Publikohet lista e filmave me te shemtuar - Kinema

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Publikohet lista e filmave me te shemtuar

Publikohet lista e filmave me te shemtuar

· 1 · 634

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-09-2009, 18:18:20
Disa filma kane patur sukses brilante, e disa te tjere jane shfaqur vetem per disa dite ne sallat e kinemave.

Pas kritikave te specialisteve mberrin klasifikimi ne RottenTomatoes.com, faqja qe merret me kinemane, emertimi i se ciles rrjedh nga akti i hedhjes se domateve ndaj aktoreve pas nje nje performance te shemtuar e te dobet.

Kjo faqe ka klasifikuar 100 filmat me te shemtuar te 10 viteve te fundit, disa prej te cileve kane protagoniste aktore te famshem te Hollywood.

Cmimi i pare ne listen e 'deshtimeve' shkon per "Ballistic", i 2002 me Antonio Banderas dhe Lucy Liu. Per kete film RottenTomatoes konstaton se 'nuk ka aspak koherence, stil dhe origjinalitet'.

Ne vend te dyte renditet filmi "Telefonate pa pergjigje". Per kete cmim jepet motivacioni: Nje prej filmave me te dobet horror, pa ankth dhe me pak surpriza.

Nderkohe qe nje prej filmave te te madhit Roberto Benigni, "Pinoku" merr cmimin e trete ne klasifikimin e "deshtakeve'.

"Pinoku" eshte filmi me i kushtueshem ne historine e kinemase italiane, duke kapur nje vlere prej 45 milione eurosh.

Ne 2002, filmi mori tre nominime per "Razzie Awards (Oscar per filmin me te keq te vitit) dhe Benigni u nominua si aktori me i keq protagonist.

Motivacioni i RottenTomatoes.com eshte: 'Filmi eshte pak argetuese, i bere keq dhe ndonjehere te fut te dridhurat'.

TCH

Temat e fundit