×

Parashqevi Simaku

Parashqevi Simaku

· 8 · 3852

  • Postime: 12
mikusa
ne: 01-02-2006, 03:51:19
Parashqevi Simaku bën Hollivudin të flasë shqip

(Gazeta SOT 31 janar 2006)


 Hollivudi këtë rradhë do të flasë shqip nëpërmjet këngëtares së njohur Parashqevi Simaku. Kjo për arsyen se këngëtarja shqiptare, Simaku ka bërë një kontratë në Hollivud me studion diskografike ku kanë nxjerrë albumet e tyre edhe Majkëll Xhekson, Mariah Carey, Britney Spears e shumë nga gjigandët e muzikës botërore. Kjo CD e Simakut do të jetë në shqip dhe për herë të parë një këngëtare nga vendi ynë ka mbrritur deri në këtë kulminacion. Kjo arritje është në saj të punës shumëvjeçare të këngëtares nga Kavaja e cila me zërin e saj brilant ka çuditur audicionin ndërkombëtar.

Simaku është një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri deri në vitet 90-të, por pas këtij viti ajo emigroi në SHBA, ku kërkoi me ambicie profesionale të lartë, bashkëpunimin me shtëpitë diskografike më të njohura të globit. Dhe më në fund shpërblimi i punës shumëvkeçare të saj nuk ka vonuar. Titulli i albumit të Simakut është gjithashtu plot kuptim, njëlloj si kumbimi i këngëve shqiptare që interpretohen plot vitalitet nga ylli i muzikës sonë. Muza Records dhe Hollivudi i bazuar në Lunaticworks and Reincarnate Music, kanë lançuar një album të ri të artistes së njohur shqiptare Parashqevi Simakut.

 Albumi i saj është i gjithi në gjuhën shqipe dhe titullohet "Jehonë nga Iliria". Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ky album do të shpërndahet nga distributori Sony BMG.

"Jam shumë e lumtur që më është dhënë kjo mundësi, që të shfaq muzikën time në arenën ndërkombëtare. Dua të falenderoj Robert dhe Jason Whittington që më dhanë këtë mundësi. Për mua Shqipëria do të mbetet gjithmonë vendi i poetëve, heronjve dhe i muzikës",-thotë Simaku. Whittington nga Lunaticworks/Reincarnate thotë: "Jemi me të vërtetë shumë optimistë ndaj këngëtares Simaku, e cila është një artiste unike. Muzika e popullit të saj, është e padëgjuar në botën moderne dhe zëri i saj së bashku me muzikën bëjnë një thirrje globale." Albumi "Jehonë nga Iliria", përmban 10 këngë origjinale në shqip e miksuar me muzikën Folk dhe muzikën amerikane moderne. Këngëtarja Simaku ka shkruajtur dhe ka qenë producente e këtij albumi, me ndihmën e bashkëshortit të saj Robert Nolfe. Albumi është realizuar nga studioja Sony/BMG, ku do të shpërndahet nëpër dyqanet diskografike më 21 shkurt të këtij viti dhe do të lançohet për shitje në disa webside si: Tower Records, Amazon, Best Buy, Circuit City dhe shumë të tjera. Kënga e titulluar "Haxhireja", do të lançohet në adresën e internetit muzarecords.com, e cila bazën e ka në NeëYork. Studioja diskografike Sony BMG, është një nga distributorët më të mirë të muzikës në botë dhe zyrat e tij i ka në Neë York. Kurse Lunaticëorks rend mes industrisë së muzikës së Jason Wihhtington dhe Reincarnate Music, të cilat bazën e tyre e kanë në Hollivud.

 
www.muzarecords.com
« Editimi i fundit: 27-04-2007, 08:48:52 nga BabyDance »

  • Postime: 822
  • Gjinia: Femer
ProudToBeAlbanian
#1 ne: 14-02-2006, 20:42:02
me 21 shkurt del ne treg albumi  i ri i parashqevi simaku -jehone nga iliria-
(-echoes from iliria-)

1.          Pak Me Shume

2.          Se-sa

3.          Haxhirea

4.          Anes Lumenjve

5.          Jug*Veri

6.          Ura Shijakut

7.          Djelli

8.          Pranvera Do Te Vi

9.          Kur Jam Me Ty

10.        Dashuria

 


per ato qe se din parashqevi simaku eshte e martuar dhe ka nje djal 2 1/2

  • Postime: 822
  • Gjinia: Femer
ProudToBeAlbanian
#2 ne: 14-02-2006, 20:49:17
Simaku was born in Kavaje, Albania and as a child sang with the local theatre group.   By the time she was 9, she was winning Children's Festivals singing on national television.  A few years later she took the top prize in her first "Fesivalit Kenget" (national competition in singing). At age 15, she became professional and was the featured singer at the Theatre Aleksander Mojsiu in Durres. Working with some of the best known composers in her country, she recorded many folk and contemporary hits.  She went on to win many competitions and garnered the country's top recognition in music, the "Naim Frasheri Award".  She became the first artist to create music videos in Albania. Her recordings have been distributed into the millions.  Simaku represented Albania's culture abroad, singing for dignitaries and her native fans across Europe.  Already a professional singer, Simaku earned a degree in Dramatic Arts from College of Fine Arts in Tirane.  

 

But fame and early achievements did not satisfy this uniquely driven artist.  Immigrating to New York City to further her creative expression, Simaku performed her native folk music and American classics along the east coast.  After three years she moved to Los Angeles, refining her songwriting and collaborating with various producers including Richard Perry (Barbra Streisand, Carly Simon) and LeMel Humes (Whitney Houston).  In 1996 she wrote and recorded "Noi Siamo Uno" ("We Are One") with producer Steve Snow and the song was included on the Moonshine/Virgin release Purified.  In 1999, a tip from producer Oliver Leiber (Paula Abdul) led to her recording vocals on the Forces of Nature soundtrack for Dreamworks which resulted in her being a member of the Screen Actors Guild.  Later that year, Simaku returned to packed stadiums in Albania and Kosove during her tour entitled "Songs of My People" for the Kosovar refugees.  

 

Now having relocated back to New York City, working alongside her husband, producer/songwriter Robert Nolfe from Louisiana, Simaku has been crafting and recording songs rooted in undiscovered exotic folk.  The resulting album, Echoes from Iliria is an original, eclectic yet culturally significant blend mixing Albanian folklore, international flavors and American modernism.  

 

New CD Release:

 

Echoes from Iliria will be released in U.S. stores February 21, 2006.  This modern world music album contains 10 tracks in Albanian language.  Simaku's music is part archive, part futurism.  Ancient folklore brought to life through angelic melodies in exotic, contemporary arrangements.  Her voice, at times explosive, melancholy and mind expanding, transcends the ages and musical landscapes, bringing the sounds of Iliria to the rest of the listening world.

  • Postime: 12
mikusa
#3 ne: 31-05-2006, 10:57:52
 
 Parashqevi Simaku kendon ne Chicago & Detroit

 Degjoni kater kenge nga CD Jehone nga Iliria



CHICAGO, Illinois

FRI - JUNE 2nd @ 7pm

Chicago - Uptown

4718 N. Broadway Avenue

Chicago, IL 60640

773.334.7338

 

BIRMINGHAM, Michigan

SAT - JUNE 3rd @ 2pm

Birmingham – Downtown (Detroit)

34300 Woodward

Birmingham, MI 48009

248.203.0005



Degjoni kenge nga CD Jehone nga Iliria



http://www.myspace.com/simaku

http://www.myspace.com/simaku

  • Postime: 1580
sorelina
#4 ne: 08-09-2006, 18:37:22
 

“Kur këndoja iso me babain tim çoban”
Parashqevi Simaku dhe folklori shqiptar
 

David Yurkovich

Disa prej nesh që janë rritur me radion komerciale ka mundësi që të jemi të panjohur me emrin Simaku. Ylli i muzikës shqiptare ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 15 vjet më parë. Ajo u ftua nga komuniteti shqiptar në Nju Jork për të performuar muzikën e saj. Simaku mësoi anglisht në shkollën ESL të Manhatanit dhe më pas zhvendoset në Los Anxhelos, ku jeton për 7 vjet. Ajo rikthehet në Nju Jork 4 vjet më parë. Muzikalisht, tingujt e Simakut janë të rrënjosur në kulturën dhe historinë e Ilirisë autoktone.. Broadway, xhazi dhe njerëzit në Nju Jork kanë të gjitha ndikimet në punën e Simakut, por tingujt ngelen besnikë të kulturës së saj. Ajo takon burrin e saj, Robertin (gjithashtu edhe ai muzikant), ndërsa jetonte në Los Anxhelos. Që të dy performojnë rregullisht në Nju Jork, ku shfaqjet e tyre përfshijnë edhe “Bar on A' dhe legjendarin “CBGB”. Albumi i fundit i Simakut titullohet “Jehonë nga Iliria” dhe është shpërndarë nga shtëpia e madhe diskografike Sony/BMG. Përmes websitit të saj Simaku vazhdon të zgjerojë rrethin e audiencës së saj. Në intervistën e mëposhtme të marrë pak ditë më parë, Simaku rrëfen jetën, për muzikën dhe ndikimet e kulturës së vendit të saj në të.
Ju jeni rritur në Iliri. Sa të vështirë e patët të emigronit drejt Amerikës dhe pse e bëtë një gjë të tillë?
Disa prej këtyre këngëve që unë këndoj sot i kam dëgjuar teksa rritesha në vendin tim. Unë kam lindur dhe jam rritur në një qytet afër Adriatikut, aty ku akoma sot, në mes të qytetit kalon rruga e vjetër “Egnantia”, në Kavajë. U mundova që të zhvilloja më tej artin tim dhe të gjeja mundësitë për të kënduar këngët e mia në skenat e botës. Largimi nga Shqipëria më bëri që të rrëmoja edhe më shumë në muzikën folklorike të vendit tim. Nju Jorku për mua ka qenë si të kaloje ylberin.
Ju i përshkruani tingujt tuaj si muzikë botërore nga Iliria. Sa ndjehet kultura e vendit tënd në këngët që këndoni? A ka instrumente apo tinguj tipik të Ilirisë që ju i përdorni në këngët tuaja?
Muzika ime është muzikë moderne botërore nga Iliria. Roberti dhe unë mundohemi që të bëjmë muzikë dhe kjo interpretohet dhe prodhohet në mënyrë origjinale dhe rrugë moderne, por ka baza të forta, dhe këto rrënjë janë vendosur përfundimisht në kulturën time. Tingujt tanë dalin nga sharkia, lodra, pipza, polifonia dhe motivet antike folklorike. Të gjitha këto janë pjesë e folklorit shqiptar.
Për çfarë temash shkruani. E konsideroni veten politikane?
Unë mendoj se arti dhe politika nuk përzihen. Muzika mund të përdoret për reagime politike, por kur muzika përkrah bindshëm pikëpamje politike, atëherë ti fillon të bëhesh politikan dhe më pak artist. Muzika ime përfaqëson të vërtetën dhe kjo është kultura e rajonit tim, dhe kjo e vërtetë kalon përtej politikës. I vetmi motiv në këngët e mia është dashuria.
Ju i keni dedikuar një album mësuesit të parë, babait tuaj. Mund të më thoni nëse vini nga një familje me tradita muzikore, çfarë ju ka mësuar babai juaj dhe sa ka ndihmuar ai që ju të bëheni artiste?
Babai im u rrit si çoban, ashtu si dhe babai i tij. Ne këndonim në shtëpi çdo të diel. Kështu unë mësova se si këndohej isoja e parë, të këndoja këngë të vjetra me babanë dhe gjyshin tim.
Sa jeni ndikuar nga muzika perëndimore? Çfarë keni dëgjuar ndërsa rriteshit dhe çfarë dëgjoni tani?
Më përpara dëgjoja vetëm muzikë shqiptare derisa Agim Krajka, një nga kompozitorët e mi më njohu me muzikën italiane të këngëtares Mina dhe kjo ishte muzika e parë perëndimore që dëgjoja. Zëri i saj ishte i shpenguar dhe kjo e pushtoi zemrën time. Sot dëgjoj muzikë folk nga e gjithë bota, bluz, xhaz, rrok, pop dhe i pëlqej të gjitha. Gjej frymëzim te Louis Armstrong, Motown, Fiona Apple, Train, dhe te Christina Aguilera.
Si ndodh procesi krijues. Zakonisht shkruani tekstet sipas muzikës që krijoni apo e anasjelltas?
Unë dhe Roberti nuk kemi ndonjë paragjykim kur shkruajmë dhe idetë mund të fillojnë në shumë mënyra. Kjo është një metodë që ndodh vazhdimisht.
Udhëtoni shpesh apo luani më tepër në Nju Jork? Sa njiheni te publiku ndërkombëtar?
Udhëtoj aq sa kam mundësi. Këndoj për shqiptarët kudo në botë. Më pëlqen të këndoj për popullin tim. Albumi im i ri “Jehonë nga Iliria” është parë në websajtin tim nga vizitorë të më shumë se 50 vendeve. Por më shumë më pëlqen të këndoj në Nju Jork. Kam dy herë shfaqje live në muaj të titulluara “Molla e ndaluar” në Manhatan.
Prej sa kohësh ju dhe Roberti performoni së bashku? Si do ta përshkruanit bashkëpunimin tuaj?
Martesa jonë në muzikë është njëlloj si martesa ime me Robertin. Ne jemi takuar nëpërmjet disa miqve të përbashkët që kishin në Hollywood. Që të dy e duam muzikën dhe secili nga ne frymëzohet vazhdimisht. Afria jonë kur këndojmë live është e veçantë. Unë sjell këngët e vendit tim dhe Roberti sjell diçka të re nga Perëndimi.
Sa informacione mund të gjejnë te MySpace fansat tuaj dhe çfarë bëni për të tërhequr dëgjues të rinj?
MySpace e ka çuar muzikën time te njerëzit në të gjithë botën dhe pritshmëria e tyre besoj se plotësohet. Gjithashtu, është një mundësi e mirë për të promovuar shfaqjet live. Është mahnitëse se si mund të komunikosh njëkohësisht me të gjithë botën.
Çfarë mendoni për muzikën e ditëve të sotme, dixhitalizimin e muzikës nëpër skedar elektronik? E shikoni këtë si një fenomen të natyrshëm apo dëmtues?
Industria muzikore po pëson shumë ndryshime. Por as të gjithë kompjuterat e botës nuk do të mund të prodhonin këngë apo këngëtarë. Në Amerikë ka shumë pak shumëllojshmëri në radio, por njerëzit ende mund të dallojnë ndryshimet mes muzikës komerciale dhe artit të vërtetë. Dixhitalizimi nuk mund të godas paprekshmërinë e këngëve. Muzika ende mund të bëhet nga muzikantët, por kjo, ashtu si ushqimi i mirë do përbërësit e duhur; pasion, njerëz të lumtur dhe të uritur për muzikë

gazeta shqiptare.

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#5 ne: 08-09-2006, 19:15:43

E duam lumturinë

muzika: Piro Cako
kendon: Parashqevi Simaku

Kur një zog një pellumb ne shikojmë
Duam krahë si ata të fluturojmë
Zemra jonë tik e tak kur troket
Me zemrat flet

Me gëzim kudo janë pranverojnë
Dhe ne sy ata mbajnë jetën tonë
Dashurinë, lumturinë e pafund
Me ëndrra shumë

Janë një botë me ëndërra
Janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë

Të gjitha do i duroja
Kaq të lumtur ti shikoja
Dhe fëmijët në gjithë globin
Anembanë

Ref.
Mos ja u prishni lumturinë
Mos ja u prekni dashurinë
Askërkush mos ta provojë
Se nënat s'ju lejojnë
Fjala "Nënë" kudo në botë
Zgjon në zemra dashurinë
Mirëmëngjes jetës i thotë
Se nëna e lind njerinë
Kjo dorë që tundi djepin
Gjithë botën e gëzon - oooo...


Mos ja u prishni ëndrrat
Janë të vegjël shumë
Mos lëndoni nënat
Syrin e pagjumë

Të gjitha do i duroja
Kaq të lumtur ti shikoja
Dhe fëmijët në gjithë globin
Anembanë

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 21-04-2007, 08:37:25
Ka bërë që Hollyëoodi të flasë shqip dhe kjo për arsyen se këngëtarja shqiptare Simaku realizoi pak kohë më parë një kontratë në Hollivud me studion diskografike ku kanë nxjerrë albumet e tyre edhe Majkëll Xhekson, Mariah Carey, Britney Spears e shumë nga gjigandët e muzikës botërore. Albumi i Simakut “Jehonë nga Iliria” përmban 10 këngë origjinale në shqip të miksuara me muzikën folk dhe atë amerikane moderne. Është publikuar në shqip dhe për herë të parë një këngëtare nga vendi ynë ka mbërritur deri në këtë kulminacion. Parashqevia prej vitesh ka ditur sesi të mbesë e mistershme. Jo shumë vetë e dinë se ku është, çfarë po bën e ku do të shkojë. Është ndër të paktat artiste që për kaq kohë duket sikur po bën të pamundurën për t’ju larguar vemendjes së publikut shqiptar. Të paktën kjo është ideja e krijuar për të në Shqipëri. Në të vërtetë, Parashqevia nuk tenton të mbetet misterize, sidomos po t’i referohemi faqes së saj personale tek MySpace.com. Përveç postimeve të herë pas hershme në lidhje me aktivitetin e këngëtares si dhe këngët më të reja, Simaku ka hapur albumin e saj personal për të gjithë fansat e saj. Foto me personazhe të njohur të artit shqiptar, foto nga festivalet e para me fëmijën e saj, foto nga koncertet në Amerikë, foto me…! A është në këto foto erotike Parashqevia?! Duket se po, pasi imazhi i saj dhe sidomos format e bëshme janë të pangatërrueshme me ato të dikur tjetër. Loja me pamjen ka qenë një nga gjërat më të preferuara të këngëtares. Për herë të parë pas ikjes në Amerikë, u shfaq me një imazh të ri. Spektatorët në Pallatin e Kongreseve mbetën të befasuar me ndryshimin që kishin ndodhur tek Parashqevia rreth tre vite mbas largimit të saj.
Që nga dita që është larguar nga Shqipëria gjithnjë gjen një surprizë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve këngëtaren që ka lënë gjurmë, jo vetëm në muzikën e lehtë, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikën popullore. Interesant është fakti se këngëtarja së bashku me bashkëshortin e saj Robertin, i cili është me origjinë nga Amerika e Jugut dhe gjithashtu muzikant kanë përpunuar dhe sjellë në versionin modern, këngën e vjetër popullore “Haxhireja”, por edhe mjaft këngë të tjera.
Para pak pak kohësh ajo ka përjetuar çaste të mrekullueshme nga ardhja në jetë e Lukës së vogël, dhe Simaku nënë tregon që e ka pritur me shumë emocion këtë moment. Sot ajo shprehet e kënaqur me jetën e saj private, në krah të Robertit, me djalin e saj si dhe arritjet profesionale, pra çdo gjë po i ecën më së miri. Gjithashtu siti i saj zyrtar ka rreth 200 vizitorë në ditë. “Unë e ndjej praninë e tyre sepse më shumë se 200 vizitorë në ditë nga 50 vende të ndryshme të botës shohin faqen time të internetit simaku.com. Por jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt kanë dëshirë të njihen me kulturën dhe muzikën folklorike të vendeve të ndryshme. Sot është një botë e hapur çdo gjë është e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy botë të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta dëgjoni shpejt.” - shprehet ajo. Mbase i duheshin dhe ca foto erotike për ta kënaqur dhe kompletuar atë, eksperiencë kjo e femrave VIP në mbarë botën.

G.Panorama

  • Postime: 824
  • Gjinia: Femer
Amy
#7 ne: 11-06-2007, 05:20:37
Interviste e Parashqevise - Nentor 2005


Këngëtarja ka gjetur veten në muzikën folk. Një vit pasi është bërë nënë, Simaku përgatit albumin e ri: Me Robertin kemi bashkuar dy botë të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta dëgjoni shpejt

 

Parashqevi Simaku - Albumi folk


Që nga dita që është larguar nga Shqipëria gjithnjë gjen një surprizë për të risjellë në kujtesën e shqiptarëve këngëtaren që ka lënë gjurmë, jo vetëm në muzikën e lehtë, por edhe me perlat e folkut shqiptar, pra muzikën popullore. Për herë të parë pas ikjes në Amerikë u shfaq me një imazh të ri. Spektatorët në Pallatin e Kongreseve mbetën të befasuar me ndryshimin që kish ndodhur me Parashqevi Simakun. Një ndryshim tërësor jo vetëm muzikor, por tashmë në jetën e saj ishte Roberti.  Prej pak kohësh ka përjetuar çaste të mrekullueshme nga ardhja në jetë e Lukës së vogël, dhe Simaku nënë tregon që e ka pritur me shumë emocion këtë moment. Albumi më i ri i Parashqevi Simakut është ende një surprizë që e ka ruajtur për ta ndarë me publikun e saj në Shqipëri.

A e kujtoni ditën kur jeni larguar për herë të parë nga Shqipëria? Ishte një ikje e rastësishme apo një veprim i menduar mirë për të realizuar një ëndërr?

Hera e parë kur dola jashtë Shqipërisë ka qenë Danimarka. Bashkë me një delegacion të rinisë shqiptare ishim të ftuar në festivalin Roskilde, i cili është edhe sot festivali më i madh muzikor në Europën Veriore. Mbaj mend që këndova rreth tridhjetë këngë popullore dhe të muzikës së lehtë. Koncertet mbaheshin përjashta në “netët e bardha” të skandinavisë. Ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, por në fund mezi prisja të kthehesha në shtëpi. Edhe sot ndodh po kështu. Jam shumë e lidhur me familjen dhe vendin tim. Thotë mirë populli ynë: ”gur i rand n’vend t’vet”. Më pas kam kënduar dhe në vende të tjera, si në Algjeri, Turqi, Itali, Gjermani, Norvegji, Suedi, etj. me ansamblet dhe formacionet e ndryshme orkestrale. Dhe gjithmonë kthehesha në Shqipëri. 
Ka qenë viti 1992 kur erdha në Amerikë. Rrallëherë i kthehem ditës së parë, sepse gjithnjë preferoj të mendoj dhe punoj për të ardhmen. Ishte një vendim, jo thjesht për të realizuar ëndrrën time. Sepse për mua, vetë jeta është një ëndërr. Por ambicia për të promovuar muzikën shqiptare në një skenë botërore është një motiv që më shoqëron hap pas hapi, për ta amshuar këngën popullore shqiptare. Muzika jonë folklorike është nga më të vjetrat dhe nga më origjinalet që ekziston. Me të vërtetë e adhuroj dhe gjithnjë arrij të prek mrekullinë që të ofrojnë tingujt muzikorë të folkut tonë.


Jeta në një vend si Amerika sigurisht që të ofron mundësi dhe më shumë hapësira për të bërë karrierë. Por edhe vështirësitë nuk janë të pakta.  Unë kujtoj kthimin tuaj të parë në Shqipëri pas largimit në vitin 1992 kur befasuat publikun me një imazh, me një mënyrë të re interpretimi, shumë gjëra kishin ndryshuar tek ju. Më pas u larguat sërish dhe për një kohë të gjatë heshtët. Përse?

Unë nuk jetoj dot pa kënduar, më vjen pak çudi që më pyet se kam heshtur për një kohë të gjatë, përkundrazi kam qenë tejet e zënë gjithmonë duke kënduar. Në çdo ditë të vitit unë këndoj, në koncerte, në studio të ndryshme, në shtëpi apo edhe në një kafene të vogël, kudo. Gjithnjë gjej mundësi për të bashkëpunuar me muzikantë të njohur brenda dhe jashtë vendit.

E kam fjalën për koncerte të tjera në Shqipëri...

Në vitin 1999 unë u riktheva në Shqipëri me një turne që e pagëzova me emrin “Këngët e popullit tim”. Koncertin e parë e dhashë në Kavajë në qytetin tim të lindjes. Me këtë rast dëshiroj të falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur, jo vetëm publikun që më priti shumë ngrohtë, por edhe shumë artistë e krijues që më mbështetën në këtë turne, grupin karakteristik të Kavajës, dhe në mënyrë të vecantë dua të falenderoj mikun tim, aktorin Mirush Kabashi. Po kështu edhe në Tiranë, Vlorë, Elbasan, Fier, kam përjetuar emocione të vecanta, në stadiumet e mbushura plot kam kënduar deri në mesnatë. Një turne tjetër me titullin “Mos ja prishni lumturinë” e kam realizuar në Zvicër, Kosovë dhe Greqi.



Pas këtyre realizova disa koncerte në Amerikë, me këngë të kënduara anglisht, bashkë me një formacion të vogël orkestral në disa klube në Hollivud, Martini Long, Galapagos, Nju Jork, Antoni Pier 4, në Boston, Piaca Bela, etj. por gjithmonë vëmendja ime ka qenë dhe mbetet tek kënga popullore shqiptare.


Si nisën bashkëpunimet e para në Amerikë?

Një nga këngët e para këtu në SHBA ishte një bashkëpunim me muzikantin dhe producentin Stivi Snou. Me pas këndova këngën “Noi siamo uno”, një bashkëpunim me producentin Lemel Humes, i cili ka shkruar këngë për Rei Çarls, Uitni Hjuston, Stevi Uonder. Kam bashkëpunuar edhe me producentë të tjerë amerikanë, por gjithsesi pas disa incizimeve e ndjeja veten si një pike ujë në oqean të madh. Ndjeja se po bëja diçka që nuk prezantonte thellësinë e botës time shpirtërore. Ju ktheva muzikës popullore sepse vetëm aty gjej frymëzimin që më mungonte për të bërë diçka të veçantë artistike. Për mua kënga popullore është si një lidhje gjaku. Fillova të shkruaja këngët e mia të para, duke i kënduar me kitare dhe i incizoja me bashkëshortin tim Robert C. Nolfe.


Roberti, me origjinë nga jugu i Amerikës, duke pasur rrënjët në muzikën e bluzit dhe kulturën e Nju Orleans, e gjeti të natyrshme dhe misterioze të lidhej me muzikën e vendlindjes sime. Madje ai shpesh më thotë se kjo, muzika popullore, është e paprekur, si të them si molla e ndaluar.


Cilët janë kompozitorët me të cilët mbani bashkëpunim të vazhdueshëm në Amerikë apo Shqipëri?

Nga me të preferuarit do të përmendja Pjeter Gacin, Nikolla Zoraqin, Agim Krajkën, Limos Dizdarin, Spartak Tilin, Avni Mulën, Hajg Zaharian, Rexhep Hasimin.
Në Amerikë ka një koncept tjetër për muzikën. Për të shkruar këngë, ti nuk duhet të kesh diplomë në kompozicion, por të shkruar një poezi dhe melodi në një stil krejt të lirë, është një frymëzim që nuk i vjen kujtdo. Bashkëshorti im Robert më ka ndihmuar shumë. Muzika jonë është virtuoze, harmonike me mjedisin ku ka lindur dhe ne na mungojnë këngëtarë të lindur për këtë lloj muzike si Fatime Sokoli apo grupe të ndryshme polifonike.
Gjithnjë kam bindjen se gjithçka është në ndryshim, vetëm mbretëria e muzikës tonë mbetet një thesar i pazbuluar. Unë dhe Roberti shkruajmë shumë këngë së bashku, gjithashtu kemi bashkëpunuar me kompozitorë amerikanë në Los Anxhelos si Matt Chaitt, John Vaughn dhe Rae Dileo, unë preferoj të shkruaj poezitë e mia dhe pastaj bashkëpunoj për melodinë dhe ritmin.


Lidhja me Robertin, si bashkëshort, por edhe si kompozitor sa ka ndikur tek ju si këngëtare?

Prej tij kam mësuar edhe se si të shkruaj këngë, kam mësuar artin e incizimit, që është një gjë e re dhe shumë e rëndësishme për mua. Unë dhe Roberti kalojmë një kohë të gjatë sëbashku, deri në orët e vona, në studion tonë në shtëpi. Shkruajmë këngë, incizojmë, bëjmë prova.


Keni qenë gjithnjë e lidhur me muzikën popullore, ka qenë i dukshëm afeksioni juaj i veçantë me këtë muzikë. Përse?

Fëmijë këndoja çdo të diel me gjyshin, babën dhe nënën time. Nga babai im Kito Simaku mësova të këndoj, si të mbaja iso me e,e,e dhe o,o,o kjo muzikë është e pavdekshme është si ilaç për shpirtin njeriut është e vetmja pasuri shpirtërore që as nuk riprodhohet, as nuk kopjohet, as nuk shitet as nuk blihet, kjo është muzika popollore shqiptare.

Më veçoni një ngjarje të vecantë që e keni përjetuar me emocione të forta

Kur u bëra nënë ishte momenti më sublim, e kam shumë të lehtë të veçoj përjetimin e mrekullueshëm që të jep lindja e fëmijës. Dhe këtë mrekulli unë e preka një vit më parë me lindjen e Luke Amazeus. Ai ka hyrë dhe është bërë pjesë e frymëzimit në krijimtarinë time. Sapo ka mbushur një vjeç dhe ka nisur të hedhë hapat e parë. Luka ka sjellë shumë mbarësi dhe shumë gjëra të reja në jetën tonë. Unë nuk jam shkëputur për asnjë çast nga muzika, aq sa edhe atë e kam bërë pjesë të pandarë. Për ditëlindje i blemë një piano të vogël druri dhe kështu ai është bërë kompozitori ynë i ri. I bie fort dhe lëshon tinguj a,a,a,ooo...djali luan rokenroll, thotë Roberti. Nuk gjej fjalët e duhura për ta përshkruar.


Si është një ditë e Parashqevisë?

E dua shumë Nju Jorkun, parkun qëndror, shëtis, i kushtoj kohë djalit, më pëlqen të gatuaj, të pikturoj dhe të lexoj. Roberti shpesh më thotë se është me fat: “Të gjitha gratë preferojnë diamantë kurse ti kërkon libra” megjithatë edhe ato kam fatin t’i kem. Gjithsesi pjesën më të madhe të ditës e kaloj në studio, inçizoj ose shkruaj, këndoj nën shoqërinë e kitarës, pra gjithmonë muzika është rreth meje.


Në karrierën muzikore në Amerikë e keni kapur ëndrrën tuaj apo ende rendni drejt saj?

Do përgjigjesha se kulmi i të gjithë punës sime është në këngët e reja, në muzikën e re që kam shkruar dhe incizuar me Robertin. Jemi duke përfunduar miksimet e albumit (CD) në shqip, ku folklori shqiptar është bazamenti i këtij projekti që mezi pres ta ndaj me publikun tim së shpejti. Jam munduar të sjell në variant origjinal këngë të mrekullueshme të foklorit tonë që mund të them se janë pasuri në trashëgiminë tonë shpirtërore. Në mënyrë të veçantë këtë album ua kushtoj të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë nëpër botë. Unë e ndjej praninë e tyre sepse më shumë se 200 vizitorë në ditë nga 50 vende të ndryshme të botës shohin faqen time të internetit ëëë.simaku.com. Por jo vetëm shqiptarët, por edhe të huajt kanë dëshirë të njihen me kulturën dhe muzikën folklorike të vendeve të ndryshme. Sot është një botë e hapur çdo gjë është e mundur. Me Robertin kemi bashkuar dy botë të ndryshme shpirtërore dhe duke i shkrirë në një të vetme kemi krijuar një muzikë të re që do ta dëgjoni shpejt.

Si ju duken ndryshimet që kanë ndodhur me muzikën shqiptare këto vitet e fundit?

Çdo gjeneratë ka muzikën e vet me të cilën edhe identifikohet, arti në tërësi shpreh gjendjen shpirtërore, tregon se ku është një popull, një vend. Edhe në Hollivud, sot për sot e quajnë “music business”. Arti dhe biznesi nuk janë kombinim që shkojnë sëbashku, ata janë si të thuash në opozitë me njëri-tjetrin unë mendoj se ndryshimet në muzikën shqiptare janë të njëjta si në të gjithë botën. Shumë artistë të mëdhenj botërorë sot nuk këndojnë më “live”
 Këngët e sotme janë bërë si moda e veshjeve, ndërsa muzika e vërtetë është si stinët, këngët popullore janë ashtu si gjethet që bien, dhe ringjallen përsëri në pranverë. Arti i vërtetë gjithmonë e ka gjetur rrugën ashtu si një dritë në fund të tunelit. Edhe muzika folk është një muzikë që i reziston kohës. Unë besoj se dhe publiku është i uritur për të përjetuar dhe dëgjuar më shumë muzikë të re dhe të gjallë.

 

01/11/2005

G. Shekulli


 

 

Hello Everyone,

 

Simaku and Rob performing in East Village/Manhattan Tuesday Nov 8th @ 8:30pm.

 

Description:  Acoustic world music from Iliria and Eastern Europe. Modern interpretations of some 2000 year old folk songs and new original songs written by Simaku & Rob.  Simaku is a well known folk singer from Albania having won many national accolades.  Please visit www.simaku.com/live.htm for flyer and more info.

www.simaku.com/live.htm

 


 

Program muzikor

nje nate me ëndrra antike

 

Në qytetin e Nju Jorkut ku bashkëjetojnë aq shumë kultura, rryma artistike është kënaqësi të dëgjosh këngë të folklorit shqiptar dhe këngë origjinale të interpretuara nga Parashqevi Simaku me bashkeshortin Robert Nolfe ne kitar. Repertori i mbrëmjes muzikore përmbledh këngë popullore  si edhe kenge të muzikës lehtë shqiptare.  Ndërthurja e tyre me këngë origjinale të shkruara nga Simaku dhe Robert si këngë Haxhirea e pasuron programin e përzgjedhur muzikor të kësaj mbrëmje.  Dashamirësit e muzikës shqiptare kanë rastin ta shikojne kete mbremje akustike ‘nje nate me ëndrra antike’ nga Parashqevi Simaku në 8 Nëntor në Manhatan.  Për më shumë hollësi, mund të shkoni në adresën     www.simaku.com