“Piratet e Karaibeve 4” - Kinema

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

“Piratet e Karaibeve 4”

“Piratet e Karaibeve 4”

· 9 · 4414

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-11-2009, 00:30:05
Aktori Johnny Depp ka nenshkruar nje marreveshje prej 23 milione eurosh per te xhiruar kapitullin e katert te sages “Piratet e Karaibeve”.

Lajmin e ben te ditur tabloidi anglez “The Sun”, sipas te cilit marreveshja parashikon qe fitimi per aktorin te rritet nese filmi do te kete sukses.

Por kete here perkrah Depp nuk do te jene me aktorja britanike Keira Kneightley dhe Orlando Bloom. Protagonistja femerore kete here mund te jete Penelope Cruz.

TCH

« Editimi i fundit: 04-08-2011, 01:28:02 nga M A X »

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 23-01-2010, 16:21:29
Këtë verë do të nisë filmimet filmi i njohur ku Johnny Depp do të luajë edhe një herë tjetër Captain Jack, dhe Geoffrey Rush rolin e tij si kundërshtar i Sparroë, Barbossa. Megjithëkëtë Orlando Bloom dhe Keira Knightley nuk pritet të kthehen të luajnë tek “Piratët e Karaibeve”.

Historia e filmit është bazuar në romanin me piratë të vitit 1987 të Tim Poëers , që ka marrë disa cmime. Libri tregon historinë e një të riu – të quajtur me emrin "Jack" - i cili është kapur nga pirat e Blackbeard të cilët forcësrisht e detyrojnë të gjejnë bashkarisht Burimin e Rinisë.

Teskshkruesi i 3 “Piratëve” të parë, Ted Elliott tha se duhej një linjë që ti lidhte legjendat e para me të katërtën dhe Tim Poëers shkroi romanin dhe lindi pikërisht “Pirati i Karaibeve dhe Burimi i Rinisë”.

Johnny Depp nënshkroi për të luajtur në episodin e katërt të Piratëve, por jo Keira Knightley dhe Orlando Bloom. Të dy ata i thanë jo dëshirës për tu shfaqur në filmin e katërt. Aktorja Knightley në një intervistë tha se “marrja pjesë në atë film ishte një eksperiencë shumë e bukur që I dha shumë kuptim jetës time, por që mendoj se mbaron aty. C”ishte për tu bërë u bë, nuk mendojs e ka më vend për ne”.
Gjithashtu edhe drejtori I trilogjisë, Gore Verbinski nuk do të kthehet. Ai do të zëvëndësohet nga Rob Marshall, drejtor i filmave të njohur si "Chicago" and "Nine."

(d.b/BalkanWeb)

  • Postime: 2555
  • Karma: +202/-176

#2 ne: 23-01-2010, 17:39:07
skan ndermend ti japin fund ndonjehere kti filmit kta

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 19-02-2010, 09:36:59
Depp, 38 milione usd per “Pirati i Karaibeve 4”

Johnny Depp mund te behet aktori me i paguar ne bote pasi per rolin e fundit te sages “Pirati i Karaibeve”, ai do arketoje 38 milione dollare.
Bosi i kompanise Disney ka vendosur te investoje shume tek aktori amerikan, pasi ne kete seri do mungojne Orlando Bloom dhe Keira Knightley. Seria e katert e sages parashikohet qe te arketoje miliona dollare, ashtu si tre te parat qe paten nje sukses mbareboteror.

Pas arketimit te kesaj shume, Depp do hyje ne kalibrin e gjigandeve te tjere te Hollywood-it si Tom Cruise, Tom Hanks apo Mel Gibson. Duke u kthyer tek “Piratet”, ka zera se Penelope Cruz do jete protagonistja e radhes ne krah te Depp. 


TCH

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 26-04-2010, 20:30:53
Kam pershtypjen se dhe Penelope Cruz ka per te pasur sukses ne kete film,,,eshte aktore e madhe dhe i ka me qejf keto lloj role :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 19-09-2010, 13:47:13
Producenti Jerry Bruckheimer e kishte lajmëruar në Twitter në fund të qershorit fillimin e regjistrimit në Hawaii të episodit të katërt të Piratit të Karaibeve.

Më pas për prodhimin e Disney nuk pati asgjë zyrtare.

Seria e katërt e filmit që deri tani ka fituar 2.7 miliardë dollarë, është i pari që do të regjistrohet në Disney Digital 3D.

Por kjo nuk është e reja e vetme. Këtë herë ekranit do t’i mungojnë Orlando Bloom e Keira Knightley, në këmbim ka hyrë si protagoniste femërore Penelope Cruz, me një rol diabolik që do ta cmendë edhe një si Jack Sparrow. Top Channel
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 01:28:42 nga M A X »

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 20-09-2010, 09:50:27
I bera nje bashkangjitje kesaj boys...akoma nuk eshte dal filmi u bom lomsh.. :D

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 29-10-2010, 00:05:11
Foto te bera gjate xhirimit te PK4

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 07-07-2011, 14:45:37
Sukses planetar për Piratin e Karaibeve 4 që ka kaluar një miliard dollarë arkëtime.
Me një box office global prej 1,007 miliardë dollarësh, kapitulli i katërt e çon të gjithë sagën në një total të ardhurash prej 3,68 miliardë dollarësh.

Ky është filmi i tetë në histori që ka arritur një rezultat kaq të rëndësishëm dhe filmi i dytë i sagës, që ka arritur të kalojë rekordin prej 1 miliard dollarësh.

Ndërkohë, aktori Johny Depp, duke parë mbarëvajtjen e filmit, duket i vendosur për të firmosur kontratën për episodin e pestë të sagës.

Lajmin e bën të ditur faqja e internetit “The Wrap”, që citon një burim anonim që po ndjek negociatat mes aktorit dhe producentëve. /top channel
« Editimi i fundit: 04-08-2011, 01:30:38 nga M A X »

Temat e fundit