Pyetje per gabime regjistri - Ndihmë | Internet & Kompjuter

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pyetje per gabime regjistri

Pyetje per gabime regjistri

· 9 · 935

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-10-2010, 21:12:12
PC-ja ime kohet e fundi nuk po ecen mire megjithse i kam bere nje format para disa kohesh, jam merzitur edhe nuk dua te beje me se kush i instalone nga e para te gjitha programet edhe me shume me arkivat e Office per emrat ne fjalor.
Kam pare disa reklama per uniblue registry booster edhe kam bere nje free skaner edhe me tregoje shume gabime por qe t'i rregulloje thote se duhet ta ble.
Pyetja ime eshte:
A eshte e vertete se ky programi i rregullone te gjitha gjerat?
Edhe ne eshte e vertete kjo cilin program me keshilloni per te blere?

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-10-2010, 21:40:31
S'na the se çfarë konkretisht nuk ecën mirë me kompjuterin tënd. Sidoqoftë...

Mos u merr me programe të panjohura, por merr dhe përdor CCleaner. Ky përfshin edhe një Registry Cleaner. Ama ki kujdes se çfarë fshin, se mund ta prishësh kompjuterin në vend që ta ndreqësh.

Ja dhe disa këshilla:

- Instalo një antivirus të hajrit dhe freskoje përditë.

- Përdor versionet e fundit të shfletuesve (Firefox, Chrome ose Opera).

- Mundësisht mos e përdor Internet Explorer sepse shumë programe të dëmshme synojnë pikërisht këtë shfletues.

- Përdor Spybot - Search and Destroy dhe mbaje të freskuar. Ashtu si antivirusi, edhe ky program e ngarkon kompjuterin, por mund të mos e mbash rezident dhe ta skanosh manualisht kompjuterin herë pas here. Mos harro të bësh imunizimin e sistemit pas çdo freskimi.

- Nëse hard disku është i ndarë në dy apo më shumë particione, particionin e Windows (zakonisht C:) mos e mbush më shumë se 45%.

- Mundësisht mbaje Windows-in të freskuar.

- Mundësisht edhe programet mbaji të freskëta. Photoshop ndoshta jo, por të paktën Adobe Flash dhe Adobe Reader. Edhe Microsoft Office ka freskime që mund t'i marrësh nga faqja e Microsoft ose nga Microsoft Update.

Kur ta formatosh kompjuterin, menjëherë pasi ai të jetë në gjendje pune bëji një imazh hard diskut, ose më saktë particionit që ke formatuar. Imazhimi i hard disqeve bëhet me programe si Norton/Symantec Ghost, Acronis TrueImage etj. Kur kompjuteri të fillojë të bëjë prapë numra, thjesht rivendos imazhin dhe instalo freskimet që mund të kenë dalë që atëherë.

Dhë më kryesorja: ruaji të dhënat në CD, DVD apo në hard disk të jashtëm që të mos humbin nëse kompjuterit i ndodh ndonjë gjë e padëshiruar.

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-10-2010, 22:17:16
Kompjuteri ngece, edhe ndonjehere une shkruaj por kur shikoje se cafre kam shkruar ai ka ngecur edhe nuk ka shkruajtur asgje :D.
Edhe CCleaner e perdore or ai eshte vetem per te fshire edhe jo per te ndrequr gabimet te pakten une kete kam kuptuar deri tani se nuk kam pere ndonje nrdyshim pas skanimit qe i beje me ate.
Sa per antivirus kame  NOD  edhe kuptohet me lishence te rregullt edhe jo pirate.
Kurse per shfletues perdore Mozilla me shume se Chrome eshte pak i beztishem kur mbull dritaret nuk e kam gjetur opsionin qe t'i ktheje si Mozilla te gjitha skedat.
kurse Spybot - Search and Destroy me sa pashe une eshte per Vista edhe ishte me pagese,kurse une kam Win7 Profesional me lishence te rregullt edhe kete.
Kurse hard disk e kisha ne dy por pas formatit e ktheva ne nje. edhe nuk mbaje shume gjera ne te se kam USB disk 1 TB.
Edhe winows i beje here pas here updata
Edhe per sa i perkete atyre i mbaje te freskta dhe pervec photoshop CS2 qe e kam me serial programet e tjera i kam me lishence te rregullt, edhe photoshop mund ta ktheje por nuk me hyne shume ne puna edhe per kete e kam lene pas dore.
Sygjerimin e para fundit nuk e kuptova saket ne lidhje me imazhet edhe se une e di se norton eshte edhe antivirus edhe NOD nuk e pranone ne gje te tille.



Por pasikam instaluar edhe bere skaner me programin qe referova pak me larte duket pak me mire megjithse tha nga 600+ gabime rregulloj vete 15 :P duket me mire.
Edhe uine para disa kohesh kisha instaluar nje progarm per video Coore a dicak e tille por e kisha trial per 30 tide por e cinstalova para se te mbushte ditet edhe perdora Revo Unistaller free edhe tani me tregone nje dritare edhe ka lidhje me PureHD edhe aty kerkone nje file te Coore kam kerkuar pak ne net per kete por nuk kam gjetur zgjidhje.
Por mua tani se u kujtova  :S Dua te regjistroje nje CDme mp3, Audio ose data edhe nuk regjistrone CD/DVD Recorder nuk e nje fare nese ka CD apo jo e kam provuar me programe te ndryshme si Nero e shume te tjere edhe me ata qe ka vete Windows Medi Player edhe hic asgje kurse DVD per te pare kam provuar une edhe i punone kurse per te regjistruar nuk e kam bere prove.
Edhe po postoje edhe nje foto qe me tregone se sikur paskam edhe nje patricione CD te cilen nuk e kisha vene re me pare por sote e pashe.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 12-10-2010, 22:40:50
Kompjuteri ngece, edhe ndonjehere une shkruaj por kur shikoje se cafre kam shkruar ai ka ngecur edhe nuk ka shkruajtur asgje :D.
Mendoj se ke probleme me kompjuterin fizik, jo me programet. Të këshilloj ta çosh në servis që ta pastrojnë nga brenda dhe t'i shikojnë ventilatorët e procesorit, kartës grafike dhe kasës, si edhe ta mbajnë nën testim 24 orë për të parë nëse procesori, karta grafike, kujtesa RAM dhe hard disku janë në rregull. Gjithashtu, s'është çudi që të jetë dëmtuar motherboard-i.

kurse Spybot - Search and Destroy me sa pashe une eshte per Vista edhe ishte me pagese,kurse une kam Win7 Profesional me lishence te rregullt edhe kete.
SS&D është krejtësisht falas dhe punon edhe në Windows 7:
http://www.safer-networking.org/en/spybotsd/spybotsd_ossupport.html
http://www.safer-networking.org/en/mirrors/index.html



Sygjerimin e para fundit nuk e kuptova saket ne lidhje me imazhet edhe se une e di se norton eshte edhe antivirus edhe NOD nuk e pranone ne gje te tille.
Nuk e kam fjalën për Norton AntiVirus, por për Norton Ghost, një program tjetër e prodhuar nga e njëjta kompani. Nëse nuk e di se ç'janë imazhet, bëj një kërkim këtu te ZY ose në Google për më shumë; nëse prapë nuk je i qartë, hap një temë më vete.

Por mua tani se u kujtova  :S Dua te regjistroje nje CDme mp3, Audio ose data edhe nuk regjistrone CD/DVD Recorder nuk e nje fare nese ka CD apo jo e kam provuar me programe te ndryshme si Nero e shume te tjere edhe me ata qe ka vete Windows Medi Player edhe hic asgje kurse DVD per te pare kam provuar une edhe i punone kurse per te regjistruar nuk e kam bere prove.
Provoje të shkruash një DVD dhe ta pastrosh regjistruesin me një disk të posaçëm për pastrime (mund ta blesh në dyqan).

Mund të jetë dobësuar lazeri i regjistruesit dhe nuk arrin dot fuqinë e nevojshme për të shkruar, ndërsa për lexim nevojitet fuqi më e vogël. Në këtë rast të mbetet vetëm të ndërrosh regjistruesin.

Edhe po postoje edhe nje foto qe me tregone se sikur paskam edhe nje patricione CD te cilen nuk e kisha vene re me pare por sote e pashe.
BD-ROM është për disqet Blu-ray që kanë dalë vitet e fundit. Janë si CD dhe DVD, por me kapacitet shumë më të madh. Mbase ke lidhur një lexues për BD me kompjuterin, ose ke instaluar një program për të lexuar imazhe ISO dhe ky ka krijuar një njësi virtuale për leximin e imazheve?

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 13-10-2010, 01:17:20
Ju këshilloj:
1. Verfikimin e Sistemit Operativ pas Instalimit do të thët pasi të bëni fotmatizimin verfikoni duke instaluar një Antivurs për të parë se Sitemi që ju posedoni mos ka brenda SpyWare apo Virus të cilët bëjn kompjuterin tuaj të bëni punë të pa nevojshme.

 Unë ju ofroj 3 emra programe të cilët mundësh ti përdorësht pa pages për të testuar se a keni sukses:


 Registry Defragmentation
 Piriform CCleaner
 ANTIVIR
 

 Paqi të ke përdor këtë 3 programe nëse kompjuteri juaj përsëri punon ngadal atëher veprë kështu:

 1. Nëse ju posedoni një Kompjuter Shtëpie keni shum të let për të hapur Shtëpizen dhe bëne pastrimin e Flutrës - Pastrimi i shpejt dhe me shumë pak kohë të humbur bëhet përmes - FENTIT i cili bën terjen e flokve.

 2. Nëse ju posedoni një Loptop gjej informacione e duhurua se si hapet lloptopi për të bër pastrimin e brendëshëm të flutërs - Pastrimi është i nejt.


Nëse përsëri ju shfaqen probleme të nejta atëher Verfiko Kompjuterin tuaj...
a. Verfiko RAM KUJDESEN E KOMPJUTERIT TUAJ.
b. Verfiko Ngarkesen e Procesorit në kompjuterin tuaj.
c. Verfiko Sistemin Operativ - nuke instaluar një Sistem nga një CD apo DVD tjter për të cilin keni njohuri se funksion.

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 13-10-2010, 23:40:56
Registry Defragmentation po e provoje tani, sa i perkete per Piriform CCleaner e kam edhe nuk me ka ndihmuar te them te verteten. Lurse sa per ANTIVIR eshte antivirus ne mos gaboje edhe une e kam NOD me pagese edhe sbesoje qe te jete me i mire a pa padese hmmmmm:
Kurse piken e pare nuk e kam shume te qarte se ku mund ta gjeje ate flutren.
Te dhenat e PC-se tim jane:
a. RAM 5GB
b. perdore Win patrol i cili blokone programe ne hyrje.
c. Kam DVD orgjinale nag windows ptofesionale X64 bit ;)
 :S hmmmmm: cafre kerkone qe t'i beje me?

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 18-10-2010, 00:13:22
Fluta eshte ne kompjuter tuaj brenda ajo ben mireban temperaturen mesatare per procesorin tuaj...
 Ka shance se ajo eshte bre me pluhur dhe nuk arrin te mbaj mesataren e temperatures per kompjuterin tuaj...
 Me dergo emerin e kompjuterit do ju ndihmoj per te ju treguar se ku gjendet saksisht fluta dhe eshte shum e thjesht per te ber pastrimin...

 Por ju rekomandoj te shkarkoni


Windows 7 Professional x86 (32-bit)
madhesia : 3.0 GB
Shkarko nga : http://msft-dnl.digitalrivercontent.net/msvista/pub/X15-65804/X15-65804.iso 
Dhe instalo ket sitem operative mos ke probleme me sitemin operative se mund te  ndodhin ngatrresa.

  • Postime: 1116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 18-10-2010, 00:25:45
Fluta eshte ne kompjuter tuaj brenda ajo ben mireban temperaturen mesatare per procesorin tuaj...
 Ka shance se ajo eshte bre me pluhur dhe nuk arrin te mbaj mesataren e temperatures per kompjuterin tuaj...
 Me dergo emerin e kompjuterit do ju ndihmoj per te ju treguar se ku gjendet saksisht fluta dhe eshte shum e thjesht per te ber pastrimin...

 Por ju rekomandoj te shkarkoni


Windows 7 Professional x86 (32-bit)
madhesia : 3.0 GB
Shkarko nga : http://msft-dnl.digitalrivercontent.net/msvista/pub/X15-65804/X15-65804.iso 
Dhe instalo ket sitem operative mos ke probleme me sitemin operative se mund te  ndodhin ngatrresa.
une e kam te montuar kompjuterin, pra nuk eshte e ndonje firme te vecanet, kutija eshte tjeter emer matherbord tjeter e keshtu me radhe.
Edhe per sa i perkete sistemit operativ nuk e ka ai fajin se deri pak kohe me pare funksiononte ne rregull vetem kohet e fundit nuk shkone mire edhe nuk besoje se eshte gje e mencur qe te nderroje nje sistem operativ me lishenc te rregullt  ;) me nje kondrabane  :D :P

  • Postime: 455
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 18-10-2010, 13:34:06
4 ARSYJE TE CILAT BEJN KOMPJUTERI TE MOS FUNKSION NE SHPEJTESIN E NORMALE.

 1.KUJTESA RAM ESHTE JO NE RREGULL  OSE KOMPJUTERI NUK ARRIN TE LEXOJ KUJTESEN RAM NE SASIN QE JU KENI VENDOSUR

 2.TEMPERATURA E LART E PROCESORIT

 3.FLUTRA  FTOFSE E KOMPJUTERIT E CILA BEN MIREBATJEN E TEMPERATUREN E KOMPJUTERIT

 4.HDD NUK ARRIN TI PERPUNOJ APO TI TREGOJ DATABASE NE MOMENTIN E DUHUR...

PER ME SHUM INSTALO TeamViewer DHE ME KONTAKTO NE PM.

Temat e fundit