Tekstin me poshtë e perktheva nga një
artikull i WebTechGeek.com. Artikulli trajton mbylljen dhe ristartimin e kompjuterave me Windows XP.
Hapat1. Krijimi i një butoni/ikone për mbylljen (shutdown) e PC: Klikoni me butonin e djathte te miut ne Desktop dhe nga menuja e kontekstit qe shfaqet zgjidh
New -->
Shortcut. Do te shfaqet dritarja
Create Shortcut. Ne kutine qe shfaqet aty, shkruani
shutdown -s si ne figure:

Klikoni butonin
Next dhe shkruani emrin e ikones (mund te shkruani
Shutdown,
Mbyll PC, apo ndonjë emër tjetër).
2. Ikona për rindezje (reboot): Njesoj si ne hapin 1. me sipër, por në vend te
shutdown -s shkruani
shutdown -r si ne figuren me poshtë:

Klikoni butonin
Next dhe shkruani emrin e ikones (mund te shkruani
Restart,
Rindezje, apo ndonjë emër tjetër).
3. Pervec opsioneve
-s (shutdown) dhe
-r (restart) te komandes
shutdown, ekzistojne edhe te tjera. Ja lista e plotë:
shutdown -s mbyll kompjuterin,
shutdown -r rindez PC,
shutdown -f detyron të gjitha programet e hapura qe te mbyllen,
shutdown -l mbyll sesionin (log off) te perdoruesit qe zbaton këtë komande,
shutdown -t nn tregon kohezgjatjen ne
nn sekonda te vonesës përpara kryerjes se veprimit,
shutdown -c "mesazhi" do të shfaqe tekstin
mesazhi ne dritaret qe tregojnë mbylljen e sistemit;
mesazhi duhet te jetë jo me i gjatë se 127 karaktere dhe duhet te vendoset patjetër ne mes te thonjezave.
Shembuj:
shutdown -s -t 04 -c "Mirupafshim!"Komanda me sipër mbyll PC.
shutdown -r -t 04 -c "Shihemi përsëri pas pak!"Kjo komande rindez kompjuterin.
Nëse dëshironi qe t'u ndryshoni pamjen ikonave, klikoni me butonin e djathte te miut te secila nga ikonat dhe, nga menuja qe shfaqet, zgjidhni
Properties. Ne dritaren qe del, klikoni butonin
Change Icon... si ne figure:

Ne dritaren qe del, zgjidhni një ikone dhe kikoni OK, pastaj përsëri OK për te dalë nga dritarja e Properties. Unë zgjodha ikonen e kuqe për ikonen e fikjes dhe jeshilen për rindezjen:

Nëse dëshironi, këto ikona mund t'i vendosni edhe ne rreshtin (toolbar) e Quick Launch. Klikoni (një herë) dhe mbani te shtypur butonin e majte te miut te secila ikone dhe, pa e leshuar butonin e miut, terhiqeni ikonen deri te Quick Launch për ta vendosur midis dy butonave ekzistues, ose si buton të parë apo te fundit:
