Operating System not Fond - Ndihmë / Acer Aspire 5600 / - Ndihmë | Internet & Kompjuter

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Operating System not Fond - Ndihmë / Acer Aspire 5600 /

Operating System not Fond - Ndihmë / Acer Aspire 5600 /

· 25 · 1306

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-09-2010, 19:38:30
Përshendetje.

 Ka ndodhë një Gabim në BIOS pas Shtyjes së F9 Setup Defaults

Por problemi qënderon tash kur e ndezi LLOPTOPIN tani  me del OPERATIO SYSTEM NOT FUND




Ja se si duket Rënditjet në BIOS :





Ç'ka të Bëj

Pasi të ngriti nga setup në  DVD Windows XP SP3 me del se Nuk e dedekton Hardiskun dhe ka disa probleme me disa dosje .sys ku më rekomand me verfiku ram memorin por une kam verfiku këtë por problemi qëndron se Hard Disku punon  dhe është Hardisku me të cilin Kompjuteri ka punuar gjat gjithë kohe deri ne momentin kur kemi shtypur në  BIOS F9 Setup Defaults




Kush nga ju do më ndihmoj për të gjetur një rrug Zgjidhje.
Falilinderit.

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 23-09-2010, 20:10:49
Mua më shkoi menjëherë mendja te dy mundësi: Ose ka probleme hard disku, ose Setup Defaults e ka ndërruar lidhjen e hard diskut nga IDE në SATA, që nuk njihet nga Windows XP pa driver të posaçëm (Vista dhe Windows 7 i njohin hard disqet SATA drejtpërdrejt).

Si fillim, shiko nëse gjen në BIOS ndonjë mundësi për të ndërruar lidhjen/tipin/ndërfaqen, apo si mund të quhet aty, nga Serial ATA (SATA) në (E)IDE.

Nëse lidhja me hard diskun është IDE/EIDE dhe Windows prapë nuk hapet, atëherë ka shumë mundësi që hard disku të ketë probleme dhe duhet ndërruar sa më shpejt.

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 23-09-2010, 21:12:02
Syrgjyn E vërtat Qëndron:
 1. Had Disku punon ka punuar dhe funksion shum mirë  pas që kemi shtyp F9 Setup Defaults ky problem më është shfaqur.
 a. Pasi që kam shtyp F9 Setup Defaults dhe e kam ruajtur dhe kam dal nga biosi dhe mandej pasi që dua të hy në Kompjuter në Sistem Operativ Windows XP Professional SP3 nuk më del më shfaqet me të zezë Operating System not found.

Por në BIOS nuk më jep mundësi të bëj ndryshmet nga IDE në SATA etj.

E Keqja është sepse unë po të kam mundësi do e formatizoj dhe instaloj , Kam provuar të Instaloj Windows XP Professionale SP3 nuk kam mundur më është shfaqur problemi i lartë përmendur , gjithëashtu jam munduar të Instaloj Windows 7 Përsëri më është shfaqur problemi i njejt.

 Kam verfikuar RAM MEMORIN nga 2 x 1G që kam pasur kam larguar 1 GB kam lan Lloptopin vetëm me 1 GB Ram kam provuar por përsëri i nejti  problem.

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 23-09-2010, 21:18:40
Degjo, mire e ke aty ti por nje gje, ne Start up 1, vendo HDD e jo USB Key.
Pastaj do punoje

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 24-09-2010, 01:07:42
Gjumashi  E kam testuar si thua ti të vendosi NR 1 : HDD NR 2: kam Vendos DVD

Ruajta dhe dola nga BIOSI.
 U Ri ndez PC shtypa F12 e zgjedha BOOT DVD NR:2 por përsëri njësoj.

  • Postime: 2649
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-09-2010, 13:33:39
Ne ate rast nuk ke nevoje ta shtypesh F12 sepse PC do te startoj nga HDD (ti i ke dhene komanden qe te bootoj nga DVD) dhe gjithcka do te jete ne rregull nese nuk ka ndonje problem tjeter.


Tani nese ke tentu ta formatizosh , nuk ka mundesi te lajmerohet " operating system  not found",

Cili eshe problemi qe nuk te le ta formatizosh na  trego?  Mbase te ndihmojme .

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 25-09-2010, 09:03:08
Problemi qëndron se veproj në hapa si thuani ju por më shfaq përsëri eklanin blu me systemdd.sys error që do të thot nuk kam mundësi të instaloj  Vindovsin.

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 25-09-2010, 10:49:15
php.
nje keshill prej meje.
Problemi qendrons e Laptopi jot ka SATA HDD, dhe per kete gje ti duhet te besh disable SATA, dhe mund te instalosh te gjithe windowset qe do.
ose duhet ta hapesh laptopin aty ku eshte hdd dhe ta rregullosh, se mos ka levizur.

Kalo mire.
Gjumashi

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 27-09-2010, 20:21:09
php, arrite ta zgjidhësh problemin?

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 28-09-2010, 17:48:39
Përshendetje.
 Problemin ende nuk e kam zgjedhur.

1. Hardiskun kam verfikuar
2. Ram memory kam verfikuar.
3. Në bios nuk ke jep as dhe një mundësi të ndryshoj ndonjëgje në HDD.

Unë arri deri te formatizimi i Kompjuter aty ku të kerkon të ndash në pjes HDD p.sh: C , D ,  etj... ose të fishsh ndonjëren nga ato.

 Unë kur klikoj ENTER me shfaqet ky EKRANI BMU ME NJE ERROR SI NE FOTON NE VAZHDIM.

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 28-09-2010, 19:09:00
Nëse mund të pyes, si i ke verifikuar hard diskun dhe kujtesën RAM?

E di markën dhe modelin e hard diskut? Për mendimin tim, mënyra më e mirë është të bësh testim të plotë (shkrim/lexim) të hard diskut, mbasi të kesh marrë kopje të të gjitha të dhënave. Ka programe për këtë, por varen nga marka, seria dhe modeli i hard diskut, sepse janë krijuar nga prodhuesit e hard disqeve.

Ndërsa RAM mund të testohet me memtest86+. Mund të shkarkosh një ISO dhe ta shkruash në CD për të ndezur kompjuterin me të: http://www.memtest.org/download/4.10/memtest86+-4.10.iso.zip

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 28-09-2010, 19:56:45
Syrgjyn . Unë përdori kohë të gjat  memtest86+, e kam se bashku me Windows XP SP3 i ashtuquajturi WINDOWS XP TRUST

 Kujdesen RAM unë kam testuar kam marr nga Kompjuteri i cili e kam në përdorim tani kam marr ram nga ky pc dhe kam vendos në pc tjter kam Shikuar ne BIOS se RAMIN e ka DEDEKTUAR....
Poashtu kam testuar dhe në an të memtest86+.

Të dhënat e Hardiskut do i shpalosi pas pak kohe...

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 28-09-2010, 20:20:31
Paksa jashtë teme, por... kur thua që ke marrë RAM nga një PC tjetër, e ke fjalën për laptop, apo jo? Pyes sepse kompjuterat portabël (laptop/notebook dhe netbook) nuk klasifikohen si PC.

Sa për "Windows XP Trust" me memtest86+ të përfshirë, unë nuk kam dëgjuar të ketë një variant të tillë nga Microsoft. Ma merr mendja se ti ke përdorur një kopje që mund të mos jetë 100% në rregull (them nga ana e përmbajtjes së diskut, jo e ligjshmërisë).

Sidoqoftë, unë dyshoj te hard disku. Meqë ra fjala, para pak javësh u mora me një laptop që kishte një problem shumë të ngjashëm; e vetmja zgjidhje ishte t'i ndërroja hard diskun, pasi e verifikova (me program) që ishte i dëmtuar. Do të thuash ti, çne që problemi u shfaq fill pasi ndërrove konfigurimin në BIOS Setup, por ja që ndodhin edhe gjëra të tilla.

Meqë ra fjala, ka ndonjë mundësi për të caktuar opsionet për S.M.A.R.T. në BIOS Setup?

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 29-09-2010, 17:41:13
Syrgjyn Kur një dit të kam mundësi unë do ta publikoj në ISO Windows XP Professional SP3 Coneltion eshte shum i mire por eshte ne gjuhen Franceze.

 Problemin kam zgjedhur...



 Problemi qendronte se ne BIOS
HDD Password : Set.

 Kam pas password në HDD dhe e dektvizova Passwordin dhe  bëra formatzimin dhe instalim  me sukses.

 

DO TË THOT : NË BIOS KAM PAS PASSWORD PËR HDD.
 Hyra në Bios e Dektivizova passwordin. Cler HDD password .

 Dhe e formatizova dhe e instalova me sukses.


Çudi shumë interesat rasisht e kam gjet ket problem por skam besuar se në Kompjuter kam password.

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 29-09-2010, 18:05:52
Gezohem!
Kujdes rradhes tjeter lol.
Po te jap nje keshill, kudes nga Windows pirat, pasi mund te sjellin probleme si kete here!

KAlo mire.
Gjumashi

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 29-09-2010, 18:16:23
php, më vjen mirë që problemi u zgjidh. Sa për ISO-n e Windows XP, në këtë forum nuk lejohen linke softesh pirate, jo thjesht për arsye morale por në radhë të parë për arsye ligjore.

Gjumashi, fjalëkalimi i hard diskut në këtë rast nuk varej fare nga sistemi i shfrytëzimit, qoftë kopje pirate apo jo. Nuk bëhet fjalë për EFS (Encrypted File System) apo ndonjë gjë tjetër të ngjashme.

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 29-09-2010, 23:12:39
Gjumashi  unë në kompjuterin tim përsonal të punës kam WIN 7 Me liqens dhe WIN XP.
 Por kam SISTEME TË WINDOWSIT PIRATE TË DJEGUARA NË CD :p

  • Postime: 2649
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 30-09-2010, 16:23:15
Php mire qe u kry  :)

Na lejohet te dalim jash teme tani pak . :P

Une personalisht kam ne laptop Win 7 pa license, per aq sa e shfrytezoj punon per mrekulli, :D normalisht update i kam ber off dhe nganjehr i shkarkoj ata qe jane me kriti. Deri tani nuk me eshte shfaqur asnje windows genius  :)

Gjeja me e bukur tek Win 7 eshte qe pas instalimit merr updejtat dhe te gjithe drajverat qe i mungojne ne njesite perkatese automatikisht .

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 30-09-2010, 23:25:06
 Syrgjyn  si thua me MEMTEST KUJDESEN RAM E TESTOVA ËSHTË MIRË?

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 30-09-2010, 23:25:43
nëse nuk shihet ne atë fotografi ja në fotografin tjter....

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 01-10-2010, 01:05:30
"Pass complete, no errors" -- çfarë kërkon më shumë nga jeta? :)

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 07-10-2010, 21:13:47
Syrgjyn Ja Fotografi nga Windows XP TRUST SP3.

 Dhe nëse të intereson më dërgo PM nëse ke dëshir të shkarkosh -

 Ky sitem operative eshte ne Gjuhen Franceze por pa tjter mundesh pas intalimit te ndryshosh gjuhen nga Frangjishtja ne Shqip apo Anglisht etj...

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 07-10-2010, 21:15:05
DISA PRO TE CILAT VIN SE BASHKU ME PAKETETN ARTIFICIALE TE VINDOVSIT SHEMBULL PROGRAME, drejvera universall etj....

  • Postime: 3787
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 09-10-2010, 23:41:03
php, rrofsh por, sa për mua, parapëlqej t'i instaloj gjërat vetë, ose duke përdorur skripte që i bëj vetë. :)

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 18-10-2010, 00:15:18
Syrgjyn Rrofsh e qofsh pasi qe ke mundesi te ndertosh ato pse jo... pune per mrekulli.

Temat e fundit