Stan Dragoti, një film për Kosovën - Kinema

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Stan Dragoti, një film për Kosovën

Stan Dragoti, një film për Kosovën

· 1 · 868

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-04-2008, 10:29:51
Ideja, pas suksesit me filmin "Unë e dua Nju Jorkun",

Pas suksesit që ka pasur me filmin "Unë e dua Nju Jorkun", regjisori me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, ka vendosur që një prodhim të tillë ta bëjë edhe për Kosovën, në mënyrë që imazhi i këtij vendi të përmirësohet në botë. Me ftesën e Kryeministrit Hashim Thaçi, të dielën pasdite, Dragoti i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, Besnik Bezhi dhe Enver Jusufi, ka mbërritur në Kosovë, ku do të qëndrojë për katër ditë me radhë. "Kam ardhur me ftesën e Kryeministrit Thaçi, për të bërë një fushatë për këtë vend dhe për të gjitha gjërat që ky vend ka kaluar. Unë kam qenë pas fushatës së famshme, "Unë e dua Nju Jorkun". Dikush e kishte shkruar këtë frazë edhe në murin kinez, kështu që kjo e tregon se sa e suksesshme ka qenë fushata. Do të mund të bëjmë një fushatë të tillë edhe këtu. Do të shohim përreth dhe të shohim mundësitë se si mund të ndihmojmë", ka thënë Dragoti. Megjithatë, nuk do të përdoret e njëjta frazë, por Dragoti do të përpiqet të gjejë vlerat e vërteta të vendit për t‘i futur në fushatën për Kosovën. "Jo, nuk e bëjmë të njëjtën fushatë dy herë. Në kohën kur është bërë fushatë për Nju Jorkun, ai ka qenë vend i bankrotuar, njerëzit po thoshin që e urrejnë këtë vend. Dhe pas fushatës gjithçka ndryshoi, nuk është që qyteti kishte ndërruar, por ju duhet të gjeni vlerat që ka ky vend dhe t‘i tregoni këto vlera", ka thënë ai. Kjo është vizita e parë që bën në Kosovë, por nuk është hera e parë që ka bërë fushatë për Kosovën. "Gjatë kohës kur Kosova ishte e pushtuar kam bërë një fushatë që ka pasur një efekt të madh që as unë se kam menduar në kohën e Presidentit Klinton, ka shumë kosovarë në Nju Jork që janë taksistë që kanë dëgjuar emrin tim. Thonë se janë kosovarë dhe e identifikojnë veten si të tillë. Jam i lumtur që jam këtu vetëm sa i përket anës emocionale", ka potencuar ai. Vetëm disa muaj më parë, regjisori Dragoti ishte në Tiranë ku pati takime me krerët më të lartë të shtetit. Arsyeja e vizitës ishte shikimi i mundësive për realizimin e një filmi që ai kërkon të bëjë mbi skenarin e gazetarit amerikan, Peter Lukas, mbi shërbimet e fshehta amerikane në Shqipëri gjatë luftës nacionalçlirimtare dhe lidhjeve të ngushta të këtij shërbimi me Enver Hoxhën.

G.Shqip

Temat e fundit