Kërkoj një wireless router të mirë - Ndihmë | Internet & Kompjuter

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kërkoj një wireless router të mirë

Kërkoj një wireless router të mirë

· 5 · 931

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-10-2010, 19:41:31
Ndodhem në Tiranë dhe po kërkoj një wireless router për të lidhur Internetin në shtëpi.

Kam këto kërkesa:
1. Çmim i pranueshëm (jo 200 e ca euro...)
2. Të mund ta blej në Tiranë.
3. Të transmetojë deri në 15-30 metra mespërmes pallatit, midis apartamenteve.
4. Të ketë mbështetje të plotë për WPA2, për arsye sigurie
5. Mundësisht të jetë e mundur t'i ndërrohet firmware, siç bëhet me Linksys WRT54G etj.
6. Mundësisht të ketë mbështetje për VPN
7. S'më duhen shumë porta Ethernet, 4 mjaftojnë.

Pres përgjigje për markën, modelin, versionin, çmimin dhe vendin ku mund ta blej.

Falemnderit!

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-10-2010, 19:59:44
Pershendetje Syrgjyn!

Une perdor kete router, nuk e di a mund te gjendet ne Tiran.

WRL 54MBPS ROUTER 10/100M/LW050V2 SWEEX LW050V2


Per shkak te antenes se madhe, ka mundesi te trasmetoje ne largesi me te medhaja sesa routret te tjere dhe me nje ndihmes te vogel, arrin dhe me shume.

Eshte shume i leht per ta perdor, i pranon gjithe lidhjet e mundshme.

Thjeshte eshte nje keshill.Cmimi i bler ne shkup, 30 Euro!

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 10-10-2010, 20:05:04
Gjumashi, rrofsh për këshillën, do të shoh dhe do të të them. :)

P.S. Ngele duke ma shkruar emrin gabim o burrë :)

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 10-10-2010, 23:01:23
Syrgjyn(kete here e kopjova emrin nga profili)


Po te tregoje dicka si e kam bere une lol.. dhe punon.
Kam marre nje leter te thjeshte, dhe nje foli alomini, dhe e kam bere. sic do e shikosh aty tek ai link.
Jane 4 foto, dhe shihi hap pas hapi.
Kliko Ketu

Me respekt.
Gjumashi

  • Postime: 2648
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 11-10-2010, 13:59:27
Kur pash titullin e temes, thash tia sygjeroj Syrgjos (  :D )  nje Cisco Linksys. por ti veq e paske permend, (ketu kushoin dikun 90 - 120 euro). Nga pervoja ime mund te them qe me te mire se Lynksys nuk gjen. (nese ta mban gjepi, merre :D).

Cfar kam perdore tjeter eshte D-Link , qe nuk te le ne rruge, kushton duku rreth 40 euro. Mund te shiqosh Ketu per performancat dhe per reference.



Nje qe kam edhe per momentin ne  eshte CNet wireless  router.
Ka mbeshtetje te WPA2, perkrah VPN, mud ti behet "upgrade firmware", ka firewall per filtrimin e IP dhe MAC Adresave, porteve dhe URL-ve. Ka 4 switch porte Shperndan sinjal dhe ne laregsi 25 m (me duhet ta cek qe nuk ka pas mure te ndermjetme ) . Kushton diku rreth 25 euro  ;).

Temat e fundit