×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 09-09-2019, 16:29:52 »

Ne 2018 Youtube Originals ka bere nje seri bazuar ne karakteret e filmit origjinal, por 30 vjet me pas. Eshte interesant per t'u pare. Seria titullohet Cobra Kai
https://www.youtube.com/watch?v=_rB36UGoP4Y
Postuar nga: dreamm
« ne: 20-07-2010, 14:45:22 »

No wonder :D

sa cuteeeee :)
Postuar nga: erlehta
« ne: 20-07-2010, 13:19:19 »

Sigurisht qe familja Smith ishte pjesmarrese ne premieren e filmit ne Berlin.



Me floket Afro-Look qe tani ka filluar te shkrije zemrat e vajzave  :)
Postuar nga: ωιη∂σω ιη тнє ѕкιєѕ
« ne: 12-07-2010, 21:36:08 »

Sa i lumtur duhet te jete babi Smith

Ishte qe tek Pursuit of Happiness. :)



Kurioze jam ta shoh kete filmin e ri me djalin e karatese...
Sidomos prej faktit qe eshte dhe Jackie Chan ne te. :D
Postuar nga: erlehta
« ne: 12-07-2010, 21:11:46 »

Sa i lumtur duhet te jete babi Smith  :)
Postuar nga: M A X
« ne: 18-06-2010, 02:46:13 »

Pas suksesit në SHBA të “Karate Kid: Legjenda vazhdon”, ripërpunimi i filmit kult të arteve marciale, Sony është duke menduar për një seri të dytë.

Filmi me Jaden Smith e Jackie Chan që ka kushtuar 40 milionë dollarë, ka fituar që prej 11 qershorit 62 milionë.

Pikërisht kjo arritje, sipas Deadline, ka shtyrë drejtuesit e Columbia Pictures (ndarja e Sony që prodhon filma) që të takohen me skenografët për t’u kërkuar të punojnë për episodin e dytë.

Postuar nga: erlehta
« ne: 09-06-2010, 19:48:28 »

Jaden Christopher Syre Smith ka lindur ne 8 korrik te 1998-
Eshte 12 vjecar dhe nuk jane te pakte rolet e tij si dhe suksesi gjithashtu. Ka luajtur ne menyre perfekte, madje eshte vleresuar edhe me cmim per rolin e tij ne filmin the Pursuit of Happyness, ne krahe te babait te tij.
Dy here ka interpretuar perkrahe aktorit te madh Keanu Reeves: ne  rolin e Niobe ne Matrix Reloaded dhe rolin e Jacob Benson ne filmin e 2008-tes, The Day the Earth Stood Still

I vogel ne moshe,,,por  aktor i madh  :)
Postuar nga: M A X
« ne: 09-06-2010, 00:14:24 »

Postuar nga: erlehta
« ne: 08-06-2010, 19:54:28 »

Besoj se nuk jane te pakte ata qe e kane pare filmin "Djali i Karatese", nje prodhim ky i vitit 1984, me aktoret  Ralph Macchio ne rolin  Daniel LaRusso
 dhe Pat Morita ne rolin e  Mr. Kesuke Miyagi. Filmi eshte prodhim amerikan dhe regjisor e filmit John G. Avildsen.
Duke pare suksesin e filmit Avildsen nuk   nguroi te xhironte dhe pjese te te tjera... The karate Kid II, III.  Filmi eshte cilesuar si kult i viteve 80-te.
Madje  ne 1994  filmit iu realizua dhe nje tjeter pjese The Karate Kid IV ( Gjenerata tjeter) por nen drejtimin e regjizorit Christopher Cain dhe ne vend te Ralph Macchio interpretoj Hilary Swank

2010-ta sjell ne kinemate boterore nje remake.  Rolin e mesuesit tashme e mer Jackie Chan, ndersa roli i nxenesit i eshte besuar djalit te yllit te Holliwoodit With Smith, Jaden Smith
Si producente te filmit marin pjese Will dhe Jada Smith por gjithashtu dhe Jerry Weintraub, i cili ka qene producend i gjithe pjeseve  The Karate Kid
Filmi  shfaq premieren keto dite ne kinemate amerikane