×

Rita Ora Bi

· 3 · 202

Rita Ora Bi

· 3 · 202

  • Postime: 1073
Vip News
ne: 22-02-2011, 20:50:03
Rita Ora mike me Beyonce
      


Shqiptarja Rita Ora, pasi ka shënuar kontratën më Roc Nation të Jay-Z dhe është shndërruar në një prej talenteve të reja më të preferuara nga rreperi i njohur, ka fituar dhe zemrën e Beyonce, me të cilën duket se janë bërë mike të mira. Të dyja këngëtaret shpesh herë janë fotografuar bashkë, siç mund ta [...]
      

http://vipat.info/rita-ora-mike-me-beyonce/
      
« Editimi i fundit: 09-09-2019, 16:20:09 nga M A X »

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-09-2019, 16:22:35
Rita Ora flet për biseksualitetin
 

Rita Ora ka zbuluar se  nuk njeh as fytyrë e as gjini kur bëhet fjalë për dashurinë dhe shikon më shumë personin sesa pamjen e tij fizike.

Këngëtarja, 28 vjeçare, foli për Daily Star Online në lidhje me seksualitetin e saj dhe pranoi se e bezdisin kur thonë se është e lidhur me çdo njeri që fotografohet.

Duke folur për jetën e saj private, Rita tha: “Unë admiroj bukurinë te burrat dhe gratë. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka rëndësi personi”.

Rita foli për herë të parë për biseksualitetin kur publikoi këngën “Girls” në maj.
“Girls’ u shkrua për të përfaqësuar të vërtetën time dhe është një tregim i saktë i një përvoje të vërtetë dhe të sinqertë në jetën time. Kam pasur marrëdhënie romantike me gra dhe burra gjatë gjithë jetës sime dhe ky është rrugëtimi im personal”.

Krijuesja e hitit “Ritual” hodhi poshtë edhe spekulimet e mëparshme që është lidhur me këngëtarin Liam Payne duke këmbëngulur se janë thjesht miq të mirë.

“Kam shumë shokë meshkuj, shumë miq, meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të lidhesh me ta”.
lapsi.al

  • Postime: 22260
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 13-09-2019, 23:32:40