×

Mariza Ikonomi

Mariza Ikonomi

· 3 · 1579

  • Postime: 1107
  • Gjinia: Femer
Borebardha
ne: 03-12-2005, 17:06:56
Ka  lindur me 12 Maj 1983 ne Tirane.  Eshte 22 vjeç dhe ka perfunduar  studimet ne liceun artistik ''Jordan Misja'''. Vazhdon studimet ne Akademine e Larte te Arteve dega kanto. Ajo ka filluar te kendoje qe e vogel duke u aktivizuar ne qendren e kultures  se femijeve e qe aty duke marre pjese  ne festivalet e femijeve ne Tirane dhe Shkoder. Me pas me nje hap vigan u ngjit ne skenen e Festivalit te madh kombetar ne moshen 12 vjeç. Nga kengetaret e Qendres se femijeve ajo u perzgjodh nga Françesk Radi i cili eshte nje nga kantautoret  me te mire ne vendin tone. Mariza eshte kengetarja e pare qe u ngjit ne kete skene ne nje moshe kaq te vogel. Kenga e tyre fitoi çmimin e telespektatorit  qe per ate vit ishte nje çmim mjaft i rendesishem. Me pas çmime te tjera vershuan per Marizen. Ne festivalin e femijeve, mori çmimin e pare me kengen 'Memedheu'. Po me kete kenge fitoi perseri çmimin e pare ne Festivalin Ballkanik te femijeve. Me keto dy kenge Mariza u be shume e dashur jo vetem per femijet por edhe per te rriturit jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te tjera ku kendonte.Ne  Maqedoni, Mariza fitoi çmimin e trete ne nje festival mbarekombetar me kengen 'Le te kete gjithmone pranvere' ndersa publiku i Kosoves qe para pak kohesh e mbante mend ende te vogel, me syze  tani e duartroket me zjarr si Mariza Ikonomi 17 vjeç por me nje ze te pjekur e shume profesional. Pas disa koncerteve ne Zvicer, France  dhe me grupin 'Ilirianet' ne Hollande dhe Kosove, Mariza si pjesetare e ketij grupi u mireprit ne festivalin e madh me kenget
'Ti me fal' dhe 'Dashuri dhe Lot' dhe me albumin e tyre te quajtur 'Vegim Qiellor'   ku kenget kane fryme mistike sepse edhe pjesetaret e grupit jane besimtare ne Zot. Pas kesaj rifilloi te kendoje vetem por duke u mbeshtetur nga grupi me kenget teper te suksesshme    'S'do qaj'.
Kjo kenge u kompozua nga vete Mariza dhe publiku i Kosoves, Maqedonise e priti shume mire. Ne Festivalin e pranveres me kete kenge Mariza u vleresua me çmimin interpretuesja me e mire   'Mikrofoni i Arte'  dhe tek Kenga Magjike doli perseri interpretuesja me e mire me kengen 'S'e di'. Keto kohe Mariza ka realizuar dy videoklipe te kengeve 'Kur vjen e Djela' qe eshte sigla hapese e nje 'show' televiziv dhe te kenges 'S'e di'.   Kenga e ketij festivali titullohet 'Tregome' dhe eshte nje kenge e rrymes alternative
Ajo ka patur bashkepunim me kengetare e autore te ndryshem sepse mund te kendoje çdo lloj zhanri muzikor duke filluar nga ai popullor e deri tek ai alternativ e heavy metal. Kengetaret e saj te preferuar jane CelineDion, Alanise Marisete, Guns'n Roses, Cranberryes etj. Ushqimi i preferuar picca kapriçoza dhe patatet e skuqura edhe pse eshte llupse e madhe.Familja e saj eshte e perbere nga kater pjesetar: Prinderit dhe motra e saj qe e do aq shume dhe i ngaterrojne shpesh si binjake sepse ngjajne shume. Aktori i preferuar Keanu Reeves.

[attachment[/attachment]

  • Postime: 150
  • Gjinia: Femer
Perla
#1 ne: 13-07-2006, 13:25:18
Marizen e kam degjuar ne nje mbremje te vitit te ri,them se ishte mjaft e afert me njerez,gjate gjithe kohes vetem buzeqeshte,nuk qe sikur do qe sapo mbaronin kengen fshiheshin pas perdeve sikur te kishin koleren perpara.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 09-02-2007, 13:04:10
Mariza Ikonomi riprovon folkun në albumin e ri
Së shpejti me një album me këngë popullore, nga të gjitha krahinat

 
Këngëtarja, e ashtuquajtur melankolike, Mariza Ikonomi, po i largohet gjithnjë e më shumë këtij emërtimi të vënë nga fansat e saj. Do të thoni pse? Në këngën e fundit “Afër” u paraqit ndryshe, me rrymë dhe look, e suksesshme, vezulluese dhe plot sharm, por për të gjithë admiruesit e saj ajo do vazhdojë rrugëtimin e surprizave në muzikë. Kësaj radhe, me një album me këngë popullore.

Si nis dita e Marizës?

Normalisht, zgjohem herët dhe merrem me veten fillimisht, pastaj dal për angazhimet e profesionit, bëj përgatitjen e këngëve që do të këndoj në fundjavë, meqenëse jam e angazhuar në një klub, ku këndoj çdo fundjavë.

Me çfarë projektesh ka filluar viti 2007?

Mendoj se ky vit do të jetë shumë impenjativ për mua. Projekti më i ri është dalja e një albumi të ri, i cili do të jetë ndryshe nga albumet që unë kam bërë zakonisht.

Çfarë do të thotë ndryshe?

Kam vendosur të provoj lëvrimin e gurrës popullore. Po punoj dhe po realizoj disa këngë popullore. Kuptohet, jo popullore të mirëfillta, por të përpunuara. Them ndryshe, sepse këngët e këtij albumi nuk do të rezultojnë të jenë këngë, siç jeni mësuar të dëgjoni deri tani nga këngëtarë të ndryshëm, të cilët i bëjnë thjesht për komercialitet. Këto këngë, i garantojë fansat e mi, që do të dalin mirë dhe nuk do jenë komerciale, por profesionale.

Mariza, keni pasur vështirësi në përzgjedhjen e këngëve, dhe cili repertor do të jetë dominant?

Mendoj se kam bërë një zgjedhje të këndshme. Repertori dominues do të jetë nga Jugu, por kam menduar t’i shuaj kufijtë krahinorë, gjë që do të thotë se do të kem edhe këngë nga Veriu, si dhe Shqipëria e Mesme.

Na zbuloni disa nga surprizat e këngëve që keni mbaruar?

Kam përfunduar disa këngë. Një ndër këngët që më jep entuziazmin, se albumi do të dalë mirë, është kënga që unë e kam shumë përzemër, “Janinës ç’i panë sytë”. Folku është shumë i bukur, por duhet të jesh shumë e kujdesshme në përzgjedhje dhe në përpunim.

Aktualisht, merreni...

Tani merrem me koncerte të ndryshme, që zhvillohen në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si dhe në vende të ndryshme të botës. Së fundmi, kam qenë edhe në Amerikë. Më 14 shkurt do të jem në Greqi, së bashku me këngëtarin Redon Makashi, për të kënduar për emigrantët në ditën e dashurisë.

Shën Valentini, si po e gjen Marizën?

Megjithëse jemi në prag të festës së Shën Valentinit, akoma nuk i dihet në do jem vetëm apo... çift; surprizë e, pse jo, edhe me një dashuri të re në këtë vit.

Kjo do të thotë se jeni lodhur nga vetmia?

Unë asnjëherë nuk ndihem vetëm; puna që kam më jep kënaqësi, përveçse të lodh, nuk të lë kurrë vetëm.

Jeta artistike në Tiranë, si ju duket...

Nuk është shumë e pasur, por, me aq mundësi sa kam, mundohem ta shfrytëzoj, që të ndihem mirë, pasi pa këngë nuk mund të kem jetë. Kënga për mua është gjithçka. Ndaj, së fundmi, po këndoj te “Churchill”, sepse më pëlqen shumë si ambient dhe mundohem t’i dhuroj publikut emocionet e të kënduarit live e në mënyrë profesional. Kam një repertor të gjerë, me këngë të ndryshme shqiptare e të huaja.

Së fundmi, ju pamë të rënë në “kurth”, si u ndjetë?

Të them të drejtën, nuk u ndjeva mirë, pasi ishte një koncert drejtpërsëdrejti; merrja parasysh reagimin e gjithë atij publiku dhe isha shumë në siklet. Por, kur e mora vesh që ishte një kamera e fshehtë, më pëlqeu reagimi im. Sigurisht, që situata që u krijua nuk ishte aspak e këndshme, si ikja e dritave, ai djali që hiqej si fansi im e më thoshte Pandora.

Po roli i mësueses, ju pëlqeu?

Ndërsa improvizimi i kamerës në dhomën e sekreteve nuk është se më pëlqeu shumë, edhe pse unë kam dëshirë profesionin e mësueses. Mendoj se organizatorët duhet të kishin gjetur diçka më të lezetshme e të përshtatshme për tipin tim.

E lodhur nga festivalet..., por e dashuruar pas muzikës

Prisja të vlerësohesha më tepër nga juria. Vazhdoj të dëgjoj mendimet e njerëzve të ndryshëm, që më thonë se meritoja më shumë. E rëndësishme është që publiku e pëlqeu dhe unë bëra më të mirën e mundshme. Këngë “Ku është dashuria” e kisha shumë përzemër, dhe së shpejti mendoj që do ta shoqëroj me një klip, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kristi, padyshim. Edhe kësaj radhe do të zgjedh Kosovën për klipin, sepse më pëlqejnë idetë dhe skenarët që bëjnë.

Leontina Nika