. Sipas saj, fluksi i punës dhe programi i ngarkuar i ditës nuk e bën të mendojë për gjë tjetër, veçse për anën profesionale, muajt e fundit, gjithmonë e në rritje
bluetooth

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 18-07-2007, 16:35:54
Këngëtarja shqiptare merr pjesë në "reality show"-n britanik "DanceX"



Ledina Çelo nuk heq dorë nga aventura e saj londineze. Disa vite më parë, me shumë guxim, iu fut botës së modelimit, duke bërë modelen. Megjithëse mundi të sigurojë një kontratë për reklamimin e veshjeve të brendshme për gra, ajo përsëri tentoi diçka ndryshe.

E fokusuar te kënga, videoklipet "hot" me ndërthurje erotike, temë dite e faqeve të gazetave me lajme rozë, Çelo kësaj here përsëri tenton të realizojë diçka ndryshe.

Aventura e saj e re, e mbajtur sekret, i ka kapur të gjithë në befasi. Në veçanti, emigrantët shqiptarë, të cilët janë shtangur kur në valët e BBC, gjatë fundjavës, kanë parë këngëtaren në një audicion të konkursit "DanceX".

Ky është një "reality show", ku marrin pjesë shumë konkurrentë, nga ku zgjidhen gjashtë më të mirët, të cilëve u jepet e drejta të formojnë një grup vallëzimi, i quajtur "Dance Super Group".

Ledina, për t‘u prezantuar, kishte zgjedhur videoklipin e saj të Eurovizionit, "Tomorrow I‘ll Go".

Për t‘i dhënë sado pak atmosferë britanike prezantimit të saj, artistja në klipin prezantues, kishte futur edhe komentin e Terry Wogan, komentues i BBC-së për Eurovizionin. Atëherë, ai komentoi se performanca e saj në skenën evropiane të këngës ishte e mërzitshme.

Si gjithmonë konfidente në skenë, Ledina në këtë audicion kërceu përpara një jurie të përbërë nga Arline Philips dhe Bruno Tonioli.

Kur mbaroi interpretimin dhe priste që të kualifikohej për turin tjetër, lajmi nuk ka qenë aspak i mirë për bukuroshen e gjatë shqiptare. Ledina Çelo nuk ka mundur të bindë jurinë për të qenë e denjë të vazhdojë rrugën drejt "Dance Super Group". Vlerësimi i tyre ka qenë shumë i thatë, i përshkruar shkurt, me pak fjalë, si i pavlerë dhe shumë evropian.

Pavarësisht nga mossuksesi, këngëtarja Çelo, e cila ka disa muaj që i është rikthyer jetës në Londër, mund të thuhet se po bën të gjitha përpjekjet që të jetë pjesë e jetës artistike në një metropol, ku ambiciet e miliona artistëve bëhen gjithnjë e më të vështira për t‘u realizuar.

Tani këngëtarja shqiptare ka filluar të marrë leksione private kantoje nga një pedagoge britanike.

Përpara se të vinte në Londër, duke marrë një risk të madh mbi vete, Çelo që po i afrohet të 30-tave, luajti me sensualitetin e saj.

Videoklipi i fundit "Po vij tek ty", ku këngëtarja lëshon klithma eksitomi, sikur të ishte duke kryer marrëdhënie seksuale, do të rezultonte si një përpjekje e suksesshme.

Madje ky videoklip është cilësuar si videot më të nxehta të prodhuara ndonjëherë në Shqipëri. Në faqen "YouTube", kjo video deri dje ishte parë nga 22.000 veta.

Ajo nuk ka dhënë ende një version zyrtar, se ku e ka gjetur guximin për të eksperimentuar në këtë mënyrë.

Por nga faqet e internetit, që merren me lajmet "show biz" të këngëtarëve shqiptarë jepen dy versione për këtë videoklip.

E para, Ledina e realizoi atë për t‘u ngjitur në majat e shitjes së CD-ve.

Ndërsa teoria e dytë lidhet me të dashurin e saj, me të cilin është ndarë këtë fillim viti, për t‘i thënë se çfarë ka humbur. Në mos e para, apo e dyta, kjo ka pak rëndësi. Ledina me anë të këtij videoklipi, tani ka fituar shumë audiencë. Sidomos, përtej kufijve të Shqipërisë, në diasporë, ku ajo mbetet një ndër këngëtaret më të kërkuara.

G.Shqip

  • Postime: 94
  • Gjinia: Femer
Elated
#7 ne: 09-08-2007, 11:25:07
Berni, ndonje youtube link?

  • Postime: 3
catsanddogs
#8 ne: 29-08-2007, 21:57:54
Ledina,faktikisht eshte mbi 30 vjeç.  :engjell:

  • Postime: 7035
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 12-12-2007, 17:44:09
Ledina Çelo martohet me një anglez për dokumente. Një lajmbombë apo thashethem? Kjo është e reja më e fundit mbi këngëtaren e njohur të skenës shqiptare, e cila prej disa kohësh jeton në Angli. Burime të sigurta të “Bluetooth” e kanë konfirmuar si lajm informacionin rreth martesës së këngëtares, e cila ka dashur ta ruajë të fshehtë këtë fakt. Ndërkaq, pas një kontakti me telefon, këngëtarja nuk është se e ka mohuar pyetjen e “Bluetooth”, por ka mbyllur telefonin duke kërkuar të mos e shqetësonim.
Ledina Çelo është përfshirë në një martesë fals me një person me nënshtetësi britanike për ta pasur të lehtë vazhdimin e qëndrimit të saj në Angli pas ndarjes me ish-të dashurin që banonte në Londër. Kohët e fundit Ledina qëndron në Angli, duke marrë pjesë në aktivitete dhe konkurse të shumta të organizuara atje dhe që padyshim vijnë si një përzgjedhje e saj për të ecur edhe më lart në karrierë. Në mënyrë ekskluzive, ne ju rrëfejmë këtë martesë sekrete e cila do të habisë paksa fansat e saj, edhe pse këta të fundit e kuptojnë plotësisht këtë zgjedhje të detyrueshme që ka bërë këngëtarja. Artistja, që për hir të së vërtetës radhitet në elitën më të mirë të këngëtarëve shqiptarë, ia ka rrëfyer këtë një miku të saj, i cili dëshiron të mbetet anonim. Ka qenë një ambient i ngushtë miqsh që bëri Ledinën të flasë rreth vetes dhe jetës së saj private, teksa për herë të parë rrëfente një gjë të tillë. Të paktë janë ata persona të cilët deri më sot kanë ditur këtë martesë false, vetëm e vetëm për të fituar shtetësinë britanike. Njëri prej miqve të saj që konfirmon këtë informacion për “Bluetooth”, tregon se ishte habitur së tepërmi kur kishte dëgjuar këngëtaren të fliste rreth kësaj martese. “Kur po bisedonim me Ledinën rreth problemeve të dokumenteve në Angli, ajo me menefregizmin dhe mendjemadhësinë që e karakterizon u shpreh se për vete ishte rehat, duke qeshur e shtuar se ishte martuar për punën e letrave me një person me nënshtetësi britanike. Por nuk e ka zgjatur më tej këtë bisedë, duke mos dhënë asnjë të dhënë rreth personit që ka pranuar ta kryejë një veprim të tillë të jashtëligjshëm”, - shprehet miku i këngëtares, që siç theksuam edhe më lart preferon të mbetet anonim. Sipas tij, ka dy mundësi: Ose personi i martuar me këngëtaren të jetë qytetar britanik, ose ndonjë shqiptar që ka fituar qytetarinë britanike. Sipas ligjit britanik, martesa të tilla të jashtëligjshme gjobiten me nga 5 deri në 7 mijë stërlina. Më tej ai ka sqaruar se martesa mund të ketë ndodhur disa vite më parë, kur Ledina ishte e lumtur në krahët e të dashurit të saj, Redit me origjinë nga Tirana, por që prej 12 vitesh jeton në lagjen “Çelsi”, që njihet si zona e më të pasurve në Londër. Nëse autoritetet britanike vërtetojnë që Çelo është e përfshirë në një “Sham Marriage” (Martesë jo legjitime), siç njihen në Britaninë e Madhe, ajo rrezikon të penalizohet.
Ndërkaq, të shumtë janë zërat dhe thashethemet që qarkullojnë korridoreve në Akademinë e Arteve, ku duket se kjo martesë nuk qenka kaq e fshehur. “Bluetooth” pyeti dhe në akademi, dhe shumica e dinin fare mirë martesën e saj. Gjithsesi, këngëtarja vetë e kontaktuar nga ne, nuk është se e mohoi kur e pyetëm, por thjesht na tha që s’kishim pse e shqetësonim duke na mbyllur telefonin. Fenomeni i të tilla martesave mësohet se është shumë i përhapur në Britaninë e Madhe dhe kryhet nga ata të huaj që nuk kanë leje qëndrimi. Mesa duket kësaj zgjedhjeje nuk ka mbetur pa i shpëtuar këngëtarja që preku Eurovizionin, e cila pas ndarjes me të dashurin vendosi mos të largohet nga Londra. Në intervista të shumta të dhënë për media të ndryshme në Tiranë, Ledina është shprehur se në Angli po merr kurse private për aktrim dhe vallëzim. Ledina në fakt ka tentuar të jetë pjesë e një spektakli vallëzimi në BBC, por për fat të keq nuk ka mundur të kualifikohet.

  • Postime: 6
kosovari007
#10 ne: 16-12-2007, 10:22:46
Ketu jane disa foto te bukuroshes Ledino Celo te fotografuar ne vitin 1998.

http://www.usefilm.com/photographer/159335.html

 :S
 

Ledina Çelo, mamaja seksi shfaq linjat elegante në Shqipëri

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 29-07-2011, 22:50:02
nga Vip News
Ledina Çelo bëhet nënë, sjell në jetë djalin Erlis

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 24-04-2011, 06:50:07
nga Vip News
Ledina Celo

Nisur nga mariosplithrvatskaRubrika Muzikë Shqip

Postimi i fundit 25-09-2010, 15:44:05
nga mariosplithrvatska
Ledina Çelo këndon “Superstretching”

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 29-08-2010, 07:50:06
nga Vip News