Sex and the city 2, Mes dashurive dhe modës - Kinema

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sex and the city 2, Mes dashurive dhe modës

Sex and the city 2, Mes dashurive dhe modës

· 3 · 1190

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-06-2010, 15:33:56
Vetëm për veshjet e aktoreve janë shpenzuar 10 milionë dollarë, të cilat, sipas kontratës, do t’u kalojnë në pronësi 4 vajzave protagoniste



Ndodhemi në Los Angeles, hotel “Chateau Marmont”, jemi zgjedhur të ftuar në një festë të organizuar nga HBO për të qenë më afër se kurrë protagonisteve të filmit “Sex & The City 2”. Nuk ndihem aspak në mëdyshje që ndodhem në një konferencë për shtyp filmi, por ajo që bie në sy, është fakti se të duket vetja si në festën e përmotshme post-Oscar. Eh, ndoshta nuk ia vlen të flasim për detaje financiare, si për shembull buxheti prej 10 milionë dollarësh që është përdorur vetëm për blerjen e veshjeve të gardërobës së 4 vajzave njujorkeze, sigurisht me çmime unike te Alexander McQueen, Pucci dhe Halston.

U kthyen sërish, më të çmendura se më parë, madje pa e vrarë mendjen se bota po përjeton një krizë të frikshme ekonomike. Katër protagonistet e pjesës së dytë të filmit “Sex and The City”, sollën një këndvështrim tjetër të dashurive dhe pasionit për modën, këtë herë jo nga zemra e Amerikës, por pa hequr dorë nga statusi i vajzave njujorkeze. Kinematë në të gjithë botën janë duke shfaqur premierën e filmit që duket se ka rrëmbyer zemra e publikut, ndërsa shitjet po arrijnë rekord. Kostumiste e filmit është Patricia Field (që ka veshur edhe “Djalli vishet me Prada” dhe si gjithmonë ajo ka bërë një punë të shkëlqyer, duke tentuar elemente të alta modës, për sa u takon këpucëve ato janë krijim i Manolo Blahnik dhe Christian Laboutin, ku bien në sy ngjyrat e ndezura.

Por, tani që të gjithë pothuajse e kanë zhvendosur vëmendjen në sekuencat e filmit, ne po ju sjellim disa nga detajet më të bukura të filmit, madje një pjesë e të cilave nuk janë shfaqur në ekran. Aktorja kryesore, Sarah Jessica Parker, pranon të rrëfejë disa nga momentet më të bukura, sa kohë i është dashur të qëndrojë në dietë.

Sarah Jessica Parker ose Carrie Bradshaw, cila është gjeja e re që sollët në këtë film, me përjashtim të ambientit ekzotik të Abu Dhabit?

Në fakt, pjesa e parë e filmit eksploron më shumë raportet tona intime, kryesisht ato seksuale, ndërsa tani filmi është ideuar në formën e një udhëtimi që simbolizon miqësinë tonë, gjithmonë në lëvizje, pasi jemi natyra që duam të zbavitemi dhe nga ana tjetër të mos shtrëngojmë fort portofolin siç bëjnë të gjithë amerikanët, duke e mbajtur mendjen tek kriza ekonomike, prandaj edhe ia mbathim nga realiteti.

Diskutohet shumë për pamjen tuaj të jashtme, pse e ndryshuat?

Është një rikthim pas në vitet ’80. Rreziku që mund të na kthente në femra qesharake, ishte i pranishëm, sidomos për gratë e moshës së mesme, por ajo që ishte krejt e veçantë në këtë zgjedhje, lidhej me faktin se të gjitha veshjet i zgjodhën për të na treguar të reja. Kjo edhe për faktin se format tona trupore gati i lanë pa fjalë të gjithë që u ndodhën në shesh-xhirim me ne.

A është e vërtetë që në kontratë keni rënë dakord që të mbani një pjesë të veshjeve?

Vetëm një pjesë të tyre, ato që ishin realisht unike dhe nuk e mohoj se shumë prej veshjeve i kemi marrë me vete në shtëpi. Të mos harrojmë edhe faktin tjetër që na është dashur shumë mund për të pasur linja të rregullta dhe nuk besoj se do t’i hyjnë në punë tjetër njeriu ato veshje që ishin përshtatur pikërisht për linjat tona.

Kjo tregon që ju kanë bërë preson për të qëndruar në formë gjatë gjithë kohës që janë zhvilluar xhirimet?

Presion ka pasur gjithmonë, por gjithsesi çdonjëra prej nesh merret rregullisht me palestër dhe përpiqemi që të limitojmë ushqimet me shumë kalori. Kemi qenë të kujdesshme edhe për faktin se Kristin Davis ose, siç njihet në film, Charlotte, nuk mund të dalë dot nga masat M&Ms. Nga ana tjetër edhe unë shkoj rregullisht në palestër, të paktën 3 orë në javë. Duhet ta besoni, 3 orë të lodhshme, por që nuk janë asgjë krahasuar me atë që bën Madonna në palestër për të mbajtur trupin në formë. I vetmi që është detyruar të mbajë dietë të fortë, ka qenë Chris Noth, ose siç njihet ndryshe Mr. Big, i cili tani është burri im: ia mbathi në Brazil për 10 ditë, duke ndjekur një dietë vegjetariane, duke bërë joga dhe duke ecur gjatë gjithë ditës.

Si ndiheni kur ju konsiderojnë si një ikonë të modës?

Më vjen për të qeshur. Unë nuk jam e çmendur si Kerri për të bërë pazar. Nuk e ndjek shumë modën. Kur blej diçka, anoj më tepër te klasikja, në mënyrë që ajo veshje të zgjasë për shumë vite. Maksimumi mund ta modifikoj, duke i shtuar ose pakësuar ndonjë detaj, për t’i dhënë më shumë hapësirë origjinalitetit. Natyrisht që kur jam bërë njësh me Kerrin, eksperimentoj më shumë, kam më shumë guxim, pranoj çdo ndryshim estetik që mendoj se më shkon. Kur njerëzit më takojnë rrugës, gjëja e parë që më shohin, janë këpucët dhe mbeten të zhgënjyer kur më shohin një palë shapka të sheshta me gisht, edhe pse është mëngjes e po shoqëroj djalin tim për në shkollë.

Pas 6 vitesh seri, cila nga katër personazhet është krejt ndryshe nga personazhi që luan në film?

Kim Cattrall është shumë larg imazhit që mund të përfytyroni duke e parë në rolin e Samantha Jones. Ajo është shumë e turpshme, i pëlqen të lexojë, të shkojë në teatër dhe mbi të gjitha ajo është monogame.

Jeni gati për pjesën e tretë të filmit?

(Në kor të katërta): Jooooo! Edhe pse ashtu siç thotë shpesh Cynthia Nixon/Miranda, në këtë film ne jemi gjithmonë bashkë, gjithmonë duke lënë përshtypjen se janë katër kokë në një trup të vetëm, besoj se kjo është eksperienca më e bukur e jetës. Të kthehemi në film? Kjo është një pyetje që do shumë kohë për të dhënë një përgjigje, gjithsesi e gjitha kjo varet nga regjisori i filmit.

Gazeta Standard

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 08-06-2010, 08:27:05
Film shume koti ishte...zhgenjyes.. ^o)

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 08-06-2010, 14:03:00
..eh cfare ben veshja  :D

Temat e fundit