×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 25-10-2019, 00:15:34 »

Aktoret më të famshme në botë, pritet që të jenë dhe më të dashurat nga publiku.
 

Por ky nuk është rasti i këtyre 17 aktoreve Hollivudiane, të cilat me personalitetin dhe karakterin e tyre kanë arritur të tërheqin një valë urrejtjeje drejt tyre nga publiku i gjerë botëror.

– Stacey Dash

Aktorja përveç pjesëmarrjes ne filma të njohur Hollivudi, gjithashtu njihet edhe per opinionet e saj të theksuara rraciste. Kjo ka bërë që ajo të jetë pjesë e listës me femrat më të urryera të Hollivudit.

– Gwyneth Paltrow

Edhe pse fituese e çmimit Oskar, personaliteti elitist dhe snob i aktores, bën që ajo të ketë nga pas një tufë me njerëz që nuk e pëlqejnë atë, përkundrazi, e urrejnë.

– Anna Gunn

Ndryshe nga personazhet e tjerë të listës, personazhi i Annës urrehet jo sepse ka diçka që s’shkon me personalitetin e saj, por për shkak të rolit negativ që ajo ka luajtur në filmin ‘ Breaking bad ‘ . Njerëzit mendojnë se roli i saj në film është i njëjtë me karakterin real të sajin, ndaj aktorja merr me qindra mesazhe urryese në ditë.

– Jane Fonda

Aktorja e cila e ka nisur karrierën e saj që në vitet 60′ renditet si e 14 në listën e aktoreve më të urryera, pasi në vitet 1972 aktorja pozoi në disa foto të cilat kishin një mesazh anti luftë brenda, por për arsye ende të paqarta publiku i keqkuptoi, dhe mori mesazhin se aktorja kishte një mllef brenda saj me veteranët e luftës në Amerikë. Kjo bëri që jeta e aktores të ishte në rrezik, pasi me qindra mesazhe kërcënuese i vinin  në ditë nga njerëz të ndryshëm.

– Hedy Lamarr

E njohur ndryshe dhe si aktorja që zemëroi Papën. Hedy ishte aktorja kryesore e filmit klasik ‘ Ecstasy’ ku ajo gjatë rolit të saj,  improvizoi përjetimin e një orgazme.  Duke qënë ende tabu në atë kohë, pak pas publikimit të filmit, Papa në Vatikan, mbajti një fjalim ku dënoi ashpër aktoren për veprimin e saj. Kjo bëri që një turmë e çmendur njerëzish te ktheheshin në drejtim të saj, për ta vënë atë poshtë.

– Teri Hatcher

Aktorja e famshme e serialit ‘ Desperate houseëifes’ renditet si e 12-ta në listën e aktoreve më të urryera në botë. Ky status vjen pasi ajo hodhi në gjyq producentët e serialit, të cilët harruan ti shkruanin emrin në letrat e lamtumirës që bënë gjatë mbylljes së serialit. Kasti i aktorëve të tjerë gjithashtu thanë se ajo kishte një karakter aspak pozitiv, e disa madje e cilësuan atë si njeriu më i lig që kishin njohur ndonjëherë.

– Anne Hathaway

Ende nuk dihet arsyeja e saktë se pse Hathaway është kaq shumë  e urryer nga njerëzit, por ajo cilësohet si një nga aktoret më antipatike, dhe komentet për të janë më tepër negative sesa pozitive. Opinioni publik e cilëson atë si të llastuar, të trashë dhe mendojnë që ajo nuk e meriton famën që ka.

– Kristen Stewart

Aktorja e filmit ‘Twilight ‘ është cilësuar si aktorja më pak karizmatike e të tërë kohërave. Paçka se filmat e saj kanë qënë gjithmonë të suksesshëm, njerzit e kanë përshkruar rolin e saj dhe mimikat e saj si të ftohta, dhe thonë se ajo nuk transmeton asnjë emocion.

– Julia Roberts

Julia mbahet si një nga aktoret më të famshme Hollivudiane, por kjo nuk i ndalon dot gojat e liga, të cilat mesa duket janë shumë, që thonë se aktorja është e mbivlerësuar për statusin që ka, dhe se ka 1000 aktore të tjera më të afta se ajo, por thjesht nuk janë të njohura.

– Angelina Jolie

Njësoj si Julia Roberts, edhe për Angelina Jolien kritikat botërore të publikut janë të njëjta. Ato mendojnë se Angelin është e mbivelrësuar. Prishja e martesës së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, nga Angelina Jolie solli një valë urrejtjeje drejt saj, e cila mesa duket nuk është larguar ende sot e kësaj dite. Gjithashtu gjestet rebele të Angelinës me kalimin e viteve,  nuk e ndihmojnë aspak reputacionin e saj.

– Sean Young

Aktorja Hollivudiane, njihet për sjelljen e saj të çmendur dhe aspak normale. Ajo është paditur nga shumë aktorë të tjerë, për kërcënimet e ndryshme dhe kanosjet që u ka bërë. Një herë ajo lapërpara shtëpisë së një aktori , një kukull me kokë të shyqer dhe të lyer me gjak, si paralajmërim ndaj tij.

– Jennifer Lopez

Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez është gjithashtu pjesë e kësaj liste. Kjo vjen si pasojë e mendimit se sjellja e saj e thjeshtë , është thjesht një akt maskimi por në të vërtetë aktorja i ka harruar rrënjët e saj dhe çdo gjë që i intereson tashmë, është leku.