×

Vëllezërit Zena

Vëllezërit Zena

· 5 · 2116

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-01-2006, 11:58:41
Mehdi Zena (Elbasan 13. 07. 1946), Demir Zena (Elbasan 10. 11. 1950)



Dyshe e njohur vëllezër këngëtarë, në muzikën popullore qytetare elbasanase të gjysmës së dytë të shek XX.
Enci. Pasionin për muzikën e trashëguan nga babai i tyre Ali Zena, muziktar i njohur i muzikës qytetare elbasanase i gjysmës së parë të shek. XX, pjesmarrës i grupit të këngës popullore të Usta Isuf Myzyrit. Për herë të parë si duet dalin në publik në vitin 1974, në koncertin e organizuar në Elbasan me këngë popullore të qytetit të tyre. Në vitin 1978 bëhen pjestarë themelues të ansamblit shumë të njohur të muzikës popullore qytetare elbasanase "Isuf Myzyri", e më pas i gjejmë të si këngëtarë popullorë në estradën e qytetit. Vlera e këngëtimit të tyre lidhet ngushtë me riinterpretimin e fondit të vjetër të këngëve të usta Isu Myzyrit si dhe me ruajtjen e origjinalitetit të këngëve popullore qytetare elbasanase në përgjithësi.  Një rol të pazëvendësueshëm në interpretimet e tyre muzikore zë edhe orkestrina popullore e ansamblit "Isyf Myzyuri" e përbërë nga muziktarët Sopot Serica-fisarmonikë, Zeqir Sulkuqi-violinë, Xhevahir Qafa-klarinetë, Bardhyl Kila-dajre, Bardhyl Japi-C.Bass, Shefqet Kana-llautë,  Klement Marku-llautë, Gjergj Mëhilli-violinë, Shpëtim çaushi-flaut. Regjistrimet e tyre muzikore gjenden pranë Radio-Tiranës dhe televizionit shqiptar. Ndër këngët më të njohura të tyre përmendim "Iku nata agun malet", "Në zabel të erdha", "Kur hyna në portë të kalasë", "Si bilbili në pranverë", "Ra dallandyshja në degë të ullinit" etj. Krahas vëllezërve Zena, në këtë periudhë në Elbasan kemi edhe këngëtarë të tjerë të muzikës popullore elbasanase si Albert Tafani, Suzana Qatipi, Zina Zdrava, Zeliha Sina, Flutura Hida, Ylja Senja, Mustafa Mehja, Agim Saliu etj.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 06-01-2006, 12:00:09
Disa tekste kengesh nga Vellezerit Zena

Tuj shetit ne ara t'gjata - Vellezerit Zena

Tuj shetit ne ara t'gjata
midis barit t'njome.
Ne te dy na zuni vapa
rame e fjetem gjume, aman.
Ne te dy na zuni vapa
rame e fjetem gjume.

Të kan' than' një herë sa veta,
se po vjen pranvera.
Të kan' than' një herë sa veta,
se po vjen pranvera.
Do te dalim me t'shetitun
si për hera tjera, aman.
Do te dalim me t'shetitun
si për hera tjera.

Sa herë ballin ta lemojsha
me rrije e qete.
Sa herë ballin ta lemojsha
me rrije e qete.
Premtimin prej teje e dojsha
te dua për jetë, aman.
Premtimin prej teje e dojsha
te dua për jetë.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#2 ne: 06-01-2006, 12:01:32
Vetëm leku e çon ujin përpjetë - Vellezerit Zena

Miremengjesi - interesi
gjithmonë paska qenë kështu,
veç një djalë i marrë si unë
nuk e ka besu.
Shumë shokë un' i kam pas
me ta jam betu për jetë,
o i kam pas e i kam qeras
tani veç kam mbet.

Me ndihmoni ju o mjek,
se me dhemb kjo kokë,
kur mbetet njeriu pa Lekë
mbetet dhe pa shokë.
çdo gjë shitet,
çdo gjë blehet,
çdo kush mund të jesh
me Lekë e me dashuri
djalo mund ta blesh.
Me ndihmoni ju o mjek,
se me dhemb kjo kokë,
kur mbetet njeriu pa Lekë
mbetet dhe pa shokë,
çdo gjë shitet,
çdo gjë blehet
ne këtë jetë te shkrete
vetëm leku, vetëm leku
e çon ujin përpjetë.

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#3 ne: 06-01-2006, 12:03:52
-Spaske pas ni pikë meshire-

Spaske pas ni pikë meshire
qysh t'besova unë si sot
xhane aman
qysh t'besova unë si sot

Spres prej tejt fort te mirë
veç mem fole oh ni herë me goje
xhane aman
veç mem fole oh ni herë me goje

C'ka mke ardh si dashmenie
s'cohet jeta me inat
xhane aman
s'cohet jeta me inat

Fol me goje moj syn oj zie
mos ke frikë oh se ban mëkat
xhane aman
mos ke firke oh se bane mëkat

Paske pas moj zemren hekur
qysh durove mori xhan
xhane aman
qysh durove mori xhan

Jam betu se nuk tjetër
trandofile moj n'Elbasan
xhane aman
trandofile moj n'Elbasan

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#4 ne: 04-04-2007, 07:42:42
Degjonji nje kenge ne video nga vllezrit Zena.

Vëllezërit Zena - Potpuri Popullore